trupi yne Archives - Albeu.com

Nëse keni këto shenja, dijeni se trupi juaj është pushtuar nga parazitët, çfarë duhet të bëni
Parazitët gjenden kudo, duke filluar nga uji i pijshëm i infektuar e deri tek ushqimi i pagatuar mirë.

Parazitët mund të infektojnë mushkëritë, mëlçinë, zemrën, truri, shtylla kurrizore, gjakun, pankreasin, lëkurën, sytë, veshkat dhe uterusin. Disa studime lidhin edhe praninë e tyre me kancerin.

Por cilat janë shenjat që mund të keni parazitë?

-Humbje e peshës ( shiritët dhe krimbat mund të jetojnë në sistemin tretës dhe këta hanë ushqimin tuaj prandaj nuk po shtoni peshë)

-Lodhje (duke qenë se parazitët hanë gjithçka që hani ju, nuk mbetet asgjë për t’u konvertuar në energji. Kjo shoqërohet me ndjesinë e lodhjes, dobësi dhe humbje energjie.

Krimbat gjithashtu prodhojnë toksina që mund të mos lejojnë pastrimin e organeve tuaja. Edhe nëse flini mirë, ju prapë ndiheni të lodhur)

-Anemi (duke qenë se hanë ushqimin tuaj, marrin edhe nutrientët e tyre dhe shumë shpejt mund të kaloni në mungesë të hekurit. Kjo shoqërohet edhe me dobësi, dhimbje koke, duar të ftohta, thonj të brishtë etj)

-Probleme me lëkurën (si ekzemë, skuqje e lëkurës etj. Kjo lidhet me toksinat që lirojnë parazitët në trupin tuaj)

-Kruarje e anusit (një ndër shenjat kryesore të pranisë të parazitëve në trupin tuaj).

Po çfarë duhet të konsumojmë për t’i larguar këta parazitë që po dëmtojnë komplet organizmin tonë?

Fillimisht drejtohuni natyrës pasi ajo e ka gjithnjë përgjigjen për çdo gjë.

-Hudhra është mbreti për mbytjen e parazitëve. Nëse një copë hudhër e grini imët në një gotë me qumësht dhe e lini të mbuluar me kapak gjatë gjithë natës në frigorifer, dhe e konsumoni në mëngjes esëll do të luftoni një herë e mirë parazitët.

Përsëriteni për një muaj këtë recetë duke e konsumuar një herë në javë, kjo në varësi të parazitëve dhe do të shihni rezultate të pabesueshme.

-Kanella është një erëz e mrekullueshme, një antioksiduese që zë vend kudo, madje edhe në luftën ndaj parazitëve. Në këtë rast ai rekomandohet në formën e vajit, ku në një gotë me ujë do të hidhni 1-2 pika vaj kanelle dhe t’a konsumoni para se të flini gjumë.

Mund të përdorni gjithashtu edhe erëzën e rigonit. Nëse hidhni 2-3 pika vaj rigoni në një gotë me ujë ku keni shtrydhur fillimisht lëng limoni të freskët dhe e konsumoni 3 herë në ditë për një javë do të shihni përmirësime.

-Vaji i kokosit ka qindra përdorime duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve deri tek tiroidet. Ai i sulmon shumë mirë edhe parazitët. Konsumoni 6 lugë gjelle vaj kokosi në ditë për një javë.

-Shafrani i indisë tërheq me ngjyrën por edhe me përfitimet e shumta që ka. Kosumoni shafran me kos ( 5 gram në një gotë kos) çdo ditë.

Përfshini sa më shumë në dietën tuaj ushqimore fara lini, chia dhe panxhar të kuq. Kanë veti të jashtëzakonshme.

-Vitamina C nuk duhet të mungojë në dietën tuaj ushqimore. Sigurohuni që të merrni sa më shumë vitaminë C përmes ushqimeve që konsumoni pasi do t’ju ndihmojë shumë.

The post Nëse keni këto shenja, dijeni se trupi juaj është pushtuar nga parazitët, çfarë duhet të bëni appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh me trupin tonë gjatë stinës së verës?
Stina e verës, sidomos për ata që shkojnë me pushime, është gjithmonë sinonim i relaksimit, argëtimit dhe humorit të mirë. Gjithsesi, ekspozimi ndaj Diellit dhe temperaturave të larta mund të shkaktojnë ndryshime të papritura dhe madje të padëshiruara në trupin tonë. E kush do ta kishte menduar këtë? Me poshtë po ju paraqesim 4 shembuj që shpjegojnë se si ndikon stina e verës mbi trupin tonë dhe si e vendos atë në provë.

Në stinën e verës, pikërisht në periudhën kur shëtisim me rroba që na ekspozojnë pjesën me të madhe të trupit, shkalla e rritjes së flokëve rritet me rreth 10 për qind. Kjo ndodh sepse më shumë orë dritë, detyrojnë hipotalamusin dhe hipofizën në trurin tonë që të punojnë më shumë, duke sjellë edhe rritjen më të shpejtë të flokëve.

Fenomeni prek edhe thonjtë dhe flokët, por ky nuk është rasti për të qenë shumë entuziastë: në fakt rritja e flokëve “kompensohet” nga rënia e tyre më e madhe në përgjigje të faktorëve të ndryshëm si thatësira, nxehtësia dhe ekspozimi në diell.

Gjumi është më i vështirë

Në verë, njerëzit kanë tendencën të flenë më pak, dhe jo vetëm për shkak të një jete sociale më intensive. Fajtori kryesor i pagjumësisë gjatë stinës së verës është në fakt mungesa e melatoninës, një hormon që rregullon ritmin cirkadian (cikli 24-orësh i ndarë në orët e zgjimit dhe gjumit).

Meqenëse sintetizohet në mungesë të dritës, me zgjatjen e ditës gjatë kësaj stine reduktohetedhe prodhimi i melatoninës. Pastaj është vapa:Për t’u “qetësuar” trupit tonë i duhet të ulë temperaturën duke e shpërndarë nxehtësinë nëpër lëkurë. Por kur bën nxehtë ky proces është më i vështirë.

Me sa duket ndryshimi i stinëve ndryshon edhe madhësinë e trurit tonë. Shkencëtarët nga Qendra Kërkimore Neuropsikiatrike Olin në Spitalin Hartford kanë zbuluar nga skanimet e trurit të mbi 3.000 njerëzve, se vëllimi i lëndës gri është më i madh në muajt gusht-dhjetor, e anasjellta ndodh nga janari deri në gusht.

Metabolizmi juaj ngadalësohet

Njerëzit humbin mesatarisht gjatë verës disa kg peshë trupore. Kjo kjo mund të na nxisë të mendojmë se metabolizmi është bërë më i shpejtë. Por nuk është kështu. Një studim i fundit i botuar në revistën mjekësore “Trends in Endocrinology and Metabolism” tregon se metabolizmi i një personi përshpejtohet kur jashtë është ftohtë dhe ngadalësohet gjatë verës. Fatmirësisht, me ardhjen e verës ne jemi spontanisht më të prirur për të pasur një aktivitet fizik më të madh, edhe pse jo veçanërisht intensiv.

The post Çfarë ndodh me trupin tonë gjatë stinës së verës? appeared first on Albeu.com.