turistet Archives - Albeu.com

Franca kryeson mes turistëve të huaj në Shqipëri, ja prej cilave vende mbërrijnë vizitorët
Një sondazh i Data Centrum, i trajtuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ka evidentuar shtetësinë e turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë.

Në studim janë përfshirë 1000 turistë. Të dhënat tregojnë se 83% e të anketuarve vijnë nga shtetet e Europës, 8% nga Azia, 3% nga Oqeania, 3% nga Amerika e Veriut, 2% nga Amerika e Jugut dhe 1% nga Afrika.

Në renditjen sipas vendeve, Franca mban vendin e parë me 17% të turistëve të intervistuar. Pas saj pozicionohet Italia me 13%, ndërsa Gjermania përfaqësohet me 12%.

Një tjetër 12% e pjesëmarrësve është grupuar në kategorinë “të tjerë”. Këtu bëjnë pjesë vizitorët nga shtete që kanë pasur përfaqësim më të ulët në kampionin e sondazhit.

Lista vijon me Mbretërinë e Bashkuar, nga e cila vijnë 8% e të anketuarve, Poloninë me 6% dhe Holandën me 4%.

Spanja, Turqia dhe Australia përfaqësojnë secila nga 3% të turistëve të përfshirë në sondazh.

Belgjika, Danimarka, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Republika Çeke regjistrojnë secila një nivel prej 2%.

Ukraina, Lituania, Kanadaja, Arabia Saudite, Austria, Brazili, Estonia dhe Zvicra përbëjnë secila nga 1% të të intervistuarve.

The post Franca kryeson mes turistëve të huaj në Shqipëri, ja prej cilave vende mbërrijnë vizitorët appeared first on Albeu.com.

Turistët po largohen nga frika?! Përkundrazi, po lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri
Namrata Samra, një vajzë nga India rezervoi Shqipërinë për Alpet, por u largua duke promovuar një protestë shqiptare para qindra mijë njerëzve. Në ekonominë e algoritmeve, edhe protestat mund të bëhen atraksione turistike…

A mund të bëhet një protestë destinacion turistik? Nëse do t’ia bëje këtë pyetje një operatori turistik dhjetë vjet më parë, me shumë gjasa do të qeshte.

Protestat largojnë turistët. Kjo është një nga rregullat më të vjetra të industrisë së udhëtimeve. Ato prodhojnë pasiguri, anulime rezervimesh dhe imazhe që ministritë e turizmit përpiqen t’i shmangin me çdo kusht.

Por epoka e TikTok-ut, po ndryshon edhe këtë logjikë. Në një internet ku algoritmet shpërblejnë ngjarjet autentike dhe jo fotografitë perfekte, protestat kanë filluar të prodhojnë një formë të re të kuriozitetit turistik.

Nuk është rastësi që studiuesit e quajnë tashmë ‘protest tourism’. Deri dje fenomeni lidhej me Hong Kongun, Parisin, Barcelonën apo Beogradin.

Sot, për herë të parë, gjurmët e tij po shfaqen edhe në Shqipëri.

Namrata Sarma, nuk erdhi nga India për të protestuar. Ajo erdhi për të ecur në Alpet Shqiptare. Në telefon kishte ruajtur fotografi të Thethit, të liqenit të Bovillës dhe të shtigjeve malore.

Tirana ishte planifikuar vetëm si një ndalesë dyditore përpara se të vazhdonte aventurën. Por algoritmi kishte plane të tjera.

Para se avioni të ulej në Rinas, Instagram-i dhe TikTok-u i kishin servirur një tjetër Shqipëri. Video të njerëzve që marshonin natën me flamingo rozë, pankarta dhe mijëra drita telefoni. Ajo nuk e dinte se disa ditë më vonë do të bëhej pjesë e atyre videove.

Kur doli pas darkës pranë sheshit “Skënderbej”, ora ishte rreth dhjetë e mbrëmjes. Fillimisht mendoi se po kalonte rastësisht pranë një proteste. Më pas kuptoi se ishte futur në mes të saj.

“Qyteti dukej sikur ishte bërë një zë i vetëm”, kujton ajo. “Dëgjoheshin boritë, thirrjet, flamujt. Kishte të rinj, të moshuar, familje të tëra”.

Kjo nuk është më vetëm një histori personale. Është mënyra se si funksionon turizmi në vitin 2026. Protestat kanë marrë vëmendje të gjerë ndërkombëtare. Ato janë pasqyruar nga media si Financial Times, The Guardian, Al Jazeera dhe Vanity Fair, e shumë të tjera.

Në rrjetet sociale, videot nga protestat po qarkullojnë me miliona shikime. Vetëm një video e publikuar nga një turist amerikan në Instagram, ku ai shfaqet duke buzëqeshur mes protestuesve në Tiranë, arriti mbi 280 mijë shikime brenda pak orësh.

Gabriel Bolling, një 22-vjeçar nga Florida, i cili erdhi në Shqipëri në një udhëtim të planifikuar për të zbuluar vendin, por e pa veten të përfshirë nga entuziasmi i të rinjve shqiptarë që marshonin, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe anulimin e një projekti masiv turistik në lagunën e mbrojtur të Nartës.

Në TikTok dhe “Instagram”, janë shfaqur dhjetëra video të turistëve që filmojnë marshimet, pankartat dhe atmosferën festive të protestave.

Ndryshe nga imazhi klasik i demonstratave të tensionuara, protestat shqiptare po prezantohen si tubime familjare ku marrin pjesë të rinj, fëmijë dhe të moshuar. Në disa postime në Instagram u drejtohet drejtpërdrejt turistëve me mesazhin:

“Mos u shqetësoni, protestat janë paqësore”. Kjo ka krijuar një kontrast interesant. Ndërsa protestuesit synojnë të ndalin një projekt turistik, vetë protestat po gjenerojnë një lloj tjetër turizmi

Nuk ka ende statistika që tregojnë sa persona kanë prenotuar një udhëtim drejt Shqipërisë vetëm për të marrë pjesë në protestë.

Por në Instagram dhe TikTok, po shtohen postimet e turistëve që tregojnë se protesta është bërë pjesë e eksperiencës së tyre në Tiranë.

Disa thonë se u gjendën rastësisht mes marshimeve, të tjerë publikojnë video nga protestat për miliona ndjekës, ndërsa diaspora po organizon udhëtime të posaçme për t’iu bashkuar lëvizjes.

Në fakt, Tirana po përjeton diçka të ngjashme me atë që qytete të tjera europiane kanë parë vitet e fundit. Turistët modernë nuk kërkojnë vetëm monumente apo plazhe. Ata kërkojnë histori.

Kërkojnë ngjarje që mund t’i tregojnë në rrjetet sociale. Një protestë masive, me flamingo rozë si simbol, me pankarta kreative dhe me mijëra pjesëmarrës krijon pikërisht atë lloj përmbajtjeje që algoritmet e TikTok-ut e shpërndajnë me shpejtësi.

“Unë nuk mund ta shihja vetëm si spektakël”, thotë turistja indiane për “Monitor”. Ajo thotë se në Indi protestat i kujtojnë barrikadat, topat e ujit dhe frikën. Në Tiranë ndjeu të kundërtën. “Nuk kam qenë kurrë në një protestë ku të ndihesha kaq e sigurt”.

Ndoshta kjo nuk do të matet kurrë në statistikat e INSTAT-it. Askush nuk regjistron sa turistë zgjasin qëndrimin sepse hasën një protestë, sa video prodhojnë, sa rezervime frymëzojnë apo sa herë algoritmi i TikTok-ut e kthen një marshim qytetar në reklamë falas për një destinacion.

Por historia e Namratës dhe shumë turistëve si ajo, tregon se turizmi modern po ndryshon./ Monitor

The post Turistët po largohen nga frika?! Përkundrazi, po lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

UAE mbulon të gjitha kostot për turistët e bllokuar
Pas mbylljes së papritur të hapësirës ajrore dhe anulimit masiv të fluturimeve në Gjirin Persik, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të mbulojnë të gjitha shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit për më shumë se 20 mijë turistë të bllokuar në vend.

Departamenti i Kulturës dhe Turizmit në Abu Dhabi u dërgoi një udhëzim të gjithëve hoteleve në Emiratet e Bashkuara për të mos i çregjistruar vizitorët e bllokuar dhe për t’ua faturuar qëndrimin autoriteteve. Pak orë më vonë, një urdhër paralel u lëshua edhe në Dubai.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Emirateve konfirmoi se shteti po mbulon të gjitha kostot për udhëtarët e prekur, ndërsa sektorë privatë u bashkuan me nismën: kompani të qiradhënies së apartamenteve të pushimit në Dubai hapën dhjetëra ambiente falas dhe mbi 250 hostues iu bashkuan menjëherë ofertës.

Në vend të kaosit, rritjes së çmimeve apo pamjeve të turistëve që flenë në aeroport, autoritetet vendosën qasje të unifikuar dhe mbështetëse – derisa çdo udhëtar të mund të rikthehet në shtëpi.

The post UAE mbulon të gjitha kostot për turistët e bllokuar appeared first on Albeu.com.

Nga hotelet, qiratë, kafetë dhe argëtimi, si turistët ndikuan në rritjen e çmimeve në dhjetor
Në muajin dhjetor, teksa inflacioni ishte 2.2%, tre grupe, të lidhura direkt me aktivitetin e turistëve sollën rreth 54% të rritjes së së çmimeve.

Sipas të dhënave të INSTAT, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikoi me 0.96 pikë përqindje; “Hotele, kafene dhe restorante”, me 0.15 pikë përqindje dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0.08 pikë përqindje.

Ndërsa në dhjetor ishte më e dukshme, kjo tendencë ka qenë e pranishme përgjatë gjithë vitit. Sipas INSTAT, inflacioni mesatar në ekonomi ishte 2.2% në vitin 2025, por struktura e tij tregon se një pjesë e rëndësishme e rritjes së çmimeve buron nga turizmi, përmes akomodimit, shërbimeve, ushqimit jashtë shtëpisë, transportit dhe qirave dhe kafeve e restoranteve.

Të dhënat e INSTAT për 2025, tregojnë se presionet inflacioniste po përqendrohen dhe po bëhen më selektive, të lidhura më shumë me kërkesën sezonale dhe flukset turistike, sesa me fuqinë vendase të konsumit.

Në krye të rritjes vitin e kaluar qëndruan shërbimet e akomodimit, me një rritje prej 6.5%, si dhe argëtimi dhe kultura (+5.6%), duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit turistik dhe rritjen e kërkesës për shërbime rekreative.

Paralelisht, janë shtrenjtuar ndjeshëm edhe shërbimet dhe produktet e konsumit jashtë shtëpisë, si kafeja, çaji dhe kakaoja (+5.4%), pijet alkoolike (mbi 3%), si dhe ushqimet që përdoren gjerësisht nga sektori i bareve dhe restoranteve, si mishi dhe bylmeti.

Shërbimet e transportit u rritën me 3.9%, pavarësisht se grupi i transportit në total shfaq rënie, për shkak të uljes së çmimeve të karburanteve.

Kjo ndarje tregon se kërkesa turistike ka rritur koston e shërbimeve, edhe kur faktorë të tjerë kanë vepruar në drejtim të kundërt.

Një element kyç në strukturën e inflacionit të vitit 2025 janë qiratë, të cilat shënuan rritje mesatare prej 4.5%.

Rritja ishte e fortë në gjysmën e dytë të vitit, ku kulmi arriti në dhjetor me 8%. Ky zhvillim lidhet ngushtë me orientimin e një pjese të konsiderueshme të banesave drejt tregut të qiradhënies afatshkurtër për turistët, veçanërisht në zonat urbane dhe bregdetare.

Përshpejtimi i rritjes në fund të vitit 2025 tregon se presioni mbi tregun e strehimit pritet të vijojë edhe në muajt në vijim, duke e kthyer çështjen e qirave nga një problem tregu në një sfidë sociale dhe ekonomike.

Në mungesë të politikave për rritjen e ofertës së banesave të përballueshme dhe frenimin e spekulimit, ritmi aktual i rritjes sugjeron se qiratë në Shqipëri po hyjnë në një fazë të re shtrenjtimi, shumë më agresive se ajo e viteve të mëparshme.

Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë, kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit.

Të dhënat nga agjencitë e pasurive të paluajtshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Rritja e çmimeve ka qenë e pranishme edhe në disa nën-grupe të tjera që lidhen me turizmin, të tilla si furnizimi i hoteleve me mobilie dhe tapiceri, importet dhe çmimet e të cilave janë rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. Çmimet e tekstileve dhe tapeteve u rritën 5–6.4%.

Në vitin 2025, vendin e kanë vizituar më shumë se 12 milionë shtetas të huaj, të cilët kanë rritur kërkesën për shërbime të shumta, por ka kryesuar, akomodimi, kafeja e restorantet e argëtimi, çka siç shihet nga të dhënat e inflacionit, po përkthehet në një shtrenjtim të kostos së jetesës për vendasit./Monitor

The post Nga hotelet, qiratë, kafetë dhe argëtimi, si turistët ndikuan në rritjen e çmimeve në dhjetor appeared first on Albeu.com.

Turqi/ Makth zjarri në Antalia, 20 helikopterë dhe 800 zjarrfikës në luftë me flakët, evakuohen turistët
Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën pasdite në një zonë turistike të Antalyas, në bregdetin jugor të Mesdheut të Turqisë, duke shkaktuar evakuime nga hotelet dhe duke ngritur alarmin e autoriteteve.

Zjarri shpërtheu në zonën e Belekut, ku videot amatore kapën momentet dramatike të një evakuimi natën të hoteleve me turistët që iknin nga frika e flakëve. Urdhri i evakuimit u dha ndërsa erërat e forta e përhapën zjarrin, i cili u zhvendos me shpejtësi drejt objekteve turistike.

Mediat turke raportuan se një zjarr tjetër shpërtheu midis distrikteve Kundu dhe Belek, duke shtuar një front të ri në një zinxhir zjarresh shkatërruese që kanë shkatërruar provincën e Antalyas ditët e fundit.

The post Turqi/ Makth zjarri në Antalia, 20 helikopterë dhe 800 zjarrfikës në luftë me flakët, evakuohen turistët appeared first on Albeu.com.

Shembja me tritol e objektit tre katësh në Vlorë/ Momenti kur turistët dalin në ballkone të tronditur nga shpërthimi (VIDEO)
Mëngjesin e sotëm pavarësisht se është në kulmin e sezonit turistik, Vlora u zgjua nga shpërthimi i kontrolluar nga IKMT i një ndërtimi pa leje.

Shpërthimi i kontrolluar, i kryer në orën 07:30, përfshiu 410 furnela dhe 1.100 metra linearë fitil detonant.

Për arsye sigurie, rruga Vlorë–Orikum u bllokua përkohësisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta para operacionit.

Por duket se shpërthimi me 32 kg tritol në pikë të mëngjesit, ka shqetësuar turistët. Në videot e publikuara nga mediat, ata kanë dalë në ballkone të tromaksur.

Duket se shpërthimi ka shkaktuar edhe një ndotje masive rreth zonës bregdetare, ku sasi të mëdha pluhuri janë përhapur./B.news

The post Shembja me tritol e objektit tre katësh në Vlorë/ Momenti kur turistët dalin në ballkone të tronditur nga shpërthimi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Turistët në Evropë do të ”mbyten” me gjoba: Nëse doni të qëndoni, silluni mirë! Çfarë nuk do të tolerohet më
Evropa po zbaton masa të reja ndëshkuese ndaj turistëve të padisiplinuar këtë verë, me gjoba që shkojnë deri në mijëra euro për sjellje që dikur toleroheshin, nga ecja me rroba banje jashtë plazhit deri te drejtimi i makinës me shapka.

Në Turqi, një pasagjer që zgjidh rripin e sigurimit para ndalimit të plotë të avionit mund të gjobitet me 62 euro. Në Albufeira të Portugalisë, veshja me bikini në rrugë mund të kushtojë deri në 1,500 euro, ndërsa në Ishujt Balearik të Spanjës, pirja e alkoolit në publik mund të sjellë një gjobë deri në 3,000 euro.

Autoritetet lokale thonë se masat nuk kanë për qëllim të trembin turistët, por të ruajnë mirëqenien e banorëve dhe të promovojnë turizmin e përgjegjshëm.

“Rregullat janë për të mbrojtur përvojën e shumicës së vizitorëve që sillen mirë,” tha Jessica Harvey Taylor nga Zyra Spanjolle e Turizmit në Londër.

Në Malaga, një fushatë sensibilizuese me 10 pika u lançua për të edukuar pushuesit mbi sjelljen e duhur, përfshirë shmangien e mbeturinave, zhurmës dhe përdorimit të pakujdesshëm të skuterëve elektrikë.

Gjobat janë konkrete dhe policia po monitoron nga afër zonat turistike, veçanërisht ato me jetë të gjallë nate.

Në Greqi, marrja e një guaske nga plazhi mund të kushtojë deri në 1,000 euro. Në Itali, ecja në shtigjet e Cinque Terre me këpucë të papërshtatshme mund të sjellë një gjobë prej 2,500 eurosh. Madje edhe duhanpirja në plazhet publike në Francë tani ndalohet dhe ndëshkohet me 90 euro.

Ekspertët thonë se kjo është përgjigje ndaj viteve të pakënaqësisë lokale ndaj mbiturizmit dhe mungesës së respektit ndaj komuniteteve pritëse.

Megjithatë, ka shqetësime për efektivitetin afatgjatë të këtyre masave. Për momentin, prania e policisë është rritur dhe turistët janë të këshilluar të njihen me rregullat përpara udhëtimit.

Në Albufeira, posterat dhe fletëpalosjet informuese janë vendosur në hotele, por shumë vizitorë ende nuk janë të vetëdijshëm për rregullat e reja.

Si të mos gjobiteni në Evropë këtë verë:

Gjoba: Deri në 300 euro (261 paund) për drejtim mjeti me shapka, këmbë zbathur ose sandale.

Ku? Spanjë, Greqi, Itali, Francë, Portugali

Si ta shmangni: Vishni këpucë të përshtatshme për të drejtuar makinën.

Gjoba: Deri në 1,500 euro (1,307 paund) për veshjen e rrobave të banjës larg plazhit.

Ku? Barcelona, Albufeira, Split, Sorrento, Kanë, Venecia

Si ta shmangni: Mbulohuni kur të largoheni nga plazhi.

Gjoba: Deri në 3,000 euro (2,615 paund) për pirjen e alkoolit në publik

Ku? Majorka, Ibiza, Magaluf, Ishujt Kanarie

Si ta shmangni: Pijeni me masë në një bar, restorant ose në vilën apo apartamentin tuaj.

Gjoba: Deri në 1,000 euro (871 paund) për marrjen e një guaske ose guraleci nga plazhi

Ku? Greqi

Si ta shmangni: Bëni një foto në vend të kësaj.

Gjoba: 350 euro (305 paund) për not në një kanal

Ku ? Venecia

Si ta shmangni: Mos harroni se ujërat e zeza derdhen në kanal; në vend të kësaj bëni një udhëtim me gondolë.

The post Turistët në Evropë do të ”mbyten” me gjoba: Nëse doni të qëndoni, silluni mirë! Çfarë nuk do të tolerohet më appeared first on Albeu.com.

Mbetën të bllokuar me velierën e tyre, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë
Dy turistë gjermanë u shpëtuan nga policia kufitare e Vlorës, pasi mbetën të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.

Salla Operative e DVKM Vlorë mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, kishte mbetur e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkohej ndihmë.

Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë.

Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.

The post Mbetën të bllokuar me velierën e tyre, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Vendosën të largoheshin përfundimisht nga SHBA, një ëndërr e ndërprerë në mes / Udhëtimi i bukur drejt një fundi tragjik në Shkodër: Kemi rënë në dashuri me Tiranën…
Mëngjesin e sotëm, Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një turiste amerikane, Sandra Saporito vetëm 53-vjeç, u vra nga partneri i saj, Brendon Saporito, 57-vjeç.

Pas vrasjes, autori ka tentuar të vetëvritet, duke prerë damarët e dorës me thikë, por duket se ka shpëtuar vetëm me disa plagë të lehta.

Policia ka bërë me dije se ai është shoqëruar, ndërsa 57-vjeçari ishte në gjendje të dehur.

Një udhëtim që nisi me ëndrra për një jetë të re, me shpresë dhe dashuri, përfundoi në një krim makabër…

Shkodra duket se ishte destinacioni i fundit, i asaj që duhej të ishte një aventurë për çiftin.

Një nga miqtë shkruan në një postim në profilin e autorit më 21 mars: “Shumë i lumtur që unë dhe Jason kaluam natën e fundit me Brendonin dhe Sandrën përpara se ata të nisnin disa aventura të reja të jashtëzakonshme në jetë! U urojmë atyre dhe qenushit të tyre të adhurueshëm Harvey gëzim të pafund, shëndet të plotë dhe përvojat më të mrekullueshme të jetës së tyre! Çfarë fati që ishim bashkë para nisjes suaj”.

Ishte një nisje me zemrën plot ëndrra. Çifti kishte vendosur të largohej nga SHBA përfundimisht. Më 24 mars, shesin edhe makinën e fundit dhe përgatiten për një fillim të ri në Europë.

“Po bëhet realitet! Makina u shit dhe nesër është dita jonë e fundit në SHBA para se të lëvizim në Europë! Ndjehem e emocionuar!”, shkruante Sandra në një postim të mbushur me gëzim dhe emocion.

Në rrjetet sociale, ajo ndante detaje për udhëtimin që i priste:

“Fillimisht do të nisim me një tur të ngadaltë në Europë. Do të qëndrojmë disa kohë në Ballkan dhe më pas do të udhëtojmë në Europë, derisa të gjejmë një shtëpi që do të na pëlqejë dhe që do ta blejmë. Do të fillojmë me Shqipërinë, ku kemi planifikuar të qëndrojmë për 9 muaj dhe më pas do të bëjmë vizita 1 ose 2 mujore në disa shtete”.

Më 27 mars, Sandra dhe Brendoni mbërrijnë në Shqipëri. Destinacioni i parë është Tirana, ku kalojnë disa ditë të qeta dhe të mbushura me përjetime pozitive.

“Kemi rënë në dashuri me Tiranën”, shkruan Sandra më 30 mars, duke ndarë foto nga Piramida dhe Parku i Liqenit Artificial.

Në çdo foto, në çdo postim, nuk mungon edhe Harvey, qenushja e tyre, pjesë e pandashme e familjes dhe i këtij udhëtimi.

Por ëndrra u ndërpre në mënyrën më tragjike, dhe Shkodra, që do të duhej të ishte një tjetër ndalesë e bukur në itinerarin e tyre, u kthye në skenën e një krimi të rëndë.

The post Vendosën të largoheshin përfundimisht nga SHBA, një ëndërr e ndërprerë në mes / Udhëtimi i bukur drejt një fundi tragjik në Shkodër: Kemi rënë në dashuri me Tiranën… appeared first on Albeu.com.

Bllokohet rruga drejt Dardhës, turistët zgjedhin të shkojnë në këmbë
Prej disa orësh, rruga që të çon drejt fshatit turistik të Dardhës, është bllokuar për shkak të numrit të madh të turistëve që kanë vizituar këtë destinacion gjatë ditës së sotme.

Disa prej tyre kanë lënë automjetet në rrugë dhe kanë vijuar udhëtimin në këmbë, drejt fshatit të njohur për bukuritë dhe atraksionet e tij dimërore.

Pavarësisht ndërhyrjes së Policisë Rrugore për të lehtësuar qarkullimin, trafiku mbetet i rënduar dhe lëvizja me mjete është pothuajse e pamundur.

Dardha vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara gjatë dimrit, duke tërhequr vizitorë të shumtë për mundësinë e ushtrimit të sporteve dimërore dhe për peizazhet e saj unike.

Pista e skive në Dardhë, është një nga atraksionet kryesore që tërheq turistë vendas dhe të huaj çdo vit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve, të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e policisë për të shmangur krijimin e mëtejshëm të kaosit në trafik.

The post Bllokohet rruga drejt Dardhës, turistët zgjedhin të shkojnë në këmbë appeared first on Albeu.com.