tre fëmijët e familjes Meta Archives - Albeu.com

Vranë babain dhe e groposën në oborr, tre fëmijët e familjes Meta dalin sot para gjykatës
Ditën e sotme, tre fëmijët e familjes Meta, do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, të cilët akuzohen se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta, më 10 Shkurt në Shënavlash të Durrësit dhe e varrosën në kasollen e bagëtive, ndërsa më pas e shpallën të zhdukur.

Nga dosja hetimore e familjes Meta, kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim.

Versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta, është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare.

Të pyetur nga policia ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta, ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej, pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

Nga hetimet e policisë, deri më tani rezulton se djali i madh, Hysen Meta, ka qëlluar me 4 plumba babain e tij, duke i shkaktuar atij vdekjen, ndërsa vëllai dhe motra ndihmuan në mbledhjen me plastmas të trupit dhe më pas groposjen e tij.

Në dosje thuhet se “Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O Q. , R. Q. E. Q. ku shtetasja E. Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar”.

Nga ana tjetër, Blerina Meta, nëna e tre fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Blerina Meta, vazhdon ta mohojë që ishte në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë e shumta që vajza ka dhënë mbi ngjarjen, dhe që prokuroria e ka pjesë të dosjes, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.

“Kur mami u thye në shtëpi u trondit nga ajo që kishim bërë. Të dyja qëndruam në shtëpi dhe pastruam vendin dhe divanin nga gjaku, aty ku vëllai qëlloi babi. Ne e ngjitëm divanin në kat të dyte, ndërsa dy vëllezërit u morën me groposjen e trupit”.

The post Vranë babain dhe e groposën në oborr, tre fëmijët e familjes Meta dalin sot para gjykatës appeared first on Albeu.com.