treni bulgar Archives - Albeu.com

Partia Demokratike: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin
Partia Demokratike, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si një fushatë hakmarrjeje politike ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët hetuan rastin e njohur si “treni bullgar” në fshatin Pekisht të Peqinit, ku u kapën materiale zgjedhore dhe para në një lokal privat.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, theksoi se ndëshkimi disiplinor i disa efektivëve për shkak të veprimeve të tyre ligjore, është një akt politik i sponsorizuar nga kryeministri Edi Rama dhe i zbatuar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Sipas Partisë Demokratike, pas referimit të çështjes nga Policia e Elbasanit në Prokurori dhe nisjes së procedimit penal, janë marrë masa ndëshkuese ndaj efektivëve që kanë ndjekur ligjin.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike dënon hakmarrjen politike ndaj efektivëve që zbatuan ligjin.

Nisur nga deponimet e strukturave të Partisë Demokratike në lidhje me vijimin e procedimit penal të iniciuar pas publikimit të një videoje nga drejtuesi i opozitës, z. Sali Berisha, ku dokumentoheshin materiale zgjedhore dhe para në një lokal në fshatin Pekisht të Peqinit, ju bëjmë me dije se:

Pasi Policia e Elbasanit referoi çështjen në Prokurori dhe kjo e fundit vijoi procedurat për ndjekjen penale të rastit, strukturat e Policisë së Shtetit janë vënë në funksion të një fushate hakmarrjeje politike.

Nën urdhrat politikë të Edi Ramës dhe me drejtimin e Ilir Prodës në Policinë e Shtetit, është ndërmarrë një seri masash disiplinore dhe ndëshkuese ndaj efektivëve që guxuan të veprojnë në përputhje me ligjin.

Konkretisht sipas informacionit të sjellë nga deputeti i zgjedhur, z.Blendi Himçi :

Është nisur procedim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve ndaj shefit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Elbasanit, Kliton Zhari;

Është pezulluar nga detyra nëndrejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Sadik Kateshi;

Procedim disiplinor dhe transferim për shefin e krimeve të Komisariatit të Peqinit, Denis Sinani.

Këto masa përbëjnë një akt të pastër hakmarrjeje politike ndaj efektivëve që refuzuan të heshtin përballë manipulimit të zgjedhjeve dhe që ushtruan detyrën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm.

E nga ana tjetër emra si Krenar Guçe, promovohen me poste si shpërblim për shërbimin në funksion të farsës zgjedhore zhvilluar në 11 Maj.

Partia Demokratike dënon me forcë këtë sjellje arbitrare dhe paralajmëron se të gjitha rastet e abuzimit me pushtetin do të dokumentohen dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.

The post Partia Demokratike: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin appeared first on Albeu.com.