trusti Archives - Albeu.com

Kuvendi i Kosovës nuk miraton tërheqjen e mjeteve nga Trusti
Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë thënë jo një tërheqjeje të re nga Trusti. Të enjten me 55 vota kundër dhe 42 pro është rrëzuar iniciativa e qytetarëve që të lejohet tërheqja e deri 30 për qind të mjeteve të Trustit.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të votojë në lexim të parë Projektligjin, përmes të cilit synohet të lejohet tërheqja e 30 për qind të mjeteve nga Fondi Pensional i njohur si Trusti.

Në momentin e votimit në sallë kanë qenë 101 deputetë, 97 prej të cilëve kanë votuar. Për kanë votuar 42 deputetë, 55 kundër.

Krijimi i mundësive ligjore, që qytetarët e Kosovës të tërheqin mjete të kursimeve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale ka shkaktuar debat në Kosovë, me argumente për dhe kundër.

Propozimin lidhur me këtë e ka bërë më 9 mars të vitit 2022 subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, përmes një projektligji të dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.

Projektligji është përkrahur edhe nga dy partitë tjera opozitare; Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në anën tjetër, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje është shprehur kundër një tërheqjeje të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, duke thënë se shkatërrohet sistemi pensional.

Projektligji për Trustin është dërguar në Kuvend më 15 korrik 2022, si nismë legjislative pas mbledhjes së më shumë se 20 mijë nënshkrimeve nga qytetarët e Kosovës.

Fillimisht Projektligji për Trustin ka dalë në votim në muajin qershor, por edhe atëherë është refuzuar nga LVV-ja. Edhe institucionet financiare ndërkombëtare vazhdimisht e kanë kundërshtuar mundësinë e tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Gjatë vitit 2020, Qeveria Hoti kishte vendosur që t’u lejojë qytetarëve që të nxjerrin 10 për qind të shumës së tyre të grumbulluar në Fondin Pensional.

Kjo nismë u shoqërua me telashe dhe stërzgjatje në votimin e ligjit, probleme teknike më pas dhe çështje tjera. Atë vit, qytetarët e Kosovës tërhoqën nga kursimet e tyre pensionale mbi 198 milionë euro.

Kujtojmë se është propozuar që me ndryshime ligjore, personat të cilët kanë deri në 10 mijë euro kursime, të mund të tërheqin deri në 30 për qind të tyre.

Ata që posedojnë 10 deri në 20 mijë, të tërhiqnin 25 për qind dhe ata që kanë mbledhur mbi 30 mijë euro t’i tërheqin deri në 10 për qind. Mirëpo projektligji në fjalë nuk ka kaluar sot në Kuvend./Monitor

The post Kuvendi i Kosovës nuk miraton tërheqjen e mjeteve nga Trusti appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore: Tërheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste më tej inflacionin
Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record, shprehet kundër tërheqjes së mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, pasi, siç thotë, një veprim i tillë do ta rriste edhe më shumë inflacionin, që aktualisht është mbi 12 për qind.

“Masa e propozuar për të lejuar një rund të dytë të tërheqjeve të konsiderueshme nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, do të ishte regresive, do ta rrezikonte qëndrueshmërinë afatgjate të sistemit të pensioneve dhe do ta nxiste edhe më tej inflacionin”, thotë Record, ekonomist kryesor i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Tash e sa muaj, kërkesë e opozitës në Kosovë është t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondi, për të përballuar, siç thuhet, më lehtë inflacionin në rritje.

Qeveria e Kosovës, deri më tash, ka kundërshtuar, ndonëse në vitin 2020, ajo u ka mundësuar qytetarëve të tërheqin 10% të kursimeve të tyre nga Trusti, për të përballuar, siç është thënë, vështirësitë financiare të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

“Masat në përgjigje ndaj inflacionit duhet të jenë të shënjestruara dhe me afat të kufizuar kohor”, thotë Record.

Në intervistën dhënë REL-it, ai flet edhe për rëndësinë e reformimit të skemës sociale, për mënyrat se si mund të rriten eksportet e Kosovës e të tjera.

Radio Evropa e Lirë: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar rritje të inflacionit edhe në Kosovë. Çfarë masash do të duhej të merrte ekzekutivi i vendit për të mundësuar uljen e inflacionit? A ka nevojë për shtrëngim të politikave monetare dhe fiskale?

Richard Record: E gjithë bota po sheh një valë në rritje të inflacionit si rezultat i luftës në Ukrainë, si dhe për shkak të presioneve ekonomike që janë rritur që nga pandemia [COVID-19]. Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore, inflacioni global arriti në 9.3 për qind (vit në vit) në shtator.

Kërcimi i inflacionit është veçanërisht i theksuar në Evropë dhe inflacioni tashmë është dyshifror pothuajse në çdo vend të kontinentit. Inflacioni në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore u përshpejtua në 14.5 për qind (vit në vit) në korrik, duke shënuar ritmin më të shpejtë që nga viti 1998, ndërsa inflacioni tejkaloi caqet e bankave qendrore në çdo ekonomi me veprime të synuara për të trajtuar inflacionin.

Sigurisht, Kosova nuk bën përjashtim në shënimin e këtij trendi rritës të inflacionit. Adoptimi i njëanshëm i euros si monedhë në fillim të viteve 2000 ka gjeneruar një sërë përfitimesh për ekonominë e saj, duke përfshirë presionet e kufizuara të brendshme ndaj inflacionit, regjim të qëndrueshëm të kursit të këmbimit dhe mjedis më të parashikueshëm për zhvillimin e sektorit privat.

Megjithatë, ky vendim do të thotë gjithashtu se autoritetet, në fakt, kanë hequr dorë nga kontrolli i tyre mbi politikën monetare dhe barra e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik bie tërësisht mbi sektorin fiskal.

Si një vend i ri, Kosova është ende duke zhvilluar tregjet e saj të borxhit dhe, së këndejmi, ka maturime të shkurtra në stokun e saj të borxhit të brendshëm, mesatarisht rreth 3 vjet. Vetëm për të ruajtur stokun aktual të borxhit të brendshëm, Kosova duhet të rifinancojë shumë nga bonot e thesarit gjatë vitit. Në të gjithë globin, kostot e financimit sovran po shtrëngohen, ndërsa normat e interesit po rriten për të zbutur inflacionin. Pra, në aspektin praktik, Kosova duhet të mbajë nivele adekuate të rezervave buxhetore për të ruajtur stabilitetin makroekonomik.

Kundrejt këtij sfondi, autoritetet kanë mjete të kufizuara për të ulur realisht inflacionin. Më e mira që mund të bëhet në këtë kontekst, është së pari të sigurohet që shpenzimet joefektive ose uljet universale të tatimeve, të mos përforcojnë inflacionin. Autoritetet në Kosovë mund të ndihmojnë vetëm në zbutjen e ndikimit të inflacionit, ndërkohë që ato duhet të sigurojnë të mos përforcojnë presionet e çmimeve dhe të mos lënë vragë të pashlyeshme, që i zhvendosin burimet fiskale shumë të nevojshme për të adresuar nevojat e zhvillimit afatgjatë të Kosovës.

Sipas mendimit tonë, kjo mund të arrihet vetëm duke pasur mirëkuptim kolektiv se nuk mund të ofroni mbështetje për të gjithë; në fakt, autoritetet do të duhej ta përqendronin të gjithë mbështetjen e tyre për qytetarët më nevojtarë (konsumi i të cilëve u ul më shumë si rezultat i inflacionit). Dhe, kjo mbështetje do të duhej të ofrohej në mënyrë të synuar dhe të përkohshme.

Ne besojmë se masat do të duhej të përqendroheshin rreth programeve të ndihmës sociale dhe grupeve të cenueshme nga varfëria energjetike. Në periudhën afatmesme, sistemi i ndihmës sociale do të duhej të reformohej në mënyrë më efektive, për të identifikuar se kush është më nevojtar, dhe të jetë fleksibël për të ofruar automatikisht mbështetje kur është e nevojshme.

Radio Evropa e Lirë: Si po e ndihmon Banka Botërore ekzekutivin e Kosovës që të rimëkëmbet nga pasojat [ekonomike] që ka shkaktuar gjetkë lufta në Ukrainë?

Richard Record: Banka Botërore punon në mbështetje të Qeverisë së Kosovës në përpjekjet e saj për të ulur varfërinë dhe për të nxitur prosperitetin e përbashkët përmes Strategjisë së Partneritetit për Vendin. Ne po e mbështesim Kosovën me financim në një sërë fushash, si: konkurrenca, qasja në financa, efiçienca e energjisë, digjitalizimi, bujqësia, ujërat dhe reforma e kadastrës.

Ndërsa fokusi ynë kryesor është në mbështetjen e zhvillimit afatmesëm, disa nga projektet tona ofrojnë gjithashtu mbështetje afatshkurtër – për shembull, projektet që ne aktivizuam me shpejtësi për të mbështetur reagimin ndaj COVID-it.

Projekti ynë për ndihmën sociale, që pritet të miratohet nga Kuvendi, synon të rrisë gatishmërinë e menjëhershme për të reaguar në mbrojtjen e grupeve më të cenueshme, por edhe të mbështesë reformën e plotë të sistemit të ndihmës sociale.

Këtë vit, ne pamë gjithashtu kredinë e parë të politikës zhvillimore të Bankës Botërore për Kosovën, e cila ofroi 50 milionë euro në disbursimin e shpejtë të burimeve direkt në buxhetin e Qeverisë, pas nisjes së reformave të ndjeshme strukturore (si ligji i ri për inspektimet, legjislacioni për identifikimin elektronik, legjislacioni për energjinë e ripërtëritshme dhe përmirësimet në transparencën e menaxhimit të borxhit).

Mirëpo, synojmë të jemi jo vetëm një bankë për financimin e zhvillimit, por edhe një bankë e njohurive për zhvillimin. Kjo do të thotë që ne duam t’i ofrojmë Qeverisë së Kosovës analiza dhe këshilla rreth politikave. Për shembull, ne sapo publikuam vlerësimin tonë më të fundit të perspektivës ekonomike të Kosovës në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Radio Evropa e Lirë: A përbën inflacioni i lartë në Kosovë rrezik për rritjen e varfërisë?

Richard Record: Shifrat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se inflacioni vjetor arriti në 12.7 për qind në shtator, 2022. Ashtu si gjetiu në botë, rritja e shpejtë e çmimeve të ushqimit dhe energjisë po ushtron presion mbi shumë qytetarë në Kosovë, pasi të ardhurat e tyre nuk mund të zënë hapin./rel

The post Banka Botërore: Tërheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste më tej inflacionin appeared first on Albeu.com.

Kurti: Tërheqja e mjeteve, rrënim i Trustit Pensional
Qeveria e Kosovës sërish është shprehur kundër një tërheqjeje të re të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, i njohur si Trust.

Në mbledhjen e Qeverisë më 1 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nëse Kuvendi voton për një tërheqje të re nga Trusti, ky do të ishte “rrënim” i kursimeve të qytetarëve.

Ai argumentoi se nga një vendim i tillë do të përfitonin një pjesë e vogël e qytetarëve.

“Nga mbi 630 mijë llogari që janë të hapura, edhe pse mbi gjysma e tyre janë joaktive në Trustin Pensional të Kosovës, 92 për qind e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro, kurse 80 për qind të llogarive apo mbi 500 mijë sosh kanë në mesatare vetëm 1,100 euro në llogari. Pjesa më e madhe, apo gjysma e kursimeve janë të koncentruara te më pak se 8 për qind e bartësve të llogarive, pra që kanë afërsisht gjysmën e mjeteve të akumuluara, 1.2 për qind përafërsisht e individëve që kanë llogari në Trust kanë në mesatare 30 fish më shumë se 80 për qind e qytetarëve me llogari të hapura në Trust”, tha Kurti.

Kurti tha se për shkak të rritjes së çmimeve të disa produkteve ushqimore, Qeveria më herët ka ndërmarrë vendime, në ndihmë të kategorive më të prekura, siç janë ata që përfitojnë skemat sociale dhe pensionistët. Ai kujtoi se ekzekutivi kishte dyfishuar ndihmat e skemave sociale për dy muaj dhe kishte dhënë 100 euro shtesë për çdo pensionistë.

Subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar tërheqjen deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër një tërheqje tjetër të mjeteve të Trustit./rel

The post Kurti: Tërheqja e mjeteve, rrënim i Trustit Pensional appeared first on Albeu.com.

FMN-ja kundër tërheqjes së Trustit dhe anulimit të tarifave të energjisë në Kosovë
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka dalë kundër iniciativës për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga Trusti dhe kthimin e tarifave të rrymës, siç kanë qenë para shtrenjtimit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dalë fuqishëm kundër iniciativës për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga Trusti dhe kthimin e tarifave të rrymës, siç kanë qenë para shtrenjtimit.

Sipas FMN-së, rritja e tarifave të energjisë elektrike në muajin shkurt për të reflektuar faturën më të madhe të importit të energjisë elektrike, së bashku me zbatimin e subvencioneve të energjisë elektrike për rreth 20 për qind të ekonomive familjare, ishin lëvizje të duhura të politikave.

Anulimi i këtyre tarifave, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të përbënte barrë serioze për buxhetin.

“Anulimi i rritjes së tarifës do të çonte në deficit më të madh të llogarisë rrjedhëse dhe do të përbënte barrë serioze për buxhetin. Rishikimi i planifikuar i buxhetit për vitin 2022 duhet të përshkruajë se në çfarë mënyre programet mbështetëse janë duke arritur tek më të cenuarit, si dhe në çfarë mënyre është duke u ruajtur funksionimi adekuat i zinxhirit të vlerës së energjisë elektrike karshi subvencioneve aktuale të energjisë elektrike”.

Stafi i FMN-së shprehi kundërshtimin e fortë edhe për tërheqjet shtesë nga fondi i kursimeve private pensionale (TKPK) , duke thënë se këto do të përbënin goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve dhe do të reduktonin ndjeshëm vlerën reale të pensioneve të ardhshme.

“Gjithashtu, këto tërheqje do të përktheheshin në ngjeshje të madhe të tregjeve vendore të kapitalit, duke kompromentuar seriozisht financimin buxhetor dhe qëndrueshmërinë e borxhit”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Gabriel Di Bella, përfundoi vizitën e stafit në Kosovë në periudhën 10-13 dhe 20 maj, ku u diskutua mbi zhvillimet, perspektivën dhe politikat e fundit ekonomike.

Qëndrimi i plotë i FMN-së

Uashington – 26 maj 2022: Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga z. Gabriel Di Bella, përfundoi vizitën e stafit në Kosovë në periudhën 10-13 dhe 20 maj, ku u diskutua mbi zhvillimet, perspektivën dhe politikat e fundit ekonomike.

Z. Di Bella lëshoi deklaratën në vijim në përfundim të vizitës:

“Lufta në Ukrainë paraqet tronditje të rëndë për Kosovën. Përderisa kanalet e drejtpërdrejta tregtare dhe financiare me vendet në konflikt janë të papërfillshme, ndikimi i rritjes së çmimeve ndërkombëtare të ushqimit dhe energjisë në importet e Kosovës mund të jetë deri në 5.5 për qind të BPV-së. Përderisa dinamika nga rimëkëmbja e vitit të kaluar është ende e fortë, tronditja do të ndikojë pashmangshëm në kërkesën dhe aktivitetin ekonomik në vitin 2022. Edhe pse pandemia dhe lufta përbëjnë sfida serioze, ato gjithashtu kanë nxitur interesimin e investitorëve për t’u zhvendosur në Evropë. Mbajtja e politikave të shëndosha makroekonomike dhe stabilitetit financiar, si dhe avancimi me zbatimin e reformave do të jenë thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë.”

“Inflacioni më i lartë, i cili si pasojë e rritjes së çmimeve të importit pritet të arrijë në më shumë se 10 për qind në vitin 2022, kërkon mbështetje të targetuar dhe të përkohshme për t’i ndihmuar familjet e cenueshme. Autoritetet janë përgjigjur shpejtë me subvencione për inpute bujqësore, bonuse në paga dhe rritje të përkohshme të pensioneve dhe transfertave sociale. Në të njëjtën kohë, autoritetet janë përmbajtur nga shkurtimet tatimore nga të cilat, në mënyrë joproporcionale, përfitojnë personat në gjendje më të mirë ekonomike dhe janë të kushtueshme dhe të vështira për t’u rivendosur. Rritja e tarifave të energjisë elektrike në muajin shkurt për të reflektuar faturën më të madhe të importit të energjisë elektrike, së bashku me zbatimin e subvencioneve të energjisë elektrike për rreth 20 për qind të ekonomive familjare, ishin gjithashtu lëvizje të duhura të politikave. Anulimi i rritjes së tarifës do të çonte në deficit më të madh të llogarisë rrjedhëse dhe do të përbënte barrë serioze për buxhetin. Rishikimi i planifikuar i buxhetit për vitin 2022 duhet të përshkruajë se në çfarë mënyre programet mbështetëse janë duke arritur tek më të cenuarit, si dhe në çfarë mënyre është duke u ruajtur funksionimi adekuat i zinxhirit të vlerës së energjisë elektrike karshi subvencioneve aktuale të energjisë elektrike.”

“Duke pasur parasysh uljen e madhe të vlerës reale të pagës minimale, stafi u pajtua me propozimin për rritjen e saj për rreth 50 për qind, dhe u pajtua me autoritetet për nevojën e shkëputjes së kësaj rritjeje dhe transfereve të tjera buxhetore me pagën minimale.

Stafi i FMN-së shprehi kundërshtimin e fortë për tërheqjet shtesë nga fondi i kursimeve private pensionale (TKPK) meqë këto do të përbënin goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve dhe do të reduktonin ndjeshëm vlerën reale të pensioneve të ardhshme. Gjithashtu, këto tërheqje do të përktheheshin në ngjeshje të madhe të tregjeve vendore të kapitalit, duke kompromentuar seriozisht financimin buxhetor dhe qëndrueshmërinë e borxhit.” 2

“Sektori bankar deri më tani i ka përballuar mirë tronditjet e fundit, i ndihmuar nga korniza e mirë rregullative. Rritja e fortë kreditore ka mbështetur aktivitetin ekonomik dhe normat e depozitave dhe të kreditimit të brendshëm kanë qenë përgjithësisht të qëndrueshme. Megjithatë, kushtet më të shtrënguara financiare në Evropë mund të përkthehen në norma më të larta të interesit brenda në vend, duke krijuar cenueshmëri për sektorët që kanë shënuar zgjerim të shpejtë, përfshirë ndërtimtarinë. Mbikëqyrja bankare duhet të vazhdojë të monitorojë me kujdes të shtuar cilësinë dhe likuiditetin e aseteve të bankave, duke siguruar që bankat ruajnë rezerva të mjaftueshme kapitali.”

“Një bankë qendrore e pavarur, e përgjegjshme dhe plotësisht funksionale është jetike për stabilitetin e sistemit financiar. Emërimi i dy anëtarëve të rinj të Bordit në dhjetorin e kaluar, duke rivendosur kështu kuorumin në bordin mbikëqyrës pas një viti e gjysmë, ishte hap i mirëpritur. Megjithatë, pozita e lirë e zëvendësguvernatorit duhet të plotësohet urgjentisht në mënyrë që të parandalohet çdo ndikim negativ në kapacitetin e BQK-së për të vepruar ose për të marrë vendime ekzekutive gjatë këtyre kohërave të vështira.” “Dëshirojmë të falënderojmë autoritetet dhe homologët e tjerë për diskutimet dhe angazhimin e shkëlqyer dhe të përzemërt, përfshirë gjatë prezantimit të Perspektivës Ekonomike Rajonale të FMN-së për Evropën, në Prishtinë. E mirëpresim vazhdimin e dialogut në konsultimet të ardhshme në kuadër të Nenit IV për vitin 2022 në tetor.”/monitor

The post FMN-ja kundër tërheqjes së Trustit dhe anulimit të tarifave të energjisë në Kosovë appeared first on Albeu.com.