tregu i punes Archives - Albeu.com

Tregu i punës dobësi për të ofruar mundësi/ FMN: Emigrimi i lartë, mungesë besimi te perspektiva ekonomike
Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqipëri, emigrimi do të përforcohet më shumë lajmëroi Fondi Monetar e Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë.

Fondi vuri në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të individëve në Rajon, që deklarojnë se kanë gjasa të emigrojnë në dekadën e ardhshme ose që synojnë të largohen brenda 12 muajve.

“Ky nivel i lartë i gatishmërisë për emigrim, krahasuar me vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, sugjeron një mungesë besimi në perspektivat ekonomike dhe sociale në vend, si dhe dobësi të tregut të punës për të ofruar mundësi cilësore dhe të qëndrueshme”, referoi FMN.

Në të kundërt duke rritur vlerën e punës, integrimi i vendit tonë në BE do të sillte rritje të fortë të prodhimit për frymë dhe ulje të papunësisë, e për rrjedhojë do të zbuste valën e emigrimit, sugjeron Fondi.

Të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 34% e mesatares së BE-së, një hendek shumë i thellë. Sipas Fondit Shqipëria përveç hendekut në të ardhura shfaq një prapambetje strukturore, që nuk lidhet vetëm me nivelin e investimeve, por edhe me efikasitetin e përdorimit të punës dhe kapitalit.

Kjo tregon se rritja ekonomike ka qenë më tepër e bazuar në faktorë sasiorë sesa në përmirësim real të produktivitetit.

Sipas FMN zhvillimet demografike në vend me emigrim të fortë te të rinjve dhe rënien të forcës së punës janë duke ndikuar negativisht perspektiven ekonomike të vendit.

Shqipëria ka përjetuar një rënie të ndjeshme të popullsisë në moshë pune, ç`ka reflekton tkurrjen demografike dhe emigracionin masiv.

Në krahasim me disa vende të tjera të rajonit, rënia popullsisë në Shqipëri është më e theksuar, duke sinjalizuar presion të vazhdueshëm mbi ofertën e punës dhe potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike.

Shqipëria ka prodhim për orë pune dukshëm më të ulët se mesatarja e BE-së dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që informaliteti mbetet i lartë.

Edhe pse normat e punësimit dhe pjesëmarrjes në forcën e punës janë përmirësuar në vitet e fundit, ato nuk përkthehen në produktivitet të lartë, ndërsa përqindja e të rinjve as në punë dhe as në shkollë mbetet problematike. Kjo tregon se ekonomia po krijon vende pune, por jo vende pune me vlerë të shtuar të lartë.

Pagat më të larta në vendet e BE-së përbëjnë një faktor të fortë tërheqës, duke qenë se Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave ndër vendet Europiane.

Hendeku më i madh i pagave vërehet te punonjësit me arsim të lartë, ku pagat janë mbi trefish më të larta në ekonomitë e avancuara të BE-së dhe bëhen shkak për rritje të emigrimit.

Anketat tregojnë se mangësitë në qeverisje dhe në sundimin e ligjit, janë gjithashtu ndër nxitësit kryesorë të emigrimit, veçanërisht te punonjësit e kualifikuar.

Analizat e stafit e stafit të FMN tregojnë se një paketë gjithëpërfshirëse reformash që rrit produktivitetin është kyçe për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe zbutjen e efekteve negative të migracionit.

Ndërsa përpjekjet e qeverisë për rritjen e pagave përmes rritjeve të përsëritura të pagës minimale mund të ofrojnë lehtësim afatshkurtër, ato nuk janë të qëndrueshme pa rritje përkatëse të produktivitetit./Monitor

The post Tregu i punës dobësi për të ofruar mundësi/ FMN: Emigrimi i lartë, mungesë besimi te perspektiva ekonomike appeared first on Albeu.com.

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që mbetet i pandryshuar krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT, ndër ta, të rinjtë 15–29 vjeç, përballen me më shumë vështirësi: 15,1% e tyre janë të papunë, megjithëse kjo normë ka rënë me mbi tre pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar.

Në të njëjtën kohë, punësimi ka arritur në 69,1% për moshën 15–64 vjeç, duke shënuar një rritje të lehtë vjetore, por me një rënie të vogël krahasuar me tremujorin e parë të 2025.

Për të rinjtë, shkalla e punësimit është 43,7%, duke treguar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë dhe me tremujorin pararendës.

Sektori i shërbimeve është ai që ka gjeneruar rritjen më të madhe të punësimit, ndërsa bujqësia dhe industria kanë shënuar rënie.

Meshkujt vijojnë të kenë përfshirje më të lartë në tregun e punës, me 75,7% punësim, kundrejt 62,6% për gratë.

Popullsia joaktive mbetet e konsiderueshme: një pjesë e madhe e saj është e përfshirë në punë shtëpiake, në pension ose me paaftësi të përhershme

The post Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë appeared first on Albeu.com.

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030, një hendek i madh mbetet i hapur në aftësitë e punonjësve shqiptare me ata të BE-s, referon një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), për konvergjencën e vendeve të Ballkanit me BE-në.

Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian në fushën e shkathtësive (skills) vendoset në 100 pikë, standardi i referencë, Shqipëria arrin vetëm 37 pikë, duke shënuar një deficit prej 63 pikësh që kufizon thellësisht konkurrueshmërinë e vendit, ose vetëm 37% e mesatares së BE-së.

Pikat e dobëta të Shqipërisë lidhen me nivelin e ulët të diplomave në fushat teknike dhe shkencore, aftësi të ulëta digjitale, pjesëmarrje e ulët në arsim gjatë gjithë jetës dhe rezultate të ulëta në testin e PISA, që krahason rezultatet e nxënësve në botë.

Analiza e OECD, thekson se Shqipëria ka investime të pamjaftueshme në arsim cilësor, pasi shpenzimet publike për arsimin mbeten nën 3% të PBB-së, krahasuar me 5 % në BE.

Emigrimi i të rinjve me aftësi, “Brain drain” ka ndikuar në thellimin e hendekut të aftësive, duke reduktuar grupet e punonjësve me kualifikim.

Gjithashtu, vendi ynë ka përputhje e dobët mes kurrikulave dhe nevojave të biznesit. Aftësitë e ulëta të punonjësve pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

Me fuqi punëtore të pakualifikuar, prodhimi për punonjës mbetet në kuota të ulëta. Kjo gjendje pengon tërheqjen e investime të huaja, pasi investitorët kërkojnë talente që mund të mbështesin teknologji të avancuara.

Hendeku i aftësive ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (BE), paraqet pengesa të mëdha për zhvillimin afatgjatë të vendit, në aspektin ekonomik dhe social.

Mospërputhja midis aftësive që kërkon tregu vendas dhe atyre që zhvillohen nga sistemi arsimor shtyn të rinjtë drejt emigracionit.

Shqipëria humbet potencialin njerëzor më produktiv, çka e përkeqëson më tej hendekun e aftësive, siç edhe po ndodh.

Mospërputhja strukturore në arsim, trajnime dhe formim profesional konsiderohet një barrierë për harmonizimin e plotë me acquis communautaire.

Ata që nuk arrijnë të zhvillojnë aftësi të reja, përfundojnë të përjashtuar nga tregu i punës ose në sektorin informal.

Hendeku i aftësive rrit me tej pabarazinë, pasi rritet ndarja mes atyre që përfitojnë nga procesi i digjitalizimit dhe të tjerëve që mbeten pas.

BE po synon të kalojë nga një ekonomi e qëndrueshme në një model të bazuar në teknologji të avancuar (Green Deal, digjitalizimi), por Shqipëria rrezikon të mbetet jashtë këtyre transformimeve për shkak të mungesës së aftësive të fuqisë punëtore.

Hendeku 63-pikësh i Shqipërisë ne aftësitë e forcës së pune me BE-në nuk është thjesht statistikë, por është kufiri që ndan vendin tonë nga ekonomitë me vlerë të shtuar.

Ekspertët e OECD-së referojnë se arritja e një përparimi të qëndrueshëm kërkon reformë të thellë në arsim, skema incentivash për sektorin privat dhe një kulturë të re të mësimit gjatë gjithë jetës.

Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të ngushtojë diferencën dhe të ndërtojë një treg pune pa më shumë konkurrues në dekadën e ardhshme./ Monitor

The post Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Po varfërohet tregu i punës, të rinjtë po emigrojnë, krah pune tani janë pensionistët
Pak pasi qeveria shqiptare u krenua për rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, publikoi një video ku analizoi nëse rritja e vlerësimit është përkthyer në rritje të të ardhurave për shqiptarët.

Në postimin e saj në “Facebook”, Tabaku analizoi disa shifra që lidhen me të ardhurat për frymë në raport me çmimet

“Çmimet janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian, ndërsa pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Europian”, u shpreh Tabaku.

Më tej, ajo nënvizoi se Shqipëria po varfërohet edhe nga krahu i punës ku të rinjtë po largohen sa nga tregu i punës, por edhe nga Shqipëria, duke “ia lënë vendin e hapur për punë pensionistëve”.

Tabaku solli në vëmendje që vitin e shkuar 21 mijë të rinj, janë larguar nga tregu aktiv i punës, ndërsa 27 mijë pensionistë u rifutën në këtë treg.

Gjithashtu, ajo nënvizoi se si “mrekullia” e kësaj qeverie vazhdon të japë ndihmën më të ulët sociale, pagat më të ulëta në rajon dhe kryesimin e kemi vetëm tek varfëria.

“Qeveria propagandoi me të madhe sikur çfarë ka ndodhur me rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s, por në fund të ditës ndryshimin e shihni ju. E shikojnë qytetarët çdo ditë, në xhepat e tyre. Ndërkohë që çmimet janë një realitet i ri. Janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian, pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Europian. Ndërkohë që nga tregu i punës kanë dalë 21 mijë studentë, i kanë hapur vendin 27 mijë pensionistëve dhe ne vazhdojmë të jemi vendi në gjithë Ballkanin Perëndimor; me faturën sociale sa 11% e PBB-së, me faturën më të ulët të pagave 5% të PBB-së por njëkohësisht vendi me varfërinë më të lartë. Shifrat janë kokëforte! Ky është realiteti jashtë realitetit të propagandës!”, deklaroi Jorida Tabaku

The post Jorida Tabaku: Po varfërohet tregu i punës, të rinjtë po emigrojnë, krah pune tani janë pensionistët appeared first on Albeu.com.

Largimi i 21 mijë të rinjve nga tregu i punës në 2023, “u zëvendësuan” nga 27 mijë pensionistë
Treguesit e punësimit u përmirësuan gjatë vitit 2023, por struktura sipas grup-moshës e të punësuarve tregon se, ka një tkurrje të forte të rinjve dhe një rritje të punësimit tek personat në moshë pensioni mbi 64 -vjeç raporton INSTAT.

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29 vjeç, ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhe të vitit 2022.

Të dhëna të detajuara nga INSTAT, tregojnë se punësimi në këtë kategori ra me -7.7%. Me përjashtim të periudhës korrik-shtator, kur është kulmi i turizmit, në tre tremujorët e tretë numri i të punësuarve të grup moshës 15-29 vjeç erdhi në rënie.

Rënia e punësimit në moshat e reja, u shoqërua me rritje jo të zakonte të punësimit të pensionistëve (grup-mosha mbi 64-vjeç).

Sipas INSTAT, punësimi në këtë grup pati një zgjerim vjetor me gati 50% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Gati 82 mijë persona mbi 64-vjeç, ishin në punë në tetor-dhjetor 2023 nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhe të vitit 2022. Të dhënat tregojnë se, ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë, më shumë se në 3 mujorin e fundit të vitit 2022.

Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve, ka më shumë të punësuar mes pensionistëve. Punësimi i të rinjve po has në vështirësi vitet e fundit, duke reflektuar një rikthim të papunësisë edhe pse tregu i punës ka shfaqur kërkesë të fortë sidomos pas pandemisë.

Në një kohë që popullsia e vendit po tkurret nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë i të rinjve, duhet të rriteshin hapësirat për punësimin e të rinjve, por nuk po ndodh kështu.

INSTAT raportoi se, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 0,6 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, ky tregues është ulur me 0,02 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup moshën 30-64 vjeç është 7,9%.

Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,3 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje me 0,4 pikë përqindje.

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e punësimit të të rinjve ishte 43,1%. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e punësimit të rinjve është ulur me 1,5 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e tretë 2023 është ulur me 1,7 pikë përqindje.

Ndërsa për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2023, shkalla e punësimit është 77,5%.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë,ose në trajnim përbëjnë 72,6% te të rinjve ekonomikisht jo-aktivë.

Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, ekonomikisht jo-aktivë, 1,4%, klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,8% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

The post Largimi i 21 mijë të rinjve nga tregu i punës në 2023, “u zëvendësuan” nga 27 mijë pensionistë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, nga sot me treg të vetëm pune
Për qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nga sot është mundësuar qasja e lirë drejt tregut të punës në këto tre vende, në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Ata do të mund të punojnë në të tre shtetet me numër të vetëm për identifikim, pa kurfarë procedura shtesë.

“Prej 1 marsit të këtij viti, qytetarët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përfundimisht do të mund të jetojnë dhe punojnë në cilin do prej tre vendeve si në vendin e vet. Për këto hapësira tona ku rregulla e parë e administratës publike ishte ‘nuk mundet’, 1 marsi është revolucion. Para saktësisht tre vite e tre muajve, liderët e vendeve nga Ballkani i Hapur vendosën dhe nënshkruan vendim vizionar për vendosjen e qasjes së lirë drejt tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Tre vite e tre muaj liderët dhe disa njerëz të vyeshëm nga administratat i bindën me argumente logjike kolegët e tyre të ‘nuk mundet’”, deklaroi kryetari i Odës ekonomike të Serbisë (PKS), Marko Çadezh, i cili është ndër të parët që mori ID Ballkan i Hapur, certifikatë elektronike e cila mundëson të punojë në cilin do vend të Ballkanit të Hapur.

Përparësitë nga lëvizja e lirë e punëtorëve në rajon, pa kurfarë barriera administrative janë të shumëfishta, duke filluar nga mundësia për kryerje të punëve sezonale, përmes uljes së profesioneve deficitare dhe përforcimit të besimit tek investuesit deri te rritja e sektorëve kyç në ekonomi.

Qasja e lirë drejt tregut të punës prej rreth 11 milionë banorëve pritet ta parandalojë ikjen e mëtjeshme të të rinjve nga rajoni përmes ofrimit të mundësive për punësim, por edje t’u përgjigjet kërkesave në rritje për kuadër cilësor, sië në kompani lokale, ashtu edhe në ato ndërkombëtare të cilat punojnë në rajon.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisës dhe Serbisë, të clët dëshirojnë të punësohen në ndonjërën prej anëtareve të Ballkanit të Hapur apo tashmë kanë gjetur punëdhënës, duhet të kenë numër amë për të cilin, në mënyrë elektronike do të mund të regjistrohen në disa hapa. Kjo do të thotë se duhet të plotësojnë formular në platformën (eAdministrata) dhe të bashkangjisin dokument biometrik valid. Në bazë të të dhënave të parashtruara, organet kompetente përmes platformës eAdministrata gjenerojnë numër të vetëm identifikimi të Ballkanit të Hapur (IDOB).

Pas kësaj, pala e interesuar mund t’i qaset portalit për eAdministratë të vendit të caktuar dhe të parashtrojë kërkesë për qasje tëlirë drejt tregut të punës. Vendi i caktuar, pas kontrollit e sjell vendimin përfundimtar. Pas marrjes së lejes, personi i interesuar mund të punësohet, nën kushte të njejta si qytetar i lirë i shtetit, deri në dy vite, ndërsa pas skadimit të kësaj periudhe mund të vazhdohet qëndrimi, afati i lejes së punës.

Në kuadër të Ballkanit të Hapur, në dhjetor 2021 u nënshkruan marrëveshje për kushtet për qasje të lirë n[ tregun e punës në Ballkanin Perëndior, si dhe për lidhje të skemave për identifikim elektronik të qytetarëve nga ky rajon.

The post Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, nga sot me treg të vetëm pune appeared first on Albeu.com.