transport Archives - Albeu.com

Mediat e huaja: Karteli “Çopja-Çela” e siguronte dr*gën direkt nga prodhuesit, deri në 350 ton në vit
Nga Simon Lopez Ortega – Caras&Caretas

Një nga klanet shqiptare më me ndikim në trafikun në shkallë të gjerë të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, u rrëzua muajin e kaluar pas arrestimit të njëmbëdhjetë prej anëtarëve kryesorë të tij mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Republikës Dominikane.

Goditja kryesore u bë në gusht, në Shqipëri, mbi bazën e një hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila kërkoi nga Gjykata e Posaçme e Shqipërisë të lëshonte 16 urdhër-arreste.

Nga kontrolle të ndryshme në Elbasan (qendra e operacioneve të organizatës) dhe qytete të tjera shqiptare u arrestuan dhjetë anëtarë të klanit, mes tyre një nga drejtuesit, Ervis Çela dhe vëllai i tij, Ardian Çela.

Ndërkohë që drejtuesi kryesor i organizatës, Franc Çopja, ishte arrestuar në vitin 2023 në Dubai (nga ku kishte vepruar vitet e fundit) dhe më pas ishte ekstraduar në Belgjikë, ku ndodhet i burgosur për vrasje dhe vepra të tjera penale.

I fundit që ra në pranga, më 3 shtator në Punta Cana (Republika Dominikane), ishte Soni Pepa, një shqiptar 40-vjeçar (pothuajse të gjithë janë në këtë grupmoshë).

Ai kishte luajtur një rol kyç në organizimin e transportit të mbi njëmbëdhjetë tonëve kokainë, që mbërritën në Antuerp gjatë javës së parë të nëntorit 2020.

Pepa u ekstradua me shpejtësi në Shqipëri, i akuzuar — si edhe anëtarët e tjerë — për disa vepra të trafikut të drogës, organizatë kriminale të strukturuar, si dhe pastrim parash të përfituara nga një vepër penale ose aktivitet kriminal.

Lidhjet në Paraguaj: ish-menaxheri sportiv i Olimpia-s dhe klani Marset-Insfrán

Rënia e këtyre shqiptarëve nxori në pah një nga strukturat kriminale më të fuqishme të Europës të dedikuara për trafikun ndërkombëtar të kokainës, si dhe lidhjet e tyre në Amerikën e Jugut, veçanërisht në Bolivi dhe Paraguaj. Sipas prokurorëve që po e hetojnë çështjen, klani Çopja-Çela ndikonte drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet europiane, pasi ata kontrollonin zinxhirin e trafikut nga fillimi deri në fund.

Ngarkesat gjigante të kokainës bliheshin drejtpërdrejt nga prodhuesit bolivianë nga Ervis Çela, i cili jetonte bashkë me vëllanë e tij, Ardianin, në Paraguaj për të mbikëqyrur magazinimin dhe përgatitjen e dërgesave që shkonin për në Europë.

Në kontinentin e vjetër, grupi siguronte nxjerrjen e ngarkesës dhe shpërndarjen në porte, si dhe pastrimin e parave në Shqipëri, Bolivi dhe Paraguaj.

Kokaina fshihej në mënyrë të sofistikuar në eksportime legale të kutive të sapunit dhe materialeve të ndërtimit. Kryesisht, banda e maskonte në kanoçe boje të markës FOX, duke përdorur shenja të veçanta për blerësin: “Puma” ose “Sytë e vetëtimës”.

Ngarkesat transportoheshin nga porti lumor i Villetës (Asunción), e më pas me rrugë detare nga portet atlantike drejt porteve të mëdha europiane, si Antuerp (Belgjikë), Roterdam (Holandë) dhe Hamburg (Gjermani), dhe në masë më të vogël drejt porteve të Valencias dhe Algeciras (Spanjë).

Në dosjen 282-faqëshe të hetimit të SPAK-ut, del emri i biznesmenit paraguaian Diego Benítez, si njeriu kryesor i besuar i shqiptarëve në atë vend për organizimin e dërgesave të kokainës drejt Europës, ndërsa njëkohësisht pastronte para të përfituara nga fitimet e paligjshme përmes disa prej kompanive të tij.

Benítez, ish-menaxher sportiv i klubit të futbollit Olimpia — aktualisht i arratisur nga drejtësia paraguaiane dhe i vendosur në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe) — përdorte kompaninë e tij Tupa SA për të dërguar kokainë në portet europiane, të fshehur në kanaçe boje FOX, në bashkëpunim me Miguel Ángel Servín Palacios, i njohur si “Miguel Celular”, gjithashtu i lidhur me strukturën e narkotrafikut të drejtuar nga Marset dhe Miguel Ángel “Tío Rico” Insfrán.

Dyshohet se klani Marset-Insfrán, i lehtësonte grupit shqiptar blerjen e kokainës boliviane me çmime të ulëta, ishin ortakë në dërgesa me ngarkesa të mëdha dhe merrnin pagesa për shërbimet e transportit të drogës nga Bolivia në Paraguaj.

Në fakt, sipas SPAK, vetë drejtuesi Çopja takohej me Marsetin dhe klanin e tij në pronën “23 de abril” në San Roque González, departamenti Paraguarí (Paraguaj).

Dy ngarkesa të mëdha dhe 600 kilogramët që “humbën” në Roterdam

Hetimi arriti të identifikojë se dy ngarkesa të mëdha kokainë u transportuan nga grupi nga Amerika e Jugut drejt Europës mes nëntorit 2020 dhe shkurtit 2021. SPAK zbuloi se organizata trafikoi 28 ton kokainë vetëm në dy episode, nga të cilat 17 ton u sekuestruan.

Në shtator 2020, klani shqiptar, në bashkëpunim me një shtetas brazilian, organizoi dërgimin e 11,6 tonëve kokainë, të fshehura në kuti sapuni dhe kanoçe boje të markës FOX, në dy kontejnerë që u nisën nga porti i Villetës dhe mbërritën me sukses në portin e Antuerpit më 4 nëntor 2020.

Sipas aktakuzës kundër “Tío Rico” Insfrán, në kuadër të mega-procesit A Ultranza Py në drejtësinë paraguaiane, nga bisedat e përgjuara në platformën e mesazheve Sky ECC, rezulton një bisedë e 5 nëntorit 2020, ku Marset i komunikon Insfrán-it: “Singapori e kurorëzoi (term i përdorur në zhargonin e narkotrafikut për të konfirmuar mbërritjen e drogës në destinacion) dy raundet që kemi gjëra me të”. Singapori ishte nofka e përfaqësuesit të klanit shqiptar në biznes.

Megjithatë, disa ditë më vonë ata do të merrnin vesh se 600 kilogramë kokainë nga kjo ngarkesë ishin vjedhur gjatë një ndalese të mëparshme të anijes në portin e Roterdamit.

Lënda narkotike u gjet nga policia në një apartament të atij qyteti dhe u arrestuan dy shqiptarë. Gjithashtu, u sekuestruan 2 milionë euro.

Më 9 nëntor 2020, Marset komunikoi sërish me Insfrán-in për ta pyetur rreth një ndërhyrjeje kirurgjikale që kishte kryer partneri i tij.

Ai gjithashtu, shfrytëzoi rastin për të koordinuar lëvizjen e kokainës nga Bolivia drejt Chaco-s paraguaiane (ku operonte një pjesë e organizatës) dhe më pas drejt zonave të tjera të vendit, ku droga grumbullohej për t’u eksportuar.

“Mendoj se do t’i zbresim të gjitha ato që janë lart, ndoshta këto ditë do të vijë edhe më shumë, nëse ke mundësi për t’i zbritur… le t’i zbresim të gjitha”, i sugjeronte Marset.

“2010, 472, 1260. Kaq kemi vëlla. Po ti more 550 për biznesin tënd të fushës? 3222 gjithsej pra”, llogariste Marset për sasinë e kilogramëve të kokainës të grumbulluar.

Më pas, Marset i dërgoi Insfrán-it një “screenshot” të një bisede që kishte pasur me dikë dhe e informoi: “Humbi 600 në Roterdam”.

Marset ndaj Insfrán: “I njeh ato kanoçet”?

Ngarkesa tjetër që bën pjesë në hetimin e SPAK-ut — dhe që përfshin sërish Benítez-in si përgjegjës të kompanisë eksportuese — u nis nga Paraguaji (po ashtu nga Villeta) në dhjetor 2020 me 16,4 ton kokainë të maskuar në kanoçe boje FOX dhe në shurup për kollë. Paketat ishin të stampuara me logot “Sy të kuq me rreze”, “Puma” dhe “Simboli i pafundësisë” (ky i fundit i lidhur me ngarkesa të gjetura në Uruguaj në ato vite dhe në vitin 2019 në sekuestrimin e 4,5 tonëve kokainë në Hamburg, rast ku u akuzua vetëm Martín Mutio).

Të 16,4 tonët e kokainës u sekuestruan në Hamburg më 12 shkurt 2021 dhe përfaqësoi një rekord të ri, jo vetëm në Gjermani (duke kaluar rastin e mëparshëm që kishte ardhur nga porti i Montevideos, sipas prokurores Mónica Ferrero), por është edhe kapja më e madhe e kokainës në historinë e Europës.

Lidhur me këtë super-sekuestrim, më 24 shkurt 2021, Marset i dërgon Insfrán-it një publikim gazetaresk mbi arrestimin e një burri 28-vjeçar të përfshirë me ngarkesën e kokainës së sekuestruar, me imazhe të kanoçeve të bojës së markës FOX.

“I njeh ato kanoçet”? – e pyet uruguaiani nënkryetarin e tij.

Më pas e paralajmëron: “Do rrimë urtë për pak, vëlla”.

“Të presim të vijë ajo e Barba-s (një tjetër ndërmjetës i organizatave të mëdha europiane) dhe pastaj kthehemi prapë me të”.

“Të tjerat i lëmë qetë, për momentin është shumë nxehtë”, e vë në dijeni.

“Po flas me njerëzit me të cilët çuam 5 ton, vëlla, që na paguajnë 25. Je dakord? Po të vazhdonte hyrja e mallit, do të ishte në 23, 22”, shtoi Marset, duke iu referuar çmimit në euro për kilogram kokainë që shitej te grupi i përfaqësuar nga “Barba”.

Ky i fundit, sipas një bisede të përgjuar mes Tío Rico-s dhe Rodrigo Montalva-s (të dy të arrestuar dhe të burgosur), i kishte besuar klanit Marset-Insfrán një biznes për transportimin e 360 tonëve kokainë në vit.

Aleancat e narkotrafikut dhe agjencitë që shënjestrojnë Uruguajin

Ndërkohë, në Paraguaj, edhe pse operacioni A Ultranza Py arriti të arrestojë dhe dënojë pjesën më të madhe të strukturës të lidhur me Insfrán dhe disa anëtarë të klanit Marset, autoritetet rajonale vlerësojnë se organizata e uruguaianit mbetet aktive, pavarësisht pengesave, duke mbajtur linja furnizimi me Bolivinë, disa aeroplanë të gatshëm, një skuadër pilotësh (njëri prej tyre ra disa ditë më parë në veri të Paraguajit) dhe mbrojtjen territoriale të grupit kriminal brazilian shumë të fuqishëm, Primer Comando de la Capital (PCC), protagonist i aleancave kryesore të narkotrafikut ndërkombëtar — nga të cilat ka përfituar biznesi i Marset dhe banda të tjera lokale — me ‘Ndranghetan italiane dhe mafiet e tjera europiane si Mocro Maffia dhe Kompania Bello, emri i përdorur për një grup prej 14 klanesh shqiptare mes të cilave ishte Çopja-Çela.

Prania e PCC-së dhe e ‘Ndranghetas në Uruguaj është dokumentuar mjaft që nga dekada e kaluar, sidomos përmes hetimeve të huaja, por jo aq e klaneve ballkanike.

Flamuri i parë i kuq që autoritetet uruguaiane vunë re mbi mafiet e Ballkanit që vepronin në Uruguaj ishte në 2009 me Operativo Guerrero de los Balcanes, i cili mundësoi sekuestrimin e mbi 2 tonëve kokainë dhe rrëzimin e grupit të fuqishëm të serbit Darko Saric.

Ngarkesat e fundit të mëdha të gjetura në Uruguaj, të cilat do të dërgoheshin në Europë me metodën “drop off” (transportuar me varka dhe ngarkuar në anije në det të hapur), besohet se kanë pasur pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe anëtarëve të PCC-së, sipas hetimeve të fundit të përbashkëta mes agjencive kryesore antidrogë europiane.

Në këtë kuadër, Policia uruguaiane, u paralajmërua në 2024 nga Ministria e Brendshme e Holandës për të përmirësuar koordinimin mbi kontejnerët detarë që kalojnë nga porti i Montevideos dhe përfundojnë në portin e Roterdamit, me interes të veçantë nga holandezët për trafikun e ngarkesave që zbresin pa kontroll nga hidrovia Paraná-Paraguay.

Informacion i zbuluar në korrik nga Europol, si pjesë e një operacioni të madh kundër anëtarëve të ‘Ndranghetas, përfshin mes vendeve edhe Uruguajin, duke konfirmuar lidhje me mafien kalabreze dhe me organizata kriminale nga vendet e Ballkanit, kryesisht trafikantë origjinë shqiptare. Operacioni policor kundër ‘Ndranghetas përmend se anëtarët shqiptarë të rrjetit koordinonin nxjerrjen e ngarkesave të kokainës në disa porte të Spanjës dhe Holandës për t’i dërguar më pas në tregun italian.

Sipas një raporti të Europol 2023, ‘Ndrangheta kanalizon fitimet e saj të paligjshme në Uruguaj (mes vendeve të tjera) përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, fusha, restorante, hotele, lavanderi makinash, supermarkete dhe aktivitete të tjera, kështu që Uruguaji mbetet nën vëzhgimin e agjencive ndërkombëtare, jo vetëm për rolin e tij në grumbullimin dhe dërgimin e kokainës në Europë, ku po rritet gjithnjë e më shumë prezenca e PCC-së dhe e klaneve shqiptare (të cilët u zgjeruan të lidhur me mafien kalabreze), por edhe për rolin e tij historik në skemat e mëdha të pastrimit të parave të narkotrafikut.

Burimi: Caras&Caretas

The post Mediat e huaja: Karteli “Çopja-Çela” e siguronte dr*gën direkt nga prodhuesit, deri në 350 ton në vit appeared first on Albeu.com.

Rrogozhinë/ Zbulohet tjetër rast i transportit të emigrantëve kundrejt pagesës, arrestohet 24-vjeçari nga Shkodra
Policia ka zbuluar një tjetër rast të transportit të emigrantëve kundrejt pagesës në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’.

Një 24-vjeçar është vënë në pranga, teksa kishte në makinën e tij tip ‘Benz’ 3 emigrantë nga India dhe Pakistani të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

Gjatë operacionit u arrestua Endri Begaj, 24 vjeç, banues në Shkodër.

‘Në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, 24-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Benz”, 3 emigrantë nga India dhe Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, u sekuestrua automjeti tip ‘Benz’ me të cilën po transportoheshin emigrantët si dhe celulari i tij. Ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë në Durrës, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit.

The post Rrogozhinë/ Zbulohet tjetër rast i transportit të emigrantëve kundrejt pagesës, arrestohet 24-vjeçari nga Shkodra appeared first on Albeu.com.

Transporti, rritet me 30.7% numri i pasagjerëve nga ajri, shtohen makinat në qarkullim
Tremujori i dytë i këtij viti ka sjellë një gjallërim të aktivitetit të transporti në vend.

I ndjeshëm ka qenë rritja e transportit të pasagjerëve përmes ajrit, si rrjedhojë e kthimit të vendit në një destinacion të preferuar turistik.

Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2023, kanë udhëtuar me linja ajrore 1.747.887 pasagjerë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 30,7%.

Në transportin ajror operojnë 20 shoqëri ajrore, nga këto 18 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare. Gjatë tremujorit të dytë 2023, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 81.737 avionë.

Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e dytë 2023 është 386 ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 5,6%. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e dytë 2023 zë 0,02% ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.

Shtohen makinat në qarkullim, kryeson Tirana

Sipas INSTAT, Në tremujorin e dytë 2023, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Qershor 2023 rezulton 828.306 mjete. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë rreth 19 mijë mjete më shumë, me rritje 2.3%.

Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,4%), “Automjetet për transport të përzier” (6,4%) dhe “Motor” (5,5%).

Në tremujorin e dytë 2023, numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,8% të mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,4% të mjeteve rrugore gjithsej. Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2% dhe qarku i Kukësit me 2,3% ndaj mjeteve rrugore gjithsej.

Marka “Mercedez Benz” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore me 18,1%, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me 15,5% dhe “Daimler Chrysler” 9,1%.

Gjatë tremujorit të dytë 2023, janë regjistruar për herë të parë 19.794 mjete rrugore dhe deri në fund të Qershorit janë regjistruar për herë të parë 34.253 mjete rrugore, nga të cilat janë 30 lloje mjetesh dhe 434 marka. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të parë, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (83,9%) dhe “Motor” zënë (7,4%).

Numri më i lartë i mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë është në qarkun e Tiranës, duke zënë 42,7% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e dytë 2023.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, janë qarku Gjirokastër me 1,2 % dhe Kukës me 2,0% secili ndaj mjeteve rrugore gjithsej.

Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë me 21,7%, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 15,2%.

Rritet volumi i mallrave të transportuara përmes porteve

Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend.prej të cilit janë transportuar 93,9% e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.608 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rrritur me 9,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 140 anije, nga këto 107 anije janë të huaja dhe 33 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 11,1%, ku numri anijeve të huaja është rritur me 9,2% krahasuar me tremujorin e dytë 2022. Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e dytë 2023 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 280.914 duke shënuar rritje me 26,0% krahasuar me tremujorin e dytë 2022.

Porti i Durrësit është porti kryesor në vend nga i cili kanë udhëtuar 46,0 % e pasagjerëve, porti i Sarandës me 45,7% dhe më pas porti i Vlorës me 8,3%./monitor

The post Transporti, rritet me 30.7% numri i pasagjerëve nga ajri, shtohen makinat në qarkullim appeared first on Albeu.com.

I mituri përsërit gabimin, merr makinën dhe tenton të kalojë emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga nga policia
Një 16 vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm që do t’i kalonte përtej kufirit.

Për të miturin ky ishte një veprim i përsitur.

Po ashtu mbi të rëndon dhe drejtimi i automjetit pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare Sarandë

Punë e pandërprerë policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e dhënies ndihmë kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kapet në flagrancë, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 16-vjeçari, përsëritës për këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, në vendin e quajtur “Burimi i Volloderit”, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Shtetasi F. M. ishte me masë sigurie të caktuar nga Gjykata, “Detyrim paraqitjeje”, pasi një javë më parë u arrestua në flagrancë nga Policia, duke transportuar kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me një automjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

The post I mituri përsërit gabimin, merr makinën dhe tenton të kalojë emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga nga policia appeared first on Albeu.com.

Çifti shqiptar transporte drogë bashkë me fëmijën 10 muajshe, sekuestrohen 9kg heroinë dhe dhjetëra mijëra euro
Policia Italiane ka goditur një rast të trafikut të heroinës. Një trafikant shqiptar ra në pranga pasi ju gjetën 9 kilogramë heroinë gati për shitje.

Ditët e fundit agjentët zbuluan një çift shqiptar me banim në provincën e Parmës. Shqiptari 29-vjeçar u arrestua dhe partnerja e tij 28- vjeçare u procedua penalisht për mbajtje me qëllim të shitjes së gati 9 kilogramëve heroinë.

Aktivitetet e monitorimit territorial kanë lejuar policinë të identifikojë një Volksëagen Polo si një mjet i mundshëm i përdorur nga korrierët shqiptarë për transportin e drogës në provincën e Padovës dhe provincat fqinje. Automjeti, përveçse ka kaluar disa herë nëpër qytet, duket se ka pasur disa kontrolle në provincën e Parmës me 29-vjeçarin shqiptar që lëvizte gjithmonë.

Në tetor 2020, të njëjtët agjentë të Skuadrës Fluturuese kishin arrestuar një tjetër korrier, gjithashtu përdorues i të njëjtit model makine, në krye të një laboratori droge në provincën e Rovigos, ku u sekuestruan 32 kilogramë heroinë.

Automjeti i vënë re sërish në qytet pasditen e së enjtes së 17 nëntorit (veçanërisht në kabinën e pagesës Padova Ovest), në automjet ndodheshin 29-vjeçari dhe bashkëshortja e tij bashkë me vajzën e tyre 10 muajshe. Pasi burri parkoi, policia i ndaloi ata për kontrolle mbi rastin. Burri tha se ishte në Padova për të gjetur të afërmit.

Kështu u nis kontrolli i automjetit ku agjentët zbuluan pajisje manuale të pozicionuara nën mbushjen e sediljeve të përparme. Të lehtësuar, ata gjetën tre copë heroinë (rreth një kilogram e gjysmë ) të mbështjella me çorape dhe disa tufa parash për një total prej mbi 33,000 euro . Kështu, operacionet e kërkimit u shtrinë edhe në provincën e Parmës , në lokalitetin Roccabianca, ku shtëpia u gjet në dispozicion të çiftit (në kundërshtim me atë që deklaroi burri, biletat iu gjetën në fakt në zotërim dhe në posedimin e autostradave të gruas së tij dhe faturat tatimore që i atribuohen atij territori).

Gjatë kontrollit të shtëpisë policët kanëgjetën dhe sekuestruan edhe 7 kilogramë e gjysmë heroine, presa dhe materiale të tjera të dobishme për formimin dhe paketimin e lëndës narkotike, si dhe 20 kilogramë lëndë “përzierës”.

29-vjeçari është arrestuar dhe shoqëruar në burgun e Rovigos, ndërsa është ndjekur penalisht gruaja e 29 vjeçarit, njëkohësisht dhe nënë e një fëmije të mitur.

The post Çifti shqiptar transporte drogë bashkë me fëmijën 10 muajshe, sekuestrohen 9kg heroinë dhe dhjetëra mijëra euro appeared first on Albeu.com.

Po transportonin 17 emigrantë të paligjshëm, procedohet penalisht një person dhe një tjetër në kërkim
Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, dhe për këtë u shpall në kërkim shtetasi Sidrit Baçe dhe po procedohet penalisht Mariglen Cangtari.

Dy personat e mësipërm po transportonin 17 emigrantë të paligjshëm të cilëve, kundrejt shpërblimit 250 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, në kuadër të operacionit “Perimetri”.

U konstatuan duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. B., 35 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasi M .C., 33 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në Pogradec, mjetin tip furgon “Benz”, me të cilin dyshohet se drejtuesi, shtetasi S. B. (i cili ka braktisur mjetin) dhe shtetasi M. C. po transportonin 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shpërblimit 250 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme. Pogradec, u shpall në kërkim Sidrit Baçe dhe u procedua në gjendje të lirë Mariglen Cangtari, pasi braktisën mjetin me 17 emigrantë të paligjshëm.

The post Po transportonin 17 emigrantë të paligjshëm, procedohet penalisht një person dhe një tjetër në kërkim appeared first on Albeu.com.

Sbulohet skema: Si bandat shqiptare, marokene dhe kurde transportojnë emigrantët nëpërmjet Shqipërisë
Trafikimi i emigrantëve të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme përmes Shqipërisë kryhet përmes bashkëpunimit të grupeve kriminale shqiptare, marokene dhe kurde, të gjithë me banim në Shqipëri.

Këto grupe punojnë së bashku për të marrë grupe migrantësh nga kufiri me Greqinë dhe për t’i transportuar ato përmes Shqipërisë, drejt vendeve të BE-së. Ky shërbim kushton rreth 250 euro për imigrant për ata që udhëtojnë në grupe. Për ata që dëshirojnë të udhëtojnë vetëm, çmimi mund të shkojë deri në mijëra euro.

Një anëtar i një grupi trafikantësh i tregoi Exit se: “Ne kemi kontakte, marrim vendndodhjet e sakta dhe kontaktojmë shoferët”. Roli i tij është të organizojë shoferë, të negociojë, të rregullojë pritjen e imigrantëve dhe të menaxhojë të gjitha pagesat për njerëzit e përfshirë.

Emigrantët që dëshirojnë të transportohen drejt BE-së, zakonisht duhet të kalojnë përmes një “agjencie” në Janinë.  Ata paguajnë një tarifë për “agjentin” që i lidh  me shoferët në Shqipëri. Shoferi i pret emigrantët në kufirin shqiptaro-grek, ku ata kalojnë në mënyrë të paligjshme. Para kalimit të kufirit, njërit prej emigrantëve i jepet numri i shoferit që do t’i presë në kufirin shqiptar, në një vend të paracaktuar.

Udhëtimi kryhet në furgona ose me makina me qira. Kohët e fundit edhe kamionët e mallrave po përdoren si një mënyrë për të shmangur identifikimin nga policia.

Një makinë bosh ecën disa kilometra përpara makinës me emigrantë për të parë se ku ndodhet policia dhe ku janë vendosur postoblloqet.

Në raste kur ka policë, shoferi i zbret emigrantët në fshatin më të afërt dhe kalon postobllokun me makinën bosh. Disa kilometra më tej, ai i dërgon emigrantëve vendndodhjen e tij dhe i pret sa të vijnë.

Nëse ata arrijnë me sukses Tiranën, shoferi i lë në vendin e dakordësuar dhe i dërgon një foto dhe vendndodhjen një “agjenti” të agjensisë në Janinë, i cili më pas i dërgon pagesën përmes Western Union. Ndërmjetësi pastaj përdor djem të rinj, te paidentifikuar me të, për të tërhequr paratë nga zyrat e Western Union në mënyrë që të mos zbulohet identiteti i tij.

Në Tiranë emigrantët strehohen në një rrjet ‘banesash të sigurta’ në Laprakë. Aty ata shplodhen përpara udhëtimit tjetër.

Një shofer i intervistuar nga Exit tha se mori 50 euro për emigrant, për udhëtim. Ai bëri tre udhëtime të tilla para se të kapej nga policia. Arsyeja që ishte përfshirë në këtë punë ishte nevoja për para për të mbajtur familjen e tij.

Kur u pyet se çfarë kategorie njerëzish emigrojnë, ai shpjegoi se ata janë njerëz normal dhe ka shumë gra e femijë.

“Burra, gra, fëmijë, shumë gra dhe fëmijë,” tha ai, duke shtuar se ata janë thjesht “njerëz normalë” që po ikin nga lufta në vendet e tyre. Shoferi shtoi se ata kanë shumë frikë nga policia dhe kjo është arsyeja pse paguajnë për transportin me shpresën se nuk do të kapen.

Pavarësisht masave të marra nga policia gjatë vitit të kaluar, një numër i konsiderueshëm i emigrantëve ende po kalojnë me sukses përmes vendit nga Greqia në kufirin me Kosovën ose Malin e Zi. Destinacioni i tyre përfundimtar është një shtet anëtar i BE-së, kryesisht Italia, Austria ose Hungaria. Që nga viti 2018, Shqipëria ka qenë pjesë e një prej korridoreve kryesore të imigracionit të paligjshëm në Evropë.

Nga viti 2009 deri në vitin 2017 ka pasur midis 1000 dhe 3000 migrantë të kapur nga policia në Shqipëri. Pas vitit 2017, kjo shifër u rrit dhe numri aktual i emigrantëve është më shumë se 18,800.

Sipas të dhënave nga viti 2019, 30% vijnë nga Iraku, 28% nga Siria, 14% nga Maroku dhe 9% nga Algjeria. Pjesa tjetër vjen nga vendet e tjera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Tani ka më shumë emigrantë të parregullt në vend, sesa të rregullt. Janë rreth 15,000 individë me leje qëndrimi që nga viti 2020, dhe më shumë se 18,800 të parregullt.

Në vitin 2019, kishte të paktën 6600 azilkërkues në Shqipëri, duke përfshirë rreth 765 familje. Midis viti 2015 dhe 2017, kishte 665 kërkesa për azil dhe 71 kësrkesa u miratuan. Nga viti 2018 dhe viti 2020, kërkesat për azil u rritën në 13,222, nga të cilat vetëm 44 u miratuan.

Ekzistojnë katër lloje të emigrantit të parregullt siç përcaktohet nga autoritetet; azilkërkuesit që mbahen në qendrat e azilit derisa të vendoset mbi çështjen e tyre, viktimat e trafikimit, të cilët mbahen në qendra të specializuara, emigrantët e parregullt, të cilët mbahen në një qendër të mbyllur ose të miturit e pashoqëruar që strehohen në qendrat sociale.

Aktualisht ka vetëm pesë qendra shtetërore në vend për migrantët. Disa individë largohen nga këto qendra dhe më pas përpiqen të udhëtojnë në vendet e BE-së përmes rrjeteve të trafikantëve kundrejt pagesës.

Një burrë i përfshirë në koordinimin e transportit të emigrantëve nga kufiri shqiptaro-grek i tha Exit News se disa emigrantë kapen nga policia, intervistohen dhe më pas lihen përsëri të lirë në kufi, pa dijeninë e autoriteteve greke. Ai tha se këta individë do të paguajnë sërish për të kaluar në një vend të BE-së. / exit.al

The post Sbulohet skema: Si bandat shqiptare, marokene dhe kurde transportojnë emigrantët nëpërmjet Shqipërisë appeared first on Albeu.com.