Trena Archives - Albeu.com

Izraeli paralajmëron iranianët të shmangin përdorimin e trenave për shkak të sulmeve të mundshme
Ushtria izraelite sot në mëngjes i paralajmëroi qytetarët në Iran të shmangin përdorimin e trenave në të gjithë vendin për disa orë.

Në një deklaratë të postuar në kompaninë amerikane të mediave sociale X, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee u bëri thirrje banorëve të mos përdorin transportin hekurudhor deri në orën 21:00 sipas kohës lokale.

“Për sigurinë tuaj, ju kërkojmë të mos përdorni trenat në të gjithë Iranin nga ky moment deri në orën 21:00 sipas orës së Iranit”, tha ai.

“Të qenit i pranishëm në trena ose pranë hekurudhave vë jetën tuaj në rrezik”, paralajmëroi Adraee.

Deklarata nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyen e paralajmërimit, por paralajmërime të tilla vijnë përpara sulmeve të mundshme.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 njerëz, përfshirë ish-liderin suprem Ali Khamenei.

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet globale dhe aviacionin.

The post Izraeli paralajmëron iranianët të shmangin përdorimin e trenave për shkak të sulmeve të mundshme appeared first on Albeu.com.

Mungesë e sistemeve të sigurisë dhe gabim njerëzor, del raporti pë aksidentin e trenave në Greqi: A mund të shmangej tragjedia
Konkluzioni i ekspertëve gjyqësorë për tragjedinë e përplasjes së trenit në Tempi të Greqisë ka përfunduar dhe i është dorëzuar sot hetuesit të Apelit të Larisës.

Sipas ERT, raporti prej 252 faqesh përfshin, ndër të tjera, material fotografik dhe opinione, si nga Kimia e Përgjithshme e Shtetit, ashtu edhe nga shërbimet e tjera që hetuan aksidentin.

Raportet thonë se hetimi e gjen drejtuesin e stacionit 59-vjeçar përgjegjës për mospërdorimin e funksionit të shënjimit të rrugës përpara se treni i pasagjerëve të urdhërohej të nisej. Gjithashtu theksohet se pas transmetimit të urdhrit të nisjes, ai nuk ka kontrolluar itinerarin e trenit për në Selanik, nëpërmjet indikacioneve të Panelit Vendor të Kontrollit, i cili konstatohet se ka një rreze veprimi afërsisht 1400 metra në linjën e ngjitjes dhe afërsisht 2000 metra në vijën zbritëse.

Gjithashtu, konstatohet se drejtuesi i trenit të pasagjerëve nuk ka njoftuar për ndryshimin e kursit të trenit, (nga linja e ngjitjes në vijën zbritëse).

Sipas informacioneve në konkluzion, theksohet se në momentin e aksidentit hekurudhor nuk kanë funksionuar sistemet e kontrollit për zënien e fushave të linjës dhe shënjimi me dritë që i kufizon ato. Me fjalë të tjera, telekomanda brenda stacioneve dhe fotosinjalizimi që do të parandalonte incidentin nuk funksionoi.

Gjithashtu, në përfundim thuhet se zjarri është shkaktuar në shkarkimet elektrike dhe në vajrat e motorëve të trenit, ndërsa përmasat e zjarrit sipas informacioneve i detyrohen materialeve të ndërtimit të vagonave, si veshje druri, sediljet prej pëlhure etj.

Në fakt, duket se të dy trenat po udhëtonin brenda kufijve të shpejtësisë. Për sa i përket sistemeve të sigurisë, linja hekurudhore në pikën e përplasjes duket se ka pasur radiofenë të instaluar ndoshta në zbatim të detyrimeve të saj sipas nr. 10005/2007 të kontratës, megjithatë, pa u marrë përfundimisht pjesa e caktuar dhe pa u vërtetuar funksionimi i tyre. Gjithashtu, sinjalizimi i dritës nuk funksiononte si në linjën ngjitëse ashtu edhe në atë zbritëse, ndërsa sistemet GSM R përdoren vetëm nga regjistrat e stacionit dhe jo nga trenat.

Në aksidentin e trenave në Tempi humbën jetën 57 persona, mes tyre 6 me origjinë shqiptare.

The post Mungesë e sistemeve të sigurisë dhe gabim njerëzor, del raporti pë aksidentin e trenave në Greqi: A mund të shmangej tragjedia appeared first on Albeu.com.

Humbi të dashurën në aksidentin e trenave në Greqi, partneri i shqiptares prek me fjalët: Thjesht ulem dhe ditët kalojnë
Studentja shqiptare Klaudia Lata ishte ndër viktimat e aksidentit tragjik të trenave në Tempe të Greqisë dhe familja dhe partneri i saj i presin në zi këto Pashkë.

21-vjeçarja e lindur dhe e rritur në Larisa, humbi jetën në Tempi, në atë natë të errët të 28 shkurtit për në Greqi. Me lajmin për vdekjen e saj prindërit dhe partneri i saj mbeten të shkatërruar.

Për të renë që po planifikonte të kalonte Pashkët 2023 me të dashurën e tij Klaudia, aksidenti në Tempe ndërpreu ëndrrat e tyre të përbashkëta. Vassilis Netheridis, partneri i vajzës së ndjerë që mbeti i vrarë nga përplasja fatale mes dy trenave, thotë se është i shkatërruar.

“Nuk kam plane. Nuk kam asgjë. Thjesht ulem dhe ditët kalojnë. Nuk më pëlqen të shoh askënd, as të bëj asgjë, as të largohem nga shtëpia, asgjë. Thjesht gjithçka u prish”, thotë z. Netheridis, duke folur për Alpha-n, i shkatërruar nga aksidenti që e privoi nga Klaudia.

“Ngjalljen dhe Pashkët do t’i kaloj vetëm. Do ta fik celularin për pak dhe do të ulem këtu në shtëpi. Çfarë të bëj tjetër që më prishën gjithçka gjithsesi. Nuk kam çfarë të festoj. As e dashura ime nuk është duke festuar tani, as ajo nuk mund të bëjë asgjë, sa herë që jam me të”, trondit partneri i Klaudias.

“Ai donte si dhe si dhe fëmijët dhe propozimin për martesë të paktën ta dëgjonin dhe të mos ndodhte në kishë e të tilla. Por nuk e dëgjoi…”, thotë i prekur.

“Kam lënë pak kohë nga Greqinë. Erdha këtu për të marrë vesh për veten time por nuk më ndihmon aspak. Mendova se do të ishte më mirë por nuk kam asnjë shok këtu për të folur dhe po mbyllem në veten time. Mendoj shumë për atë që ka ndodhur dhe nuk është mirë. Shumicën e kohës jam në shtrat dhe thjesht qaj”, thotë partneri i Klaudias. /albeu.com

The post Humbi të dashurën në aksidentin e trenave në Greqi, partneri i shqiptares prek me fjalët: Thjesht ulem dhe ditët kalojnë appeared first on Albeu.com.

Dalin nga shinat dy trena në Zvicër, të paktën 12 të plagosur
Dy trena në rrjetin rajonal hekurudhor të Zvicrës dolën nga shinat disa kilometra larg njëri-tjetrit, duke plagosur të paktën 12 pasagjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë, tha policia në kantonin e Bernës.

“Ka shumë të plagosur”, tha zëdhënësja e policisë Florina Schenk.

Deri më tani autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa pasagjerë ishin në dy trenat.

Nëntë të rritur dhe tre fëmijë u plagosën në Biren zum Hof, 20 kilometra nga Berna, sipas zëdhënëses së policisë lokale Magdalena Rast.

Autoritetet nuk janë në gjendje të shpjegojnë shkaqet e daljeve të njëpasnjëshme nga shinat. Sipas kompanisë hekurudhore RBS, erërat e forta të stuhisë që përfshijnë sot Zvicrën ka të ngjarë të fajësohen për aksidentin e dytë.

Në daljen e parë nga shinat, makinat e fundit të trenit “u përkulën në të djathtë”, tha Schenck.

Në kohën e daljes nga shinat në Biren zum Hof, një stacion meteorologjik i vendosur në qytetin fqinj të Koppigen regjistroi një shpërthim ere prej 136 km/h, sipas Meteonews.

Zvicra është e famshme për rrjetin e saj të dendur hekurudhor dhe shumë njerëz zgjedhin të udhëtojnë me tren për të admiruar peizazhet në Alpe ose për të gjetur veten brenda trenave unikë që ngjiten në shpatet e maleve. Aksidentet e trenave nuk janë të rralla, por zakonisht nuk shkaktojnë shumë viktima.

Në vitin 2021, gjithsej tetë persona u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën në aksidente të ndryshme treni, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave. Dhe, megjithëse përdorimi i këtij mediumi është rritur, numri i viktimave në aksidentet hekurudhore ka ardhur duke u ulur vazhdimisht në dekadat e fundit. /albeu.com

The post Dalin nga shinat dy trena në Zvicër, të paktën 12 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i trenave me 57 viktima në Greqi, DW: Indinjim dhe protesta ndaj sistemit politik
“57 të vdekur” është shkruar me ngjyrë të kuqe tek letra që një demostruese ka ngjitur në pulovër. Të gjithë në Selanik, qytetin e dytë për nga madhësia të Greqisë, e dinë për çfarë bëhet fjalë: 57 është numri i njerëzve të vrarë gjatë përplasjes shkatërrimtare të trenave që ndodhi mbrëmjen e 28 shkurtit, kur lokomotivat e dy trenave që udhëtonin me shpejtësi të madhe u përplasën në rrethinat e fshatit Tempi, që ndodhet pranë qytetit Larisa.

Gruaja 58-vjeçare, me letrën në pulovër është një nga qindra-mijëra protestuesit në Greqi, që dolën në rrugë për të shfryrë zemërimin në rrugët e më shumë se 50 qyteteve të mëdha dhe të vogla në gjithë vendin.

Protesta në Greqi – Përplasja e trenave tregoi se pilafi nuk mban më ujë

Për këtë grua dhe 20 mijë njerëzit e tjerë që mbushën qendrën e Selanikut, kjo tragjedi tregon për një dështim të plotë politik: “Tregon se të gjithë ata që kanë qenë dhe janë në qeveri nuk mendojnë për mirëqënien e njerëzve, por vetëm për përfitime personale. Ky krim e tregon mirë këtë gjë,” thotë ajo me zemërim.

“Krim” është një fjalë që shfaqet në shumë pllakata dhe afishe; “vrasës” është fjala tjetër. Por protestuesit protestojnë jo vetëm kundër qeverisë aktuale, por edhe asaj të mëparshme. Njerëz të të gjitha moshave dhe bindjeve politike protestuan më 8 mars krah për krah duke rënë dakord për një gjë, që i gjithë sistemi politik duhet të pranojë përgjegjësinë për viktimat e përplasjes.

Shpresa të parealizuara nga qeveria greke

Përplasja e trenave tregoi se pilafi nuk mban më ujë. Me zgjedhjet që pritet të mbahen, zemërimi i njerëzve duket se vjen në një kohë të papërshtatshme për qeverinë e kryeminstrit, Qirjako Micotaqi.

Asgjë nuk ka mbetur më nga premtimet e Micotaqisit për progres dhe modernizim, premtime me të cilat ai erdhi në pushtet në verë të 2019. Shpresat e shumë grekërve lidhur me qëndrimin e tij në postin e kryeministrit, janë kthyer tani në zhgënjim dhe zemërim.

Sistemi hekurudhor vazhdimisht i financuar keq

Këto ditë ditë duatrokitjet nuk i marrin politikanët, por sindikalistët si Thodoris Varidakis-it. Ai është përgjegjës për mbarëvajtjen e trenave në kompaninë e privatizuar greke të trenave, Hellenic Train, dhe prej vitesh ka tërhequr vëmendjen për gjendjen e keqe të këtij sektori.

Më në fund ka ardhur dita që njerëzit t’u venë veshin atyre që thotë ai kur flet në podium para demostruesve për mungesat e mëdha, që sipas gjykimit të tij tregojnë, se për punëdhënësit nuk është në plan të parë siguria në punë, por minimizimi i kostove.

Në bisedë me Deutsche Wellen ai thotë se ndërmarrja e hekurudhave është financuar vazhdimisht keq dhe ka personel të pakët në numër. Të gjithë e kanë ditur këtë gjë, dhe nuk kanë marrë asnjë masë. Ai mendon se gjestet politike të Athinës pas katastrofës, janë farsë: “Nuk mjafton që qeveria të reagojë vetëm duke dhënë dorëheqjen një ministër. Ditën e parë, kryeministri i tregoi gishtin e mesit rojeve të stacioneve të trenave duke ua vënë fajin atyre,” thotë ai me zemërim.

Dështim kolektiv i politikës

Thodoris Varidakis nënvizon se asnjë qeveri e 20 viteve të fundit nuk është e pafajshme për 57 të vdekurit e Tempit. Jo vetëm partia e tanishme në pushtet, Nea Dimokratia, por edhe socialdemokratët e PASOK-ut dhe Aleanca e majtë e ish-kryeministrit Aleksis Cipras, nuk kanë marrë masat e duhura kur kanë qenë në pushtet, për të garantuar sigurinë në sistemin e transportit: “Aftësia konkurruese shihet me prioritet më të madh se sa siguria dhe shëndeti,” thotë Varidakis. Ai paralajmëron po ashtu se edhe sektorë të tjerë të transportit si autobusët, avionët ose anijet janë lënë pas dore sa i përket çështjeve të sigurimit teknik.

Në mediat greke shfaqet pothuajse përditë një zbulim i ri që hedh dritë mbi gjendjen katastrofike të sistemit hekurudhor.

Gazeta konservatore Kathimerini shkruan për gabime të bëra në kuadër të modernizimit të sistemit të sinjaleve dhe sistemit të vënies në punë, gabime që njihen që nga viti 2018. Me sistemet moderne të sigurisë, të instaluara prej kohësh në segmentin ku ndodhi përplasja, por të pa vënë ende në punë, dallohen dhe mënjanohen gabimet e bëra nga njeriu. Kathimerini nxjerr si përfundim, se nëse sistemi do ishte zbatuar si duhet “nuk do të kishte pasur sot të vdekur” dhe se “qeveritë e njëpasnjëshme kanë qenë njësoj indiferente ndaj këtij problemi”.

“Nuk ndjehem e sigurt “

Për shumë vetë në Greqi përplasja e trenave është kthyer në simbol që tregon për gjendjen e keqe të ekonomisë dhe vendimet e gabuara të njëpasnjëshe të një elite politike, që i ka bërë shumë problemeve të jetës së përditshme të vendit vetëm trajtim kozmetik. Rrugët e shkatërruara, autobusët e vjetëruar, rrjetet e ngarkuara të energjisë elektrike: Në Greqi njerëzit i pranojnë këto mungesa duke skërmitur dhëmbët, pa pasur besim se shteti do t’i zgjidhë këto probleme. Por katastrofa e trenave në Tempi, e ka zgjuar vendin nga gjumi i dorëheqjes kolektive. 57 të vdekurit nuk të lenë të dalësh kollaj nga lista e dështimeve politike.

“Unë nuk ndihem i sigurt në këtë vend,” thotë studenjta 20-vjeçare Alexia Athanasiou nga Larisa. Në një video që qarkullon në mediat sociale, ajo flet me fjalë që kanë tronditur gjithë vendin: “Ne të gjithë jemi fajtorë, sepse ua japim votën të njëjtëve njerëz që kanë shkatërruar vendin. Ata më bëjnë që të urrej vendin tim.” Në intervistë me Deutsche Wellen ajo shpreh keqardhjen, sepse shumë nga viktimat kanë qenë studentë: “Ata vrasin të ardhmen tonë,” thotë ajo e zemëruar. “Si mund të ndodhë që qeveritë ta sjellin vendin në këtë gjendje?”

Megjithatë ajo nuk heq dorë nga besimi tek demokracia. Në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen ajo do të japë votën për herë të parë dhe shpreson kështu për pasojat politike.

Pasoja për zgjedhjet

Se kur do të zhvillohen këto zgjedhje është ende e paqartë. Mbasi u fol fillimisht për t’i mbajtur më 9 prill, tani pritet më shumë që të mbahen më 21 maj ose më 2 korrik. Në sondazhet e para të zhvilluara pas përplasjes së trenave, partia e kryeministrit Qirjako Micotaqis ka humbur tre përqind, duke rënë nën nivelin e 30 përqindshit. Partia SYRIZA, e drejtuar nga Aleksis Cipras nuk përfiton nga kjo humbje dhe vazhdon të mbesë tek 25 përqindshi. Volfango Pikoli, këshilltar politik me pikërëndesë në manaxhimin e rreziqeve dhe krizave, mendon se Micotaqis e ka humbur besueshmërinë: “Qeveria ka reaguar që nga fillimi keq në këtë krizë, duke thënë se shkaku i aksidentit kishte të bënte me gabime njerëzore. Pastaj dha dorëheqjen ministri i Transportit, por asgjë më shumë se kaq nuk ka ndodhur. Unë mendoj se qeveria e ka vlerësuar gabimisht perceptimin publik.”

Tani kryeministri Micotaqis mundohet të bëjë mbrapaktheu: “Ai ka kërkuar falje në mediat sociale dhe ka kërkuar që të zhvillohen hetime, që megjithatë do të kryhen nga një komision i krijuar nga ministria e Transportit, pa u konsultuar për këtë gjë as me opozitën”, thotë Picoli kur flet me Deutsche Wellen. “Ne e kemi parë shpesh këtë gjë, për shembull gjatë skandalit të përgjimeve të telefonave. Edhe gjatë këtij skandali manaxhimi i krizës nga qeveria nuk ishte i mirë.”

Picoli mendon se zgjedhjet që pritet të mbahen do të jenë sfidë e madhe për Micotaqisin: “Ai duhet të qetësojë zemërimin e njerëzve, pa dalë shumë në plan të parë. Hapësira për të vepruar është shumë e vogël.” /DW

The post Aksidenti i trenave me 57 viktima në Greqi, DW: Indinjim dhe protesta ndaj sistemit politik appeared first on Albeu.com.

Përplasja e trenave në Greqi, shenjat që kishin paralajmëruar tragjedinë dhe ishin injoruar
Ditë pas përplasjes fatele të trenave në Larisa të Greqisë, mangësitë, dështimet dhe problemet serioze në funksionimin e hekurudhave nxjerrin në pah dëshmitë dhe dokumentet, të përfshirë drejtpërdrejt dhe tërthorazi, të cilët dhanë alarmin për sistemet që nuk funksiononin.

Drejtuesit e trenave kishin shprehur shqetësime dhe kishin paraqitur një raport muaj përpara tragjedisë së Tempes për sinjalizimin në shinat e trenit, sipas një raporti të ERT.

Që në muajin tetor, makinerët vunë në dukje boshllëqet e sigurisë që ekzistonin dhe në fakt një drejtues stacioni kishte hartuar dy telegrame, një në tetor dhe një në nëntor, në të cilat bënte raportet konkrete dhe kërkonte zgjidhjen e problemeve që ekzistonin.

Konkretisht, telegrami i parë ishte më 31 tetor 2022:

“Ju informojmë se të gjithë semaforët (hyrje dhe dalje) në burimet e reja janë plotësisht të fikur, duke sjellë si pasojë protestën e fortë të makinistëve.”

Dhe vazhdoi në telegramin specifik 26: “Duke qenë se të gjithë trenat kalojnë nëpër shinat e stacionit të Nei Poros, kërkojmë ndezjen e menjëhershme të tyre (dritën e kuqe) për paralajmërimin në kohë të drejtuesve të trenave se po i afrohen zonës së stacionit”.

U pasua nga i njëjti telegram i datës 16 nëntor me numër 90 në të cilin drejtuesi i stacionit që e kishte hartuar thoshte saktësisht të njëjtat gjëra dhe lajmëronte sërish përgjegjësit për mosfunksionimin e sinjaleve fotografike. /albeu.com

Si pasojë e përplasjes tragjike të trenave mbetën të vdekur 57 persona. Mes viktimave ishin edhe 6 shqiptarë.

The post Përplasja e trenave në Greqi, shenjat që kishin paralajmëruar tragjedinë dhe ishin injoruar appeared first on Albeu.com.

“I kërkoj falje atyre që humbën jetën”, trondit e mbijetuara nga tragjedia e trenave: Më vjen turp që jam gjallë
Dëshmitë e pasagjerëve që mbijetuan nga përplasja e trenave në Larisa të Greqisë janë tronditëse.

Një 19-vjeçare që ndodhej në tren ka folur për atë që ka përjetuar, duke thënë se i vjen turp që është gjallë.

Studentja e Fizioterapisë po udhëtonte me të dashurin e saj dhe ishte në vagonin e dytë të trenit.

“I kërkoj falje të gjithë fëmijëve që humbën jetën, më vjen turp që mbijetova”, ka thënë ajo.

“Ne po ngjiteshim nga Teba në Selanik, ishim në restorant kur pati një shpërthim dhe një zhurmë, po shikoja drejt Athinës, gjithçka që ishte aty po vinte drejt nesh, një vagon tjetër ra mbi ne, erdhën fletët e metalit. Ne dolëm nga një vrimë në tokë”, tha 19-vjeçarja.

“Çfarë mund të them për fëmijët që ishin brenda. Më vjen turp dhe kërkoj falje që mbijetova”, tha ajo me zërin që i dridhej..

“Unë jam me fat që jetoj në këtë vend, më vjen turp që jetoj në këtë vend, askush nuk del dhe askush nuk flet. Asnjë falje nuk do ta ndryshojë këtë, ne të gjithë do të jemi vrasës nëse e gjithë kjo nuk ndryshon”, tha 19-vjeçarja.

Duke pranuar se ka tetë ditë pa fjetur, Vasiliki pyeti veten “si mund të flenë të gjithë?”

“Ata hedhin trëndafila në trena sikur të jemi në buzuki. Unë jam e gjallë-e vdekur për tetë ditë. Fajin e kemi të gjithë nga i pari tek i fundit dhe askush nuk del të thotë gjë, si do të kthehen këta, si do të shërohen këto familje”, tha e reja e revoltuar. /albeu.com

The post “I kërkoj falje atyre që humbën jetën”, trondit e mbijetuara nga tragjedia e trenave: Më vjen turp që jam gjallë appeared first on Albeu.com.

Tragjedia e trenave, studentët në Greqi nuk i ndalin protestat, mbyllen universitetet
Studentët në Greqi janë sot sërish në rrugë për të protestuar për tragjedinë në Tempi.

Protesta ka pasur në rrugët e Athinës, teksa universitetet janë mbyllur, pas aksidentit fatal me 57 viktima.

Rreth 30 mijë persona iu bashkuan protestës në kryeqytet me sloganin “Ky krim nuk do të mbulohet për të gjithë të vdekurit, ne do të jemi një zë”.

Mitingje të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Selanik, në Kamarë dhe Patra.

Një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash që po afrohej pranë qytetit verior grek të Tempe më 28 shkurt, pasi ata u vendosën gabimisht në të njëjtën shina.

Zbulimet e boshllëqeve të sigurisë në linjën hekurudhore më të ngarkuar të Greqisë e kanë vënë qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në shënjestër të kritikave.

The post Tragjedia e trenave, studentët në Greqi nuk i ndalin protestat, mbyllen universitetet appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i trenave në Larisa, Greqia “paralizohet” nga protestat, fillojnë arrestimet e para
Protestat masive kanë përfshirë Greqinë pas tragjedisë në Tempi, Larisa, ku dy trena u përplasën dhe 57 persona mbetën viktima.

Pjesëmarrja ka qenë e madhe në protestën e Athinës. Vlerësohet se 25,000 protestues janë në Syntagma dhe Paneseptimo dhe 5,000 të tjerë në Klathmonos.

Slogani qendror i protestës ishte “Kurrë më” dhe “Me merr kur të mbërrish”.

Deri tani policia ka proceduar me 15 rekrutime nga grumbullimet në qendër të Athinës. Sipas policisë, gjatë kontrolleve është konstatuar se të arrestuarit kishin ndër të tjera mjete tymuese dhe kapuç. Të 15 personat u dërguan në komisariate.

Përveç Athinës, tubime dhe marshime protesta janë planifikuar në të gjitha qytetet kryesore të vendit.

Në Larisa mobilizimet u drejtuan nga të rinjtë. Një turmë njerëzish është mbledhur në sheshin qendror, duke kërkuar dënimin e autorëve të aksidentit në Tempi. /albeu.com

The post Aksidenti i trenave në Larisa, Greqia “paralizohet” nga protestat, fillojnë arrestimet e para appeared first on Albeu.com.

“Vajza ime kishte ëndrra”, flet babai i shqiptares që vdiq në aksidentin e trenave: Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë
Babai i Evgjeni Mickës, e cila humbi jetën në aksidentin e trenave në Tempi, ka folur për trishtimin e papërshkrueshëm që po përjeton ai dhe familja e tij.

Sotir Micka, duke folur për ANT1, u ka bërë apel gazetarëve duke thënë që të mos shqetësojnë partnerin e saj që i mbijetoi tragjedisë.

Askush nuk ka ardhur për ndihmë, madje as psikolog, ka theksuar ai.

“Kanë kaluar orë e ditë dhe unë jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër”, tha fillimisht babai i Evgjenisë dhe vazhdoi duke thënë se askush nuk ka ardhur për të ndihmuar.

“Asnjë psikolog. Asgjë, askush. Të vetmit që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa zonja psikologe, kur shkuam për të marrë trupin”, tha ai.

“Kam dëgjuar shumë, disa të vërteta, disa gënjeshtra. Po mundohem t’i sqaroj. Patjetër që ishte faji i dikujt. Por gabimi njerëzor doli i rregullueshëm. Unë nuk kam celular, nuk kam dua të flas me këdo, personalisht askush nuk më ka kërkuar të më them asgjë”, theksoi ai.

Siç rrëfeu ai, vajza e tij mori diplomën në fillim të dhjetorit dhe kishte vetëm ëndrra në jetën e saj.

Në lidhje me partnerin e Evgjenisë, babai i saj tha se ai po kalon traumën e tij dhe u lut që të mos shqetësohet familjen e tij.

“Vajza ime po shkon… Tani çfarë t’ju them tjetër… Mos e shqetësoni familjen tjetër. Gjithçka që shihni në foto, ishte Evgjenia. Ata morën fëmijën tim bashkë me gjithçka tjetër. Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë”, theksoi ai. /albeu.com

The post “Vajza ime kishte ëndrra”, flet babai i shqiptares që vdiq në aksidentin e trenave: Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë appeared first on Albeu.com.