trump ne gjykate Archives - Albeu.com

Trump në gjykatë, 23 anëtarë jurie do të vlerësojnë ndikimin e tij në rezultatin e zgjedhjeve
Ditën e hënë një juri e madhe e posaçme, me 23 anëtarë, u zgjodh  për të shqyrtuar provat në një hetim të prokurorisë së Xhorxhias mbi përpjekjet e dyshuara të Presidentit të atëhershëm Donald Trump për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të këtij shteti në vitin 2020. Njoftimi u bë nga zyra e prokurorit të qarkut.

Përzgjedhja shënon një hap të madh përpara në hetime. Në një telefonatë të 2 janarit 2021 zoti Trump u regjistrua duke ushtruar trysni ndaj sekretarit të shtetit të Xhorxhias për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të shtetit, bazuar në pretendime të pafaktuara për manipulim të votave.

Prokurorja e qarkut Fulton, Fani Willis, kërkoi thirrjen e nje jurie speciale në janar, pjesërisht për shkak të fuqisë së saj për fletë-thirrje, për të cilën ajo argumentoi se është e nevojshme për të marrë një dëshmi.

Juria e madhe e posaçme mund të hetojë e më pas t’ia rekomandojë akuzat një jurie të madhe të rregullt, e cila do të vendosë nëse do të ngrejë ose jo një padi.

Gjatë bisedës telefonike, zoti Trump i kërkoi sekretarit të Shtetit Brad Raffensperger, gjithashtu një përfaqësues i republikanëve, të gjente vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin që e nxirrte atë humbës në Xhorxhia ndaj demokratit Joe Biden.

Transkripti i telefonatës citon zotin Trump duke i thënë zotit Raffensperger: “Thjesht dua të gjej 11,780 vota”, që ishte numri i nevojshëm i votave që i duheshin zoti Trump për të fituar këtë shtet.

Ish-Presidenti ka mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje me këtë telefonatë.

Ekspertët ligjorë kanë thënë se telefonatat e Ish-presidentit Trump mund të kenë shkelur të paktën tre ligje zgjedhore shtetërore: konspiracion për të kryer mashtrim elektoral, kërkesë e paligjshme për të kryer mashtrim zgjedhor dhe ndërhyrje e qëllimshme në detyrat zgjedhore.

Marrë nga VOA.

The post Trump në gjykatë, 23 anëtarë jurie do të vlerësojnë ndikimin e tij në rezultatin e zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.