Triumfoi në Eurovision, këngëtari ukrainas niset për në luftë (FOTO)

Kalush Orkestra, grupi që përfaqësonte Ukrainën arriti ditë ne djeshme të fitonte Eurovizionin, ndërsa menjëherë pas marrjes së trofeut vokalisti deklaroi se do të kthehej në atdhe për të luftuar.

Ditën e sotme duket se ai e ka mbajtur fjalën, teksa është fotografuar duke i dhënë lamtumirën të dashurës së tij jashtë një hoteli në Torino, për tu nisur në frontin e parë të luftës.

Ai ka dhene puthjen e lamtumirës të dashurës e tij për t’iu bashkuar vijës së parë në luftën e vazhdueshme të Ukrainës kundër Rusisë.

I veshur me kapelën e tij rozë dhe me një çantë shpine, Oleg Psiuk hipi në një taksi gati për t’u nisur për në aeroport./albeu.com