trazirat ne kazakistan Archives - Albeu.com

Trazirat vdekjeprurëse në Kazakistan, Presidenti: Ishte grusht shteti
Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev e ka përshkruar dhunën vdekjeprurëse javën e kaluar si një tentativë për grusht shteti.

Ai u tha udhëheqësve të një aleance ushtarake të shteteve ish-sovjetike se aksioni ishte koordinuar nga një “qendër e vetme”, por nuk tha që ata ishin përgjegjës.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Kazakistani ishte shënjestruar nga terrorizmi ndërkombëtar, por nuk dha prova për këtë pretendim. Ai shtoi se Rusia nuk do të lejonte kurrë revolucione në rajon.

Trupat nga Rusia dhe vende të tjera janë aktualisht në Kazakistan për të rivendosur rendin.

Demonstratat, të shkaktuara nga rritja e çmimeve të karburantit, u kthyen në trazirat më të këqija që ka parë vendi në 30 vitet e tij të pavarësisë. Dhjetëra njerëz raportohet të kenë vdekur, duke përfshirë 16 anëtarë të forcave të sigurisë.

Protestat nisën më 2 janar dhe u rritën për të pasqyruar pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe ish-presidentit Nursultan Nazarbayev, i cili udhëhoqi Kazakistanin për tre dekada dhe ende mendohet se ka ndikim të rëndësishëm.

Korrespondentët thonë se dhuna e fundit mund të lidhet me një luftë për pushtet brenda elitës qeverisëse.

Një javë pas shpërthimit të dhunës, autoritetet thonë se situata tani është stabilizuar, me trupat që vazhdojnë operacionet e “pastrimit” dhe ruajtjen e objekteve strategjike.

Një gjendje e jashtëzakonshme dhe një shtetrrethim mbarëkombëtar mbeten në fuqi. Pothuajse 8,000 njerëz janë arrestuar në të gjithë vendin, tha të hënën Ministria e Brendshme./albeu.com

The post Trazirat vdekjeprurëse në Kazakistan, Presidenti: Ishte grusht shteti appeared first on Albeu.com.

Gazeta italiane: Bitcoin shkaktoi trazirat në Kazakistan! Tani kërcënohet Kosova dhe Irani
Kazakistani u përfshi ditët e fundit nga protesta të dhunshme e trazira, ku mbrëmjen e djeshme numri i viktimave ishte 164.

Trazirat e dhunshme që kanë përfshirë vendin u nxitën nga rritja e çmimit të karburantit, që u reflektuan edhe tek produkte të tjera. Por pas ndezjes së situatës ka një shkak edhe më të largët, shkruan “Corriere della Sera”.

Sipas medias italiane ai është zbarkimi në shtetin ish-sovjetik, i dhjetëra mijëra kompanive që trajtojnë kriptovalutat.

Aktivitetet në Bitcoin, kanë ndikim të lartë energjetik dhe kjo mund të ketë ndikuar në rritjen e çmimit të hidrokarbureve.

Corriere della Sera shkruan se probleme analoge po përjetojnë edhe Kosova e Irani, të cilat kanë pezulluar të gjitha transaksionet në Bitcoin pas problemeve me energjinë elektrike.

Policia në Kosovë ka konfiskuar mbi 300 pajisje për prodhimin e kriptovalutave, kryesisht në veri të vendit, ku nuk paguhet elektriciteti./albeu.com/

The post Gazeta italiane: Bitcoin shkaktoi trazirat në Kazakistan! Tani kërcënohet Kosova dhe Irani appeared first on Albeu.com.

Kaosi në Kazakistan, mbi 5 mijë persona të arrestuar
Më shumë se 5,000 njerëz janë arrestuar në Kazakistan lidhur me trazirat që kanë tronditur vendin më të madh të Azisë Qendrore javën e fundit, u cituan të kenë thënë autoritetet kazake të dielën.

Në total, 5,135 persona janë arrestuar për t’u marrë në pyetje si pjesë e mbi 100 hetimeve të veçanta që lidhen me trazirat, sipas ministrisë së brendshme të këtij shteti.

Kazakistani, një vend i pasur me energji dhe me rreth 19 milionë banorë është tronditur javën e kaluar nga trazirat që u përhapën në qytete të ndryshme të vendit e ku u vranë dhjetëra persona duke përfshirë civil dhe forca të rendit.

Rritjet e çmimit të karburantit shkaktuan trazira një javë më parë në zonat provinciale perëndimore, por ato arritën shpejt në qytetet më të mëdha, duke përfshirë qendrën ekonomike Almaty, ku shpërthyen trazirat dhe policia hapi zjarr duke përdorur plumba drejt protestueseve.

Dëmet e trazirave

Ministria e Brendshme e Kazakistanit, e cituar të dielën nga media lokale, tha se vlerësimet fillestare tregojnë se dëmi i shkaktuar ndaj pronës shtetërore dhe private është rreth 175 milionë euro.

Më shumë se 100 biznese dhe banka u sulmuan dhe plaçkitën dhe më shumë se 400 automjete u shkatërruan, citohet të ketë thënë ministria e Brendshme e Kazakistanit.

“Sot situata është stabilizuar në të gjitha rajonet e vendit,” tha Ministri i Brendshëm Erlan Turgumbayev, duke shtuar megjithatë se “operacioni kundër terrorizmit po vazhdon në një përpjekje për të rivendosur rendin në vend”.

Një qetësi relative u duk se po kthehej në Almaty, me policinë që ndonjëherë qëllonte në ajër për të ndaluar njerëzit që i afroheshin sheshit qendror të qytetit, raporton AFP.

Arrestimet për “tradhti”

Përkundër faktit se forcat e rendit kanë vënë nën kontroll situatën, tashmë kanë filluar arrestimet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të këtij shteti nën akuzat për “tradhti të rëndë”.

Të shtunën, u raportua se autoritetet kazake arrestuan ish-kreun e Komitetit të Sigurisë Kombëtare me dyshimin për tradhti.

Karim Massimov, i cili u shkarkua këtë javë nga ky organi i rëndësishëm i inteligjencës u arrestua së bashku me disa zyrtarë të tjerë, emra e të cilëve nuk u bënë publik.

Trazirat filluan si përgjigje ndaj një rritjeje të çmimit të karburanteve, por u shndërruan në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë së presidentit Kassym-Jomart Tokayev i cili mbështetet nga Rusia dhe ishte presidenti Nursultan Nazarbayev, familja e të cilit besohet se gjerësisht ka ruajtur ndikimin në Nur-Sulltan.

SHBA kundër trupave ruse

Më kërkesë të presidentit të Kazakistanit, një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia u vendos në Kazakistan gjë që nxiti reagime të shumta nga perëndimi, në veçanti nxiti reagimin e SHBA-së.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara kanë disa pyetje sa i takon kërkesës së Kazakistanit për ndihmë nga organizata e sigurisë, e udhëhequr nga Rusia.

Blinken, tha se autoritetet kazake “kanë kapacitet për t’u përballur me protestat” në atë mënyrë që do të respektoheshin të drejtat e protestuesve dhe në të njëjtën kohë duke vënë rend dhe ligj.

“Prandaj nuk është e qartë pse ata e ndien të nevojshme për të kërkuar ndihmë nga jashtë, dhe ne jemi duke u munduar që të kuptojmë më shumë për këtë gjë”, tha Blinken gjatë një konference për media më 7 janar në Departamentin e Shtetit.

Dhjetëra persona të vrarë

Mediat lokale në Kazakistan raportuan se deri më tani të paktën 13 zyrtarë të zbatimit të ligjit vdiqën në qytetin Almaty dhe 353 persona u plagosën, por numri i protestuesve të vrarë në trazira ende nuk është i qartë.

Më shumë se 1,000 njerëz në rajone të ndryshme u plagosën si pasojë e trazirave.

Prej tyre, pothuajse 400 u shtruan në spital, me 62 persona në kujdes intensiv, citohet të ketë thënën Ministria e Shëndetësisë së Kazakistanit./REL

The post Kaosi në Kazakistan, mbi 5 mijë persona të arrestuar appeared first on Albeu.com.

Trupat ushtarake të Rusisë nisën për në Kazakistan, ndërsa goditja vazhdon
Forcat e udhëhequra nga Rusia kanë mbërritur në Kazakistan me kërkesë të liderit autoritar të vendit, në mes të një shtypjeje të protestave antiqeveritare.

Ministria e Brendshme tha se 26 “kriminelë të armatosur” ishin “likuiduar” dhe 18 oficerë sigurie u vranë në trazirat, të shkaktuara nga një rritje e çmimit të karburantit.

OKB, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna.

Interneti nuk funksionon dhe pak informacione të pavarura po vijnë. Më shumë se 3,000 njerëz janë arrestuar, tha ministria e brendshme.

Sipas mediave lokale, në të gjithë vendin janë ngritur 70 postblloqe.

Në një deklaratë të premten, presidenti Kassym-Jomart Tokayev tha se “rendi kushtetues ishte rivendosur kryesisht në të gjitha rajonet e vendit” dhe se “autoritetet lokale ishin në kontroll të situatës”.

Presidenti, i cili ka fajësuar “terroristët” të trajnuar nga të huajt për trazirat pa dhënë dëshmi, tha se operacionet do të vazhdojnë derisa “militantët të eliminohen plotësisht”./albeu.com

The post Trupat ushtarake të Rusisë nisën për në Kazakistan, ndërsa goditja vazhdon appeared first on Albeu.com.