tunizia Archives - Albeu.com

Sillnin naftë nga Tunizia në Durrës/ Arrestohen 6 persona, shpallen në kërkim 2 organizatorët (EMRAT)
Policia e Durrësit brenda 24 orëve, ka finalizuar një tjetër operacion kundër kontrabandimit të sasive shumë të mëdha të naftës, nga Tunizia.

Në kuadër të operacionit “Ari i zi 2”, policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: Mohammed Sallit, Wissan Broud, Hassan Broud, Sami Shanta, Faez Ismaeil, Nedio Mejdani.

“Operacioni “Ari i zi 2”, sekuestrohen 400 000 litra naftë dhe anija në balastrat e së cilës ishte fshehur kjo sasi, me qëllim kontrabandimin.

Në pranga 6 shtetas dhe në hetim 5, sirianë, egjiptian dhe shqiptar, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes. Shpallen në kërkim 2 organizatorët e dyshuar të rastit.

Dje, gjatë operacionit “Ari i zi”, u sekuestruan 670 000 litra naftë e kontrabanduar me të njëjtën mënyrë, si dhe u identifikuan 10 shtetas të implikuar në rast.

Në vijim të veprimeve policore, me qëllim goditjen e rasteve të kontrabandimit të sasive shumë të mëdhaja të naftës, nga Tunizia, me anije, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Durrës, Antikontrabanda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPPSh-së, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, si dhe Dega e Doganës Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Ari i zi 2”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit sirianë M. S., 56 vjeç, kapiteni i anijes, Ë. B., 42-vjeç, ndihmës i oficerit të parë, H. B., 47-vjeç, shefi i inxhinierëve, S. Sh., 25-vjeç, shefi i ofiçinës, F. I., 23-vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, si dhe shtetasi shqiptar N. M., 34-vjeç, oficer i parë i anijes.

Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit J. K., 31-vjeç, banues në Tiranë, dhe S. S., 32-vjeç, banues në Durrës. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Nga kontrolli në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën 400 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Sillnin naftë nga Tunizia në Durrës/ Arrestohen 6 persona, shpallen në kërkim 2 organizatorët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Fundoset tjetër varkë me emigrantë pranë Tunizisë, të paktën 19 persona humbin jetën
Një tjetër anije me emigrantë nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane është fundosur në afërsi të Tunizisë, duke rezultuar në vdekjen  e të paktën 19 personave, tha një organizatë për të drejtat e njeriut.

Në katër ditët e fundit, pesë varka me emigrantë janë fundosur pranë qytetit verior të Tunizisë, Sfax, duke lënë 67 persona të zhdukur dhe nëntë të vdekur, pasi nisjet e anijeve me emigrantë me destinacion Italinë janë rritur ndjeshëm.

Roja bregdetare tuniziane shpëtoi në brigjet e Mahdia pesë persona që ishin në një varkë që kishte lundruar nga Sfax, tha Romandan bin Omar zyrtar i Forumit për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike (FTDES).

Në të njëjtën kohë, roja bregdetare ka ndaluar në katër ditët e fundit rreth 80 varka me destinacion Italinë dhe ka arrestuar mbi 3 mijë emigrantë, kryesisht nga vendet e Afrikës subsahariane.

Bregdeti pranë qytetit të Sfax kohët e fundit është bërë një pikë kryesore nisjeje për shumë migrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme që ikin nga vendet e tyre për t’i shpëtuar konfliktit dhe varfërisë në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.

Sipas shifrave të OKB-së, të paktën 12,000 emigrantë që mbërritën në Itali këtë vit u larguan nga Tunizia, krahasuar me 1,300 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri kohët e fundit, Libia ishte vendi kryesor i nisjes për emigrantët nga Afrika. /albeu.com

The post Fundoset tjetër varkë me emigrantë pranë Tunizisë, të paktën 19 persona humbin jetën appeared first on Albeu.com.

Tunizia u përpoq dhe fitoi, por Australia i zë vendin e dytë
Tunizia nuk ka mundur të mbaj fitoren minimale ndaj Francës, pasi në fund të sfidës “gjelat” barazojnë.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0, ku një gol i është anuluar Tunizisë për pozicion të parregullt.

Pjesa e dytë nis në favor të Tunizisë, pasi në minutën e 58-të Khazri shënon golin e avantazhit. Pas disa tentativash nga francezët, goli i barazimit ka ardhur në minutën e 98-të, Antonie Griezman pas një rrëmuje brenda zonës, por gjyqtari dhe VAR ia anulojnë./h.ll/albeu.com

Shikoni golin e Tunizise

Shikoni golin e Francës

The post Tunizia u përpoq dhe fitoi, por Australia i zë vendin e dytë appeared first on Albeu.com.

Australia merr një fitore me vlerë, Tunizia me një këmbë jashtë Katarit
Australia ka mundur të marrë një fitore minimale ndaj Tunizisë mesditën e sotme.

Ndeshja në fakt ka qenë tepër interesante duke marrë parasysh edhe nivelin e përgjithshëm të këtyre dy skuadrave. Në statistika të përgjithshme, Tunizia ishte më kërkuese dhe qarkulluese, por një gol i vetëm i Australisa nga Duke në minutën e 23-të, mjaftoi që australianët të merrnin tre pikët me vlerë duke shpresuar në ndeshjen e fundit të grupeve për një mrekulli.

Aktualisht Australia ndodhet në vendin e dytë në kuotën e 3 pikëve, po aq sa kryesuesit e Francës të cilët kanë një ndeshje më pak, ku do ta luajnë ditën e sotme ndaj Danimarkës, “macja e zezë” e “gjelave”./h.ll/albeu.com

The post Australia merr një fitore me vlerë, Tunizia me një këmbë jashtë Katarit appeared first on Albeu.com.

Danimarka dhe Tunizia ndahen në paqe, sfida përfundon në barazim
Ndeshja midis Danimarkës dhe Tunizisë është mbyllur në barazim.

Sfida ka qenë pothuajse e barabartë, ku vetëm një apo dy detaje kanë bërë diferencën. Ndeshja ka qenë intensive nga minuta e parë e deri në të fundit, ku ajo gjë që ka munguar ka qenë vetëm goli.

Portieri danez, Schemichel ka bërë disa pritje vendimtare ku ka shpëtuar portën e tij nga goli. Kjo ka qenë sfida e parë e grupit D, ku në darkë do të luhet ndeshja tjetër mes Francës dhe Australisë, dy klubet e tjera të këtij grupi./ h.ll/albeu.com

The post Danimarka dhe Tunizia ndahen në paqe, sfida përfundon në barazim appeared first on Albeu.com.

Fundosja e një varke në brigjet e Tunizisë, 8 emigrantë të vdekur, 15 të zhdukur
Të paktën tetë emigrantë të paligjshëm vdiqën dhe 15 të tjerë u zhdukën pasi një varkë me destinacion Italinë u mbyt në brigjet tuniziane të enjten, njoftoi Radio State Monastir.

Garda Detare shpëtoi 14 persona në varkën, e cila u përmbys në brigjet e qytetit Chebba në provincën lindore Mahdia, citoi radio të thoshte një burim sigurie.

Në kufi me Detin Mesdhe, Tunizia është një nga pikat më të njohura të tranzitit për emigrantët e paligjshëm që duan të arrijnë në brigjet evropiane.

Megjithëse autoritetet tuniziane kanë marrë masa rigoroze për të trajtuar problemin, numri i emigrantëve të paligjshëm që nisen nga Tunizia për në Itali është rritur.

The post Fundosja e një varke në brigjet e Tunizisë, 8 emigrantë të vdekur, 15 të zhdukur appeared first on Albeu.com.

Tunizia voton për zgjerimin e fuqive të presidentit
Qytetarët në Tunizi të hënën votojnë në referendumin për Kushtetutën e re, që sipas kritikëve të presidentit Kais Saied, mund të dëmtojë demokracinë që doli pas revolucionit të vitit 2011, duke i dhënë presidentit pushtet pothuajse të plotë.

Votimi po mbahet në përvjetorin e parë të vendimit të Saiedit për të shkarkuar parlamentin e zgjedhur. Pas shkarkimit të këtij parlamenti, ai vendosi gjendjen e jashtëzakonshme dhe nisi qeverisjen me dekret.

Partitë opozitare në Tunizi kanë thënë se kjo lëvizje është grushtshtet që rrezikon kthimin e shtetit në epokën autokratike para revolucionit.

Ende nuk dihet se kur do të dalin rezultatet e referendumit, teksa qendrat e votimit pritet të mbyllen në ora 21:00. Por, duket se ka pak entuziazëm në mesin e qytetarëve për të votuar në këtë referendum, i cili është bojkotuar nga partitë kryesore.

Analistët presin që të ketë dalje të ulët në referendum dhe të dominojë vota “po” ndryshimeve kushtetuese.

Nën udhëheqjen e Saiedit, në referendum nuk ka prag të pjesëmarrjes. Të drejtë vote kanë 9.2 milionë qytetarë. Presidenti ka thënë se Kushtetuta e re do të hyjë në fuqi pasi të publikohen rezultatet përfundimtare të referendumit, por nuk ka treguar se çfarë mund të ndodhë nëse qytetarët kundërshtojnë ndryshimet.

Saied ka thënë se ndryshimet që ka propozuar do të vënë themelet e një republike të re, që do të lë pas revolucionin dhe vite të trazirave politike dhe ngecjeve ekonomike.

“Ne do të krijojmë një republike të re, jo sikurse ajo që kemi pasur në dhjetë vjetët e fundit. Ne duam një shtet ligjor. Qytetarët e kanë fjalën e fundit”, ka thënë Saied pas votimit.

Megjithatë, pothuajse shumica e partive kryesore politike dhe organizatat e shoqërisë civile kanë kritikuar ndryshimet duke thënë se Kushtetuta po rishkruhet njëanshëm dhe kanë argumentuar se Saied ka dështuar që të krijojë unitet për referendumit./REL

The post Tunizia voton për zgjerimin e fuqive të presidentit appeared first on Albeu.com.

Mbytet anija me 750 tonë karburant në Mesdhe
Një anije cisternë me 750 tonë karburant u fundos pranë brigjeve të Tunizisë për shkak të motit të keq.

Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka fatalitete mes ekuipazhit, por ekziston mundësia për një katastrofë mjedisore nëse nafta derdhet në detin Mesdhe, ndonëse për momentin nuk raportohet për diçka të tillë.

Ministria e Ambientit në Tunizi njofton se tashmë është aktivizuar një plan emergjent për shmangien e rrjedhjes së naftë në det, ku janë përfshirë dhe disa ministri të tjera.

Anija cisternë me flamur të Guinesë Ekuatoriale u mbyt rreth 10 km larg brigjeve të Tunizisë, ndërsa tentonte t’i afrohej bregut, për shkak të motit të keq.

The post Mbytet anija me 750 tonë karburant në Mesdhe appeared first on Albeu.com.