tregjet ne turqi Archives - Albeu.com

Bullgarët “pushtojnë” Turqinë pas rënies së lirës
Turqia ndodhet në krizë ekonomike, shoqëruar me çmime të larta dhe zhvlerësim të monedhës vendase. Por situata duket e volitshme për turistët e huaj. Rënia e monedhës turke, në nivele historike gjatë muajit dhjetor, ka tërhequr javët e fundit një numër të madh blerësish nga Bullgaria, që hyjnë në Turqi nëpërmjet kufirin perëndimor të vendit.

Një nga tregjet e qytetit turk, Edirne është i mbushur me blerës nga Bullgaria. Ndalesa e parë e tyre janë në pikat e shkëmbimit të valutës.

“Jemi nisur me autobus rreth orës 3 të mëngjesit. Jemi një grup i vogël. Nuk pritëm shumë në kufi. Pasi mbërritëm në Edirne këmbeva 200 leva (bullgare) dhe vlenin 1150 lira (turke) është shumë mirë për ne“, thotë Hatice Ahmedova, turiste bullgare.

Gulfiye Osinova, 60 vjeç, thotë se ka ardhur të blejë dhurata për fëmijët e nipërit.

“Këtu është me mjaft leverdi për të blerë. Do të blej rroba e ushqime. Bullgaria është shumë më shtrenjtë. Kam ndërruar 500 Leva, e më mjaftojnë për të gjithë”.

Turqia po vuan nga një krizë ekonomike me shifra zyrtare të inflacionit mbi 21%, gjë që ka ndikuar tek çmimet e ushqimeve, karburantit dhe pajisjeve shtëpiake. Por për bullgarët, ky është një rast i mirë dhe ata largohen nga vendi me bagazhet e mbushura plot, kryesisht me ushqime. Dhjetori ishte muaji më i paqëndrueshëm për lirën turke, e cila arriti nivelin më të ulët historik, duke humbur më shumë se 60% të vlerës së saj ndaj dollarit.

Por prej 20 dhjetorit lira ka nisur të stabilizohet, pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi masa të reja financiare për të mbrojtur depozitat në lira nga luhatjet e monedhës. Bulent Reisoglu, presidenti i shoqatës së tregut ‘Ulus’ në Edirne, thotë se numri i të huajve është katërfishuar gjatë javëve të fundit.

“Parkingjet janë të mbushura me makina bullgare, është bërë pothuajse e pamundur të shihen targat e Edirnes apo Stambollit. Ata blejnë si të çmendur, blejnë pesë ose dhjetë gjëra nga i njëjti mall, me logjikën e shitjes së tyre ose duke menduar se nuk do t’i gjejnë më dot“.

Disa blerës vijnë edhe nga Greqia fqinje.

“Kam ardhur nga Gumulcu i Greqisë. Shkëmbeva 100 euro dhe kam bleva dhurata për vete dhe familjen, jam shumë e lumtur”, thotë Esra Molla, turiste greke.

Pavarësisht rimëkëmbjes së lirës në javën e fundit, monedha turke ka humbur gati 40% të vlerës së saj këtë vit, shkaktuar nga këmbëngulja e Presidentit Erdogan për të ulur normat e interesit, të cilat aktualisht janë në 14%. Parimet ekonomike sugjerojnë se inflacioni mund të ulet duke rritur normat e interesit, por zoti Erdogan mbështet të kundërtën.

Programi i tij i ri ekonomik, parashikon kredi me norma të ulta interesi, eksporte të larta e rritje të madhe ekonomike. Por turqit vazhdojnë të presin në radhë të gjata për bukë, e në të ftohtë, në kushtet kur fuqia e tyre blerëse ka rënë. Zoti Erdogan u ka kërkuar bizneseve turke që të ulin çmimet derisa lira të stabilizohet, por kjo nuk ka shenja se do të ndodhë së shpejti./VOA/

The post Bullgarët “pushtojnë” Turqinë pas rënies së lirës appeared first on Albeu.com.