tregu i punes ne shqiperi Archives - Albeu.com

Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, nga sot me treg të vetëm pune
Për qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nga sot është mundësuar qasja e lirë drejt tregut të punës në këto tre vende, në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Ata do të mund të punojnë në të tre shtetet me numër të vetëm për identifikim, pa kurfarë procedura shtesë.

“Prej 1 marsit të këtij viti, qytetarët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përfundimisht do të mund të jetojnë dhe punojnë në cilin do prej tre vendeve si në vendin e vet. Për këto hapësira tona ku rregulla e parë e administratës publike ishte ‘nuk mundet’, 1 marsi është revolucion. Para saktësisht tre vite e tre muajve, liderët e vendeve nga Ballkani i Hapur vendosën dhe nënshkruan vendim vizionar për vendosjen e qasjes së lirë drejt tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Tre vite e tre muaj liderët dhe disa njerëz të vyeshëm nga administratat i bindën me argumente logjike kolegët e tyre të ‘nuk mundet’”, deklaroi kryetari i Odës ekonomike të Serbisë (PKS), Marko Çadezh, i cili është ndër të parët që mori ID Ballkan i Hapur, certifikatë elektronike e cila mundëson të punojë në cilin do vend të Ballkanit të Hapur.

Përparësitë nga lëvizja e lirë e punëtorëve në rajon, pa kurfarë barriera administrative janë të shumëfishta, duke filluar nga mundësia për kryerje të punëve sezonale, përmes uljes së profesioneve deficitare dhe përforcimit të besimit tek investuesit deri te rritja e sektorëve kyç në ekonomi.

Qasja e lirë drejt tregut të punës prej rreth 11 milionë banorëve pritet ta parandalojë ikjen e mëtjeshme të të rinjve nga rajoni përmes ofrimit të mundësive për punësim, por edje t’u përgjigjet kërkesave në rritje për kuadër cilësor, sië në kompani lokale, ashtu edhe në ato ndërkombëtare të cilat punojnë në rajon.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisës dhe Serbisë, të clët dëshirojnë të punësohen në ndonjërën prej anëtareve të Ballkanit të Hapur apo tashmë kanë gjetur punëdhënës, duhet të kenë numër amë për të cilin, në mënyrë elektronike do të mund të regjistrohen në disa hapa. Kjo do të thotë se duhet të plotësojnë formular në platformën (eAdministrata) dhe të bashkangjisin dokument biometrik valid. Në bazë të të dhënave të parashtruara, organet kompetente përmes platformës eAdministrata gjenerojnë numër të vetëm identifikimi të Ballkanit të Hapur (IDOB).

Pas kësaj, pala e interesuar mund t’i qaset portalit për eAdministratë të vendit të caktuar dhe të parashtrojë kërkesë për qasje tëlirë drejt tregut të punës. Vendi i caktuar, pas kontrollit e sjell vendimin përfundimtar. Pas marrjes së lejes, personi i interesuar mund të punësohet, nën kushte të njejta si qytetar i lirë i shtetit, deri në dy vite, ndërsa pas skadimit të kësaj periudhe mund të vazhdohet qëndrimi, afati i lejes së punës.

Në kuadër të Ballkanit të Hapur, në dhjetor 2021 u nënshkruan marrëveshje për kushtet për qasje të lirë n[ tregun e punës në Ballkanin Perëndior, si dhe për lidhje të skemave për identifikim elektronik të qytetarëve nga ky rajon.

The post Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, nga sot me treg të vetëm pune appeared first on Albeu.com.

Sfidat e të rinjve të diplomuar në Shqipëri në tregun e punës
Shumë të rinj që diplomohen në Shqipëri kanë vështirësi në tregun e punës dhe për pasojë një pjesë e tyre largohen jashtë vendit. Sipas të dhënave zyrtare largimet më të mëdha janë nga punonjësit e shëndetësisë dhe kryesisht infermierët. Në Gjirokastër, Universiteti por edhe Drejtoria rajonale e Punësimit po bëjnë përpjekje që t`i mbështesin të rinjtë, sidomos në integrimin në tregun rajonal të punës.

Doniljan Reso merr shërbimin si infermier i urgjencës në spitalin rajonal të Gjirokastrës duke qenë i vetëdijshëm se dita mund të jetë me raste të vështira pacientësh.

Ai thotë për Zërin e Amerikës se pasi u diplomua katër vite më parë, punoi për dy vite si infermier në një lagje të Gjirokastrës dhe pas një konkursi nisi punën në urgjencën e spitalit rajonal.

Doniljani thotë se u përball me një fillim të vështrië por u ndihmua nga kolegët më me përvojë.

“Fillimi i punës si të gjithë ishte me ato ëvshtiërsitë, emocionet, pasigurinë. Por duke bashkëpunuar edhe me kolegët , duke u ndërthurru dhe teoria dhe praktika tani ndihem më i sigurt në profesion”, thotë ai.

Pandemia thotë më tej Donilajni e rriti vështirësinë sidmos për urgjencën ku ai punonte.

“Ishte një përvojë e vështirë pasi ishte e pa parë ndonjëherë, e re, por që mësuam shumë prej saj dhe krijuam një eksperiencë mjaft të mirë që do na vlejë për më tej“, tregon ai.

Disa dhjetëra infermierë të spitalit të Gjirokastrës janë larguar pesë vitet e fundit drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera por Doniljani thotë se për momentin nuk e mendon këtë gjë.

“Për momentin nuk mendoj të largohem nga vendi im pasi dua ta ushtroj profesionin tim duke ndihmuar popullin tim, t`u shërbej njerëzve. Derisa më ofrohet kjo mundësi do ta bëj me përkushtim“, thotë ai.

Pagesat për infermierët sidomos në sektorë të tillë sic është urgjenca në spitalet shtetërore në Shqipëri shkojnë deri në 600 dollarë në muaj, ndërsa në sektorin privat janë edhe më të larta, por shumë më të ulta krahasuar me pagën e infermierëve në vendet europiane.

Perspektivat më të mira të punësimit dhe të të ardhurave vazhdojnë të jenë faktorët kryesorë tërheqës të emigrimit të mjaft të rinjve, sipas një studimi të Fondacionit Europian të Trajnimeve kryer për 6 vendet e Ballaknit Perëndimor.

Studimi publakuar në prill të këtij viti vlerëson se rreth 4.000 punonjës shëndetësie nga 6 vendet e Ballkanit Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut Serbia dhe Bosnjë Hercegovina u larguan me kontrata pune në vitin 2020, vetëm në Gjermani

Ndërsa të dhënat e Urdhërit shqiptar të Infermierit në vitin 2020 pohojnë se u larguan për punë apo studime nga Shqipëria 373 infermierë dhe në vitin 2021 rreth 1.100 infermierë.

Dallimi i largimeve është dukshëm nga disa vite më parë, kur në vitn 2016 ishin pajisur nga Urdhëri Infermierit me dokumentacion për t`u larguar jashtë vendit nga Shqipëria vetëm 67 infermierë.

Perspektiva për punësim jashtë vendit po nxit edhe studimet drejt shëndetësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor thotë studimi.

“Nxënësit në këto vende projektojnë emigrimin që në momentin që zgjedhin degët që kërkohen nga tregu europian i punës, thuhet në studimin “Si ndërveprojnë migrimi, kapitali njerëzor dhe tregu i punës në Ballkanin Perëndimor”, përgatitur nga Fondacioni Europian i trajnimeve

Zv. rektori i Univeristetit të Gjirokastrës, Jaho Canaj thotë për Zërin e Amerikës se prurjet në degën e inferrmierisë në këtë univeriste janë më të lartat se degët e tjera, ndonëse më parë universiteti shquhej për përgatitjen e arsimtarëve.

“Infermieria sot ngelet një degë mjaft e kërkuar pasi tregu është globalizuar. Më e kërkuar është kjo degë jo vetëm për tregun e brendshëm të punës por mjaft prej studentëve që gjejnë punë në Gejrmani, Itali dhe këto vitet e fundit edhe në Angli”, thotë ai.

Aktualisht në Shqipëri ka rreth 23.900 infermierë të licencuar falë hapjes së degëve të infermierisë në disa universitete të vendit por edhe universiteteve private, ndërsa mosha mesatare e infermierëve është 43 vjeç.

Sipas vlerësimeve jo zyrtare numri i infermirëve që diplomohen është afërsisht nga 1200 deri në 1500 në vit dhe po i përafrohet numri infermierëve që janë larguar nga vendi një vit më parë.

Zyrat e Këshillimit të Karrierës në Unievrsitete gjurmojnë ecurinë e studentëve pasi doplomohen.

Shumica e studentëve zgjedhin të punësohen në qarqet ku kanë përfunduar Universitetin, thotë Ornela Haska në Zyrëne Karreirës në Universitetin e Gjirokastrës, ndërsa një pjesë largohen edhe jashtë vendit.

“Ne kemi një bazë të dhënash për cdo student që është diplomuar në Universitetin tonë mbi zhvillimin e karrierës.Nga statistikat që ne ekmi marë rreth 70 % e të punësuarve në nivel qarku në sektorë të ndryshëm, përfshi dhe atë të shëndetësisë, janë ish studentët e Univeristetit tonë”, thotë ajo.

Zyra e Karrierës po bashkëpunon edhe me Drejtoritë Rajonale të Punësimit dhe Aftësive në programe që studentët të vlerësojnë mundësitë për praktikë dhe më pas për punësim.

Marseda Xarba, Drejtore e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Gjirokastër thotë për Zërin e Amerikës se sektori infermierisë dhe ai ekonomik janë dy sektorët ku studentët shfaqin interesin më të madh për praktikat profesionale.

“Për sa i përket qytetit të Gjirokastrës është sektori i infermierisë dhe sektori i ekonomisë pasi e gjejnë veten si tek biznesi dhe në insitucionet shëndetësore, klinika apo spital.Përshembull, gjatë kohës së pandemisë kemi pasur një përfshirje të studentëve që kanë përfunduar infermerinë duke bërë jo vetëm praktikën në spitale, por edhe duke punuar. Nga 200 studentë në këto programe dy vitet e fundit 23 janë punësuar pranë këtyre institucioneve ku kanë bërë praktikën“, thotë ajo.

Largimi i të rinjve mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë.

Në parashikimin e studimit të Fondacionit europian të Trajnimeve prirjet e larta të emigracionit nga Shqipëria pritet të krijojnë mungesa shqetësuese të fuqisë punëtore në të gjithë sektorët e ekonomisë për të gjitha llojet e profesioneve, deri në vitin 2030. /VOA

The post Sfidat e të rinjve të diplomuar në Shqipëri në tregun e punës appeared first on Albeu.com.