transporti publik Archives - Albeu.com

Vetëm me autobusë, shqiptarët ndër banorët që përdorin më shumë transportin publik në Europë
Ndonëse shqiptarët i kanë shumë të kufizuara mjetet e transportit jo personale, duke pasur në dispozicion vetëm autobusë, ata e përdorin shumë më tepër sistemin publik se banorët e Bashkimit Europian, që mund të lëvizin me metro, trena e tramvaj.

Eurostat, ka publikuar të dhënat lidhur me përdorimin e transportit publik nga vendet e ndryshme të Europës. Gati 17% e shqiptarëve e përdorin transportin publik çdo ditë, duke u renditur në vend të pestë në Europë, pas Hungarisë, Zvicrës, Çekisë dhe Luksemburgut dhe më lart se mesatarja europiane prej 10.7%.

Transporti publik përfshin autobusët, tramvajet, trenat dhe metronë, etj., por nuk përfshin mjetet që mund të merren me qira në mënyrë private sipas dëshirës së përdoruesit (p.sh. taksi ose biçikleta), sipas metodologjisë së Eurostat.

20.4% e shqiptarëve e përdorin transportin publik çdo javë, të tretët në Europë pas Zvicrës dhe Luksemburgut. Gati 21% e përdorin çdo muaj, të dytët pas Turqisë. 11.6% e përdorin më pak se një herë në muaj, ndër të fundit në Europë. 30.2% nuk e përdorin fare transportin publik, sërish ndër të fundit në Europë.

Meshkujt e përdorin më shumë transportin publik se femrat. Sipas Eurostat, 17.9% e meshkujve mbi 16 vjeç udhëtojnë çdo ditë me autobus dhe 15.8% e femrave.

Sipas grupmoshave në Shqipëri, çdo ditë transportin publik e përdorin më shumë të rinjtë:

-33.8% e meshkujve nga 16 në 29-vjeç;

-34.9% e femrave nga 16 në 29-vjeç;

-15.3% e femrave nga 30 në 64-vjeç;

-18.8% e meshkujve nga 30-64-vjeç

-4% e pensionistëve;

Përdorimi i lartë i transportit publik, pavarësisht mjeteve të kufizuara vetëm tek autobusët, lidhet dhe me numrin e ulët të mjeteve për banorë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në raport me popullsinë, Shqipëria ka në total 443 mjete për 1 mijë banorë, që pavarësisht rritjes mbetet ndër më të ulëtat në Europë. P.sh., vetëm për autoveturat, Shqipëria kishte 328 mjete për 1000 banorë në vitin 2024, nga 578 që është mesatarja europiane.

Europa

Sipas publikimit të Eurostat, në vitin 2024, 10.7% e personave (16 vjeç e lart) në BE përdornin çdo ditë një formë të transportit publik, 11.6% e përdornin çdo javë, 10.0% çdo muaj, ndërsa 17.1% e përdornin më rrallë se një herë në muaj. Nga ana tjetër, 50.6% nuk e përdornin fare transportin publik.

Ndër vendet e BE-së, pjesa më e madhe e popullsisë që nuk e përdorte transportin publik në vitin 2024 ishte në Qipro, me 85% të popullsisë, e ndjekur nga Italia (68.0%), Portugalia (67.8%), Franca (65.1%), Sllovenia (61.6%) dhe Greqia (61.3%).

Në skajin tjetër të shkallës qëndronte Luksemburgu, ku vetëm 15.7% e njerëzve nuk e përdornin transportin publik në vitin 2024, i ndjekur nga Estonia (26.6%) dhe Suedia (26.7%).

Sa i përket përdorimit çdo javë të transportit publik, Luksemburgu regjistroi pjesën më të lartë, me 23.1% të popullsisë që e përdorte, i ndjekur nga Letonia (19.2%) dhe Estonia (18.2%)./Monitor

The post Vetëm me autobusë, shqiptarët ndër banorët që përdorin më shumë transportin publik në Europë appeared first on Albeu.com.

Anketa e kryeqytetit/ Transporti publik në Tiranë është “katastrofë”
Dhjetëra banorë të Tiranës dhe qyteteteve të tjera, vlerësojnë përmes një ankete në Faktoje se transporti publik është një nga problemet kryesore që neglizhohet nga pushteti vendor, ndërsa kërkojnë zgjidhje për cilësinë e shërbimit dhe shmangien e vonesave.

Shpëtim Bendaj e ndan jetën mes Beratit dhe Londrës dhe sipas tij, dallimi i madh mes dy qyteteve nis nga transporti publik.

“Kur unë zbres në Londër me bashkëshorten dhe djalin, që në aeroport janë të renditur autobusët sipas qyteteve dhe stacioneve. Për çdo qytet të Britanisë së Madhe apo stacionet qendrore kanë linjën e vet të autobusit, por edhe të trenit”, thotë ai.

Shumë larg nga Britania e Madhe, në qytetin e lindjes së Bendajt transporti publik nuk i mbulon të gjitha zonat. Ky problem nuk është i kufizuar vetëm në qytetin e Beratit.

“Kjo gjë nuk është as në Tiranë e as në Berat, sepse unë përdor edhe transportin publik në Tiranë. Në Berat, transporti publik ofrohet vetëm në qendrat e banuara, nuk ka në të gjitha zonat. Veç kësaj, në Berat pas orës 10 PM nuk funksionon transporti publik”, shtoi ai.

Dhjetëra qytetarë të tjerë i thanë Faktoje përmes një pyetësori të publikuar online se; cilësia e transportit publik në Shqipëri është e dobët ose shumë e dobët, ndërsa përballen me vonesa, mbingarkesë dhe mungesë të kushteve në autobusët urbanë.

Pyetësori u plotësua nga 76 qytetarë; 92 për qind e të cilëve jetojnë në Tiranë dhe gjysma e të cilëve janë frekuentues të përditshëm të transportit publik urban.

Rreth 80% e të anketuarve, e vlerësuan cilësinë e shërbimit si shumë të dobët (54%) dhe të dobët (25%), ndërsa vetëm 6% e tyre e vlerësuan atë si të mirë. Të anketuarit vlerësuan si probleme kryesore mbingarkesën e autobusëve dhe vonesat, ndjekur nga mungesa e kondicionerëve dhe trafiku i rënduar.

Ekspertët bien dakord me qytetarët, ndërsa vlerësojnë se transporti publik është në gjendje kome në Tiranë. Sipas urbanistit Gentjan Kaprata, kjo situatë vjen për shkak të shpejtësisë së ulët me të cilin lëvizin autobusët, vonesës nëpër stacione dhe cilësisë së keqe të këtyre mjeteve.

“Në Tiranë autobusët lëvizin deri në 7 km/h, është e paimagjinueshme për një shërbim të tillë”, tha Kaprata për Faktoje.

“Sigurisht jo të gjitha linjat janë njësoj, por mesatarja është kjo gjendje”,shtoi ai.

Problemet pranohen edhe nga kreu i Shoqatës së Transportit, Dashnor Memaj, i cili thekson megjithatë se faji nuk është vetëm i operatorëve.

Sipas Memajt, është e domosdosjme që mjetet e transportit publik të kenë korsi të dedikuara dhe kjo është në dorën e strukturave shtetërore.

“Qytetarët natyrisht kërkojnë shërbim më cilësor dhe më të mirë si në aspektin e infrastrukturës, por edhe të viteve të mjeteve. Kjo nuk është në dorë të operatorëve 100%, që do të thotë duhen korsitë e dedikuara, stacionet, tabelat e orareve”. tha Memaj.

“Në këtë mënyrë autobusi lëviz me shpejtësi më të madhe, nuk krijohen radhë në stacionet pasardhëse dhe nuk ka ngarkesë”, shtoi ai.

Përgjegjësi e bashkive

Cilësia e transportit publik, është një problem i mbartur në të gjithë territorin e Shqipërisë për shkak të mungesës së investimeve dhe mundësisë së qytetarëve, për të paguar një shërbim më cilësor. Problemi është më i dukshëm në Tiranë, ku jeton thuajse 1/3 e popullsisë së vendit në një qytet që zgjerohet çdo ditë.

Denisi, është njëri prej qytetarëve që përdor çdo ditë linjën e Porcelanit për të shkuar në punë. Ai thotë se vonesat, mbingarkesa dhe mungesa e higjienës janë problemet që duhet të vuajë përditë.

“Janë të mbingarkuar me njerëz në tërësi të gjitha linjat. Kanë probleme me higjienën dhe ndezjen e kondicionerëve. Gjithashtu kanë vonesa. Mbingarkesa është në mëngjes më së shumti, por ka edhe gjatë ditës”, thotë ai.

Të njëjtën përvojë ndan edhe Xheni, e cila duhet të ndërrojë dy linja çdo mëngjes për të mbërritur në punë. Ajo i tha Faktoje se përdor më së shumti linjat Institut-Qendër dhe Unazën, për të cilat ankohet se mungon sistemi i ajrimit përmes ajrit të kondicionuar.

“Sistemi i ventilimit dhe kondicionimit nuk përdoret fare. Me rezerva, në kohë piku, stinë vere apo dimri. Urbanët vijnë nga Europa perëndimore dhe veriore me klime ndryshe nga ne. Por, edhe nëse përdoret kondicioneri është pothuajse jo efiçent”, shkroi ajo për Faktoje.

Linjat e tjera të autobusëve urbanë në Tiranë ndajnë probleme të ngjashme. Linja Qendër- Sanatorium, e cila e lidh qytetin me njërin nga spitalet më të mëdha të vendit spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” – ka sipas përdoruesve të saj një numër të kufizuar autobusësh.

“Çdo 60 minuta autobus në një pikë kyçe si spitali universitar ‘Shefqet Ndroqi’, si rrjedhojë mbingarkesë, mungesë kondicionerësh dhe qershia mbi tortë, trafik i rënduar në Senatorium ku parkohet çdo ditë në vendin e parkimit të autobusit”, shkruan njëri prej përdoruesve.

Qytetarët bëjnë përgjegjës pushtetin vendor, në lidhje me cilësinë e dobët të shërbimit dhe kërkojnë më shumë vëmendje nga bashkitë për korrigjimin e problematikave.

Rreth 90% e anketuesve, thonë se transporti publik nuk merr vëmendjen e duhur nga bashkitë e vendit, ndërsa 74% e tyre bëjnë përgjegjës në mënyrë të drejtpërdrejtë bashkitë për cilësinë e dobët të këtij shërbimi.

Operatorët privatë kërkojnë zgjidhje

Dashnor Memaj nga Shoqata e Transportit, thotë se përpjekjet e operatorëve privatë janë të kufizuara dhe se qeveria duhet të ofrojë mbështetje dhe një politikë afatgjatë për transportin publik, në mënyrë që të përmirësohet shërbimi.

Sipas Memajt, operatorët privatë e kanë të pamundur që të rinovojnë flotat e tyre të autobusëve në kushtet kur janë rritur kostot e mirëmbajtjes dhe të punonjësve.

Ai ankohet gjithashtu se mbështetja nga shteti është zero, ndërkohë që abonetë për studentët apo shtresa të tjera vulnerabël janë nën kosto.

“Problemi i operatorve është se s’kanë siguri si do të operohet dhe si do të jetë situata ekonomike, kur çdo gjë rritet dhe kostot e mirëmbajties dhe pagat e punëtorëve po rriten”, tha Memaj.

“Kërkesat tona kanë qenë të vazhdueshme, por asnjëherë s’janë marrë seriozisht për plotësim”, thekson ai.

Urbanisti Gentjan Kaprata, mendon gjithashtu se shteti nuk mund t’ua lërë të gjithë barrën operatorëve privatë për zgjidhjen e problemeve të transportit publik dhe se nevojitet ndërhyrje përmes buxhetit të përbashkët që paguajnë qytetarët në formën e taksave për Bashkitë.

Kaprata thonë se nëse situata lihet në gjendjen aktuale, kompanitë që operojnë linjat e transportit urban në Tiranë mund të përballen me falimentim për 2-3 vitet e ardhshme.

“Të ndërhyjmë nëpërmjet buxhetit tonë të përbashkët, buxhetit të Bashkisë Tiranë ku ne si të gjithë qytetarë jemi kontributorë. Të ndërhyjmë duke subvencionuar këtë shërbim, por duke ecur paralelisht me cilësinë”, propozon Kaprata.

Ai shtoi megjithatë se rruga preferenciale, është gjetja e një mekanizmi ligjor që çmimi i biletave të jetë i tillë që të ofrojë një shërbim cilësor të transportit publik në Tiranë, ndërkohë që Bashkia duhet të kontrollojë normën e fitimit paralelisht me rritjen e cilësisë së shërbimit./ Faktoje.al

The post Anketa e kryeqytetit/ Transporti publik në Tiranë është “katastrofë” appeared first on Albeu.com.

Transporti publik falas, për cilin qytet bëhet fjalë
Qyteti francez i Montpellier në Francën jugore, u bë metropoli i fundit evropian që lejon për të gjithë banorët e tij transporti publik falas.

I gjithë vendi evropian i Luksemburgut, duke përfshirë kryeqytetin e tij me të njëjtin emër, hoqi tarifat në vitin 2020, pasi kryeqyteti i Estonisë, Talini, prezantoi politikën në 2013.

Nga mbrëmja e djeshme, banorët e Montpellier-it me një leje të posaçme mund të udhëtojnë me tramvajë dhe autobusë pa pagesë në qytetin jugor.

Vizitorët dhe turistët do të duhet të paguajnë 1,60 euro (1,70 dollarë) një udhëtim. Michael Delafosse, kryetari i bashkisë premtoi transport publik falas kur u zgjodh në vitin 2020.

Ai filloi duke futur udhëtime falas në fundjavë atë vit, më pas vitin e ardhshëm i zgjeroi ato për të gjithë personat nën 18 ose mbi 65-vjeç gjatë gjithë javës.

Delafosse tha se nisma ishte pjesë e një angazhimi evropian ndaj klimës dhe fuqisë blerëse. Rikujtojmë, se Roma do të jetë qyteti i parë revolucionar në Itali, ku nxënësit deri në moshën 19-vjeç do të udhëtojnë falas në mjetet e transportit publik përgjatë gjithë vitit shkollor.

Sipas ligjit në fuqi në mjetet e transportit publik janë të detyruar të paguajnë biletën fëmijët nga moshat 11-vjeç e deri në moshë madhore.

Abonimet mujore të transportit publik sipas të ardhurave familjare shkojnë nga 150 deri në 250 euro e për familjet me dy fëmijë adoleshentë në shkollë, kosto mujore për lëvizjen e tyre është 500 euro.

The post Transporti publik falas, për cilin qytet bëhet fjalë appeared first on Albeu.com.

Trazirat në Francë, 20 milionë euro dëme vetëm në transportin publik
Trazirat që tronditën Francën ditët e fundit, pas vdekjes së 17-vjeçarit Nael nga një polic, shkaktuan të paktën 20 milionë euro dëme në transportin publik të Parisit. Ky vlerësim është bërë nga IDFM (Ile-de-France Mobilités), organizata që menaxhon transportin publik në rajonin administrativ të Ile-de-France, që përfshin zonën më të gjerë të kryeqytetit francez.

Kjo shifër përfshin autobusët dhe tramvajin që u dogjën, dy tramvaje që u dëmtuan, si dhe stolat e thyer në ndalesa, tha IDFM për AFP, duke konfirmuar informacionin e raportuar më parë nga gazeta Le Parisien.

Javën e fundit, gjithsej 39 autobusë u dogjën në zonën e madhe të Parisit. Çdo autobus kushton pothuajse 350 mijë euro, sipas shifrave të organizatës.

Edhe pse trazirat tashmë janë reduktuar ndjeshëm, autobusët dhe tramvajet u kthyen në stacione në orën 21:00, për sigurinë e punëtorëve dhe pasagjerëve.

The post Trazirat në Francë, 20 milionë euro dëme vetëm në transportin publik appeared first on Albeu.com.

Babëzia e transportit urban, duan sërish para nga taksat e kryeqytetasve, por shërbimin e kanë përtokë
Transporti publik i Tiranës pretendon të jetë në gjendje të rënduar financiare për shkak të rënies së numrit të pasagjerëve dhe mungesës së rimbursimit të plotë të aboneve të studentit nga Bashkia e Tiranës, ndërsa shërbimi është përtoke duke i rrezikuar çdo ditë jetën kryeqytetasve.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni tha se aktualisht numri i pasagjerëve në linjat urbane është tkurrur 35% krahasuar me vjet. Sipas tij arsyeja kryesore e rënies është emigracioni i lartë, kryesisht i të rinjve.

Shqetësim për operatorët e linjave urbane mbetet thellimi i humbjeve nga mungesa e kompensimit të plotë të abonesë për studentët.

Nisma e bashkisë së Tiranës “Abone falas për studentët” ka nisur zbatimin nga 1 nëntori 2022. Me vendim nr. 101, datë 1 9.10.2022 “Për kompensimin e biletës së pajtimit mujor, të përgjithshëm (abonesë së studentit) për studentët e pajisur me kartë studenti për të gjitha linjat, në transportin qytetas në bashkinë e Tiranës” është përcaktuar dhe mënyra e kompensimit, bazuar në vendimin e mësipërm, pra kompensimi për 600 lekë/abone e shitur. Drejtues të shoqatës pohuan se deri tani operatorët nuk kanë përfituar kompensimin për çmimin e plotë të saj në vlerën e 1,600 lekëve, çka ka sjellë jo vetëm rënie të biletave, por edhe abuzime me shitjen e aboneve.

Në letrën “Ankesë për mungesën e kompensimit të abonesë së studentit” dërguar bashkisë së Tiranës Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas thotë se mos kompensimi çdo muaj po shkakton dëme financiare dhe rënie 35% të shitjeve të biletave.

“Pavarësisht faktit se nuk kemi qenë dakord me aplikimin e kësaj nisme në mënyrë kaq të shpejtë dhe urgjente, pavarësisht se jemi ndjerë “të detyruar” ta zbatojmë atë, ne kemi respektuar çdo kërkesë tuajën. Gjendur në këto kushte kërkojmë që kompensimi të kryhet në çdo kohë, për çdo muaj, duke mos na shkaktuar, më dëme financiare që po çojnë gjithnjë e më tepër drejt falimentit.

Shpërndarja falas e aboneve të studentit ka rritur kostot tona financiare, ka ulur ndjeshëm në masën 35% shitjet e biletave të tjera dhe ka shkaktuar gjendje të vështirë ekonomike-financiare në kryerjen me eficencë të shërbimit. Duke shtuar faktin se kjo nismë, tashmë po vazhdon është aplikuar, duke mos realizuar kompensimin sipas ligjit për çdo muaj, ju po vazhdoni të rëndoni gjendjen tonë financiare, duke krijuar pamundësi në realizimin e shërbimit me eficencë dhe cilësi”.

Kompanitë ngritën edhe më herët shqetësimin se për secilin operator në Tiranë shitjet e biletave ranë 37% nga shpërndarja e aboneve falas. Në fund të muajit tetor Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në një letër drejtuar kryetarit të bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ministres së Arsimit Evis Kushi kërkonte rimbursimin e plotë në vlerën e 1,600 lekë të aboneve të studentëve që shpërndahen falas, pasi dhënia e tyre falas rrezikonte falimentimin e 11 kompani të transportit urban për 16 linja.

Po ashtu Shoqata kombëtare e Transportit Qytetas paralelisht i ka dërguar edhe një kërkesë bashkisë për realizimin e premtimeve, si: Rimbursimin e vlerës për abonenë e studentit nga 600 lekë në 1,600 lekë bazuar në kushtet aktuale dhe ndikimit të nismës “Abone studenti falas”; Rimbursimin e akcizës së karburantit bazuar në konsumin e deklaruar sipas raportimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe pranë Drejtorisë së transportit në Bashkinë Tiranë nga secili operator i transportit publik qytetas; Rimbursimi i TVSH-së në shitje për biletat dhe abonetë.

Shoqata thekson se në rast se pikat e mësipërme nuk arrijnë të zbatohen brenda një periudhe afatshkurtër, atëherë me dakortësinë e të gjithë operatorëve të transportit publik qytetas kërkojmë që secili operator të paguhet në lekë/km./ monitor

The post Babëzia e transportit urban, duan sërish para nga taksat e kryeqytetasve, por shërbimin e kanë përtokë appeared first on Albeu.com.

“Mallkimi” i autobusëve “Green Line”, tjetër aksident në Tiranë, qytetarët të pasigurt në transportin publik
Pavarësisht reklamës së institucioneve përgjegjëse apo kompanive përkatëve, transporti publik për qytetarët në Tiranë, jo vetëm që nuk është komod, por nuk është as i sigurt.

Kjo u vërtetua edhe sonte nga autobusët e Unazës, “Go Green”, nga të cilët më sa duket shumë pak do kenë mbetur pa u përfshirë në një aksident.

Autobusi është përfshirë në aksient në Unazëne  Re, në zonën e Astirit dhe mësohet se është futur në një rreth rrotullim me shpejtësi tej normave.

Kjo vjen vetëm pas aksidentit të muajit të kaluar në kryeqytet, ku ishte i përfshirë sërish një urban i “Green Line”.

Autobusi mori para 9 automjete në zonën e “Shallvareve” dhe disa persona mbetën të plagosur, teksa duke se nga kompania përkatëse nuk janë marr masat.

Ndërkohë një vit më parë një tjetër autobus i “Green Line” përfundoi në Lanë, duke rrezikuar sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

Ndërkohë as institucionet e as kompania përkatëse nuk kanë reaguar përballë këtyre ngjarjeve, edhe pse vazhdojnë të përsëriten.

/AlbEu.com

The post “Mallkimi” i autobusëve “Green Line”, tjetër aksident në Tiranë, qytetarët të pasigurt në transportin publik appeared first on Albeu.com.

“Qytetarët në urbanë kundërmojnë erë djerse”, sociologu: S’kanë higjienë personale
Problematikat e transportit urban në Shqipëri dhe kryesisht në kryeqytet janë të shumta. Sociologu Gëzim Tushi ka sjellë një vëmendje edhe një problem tjetër, i cili del në pah sidomos në muajt e verës.

Ai tha për Euronews se është e domosdoshme që qytetarët të përmirësojnë higjienën personale.

Ai ka shtuar se sado përmirësime të ketë në shërbimin urban, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për higjienën e tyre, pasi në urban është e pamundur të qëndrosh nga aromat e këqija.

“Është nevoja e përmirësimit të atyre që hipin në autobusë. Absolutisht, ai është shërbim publik dhe ti je i detyruar të jesh higjenikisht ashtu siç duhet.

Unë mendoj se në urban hipin qytetarë dhe jo njerëz që janë pranë botës së kafshëve. Higjiena trupore e njeriut, ata vijnë aty dhe kundërmojnë era djersë dhe tërbojnë dynjanë dhe është e pamundur. Kjo ja ul vlerën shërbimit urban”, tha Tushi./Albeu.com/

The post “Qytetarët në urbanë kundërmojnë erë djerse”, sociologu: S’kanë higjienë personale appeared first on Albeu.com.

Policia e Tiranës aksion blic, u bën testin e alkoolit shoferëve të mjeteve të transportit publik
Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion blic, duke bërë kontrolle të befasishme në mjetet e transportit publik, për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje agresive.

Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit, rëndësi e veçantë i është kushtuar kontrolleve të befasishme të drejtuesve të mjeteve të transportit publik, në linja të ndryshme të autobusëve, në kryeqytet.

Ditën e djeshme i janë nënshtruar testit të alkoolit, 25 drejtues të mjeteve të transportit publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurtë./albeu.com

The post Policia e Tiranës aksion blic, u bën testin e alkoolit shoferëve të mjeteve të transportit publik appeared first on Albeu.com.

Shoqata e Transportit bën paraljmërimin: Do të rritet çmimi i biletës për urbanët
Unioni i Transportit publik ditv e sotme në një konferencë për mediat ka njoftuar se do të rrisë cmimmin e biletës në qoftë se institucionet shtetërore nuk ndërhynë.

Ata gjithashtu kanë theksuar se nuk do të japin as abone për muajin gusht.

Kjo mbyllje do të vijë si pasojë e mos ndërhyrjes së institucioneve shtetërore për miratimin e vendimit të subvencioneve për vijushmërinë e paketës anti-krizë ose në pamundësi të saj rritjen e çmimit të biletës.

Shoqata e Transportit paralajmëron se në rast mos reagimi operatorët nuk do të ofrojnë abone për muajin gusht 2022, duke shkuar në këtë formë drejt mbylljes totale./albeu.com

The post Shoqata e Transportit bën paraljmërimin: Do të rritet çmimi i biletës për urbanët appeared first on Albeu.com.

Ambasada gjermane jep lajmin e mirë: 50 milionë euro për transportin publik në Tiranë
3 linjat kryesore urbane dhe me ngarkesën më të madhe të udhëtareve në Tiranë, ajo e Unazës, Tiranës së re dhe Kombinat-Kinostudio do të jenë pjesë e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës’ ku synohet një sistem më i shpejt autobusësh dhe përmirësim të kushteve të transportit urban në kryeqytet.

Ky transformim do bëhet i mundur nga një investim prej 50 milionë eurosh i Gjermanisë, e cila ditën e sotme ka nënshkruar me Shqipërinë marrëveshjen për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Gjermane përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se ky financim do të u jap zgjidhje disa nga problematikave që hasen në tre korridoret kryesor të kryeqytetit.

“Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove. Projekti, bazohet mbi një studim të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusësh në Tiranë, duke u përqendruar në problematikat që hasen në tre korridoret kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re (pjesa qendrore dhe perëndimore e qytetit) dhe ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban në Tiranë që të jetë si miqësor me mjedisin dhe klimën ashtu edhe i besueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e kryeqytetit”, shkruan ambasada gjermane në profilin e saj në Facebook.

The post Ambasada gjermane jep lajmin e mirë: 50 milionë euro për transportin publik në Tiranë appeared first on Albeu.com.