trupat Archives - Albeu.com

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë/ U shuan në lule të rinisë, zjarrfikësit hapin makinën me gur fresibël për të nxjerrë trupat e viktimave (VIDEO)
Pak pas mesnate rreth orës 23:50, një tragjedi ka ndodhur në Fushë -Prezë në aksin Fushë-Krujë-Vorë, ku një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë, e si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, kanë humbur jetën të rinjtë: Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Lidhur me këtë aksident fatal, janë zbardhur detaje të reja, ku humbën jetën katër të rinjtë Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Burime nga hetimet konfirmojnë se; aksidenti ndodhi kur Benz-i me të cilin udhëtonin të rinjtë goditi nga pas një betoniere, e cila sapo kishte dalë nga një pikë betoni dhe ishte futur në rrugë.

Makina shpërtheu menjëherë në flakë, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë për shpëtimin e viktimave.

Të parët që konstatuan aksidentin ishin një patrullë policie, e cila menjëherë njoftoi zjarrfikësen e Fushë-Krujës.

Por për shkak të intensitetit të flakëve, kjo e fundit nuk arriti ta shuante zjarrin, duke bërë që të kërkohej ndërhyrja e zjarrfikëses nga Tirana.

Sipas burimeve, trupat e viktimave ishin shkrumbuar plotësisht, duke e bërë të pamundur nxjerrjen e tyre me mjete të zakonshme.

Autoritetet u detyruan të përdorin një mjet prerës elektrik, për të hapur makinën dhe nxjerrë trupat e pajetë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse betonierja kishte sinjalizimin e duhur të ndaljes apo jo, një faktor që mund të ketë ndikuar në përplasjen fatale.

The post Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë/ U shuan në lule të rinisë, zjarrfikësit hapin makinën me gur fresibël për të nxjerrë trupat e viktimave (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksidenti në Maqedoninë e Veriut, vijon kërkimi për gjetjen e tre trupave
Njësitë speciale të policisë maqedonase dhe të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim po vazhdojnë kërkimet për tre shtetasit e Kosovës të zhdukur në lumin Lepenc afër Shkupit, disa kilometra larg vendkalimit kufitar mes dy shteteve në Bllacë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, vetura me të cilën po udhëtonin katër persona, shtetas të Kosovës, është aksidentuar me një veturë tjetër me targa të Shkupit, dhe më pas vetura ka rënë në lumë. Për ngjarjen, është vënë në pranga një person. Policia njofton se i dyshuari është nga Shkupi.

Njëri nga katër personat që ndodhej në veturë ka arritur të dalë prej saj, ndërsa të tjerët së bashku me mjetin janë zhytur në Lepenc. “Aksidenti ka ndodhur në rrugën Shkup-vendkalimi kufitar Bllacë, kur në një aksident trafiku janë përfshirë një veturë Volkswagen me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe një veturë BMW me targa të Kosovës, e drejtuar nga H.P. nga Kosova, e cila pas aksidentit ra në lumin Lepenc.

Në automjetin BMW, përveç shoferit, ndodheshin edhe tre pasagjerë. Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transferuar në spitalin ‘8 Shtatori’, ndërsa për tre të tjerët policia vazhdon kërkimin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet më vonë njoftuan se kanë ndaluar shoferin e automjetit me targa të Shkupit, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Sektori i punëve të brendshme në Shkup po vazhdon hetimet lidhur me incidentin në rrugën Shkup-vendkalimi kufitar Bllacë dhe me urdhër të prokurorit publik, drejtues i automjetit Volkswagen Turan, me inicialet B.B. është ndaluar për hetime të mëtejme”, thuhet njoftimin e MPB-së.

Në momentin e aksidentit sipas policisë maqedonase, ka pasur prurje të mëdha të lumit Lepenc për shkak të reshje të rrëmbyeshme të shiut.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës njoftoi se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ata i ka shoqëruar zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes procedurave të përshpejtuara ka lehtësuar dhe koordinuar kalimin e njësiteve të specializuara të kërkim-shpëtimit nga Kosova për në territorin e Maqedonisë së Veriut, pas kërkesës së autoriteteve maqedonase”, thuhet në njoftim.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit, sipas MPJD-së, po marrin pjesë edhe njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

The post Aksidenti në Maqedoninë e Veriut, vijon kërkimi për gjetjen e tre trupave appeared first on Albeu.com.