tregtaret Archives - Albeu.com

Djegia e tregut, akuza dhe bilanc fatal/ Tregtarët: Nuk na lejuan të shpëtojmë mallin
Zjarri që pushtoi tregun industrial në lagjen “5 Maji” në Tiranë është drejt shuarjes, teksa për qindra tregtarë hapet një kapitull që, sipas tyre, askush nuk e kupton: kush dhe si do të kompensohen dëmet e tyre. Një pjesë e tyre flasin për qindra mijëra euro dëme, ndërsa autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkaqet e ngjarjes.

Sipas këtyre të fundit, ka dyshime për një shkëndijë elektrike, por askush nuk mban përgjegjësi nëse kishte mirëmbajtje, inspektime apo ndërhyrje për ta parandaluar një ngjarje të tillë. Tregtarët denoncojnë se zjarrfikëset nuk u paraqitën me pajisjet e duhura dhe se autoritetet nuk i lejuan të shpëtonin mallin.

Këto janë pasojat e zjarrit apokaliptik që mbajti të pushtuar përgjatë gjithë mbrëmjes së të enjtes dhe mëngjesin e së premtes tregun industrial të ish-uzinës “Dinamo” në kryeqytet. Ajo çfarë ka mbetur nga objekti trekatësh janë sendet metalike dhe gërmadhat, teksa gjithçka tjetër është shkrumbuar.

Tymi del ende nga disa vatra të vogla që janë aktive. Tregtarët janë të shokuar dhe të tronditur, teksa flasin për pasoja që kapin vlera të pallogaritshme, por ngrenë supet kur pyeten nëse shpresojnë në ndonjë kompensim.

Policia ende nuk ka sqaruar zyrtarisht shkakun, ndërsa në rrugë informale flitet për një incident elektrik. Edhe pse gjysmëzyrtarisht thuhet se pikërisht në vendin që shikoni në pamje ka nisur shkëndija, askush nuk sqaron nëse, në një kapanon kaq të madh, cilat ishin masat që kishin marrë autoritetet për të parandaluar ngjarje të tilla, si mjetet kundër zjarrit, inspektimet, kontrollet dhe mirëmbajtja.

Kur ka kaq shumë paqartësi mbi këtë situatë, fatkeqësisht ka prej tyre që tentojnë të bëjnë vetëgjyqësi, si këta tregtarë që fajësojnë njëri-tjetrin, duke bërë që policia të kryejë shoqërimin e tyre pas përplasjeve gati fizike.

Jashtë kamerave, në një nga zonat e nxehta të ndërtimtarisë shumëkatëshe, siç është lagjja e “5 Majit”, ku pallatet kanë arritur deri ngjitur me tregun, tregtarët dhe banorët nuk e fshehin dyshimin se mund të kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme./Syri.net

The post Djegia e tregut, akuza dhe bilanc fatal/ Tregtarët: Nuk na lejuan të shpëtojmë mallin appeared first on Albeu.com.

Zjarri në tregun në Shkodër, tregtarët kërkojnë ndihmë: Kemi familje, ata duan bukë, u shkrumbuan miliona lekë mall
Ditën e djeshme, një zjarr masiv ra në tregun e rrobave të përdorura. Dhjetëra tregtarë kanë kërkuar ndihmë, pasi i gjithë malli që ata kishin është shkrumbuar.

Ata shprehen se situata është shumë e vështirë, pasi malli me miliona lekë vlerë , nuk është më, ndërkohë që ata duhet të mbajnë familjet.

“Tregtoj prej 20 e ca vitesh. Kemi pasur miliona lekë mall. Shkaqet e zjarrit nuk i dimë,. Ne ishim në shtëpi. Ç’më duhet shkaku kur më është shkrumbuar gjithçka. Shteti duhet të bëjë tregun e të na thotë e keni këtu. Ku ishte shteti kur u detyruam në të hynim aty”?- shprehet një tregtare.

“Kemi shtëpi kemi familje dhe ata duam bukë. Shteti i do dritat e ujin”, thotë një tjetër.

The post Zjarri në tregun në Shkodër, tregtarët kërkojnë ndihmë: Kemi familje, ata duan bukë, u shkrumbuan miliona lekë mall appeared first on Albeu.com.

Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, tregtarët e Belshit sërish në protestë! Deputeti i PD: Të hetohet tenderi dhe nëse është zbatuar projekti
Tregtarët e Belshit kanë dalë sërish në protestë këtë të shtunë duke kundërshtuar spostimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit.

Edhe pse e shtuna është ditë pazari, tregtarët nuk mundën të ushtronin aktivitetin e tyre, ndërsa refuzojnë të çojnë mallin në tregun e ri, të ndërtuar nga bashkia, pasi është larg zonës së banuar dhe nuk aksesohet nga blerësit.

Në mbështetje të tregtarëve doli sot edhe deputeti Dashnor Sula, i cili në një reagim në rrejtët sociale, i ka bërë thirrje kryetarit të bashkisë së të Belshit që të organizojë një takim me banorët.

‘6 javë protestë në veshin e shurdhët. Kjo arrogancë ndaj atyre njerëzve që e kanë besuar në atë karrige nuk justifikohet ndryshe veçse me faktin e “kafes” që mund të ketë marrë nga biznesmenët e Tiranës që kanë shtrirë duart edhe në Belsh.’- shkruan Sula.

Po ashtu Sula u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojë faktin se pse agrotregu i ndërtua në një vend ku nuk shkojnë dot as tregtarët e as klientët.

‘Një thirrje kam edhe për institucionet e drejtësisë: Bëjeni si mundim dhe shkoni një herë në këtë Bashki. Hetojeni një herë që nga fakti se përse agrotregu u ndërtuan në një vend që s’mund të shkojnë as tregtarët e as klientët. Se sa ka qenë tenderi për ndërtimin e atij tregu dhe nëse është ndërtuar sipas projektit. Shkoni e shikoni sepse kanë hedhur beton për rrugët por kanë harruar të vendosin zgarat metalike dhe betoni ka filluar të çahet. Hyrja dhe dalja në rrugën kryesore nga tregu është menduar në kthesë dhe është një potencial të madh aksidentesh.

Afër mendsh që në 2024-ën, kushtet për një treg duhet të jenë më të mira. Këto kushte mund të plotësoheshin në vendin ku pazari organizohet për më shumë se dy dekada. Por qëllimisht është larguar në një vend të paaksesueshëm sepse në Belsh kanë instaluar bizneset e tyre shumë nga ata që quhen oligarkë në Tiranës dhe duan ta përqëndrojnë të gjithë ekonominë e zonës vetëm në duart e tyre.’- tha Sula.

The post Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, tregtarët e Belshit sërish në protestë! Deputeti i PD: Të hetohet tenderi dhe nëse është zbatuar projekti appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimeve revolton kuksianët: Ose kontrolloni çmimet, ose na i bëni pensionet 500 mijë lekë
Rritja e çmimeve ka revoltuar qytetarët kuksianë, të cilët kanë kërkuar nga qeveria që ose të reflektojë e të rishikojë çmimet, osë të ngrerë pensionet në 500 mijë lekë të vjetra.

Në tregun e fruta-perimeve në Kukës, lëvizja është shumë e ulët, edhe ato pak konsumatorë i sheh me nga një ose dy artikuj në duar.

“Çmimet janë ngritur, janë bërë të papërballueshme për ne pensionistët”, deklaroi një qytetar për Fax Neës.

“Shteti të vendosë kontroll mbi çmimet, ose të na i bëjë pensionet 500 mijë lekë, shumë të papërballueshme janë”, vijoi ai.

Konsumatorët e shprehin indinjatën e tyre në formë rebelimi ndaj çmimeve të larta.

Ndërsa tregtarët shtojnë se papunësia ka detyruar emigrimin masiv të qytetarëve ndaj vendeve të evropës, e për pasoj ka rënë edhe fuqia blerëse.

Ata nuk e fshehin faktin se çmimet janë rritur, por duhet që dikush të ndërhyjë për stabilizimin e tyre.

Kukësi prej vitesh po ndeshet me fenomenin e largimeve, papunësi e varfëria e radhisin si qarkun më të ardhura më të ulta në vend./albeu.com/

The post Rritja e çmimeve revolton kuksianët: Ose kontrolloni çmimet, ose na i bëni pensionet 500 mijë lekë appeared first on Albeu.com.