turistet ne shqiperi Archives - Albeu.com

Turistët vendas preferojnë jugun, të huajt zonën e Qendrës dhe të Veriut; Vetëm 11% rrinë në struktura akomoduese
Për turistët vendas preferenca në muajin qershor ishte jugu i vendit, ndërsa të huajt kanë pasur destinacion kryesisht zonën qendrore (bregdetin e Durrësit e Tiranën) si dhe veriun.

Sipas të dhënave të INSTAT, në qershor, që është dhe fillimi i sezonit turistik, 47% e vizitorëve vendas u akomoduan në jug të vendit. Në rajonin e qendrës pushuan 29% të totalit të vendasve dhe në veri 24%.

Krejt të ndryshme janë preferencat për të huajt. Po në qershor, 45% e të huajve u akomoduan në qendër të vendit, që përfshin kryesisht hotelet e Tiranës dhe të zonës së bregdetit të Durrësit e Golemit. Afërsia me aeroportin e Rinasit dhe strukturat e mëdha hoteliere në Durrës që punojnë përmes prenotimeve të agjencive turistike dhe çmimet e përshtatshme vlerësohen si faktorët kryesorë që tërheqin të huajt në zonën bregdetare të Durrësit. Kjo zonë ka rezultuar me ecurinë më të suksesshme këtë sezon turistik.

Pas bregdetit, më i preferuar për të huajt është Veriu i vendit, i njohur për natyrën e tij unike të paprekur malore dhe pamjet mahnitëse të alpeve shqiptare. 30% e të huajve kanë zgjedhur të vizitojnë Thethin, Valbonën, apo fshatra të tjerë.

Në Jug kanë shkuar vetëm 25% ë të huajve që janë akomoduar në strukturat turistike në qershor.

Në total, përfshirë vizitorët rezidentë dhe jo rezidentë, rajoni qendror tërheq pjesën më të madhe, me 38%, ndjekur nga Jugu me 34% dhe Veriu me 28%.

Sipas INSTAT, turizmi i është kthyer gradualisht normalitetit të tij këtë vit duke regjistruar shifra në rritje në të gjithë aspektet krahasuar me vitet e pandemisë. Shifrat e fundit të strukturave akomoduese të publikuara nga INSTAT për qershorin tregojnë disa prej tendencave kryesore që po shihen tek vizitorët. Kështu në muajin Qershor 2022, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 25,5 %, në krahasim me Qershor 2021.

Vetëm 11% e shtetasve të huaj rrinë në struktura akomoduese

Në qershor, sipas INSTAT në vend hynë 876 mijë shtetas të huaj. Por, vetëm 102 mijë persona kanë qëndruar në strukturat akomoduese të regjistruara, po sipas INSTAT. Si rrjedhojë, vetëm 11% e shtetasve të huaj që erdhën në qershor rezultojnë të kenë qëndruar në struktura akomoduese.

INSTAT sqaron se në anketën e strukturave akomoduese përfshihen të gjitha strukturat akomoduese turistike nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve të vitit 2020. Strukturat akomoduese turistike klasifikohen në: Hotele dhe akomodime të ngjashme (hotele, resort hotelier -kompleks turistik-, hotel suita / apartamente, motele; Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime (shtëpi pushimi për fëmijë dhe të tjerë, apartamente dhe shtëpi njëkatëshe për vizitorë, shtëpi pushimi familjare pa shërbim në dhomë, bujtina të rinjsh dhe streha malore); Hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi.

Në qershor., 94% e vizitorëve të huaj që kanë qëndruar në strukturat akomoduese të regjistruara ishin në hotele, dhe pjesa tjetër në akomodime të tjera dhe kampingje.

Pesha e ulët e të huajve që qëndrojnë në struktura të ligjshme akomoduese në raport me hyrjet totale reflekton informalitetin e lartë, sidomos në ambientet që qepen me qira përmes booking, apo airbnb, si dhe faktin që një pjesë e të huajve mund të jenë emigrantë dhe qëndrojnë në shtëpitë e tyre, apo tek të afërmit./Monitor

The post Turistët vendas preferojnë jugun, të huajt zonën e Qendrës dhe të Veriut; Vetëm 11% rrinë në struktura akomoduese appeared first on Albeu.com.

Si Serbia dhe Mali i Zi po ia marrin turistët Shqipërisë
Konkurrenca rajonale për tërheqjen e turistëve po jep pasojat e para në dëm të turizmit shqiptar.

Kompania ajrore “Israir”, që ofronte lidhje direkte me Shqipërinë nga Izraeli, ka anuluar fluturimet, duke i zëvendësuar me Serbinë dhe Malin e Zi, për shkak të subvencioneve që po japin këta të fundit.

Operatorët shqiptarë i tremben faktit që kjo praktikë subvencionesh mund të largojë të tjerë tour-operatorë, çka do të ishte një goditje e rëndë për turizmin vendas.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, Unionit Turistik Shqiptar. “Kompania ajrore Israir, duke filluar nga 25 prilli ka anuluar të gjitha fluturimet me Shqipërinë dhe në vend të saj do të fluturojë dy herë në ditë në Mal të Zi dhe ne Beograd, pasi këto shtete i dhanë 50 euro subvencion për çdo turist.

Kjo do të thotë që tregut turistik të Malit te Zi  do t’i shtohen këtë vit rreth 50 mijë turistë më shumë, të cilët fare mirë mund t’i kishte marrë vendi ynë, nëse Qeveria jonë do të merrte në konsideratë kërkesat e kahershme të Unionit Turistik për politika incentivuese.

Këto vende, përfshirë dhe Maqedoninë e Veriut janë në tratativa dhe me disa Tour Operatore të njohur ndërkombëtarë të cilët aktualisht operojnë në Shqipëri, që t’i largojnë nga Shqipëria dhe t’i tërheqin drejt vendeve të tyre”.

“Dhe e dini pse ndodh kjo?! Sepse shteti atje mendon për mireqenien e qytetarëve të vet dhe nuk bën show siç bëjnë tek Ne”, thuhet në reagimin e Unionit në facebook.

Të kontaktuar nga Monitor, përfaqësues të Unionit sqaruan se kompania “Israir” kishte fluturime të rregullta me Shqipërinë, 5 herë në javë ndërkohë që në verë do të arrinte 7 fluturime në javë. Kompania ofronte shërbimin e charterit për turoperatorët e Izraelit që kishin marrëdhënie me turoperatorët shqiptarë.

Bëhet fjalë për një turizëm kryesisht të organizuar, që vendosej përgjatë gjithë bregdetit shqiptar por kryesisht në Durrës. Në mungesë të kompanisë që ofron shërbimin e charterit , operatorët po përballen me anulimin e rezervimeve që një pjesë ishin kontrata me garanci dhe një pjesë allotment (paguaj sa plotëson).

Kjo është një humbje për turizmin shqiptar pasi izraelitët e vizitonin vendin tonë përgjatë gjithë vitit edhe në ture kulturore.

Fatos Çerenishti, i “Fafa Grup”, ndër më të mëdhatë në vend për kapacitetet hoteliere, shpreh shqetësimin për këtë që po ndodh. “Është fatkeqësi që ky treg largohet nga Shqipëria dhe të ardhurat që do të siguronte hoteleria dhe ekonomia jonë do të shkojnë në vend tjetër, kur rezervimet fillestare ishin në bregdetin shqiptar”.

“Le ta shfrytëzojmë këtë informacion të trishtë për hotelerinë që kërkesat dhe sugjerimet e Unionit Turistik të konsiderohen me shumë seriozitet nga qeveritaret tanë, pasi kërkesat tona janë në ndihmë të industrisë së turizmit për ta ngritur atë të paktën në nivelin e vendeve të rajonit”, komentoi Çerenishti në rrjetet sociale./Monitor

The post Si Serbia dhe Mali i Zi po ia marrin turistët Shqipërisë appeared first on Albeu.com.