transporti Archives - Albeu.com

Shoqatat e transportit publik në alarm: Rrezik ndërprerjeje shërbimi në 450 linja, shkak rritja e kostove të karburantit
Shoqatat e transportit publik kanë ngritur alarmin se sektori po përballet me një rritje të fortë kostosh, kryesisht për shkak të shtrenjtimit të karburantit dhe mungesës së masave kompensuese nga institucionet, duke paralajmëruar se nga java e ardhshme mund të ndërpritet shërbimi për rreth 450 linja në të gjithë vendin.

Shoqata e Transportit Qytetas dhe ajo e Transportit Urban dhe Interurban i janë drejtuar sërish ministrive përgjegjëse të Delina Ibrahimaj dhe Enea Karakaçi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente dhe miratimin e një skeme kompensimi për karburantin, të ngjashme me atë të aplikuar në vitin 2022.

Sipas operatorëve, pas takimit të zhvilluar më 1 prill, ishte premtuar një tjetër mbledhje më 7 prill, e cila nuk është realizuar, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë reagim apo qëndrim zyrtar nga institucionet. Kjo situatë, sipas tyre, po rrit pasigurinë financiare dhe po e bën të pamundur vijimin normal të aktivitetit.

Në kërkesat e tyre, shoqatat theksojnë se rritja e kostove të mirëmbajtjes, pjesëve të këmbimit dhe sidomos karburantit ka rënduar ndjeshëm sektorin, duke kërkuar një paketë emergjente mbështetëse dhe një kompensim të naftës në nivelin e propozuar prej 100 lekë për litër.

Operatorët paralajmërojnë se, në mungesë të ndërhyrjes së menjëhershme, sektori rrezikon reduktimin e flotës, uljen e frekuencës së linjave dhe në fund ndërprerjen e shërbimit publik, me pasoja direkte për qytetarët në transportin urban dhe ndërurban.

Sipas tyre, kërkesa përfshin edhe lehtësime fiskale, përfshirë akcizën, taksën e qarkullimit dhe TVSH-në, si mënyrë për të stabilizuar situatën dhe për të shmangur kolapsin e sektorit.

The post Shoqatat e transportit publik në alarm: Rrezik ndërprerjeje shërbimi në 450 linja, shkak rritja e kostove të karburantit appeared first on Albeu.com.

Nuk rritet çmimi i biletës! Transporti urban në Tiranë drejt subvencionit 12 lekë për biletë për shtimin e kostove
Operatorët e transportit urban kryeqytetas, për shkak të shtimit të kostove nga karburanti dhe pagat e punonjësve, kanë përsëritur vazhdimisht kërkesën për dyfishimin e çmimit të biletës nga 40 lekë në 80 lekë. Por Bashkia e Tiranës ka zgjedhur ta subvencionojë rritjen e munguar të çmimit të biletës dhe të shtojë vlerën e kompensimit për abonenë e studentëve. Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban Qytetas, Kostandin Foni, tha për Monitor se janë zhvilluar një sërë takimesh me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, teksa pritet që formula për përllogaritjen e subvencionit të paraqitet nëpërmjet një draft projektvendimi.

Mbështetur në llogaritjen e shpenzimeve dhe sasinë e shitjes së biletave nga secili operator do të llogaritet edhe shuma e dhënies së subvencionimit që do të jetë e përmuajshme.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas parashikohet që kompensimi të jetë 12 lekë për çdo biletë të shitur. Po ashtu për shpërndarjen e aboneve falas për studentët nga muaji tetor deri në qershor, Bashkia e Tiranës kompenson operatorët në vlerën e 600 lekë për abone. Nisma e Bashkisë së Tiranës “Abone falas për studentët” ka nisur zbatimin nga 1 nëntori 2022. Për studentët e pajisur me kartë studenti për të gjitha linjat, në transportin qytetas në bashkinë e Tiranës” është përcaktuar dhe mënyra e kompensimit, bazuar në vendimin e Bashkisë së Tiranës, pra kompensimi për 600 lekë/abone e shitur.

Me ndryshimet për dhënien e kompensimet operatorët pritet të përfitojnë 1,600 lekë kompensim, sa çmimi i abonosë së përgjithshme. Pra mund të ketë një rritje të subvencionimit për abonenë e studentëve prej 1,6 herë. Në muaj për të gjithë operatorët shpërndahen 22,000 -23,000 abone falas për studentët, për periudhën e vitit akademik që nis nga muaji tetori dhe përfundon në qershor.

Kompanitë kanë ngritur disa herë shqetësimin se për secilin operator në Tiranë shitjet e biletave ranë 37% nga shpërndarja e aboneve falas. Në tetor 2023, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në një letër drejtuar bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit ku u kërkohej rimbursimi i plotë në vlerën e 1,600 lekë të aboneve të studentëve që shpërndahen falas, pasi dhënia e tyre falas rrezikonte falimentimin e 11 kompani të transportit urban për 16 linja.

Transporti publik i Tiranës vijon të jetë në gjendje të rënduar financiare për shkak të rënies së numrit të pasagjerëve dhe shtimit të kostove nga karburanti, mirëmbajtja dhe rritja e pagave e shoferëve dhe faturinove.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni tha për “Monitor” se përgjatë vitit numri i pasagjerëve në linjat urbane vijon të jetë me rënie 35%, ndërsa në muajt e verës ka 50% më pak pasagjerë.

Sipas tij gjithashtu kostot e mirëmbajtjes për flotën e autobusëve janë dyfishuar për secilin operator nga nisja e luftës në Ukrainë dhe deri tani.

Gjithashtu janë dyfishuar edhe rritjet e kostove për pagat e personelit. Paga mesatare e një shoferi ka arritur 90 mijë në muaj, ndërsa e një faturino 75 mijë në muaj.

“Për shkak të vështirësive financiare operatorët e kanë të pamundur të mbijetojnë apo dhe më tej të përmirësojnë shërbimin. Ndërsa shtimi i flotës së mjeteve është kosto e shtuar, kur numri i pasagjerëve është me rënie”, pohon ai. Në Tiranë janë 12 operatorë të licencuar që operojnë në 16 linja. Shoqata paralajmëron se në rast se nuk arrin të miratohet formula për dhënien e kompensimit brenda muajit shtator, atëherë të gjithë operatorët e transportit publik qytetas rrezikojnë të ndërpresin shërbimin./Monitor

The post Nuk rritet çmimi i biletës! Transporti urban në Tiranë drejt subvencionit 12 lekë për biletë për shtimin e kostove appeared first on Albeu.com.

Familja Idrizaj blinte gjëra luksi në Francë, transporti i tyre bëhej kontrabandë, më pas fshiheshin të ardhurat
Prokuroria e posaçme, ka zbardhur rolin e familjes së ish-shoferit të Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, gruan dhe dy vajzave të saj. Sipas gazetarit të Ora News Edison Vatnikaj, nga aktet e administruara rezulton se personat nën hetim gjatë aktivitetit të tyre kriminal, kanë blerë produkte luksi nga firmat më prestigjoze në Francë, blerje të cilat janë realizuar si me para në dorë (CASH), ashtu dhe nëpërmjet kartave të ndryshme bankare.

Produktet e luksit të blera nga pjesëtart e familjes Idrizaj Elda, Egi dhe Bora Idrizaj, janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata, janë transportuar nga lidhjet e tyre, si dhe nga ana e kompanive të transportit Francë-Shqiperi.

Sende të cilat janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, duke u marrë në dorezim nga të hetuarit e familjes Idrizaj, të cilët i shitur ne territorin shqiptar nepermjet reklamimit në rrjete sociale, si dhe duke fshehur të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Sipas Spak, personat nën hetim nga familja Idrizaj, si dhe persona të tere mermin shuma te konsiderueshme monetare me perqindje nga disa persona te cilat nuk ishin te licencuar per te kryer nje aktivitet te tille, e me konkretisht nga personat nën hetim Agustin Mesuli, Altin Doda, Vangjush Kashara dhe Tomorr Barruti.

The post Familja Idrizaj blinte gjëra luksi në Francë, transporti i tyre bëhej kontrabandë, më pas fshiheshin të ardhurat appeared first on Albeu.com.

Urbanët në Tiranë nuk kanë kondicioner, qytetarët marrin freskuese me vete për të përballuar vapën e tmerrshme (FOTO)
Urbanët në Tiranë nuk kanë kondicioner, qytetarët marrin freskuese me vete për të përballuar vapën e tmerrshme

Vetëm pak javë më parë shoqatat e transporteve në Tiranë kërkuan sërish rritje të çmimit të biletës së urbanit, pasi sipas tyre çmimi aktual nuk mbulon shpenzimet e kompanive që operojnë në kryeqytet.

Ndërkohë nga ana tjetër qytetarët duke folur në media të ndryshme të vendit, por edhe në rrjete sociale, ankohen shpesh për mungesë të kushteve, e para është mbipopullimi në urbane, pastaj vijnë vonesat në stacion, dhe tashmë gjatë periudhës së verës është edhe mungesa e ajrit.

Shumica e urbanëve në Tiranë nuk kanë kondicionerë, por edhe në ato autobusë që janë nuk ndizen, pasi siç edhe u bë publikë pak ditë më parë në një emision investigativ, shoferët dhe faturinot shprehen se e kanë urdhër nga lart.

Por pavarësisht të gjitha këtyre, qytetarët e kanë gjetur vetë zgjidhjen për t’i bërë ballë këtij të nxehti të papërballueshëm, aq më tepër kur temperaturat rriten edhe më shumë nëpër urbanët e Tiranës për shkak të mungesës së ajrit aty brend apor edhe kondicionerëve.

Në redaksinë e AlbEu.com kanë mbërritur foto të bëra nga brenda urbanëve që kryejnë transportin e qytetarëve brenda Tiranës, ku siç shihet zgjidhja e qytetarëve është marrja me vete e freskueseve me bateri.

E vetmja pyetje që vjen ndërmend kur sheh këto pamje të qytetarëve që ju duhet të marrin freskuese me bateri me vete për të përballuar vapën në urbane është: Nëse vendoset që çmimi i biletës të rritet, po qytetarët a do të kompensohen për shpenzimet që kryejnë për tu freskuar gjatë udhëtimit?

/T.Halili/AlbEu.com/

The post Urbanët në Tiranë nuk kanë kondicioner, qytetarët marrin freskuese me vete për të përballuar vapën e tmerrshme (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Kompanitë çeke, interes për agroturizmin dhe rritjen e agrumeve
Infrastruktura e transportit (rrugët, hekurudhat, aeroportet), prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja e energjisë, bujqësia, turizmi, mjedisi apo shëndetësia janë disa nga sektorët që investitorët e huaj shohin me interes në Shqipëri.

Z. Petr Vlk, Shefi i Zyrës Ekonomike dhe Tregtare, Ambasada e Republikës Çeke në Shqipëri, thotë në një intervistë për “Monitor” SE turizmi ose bujqësia mund të tërheqin më shumë investime private në të ardhmen, përfshirë dhe ata çekë.

Deri tani, nuk ka sipërmarrje të mëdha çeke të pranishme drejtpërdrejt në tregun shqiptar. Por së fundmi, disa investitorë çekë po marrin në konsideratë investimin në agroturizëm, ose në rritjen e agrumeve. Ata janë në kërkim të tokës së përshtatshme.

Si do t’i vlerësonit marrëdhëniet mes dy vendeve në aspektin tregtar dhe të investimeve?

Marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare midis Republikës Çeke dhe Shqipërisë kanë një traditë të gjatë, pasi marrëdhëniet diplomatike u vendosën 100 vite më parë. Në fakt, këtë vit kremtojmë 100-vjetorin.

Pavarësisht izolimit të Shqipërisë gjatë regjimit komunist, Republika Çeke qe një partner i rëndësishëm tregtar dhe në gjysmën e dytë të viteve 1980, edhe partneri më i madh tregtar i Shqipërisë. Traktorët çekë Zetor, ose lokomotivat ČKD, të cilat importoheshin në Shqipëri në atë periudhë, janë ende të njohur për qytetarët shqiptarë.

Aktualisht, tregtia çeko-shqiptare është në nivelin më të lartë historik, duke arritur në 135 milionë euro në vitin 2021, një rritje prej 50% nga viti në vit.

Në vitin 2020, tregtia e ndërsjellë u kufizua për shkak të pandemisë dhe për këtë arsye, shumë dërgesa të planifikuara u shtynë deri në vitin 2021, megjithatë tregtia e ndërsjellë u rrit gjithashtu me 33% krahasuar me vitin 2019.

Eksportet e Republikës Çeke në Shqipëri në vitin 2021 arritën në 63 milionë euro dhe importet nga Shqipëria, në 72 milionë euro. Kjo do të thotë se bilanci tregtar i ndërsjellë është në favor të Shqipërisë, sipas Zyrës Çeke të Statistikave. Nga viti në vit, eksportet çeke janë rritur me 44% dhe importet nga Shqipëria, me 55%.

Republika Çeke eksporton në Shqipëri kryesisht materiale instalimesh elektrike, kabllo si gjysmëprodukte për prodhimin e kabllove të makinave, detergjentë, makina pasagjerësh (këtë vit kemi dorëzuar 100 makina Škoda për policinë shqiptare), pjesë kompjuteri dhe produkte të ndryshme ushqimore, p.sh. Birra çeke Budweiser ose Pilsner Urquell. Importet nga Shqipëria konsistojnë në kabllo makinash, argjend, energji elektrike, këpucë lëkure, perime dhe fruta, si dhe veshje.

Për sa u përket investimeve, nuk ka investime të rëndësishme çeke në Shqipëri ose anasjelltas.

Cilat janë kompanitë më të mëdha çeke që operojnë aktualisht në Shqipëri dhe si e vlerësojnë ato tregun shqiptar?

Nuk ka kompani të mëdha çeke të pranishme drejtpërdrejt në tregun shqiptar, e kam fjalën për kompani që kanë degët apo investimet e tyre këtu. Megjithatë, shumë kompani të njohura çeke operojnë në treg nëpërmjet distributorëve vendas.

Mund të përmendim kompani si Škoda Auto a.s., prodhuesit e birrës Budějovický Budvar s.p. (marka Budweiser), Plzeňský Prazdroj a.s. (markat Pilsener Urquell, Gambrinus), prodhuesi i shtretërve spitalorë LINET spol. s r.o., prodhuesi i gomave Barum Continental, prodhuesi i enëve të kuzhinës Tescoma, prodhuesi i pajisjeve elektrike shtëpiake ETA, etj.

Tregu shqiptar është i vogël për sa i përket numrit të konsumatorëve dhe fuqisë blerëse të tyre, megjithatë është premtues për të ardhmen. Për shitjen e disa produkteve, p.sh. birrave, është tërheqës sidomos në sezonin turistik veror, kur shitjet rriten ndjeshëm.

Në lidhje me projektet e reja të infrastrukturës së transportit në Shqipëri, kompanitë çeke dëshirojnë të marrin pjesë me furnizimet e tyre teknologjike në ndërtimin e aeroporteve të rinj, duke përfshirë edhe pajisjet e kontrollit të trafikut ajror.

Ato janë të gatshme të marrin pjesë edhe në ndërtimin e hekurudhave, duke furnizuar mjetet lëvizëse, ose sistemet sinjalizuese, si dhe në ndërtimin e rrugëve me ofrimin e sistemeve inteligjente të transportit.

Cilët janë sektorët në Shqipëri që i shihni si më potencialë për tërheqjen e investimeve dhe pse?

Ka shumë sektorë ku Shqipëria po modernizohet, p.sh. infrastruktura e transportit (rrugët, hekurudhat, aeroportet), prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja e energjisë, bujqësia, turizmi, mjedisi apo shëndetësia.

Të gjithë këta sektorë marrin fonde, ose nga qeveria shqiptare, institucionet financiare të BE-së dhe ndërkombëtare, ose nga investitorë privatë. Veçanërisht prodhimi i energjisë së rinovueshme, si energjia diellore apo e erës, ka potencial të madh për investime private, duke pasur parasysh krizën aktuale të energjisë dhe rritjen e çmimeve të hidrokarbureve.

Turizmi ose bujqësia janë shembuj të tjerë të potencialit investues. Këta sektorë mund të tërheqin më shumë investime private në të ardhmen, duke përfshirë investimet nga Republika Çeke.

A ka interes konkret nga kompanitë çeke për të investuar në Shqipëri dhe në cilat fusha?

Disa investitorë çekë po marrin në konsideratë investimin në agroturizëm, ose në rritjen e agrumeve. Ata janë në kërkim të tokës së përshtatshme.

Si do ta vlerësonit mjedisin e Shqipërisë për të bërë biznes, krahasuar me vendet e tjera të rajonit?

Unë nuk kam përvojë personale biznesi në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kështu që e kam të vështirë të bëj një krahasim. Shqipëria ka bërë shumë për ta bërë mjedisin e saj të biznesit më efektiv, megjithatë shumë gjëra mbeten për t’u përmirësuar.

Shembull i mirë i progresit të vazhdueshëm është niveli i dixhitalizimit të shërbimeve qeveritare. Me portalin e-Albania mund të regjistroni një kompani të re, të aplikoni për leje ndërtimi online, ose të bëni shumë aplikime të tjera. Mendoj se në këtë fushë, Shqipëria mund të marrë epërsinë në rajon.

Cilat do të vlerësonit si avantazhe konkurruese të Shqipërisë në raport me vendet e tjera të rajonit?

Shqipëria ka një natyrë të mrekullueshme, male dhe bregdet të gjatë me shumë plazhe të bukura dhe ujë të pastër. Shqiptarët janë miqësorë dhe shumë mikpritës.

Ushqimi është gjithashtu i mrekullueshëm. Shqipëria ka padyshim një potencial shumë të lartë turistik. Fatkeqësisht, ka mungesë të kapaciteteve akomoduese turistike në pikun e sezonit. Infrastruktura më e mirë rrugore, veçanërisht për sa i përket aksesit në plazh, mund të ndihmojë në tërheqjen e më shumë investimeve në kapacitete të reja.

Shqipëria është e pasur me burime ujore dhe për këtë arsye, mund të prodhojë pothuajse të gjithë energjinë e saj elektrike nga uji.

Megjithatë, ekziston gjithashtu një potencial i madh i energjisë diellore, si dhe energjisë së erës, për shkak të kushteve të favorshme klimatike. Këto janë disa shembuj të avantazheve që mund të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit.

Së fundmi disa kompani çeke kanë ardhur në Shqipëri, si pjesë e misionit të tyre tregtar. Cili është profili dhe interesi i tyre?

Më 4 Prill 2022 erdhi në Shqipëri misioni i biznesit të prodhuesve çekë të pajisjeve mjekësore. Sektori shqiptar i shëndetësisë po modernizohet dhe kompanitë çeke do të donin të kontribuonin këtu.

Kompanitë prezantuan prodhimet e tyre para partnerëve shqiptarë në ambientet e Ambasadës Çeke, mes tyre përmendim furnizuesin e shtretërve spitalorë LINET, prodhuesin e inkubatorëve neonatal TSE, furnizuesin e pajisjeve për shpërndarjen e gazeve mjekësore MZ Liberec, dhe furnizuesin e sistemeve të mbrojtjes biologjike EGO Zlín. Këto kompani janë ndër prodhuesit kryesorë çekë të pajisjeve mjekësore.

Disa nga kompanitë e sipërpërmendura erdhën për të gjetur distributorë vendas, por edhe për t’u prezantuar para përfaqësuesve të spitaleve më të mëdha shtetërore dhe private shqiptare, si dhe për të diskutuar planet dhe nevojat e tyre për modernizim.

Republika Çeke ka një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në Bashkimin Europian dhe prodhimi i pajisjeve mjekësore ka një traditë shumë të gjatë atje.

Kompanitë tona nuk janë vetëm prodhuese të pajisjeve të veçanta mjekësore; ato gjithashtu mund të pajisin plotësisht me produktet e tyre spitalin, ose edhe pavijone të veçantë, si sallën kirurgjikale, njësinë e kujdesit intensiv, dhomat e lindjes, laboratorët etj.

Kjo ngjarje, pa asnjë dyshim, ka kontribuar në zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare çeko-shqiptare./Monitor/

The post Kompanitë çeke, interes për agroturizmin dhe rritjen e agrumeve appeared first on Albeu.com.