Tregtia e drogës Archives - Albeu.com

Raporti i BE-së: Rrjetet mafioze të Ballkanit Perëndimor, rol kryesor në tregtinë e drogës
Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor janë bërë aktorët kryesorë të tregjeve të drogës në rajon dhe BE, thuhet në një raport të agjencisë së Bashkimit Evropian për drogën (EMCDDA).

Raporti sqaron se, pozicioni strategjik i vendeve si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Kosova, e shoqëruar me kërkesën e lartë për drogë, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe Turqi, kanë përshpejtuar operacionet e grupeve kriminale.

“Disa vende të BE-së gjenden në rrugët e trafikimit që kalojnë përmes Ballkanit Perëndimor përpara se të kthehesh në BE. Kjo do të thotë se flukset e trafikimit mund të jenë komplekse”, thuhet në raportin në fjalë i cili është pjesë e një studimi më të madh rajonal të kryer mes viteve 2019 dhe 2022.

Komunitetet e shumta në vendet e BE-së, po ashtu ofrojnë një grup individësh që mund të shfrytëzohen ose rekrutohen nga këto rrjete, thuhet në raport.

Agjencia e BE-së kundër drogës, EMCDDA, raportoi lidhur me veprimtarinë e grupeve nga Ballkani Perëndimor në Belgjikë dhe Holandë, ku portet si Antwerp-i dhe Roterdam-i luajnë një rol të rëndësishëm tek trafiku i drogës në BE.

Sipas agjencisë EMCDDA, rrjetet ballkanike të drogës kanë interesa të mëdha në vende si Gjermania, Italia, Spanja, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar kur flitet për tregjet e kokainës, heroinës dhe kanabisit.

Këto rrjete kanë vënë në përdorim teknologjinë e fundit për të përmirësuar efikasitetin e prodhimit të drogës, trafikimin dhe pastrimin e parave, thuhet në raport.

Këtu përfshihen pajisjet komplekse për kultivim në mjedise të brendshme, përdorimin e dronëve, shfrytëzimin e monedhave dixhitale dhe komunikimet e koduara.

Si Ballkani Perëndimor ashtu edhe vendet e BE-së shërbejnë si strehë për kriminelët që fshihen nga grupet rivale kriminale ose nga organet e zbatimit të ligjit.

“Anëtarët e rrjeteve kriminale italiane dhe turke raportohet se i shmangen drejtësisë duke u vendosur në Ballkanin Perëndimor, ndërsa organizatat kriminale ruse mendohet se janë të përfshira në aktivitete të pastrimit të parave përgjatë vijës bregdetare të rajonit”, tha agjencia e BE-së kundër drogës, EMCDDA./voa

The post Raporti i BE-së: Rrjetet mafioze të Ballkanit Perëndimor, rol kryesor në tregtinë e drogës appeared first on Albeu.com.

“Piranjat” godasin sërish: Tregtia e drogës lulëzon në mes të Tiranës, shpërndarësi pranon se ka korruptuar zyrtarin e lartë
“Piranjat” i janë rikthyer edhe njëherë temës që ndoqën dy javë më parë, ku u zbulua se tregtia e drogës lulëzonte jo vetëm nëpër cepat dhe lagjet e Tiranës, por edhe në zemër të kryeqytetit.

“Piranja” Rovena Cerka zbuloi me detaje aktivitetin e përditshëm të një shpërndarësi, siç quhet rëndom, një 30-vjeçar që “tregtinë” e zhvillon në një nga zonat me të frekuentuara të kryeqytetit, “Parku Rinia”.

https://youtu.be/itkdcKe68J4

Me të mbërritur në pikëtakim, shpërndarësi i ofron gazetares së Piranjave një sasi kokaine vetëm për ta provuar, kërkesë e cila ndeshet në refuzim të prerë. Megjithatë insistimi i tij vazhdon pa rezultat, por si një strategji për të tërhequr më shumë njerëz në përdorimin e drogës.

Ai madje nuk frikësohet as nga makina e policisë që kalon aty pranë, duke zbuluar se ka nga ata policë që “rrotullohen me një 20-ëshe apo 30-ëshe.”

Me të fituar besimin, shpërndarësi tregon se më parë ka qenë i dënuar për tentativë për vrasje, pasi ka plagosur dikë që i kishte ngacmuar motrën. Ai, si shumë shpërndarës të tjerë, është gjithashtu përdorues droge.

Më tej ai fillon ta prezantojë gazetaren edhe me pjesëtarë të tjerë të grupit, një pjesë ë të cilëve kanë detyrën të survejojnë zonën dhe t’i ruajnë krahët njëri-tjetrit.

Edhe pse në një zonë me policë të shumtë ata duket se nuk frikësohen dhe nuk u hyn në sy fakti që mund të kalojnë disa orë në komisariat.

Detajet më tronditëse janë ato që zbulohen në vijim. Shpërndarësi, I cili duhet të paraqitet në shërbimin e provës, tregon se ka paguar drejtues të këtij institucioni, të cilët kanë pranuar ryshfet.

Ai thotë se nga një herë në muaj, ai tashmë paraqitet vetëm një herë në 3 muaj dhe nëse nuk shkon është drejtori ai që “i rregullon punët”.

Sa të vërteta janë këto pretendime, mbetet në dorën e drejtësisë dhe institucioneve të tjera për t’u verifikuar. /abcnews.al

The post “Piranjat” godasin sërish: Tregtia e drogës lulëzon në mes të Tiranës, shpërndarësi pranon se ka korruptuar zyrtarin e lartë appeared first on Albeu.com.