transinistria Archives - Albeu.com

Zbulohet provokimi rus: Bombardues me targa polake
Sipas televizionit pro-rus nga Transnistria e panjohur, bombarduesit që hodhën granatahedhës të hënën drejt ndërtesës së Ministrisë së Sigurimit të Shtetit në Tiraspol kishin targa polake në makinë.

Shërbimet polake kanë verifikuar që një makinë e një marke tjetër ka një regjistrim të tillë në Poloni. Dhe e gjitha kjo duket si një provokim rus.

Kështu shkruan agjencia polake Wiadomosci, duke cituar burimet qeveritare.

Në zonën e Transnistria-s në kufi me Ukrainën, një sërë shpërthimesh u regjistruan të hënën dhe të martën.

Ushtarët rusë janë të stacionuar në “republikën” e panjohur dhe Rusia së fundmi ka treguar se një nga qëllimet e luftës në Ukrainë mund të jetë depërtimi i korridorit për në Transnistria.

Një nga objektivat e sulmuesve ishte ndërtesa e Ministrisë së Sigurimit të Shtetit në Tiraspol, kryeqyteti i Transnistrisë së panjohur.

Pranë ndërtesës së dëmtuar është gjetur një granatëhedhës RPG-27, e cila përdoret nga ushtria ruse.

Sipas gazetës ruse “Komsomolskaya Pravda”, askush nuk u lëndua pasi nuk kishte njeri në ndërtesë për shkak të pushimeve.

Ndërtimi i ngjarjes

Givi Gigitashvili, një studiues në Laboratorin e Kërkimeve Ligjore Dixhitale, vuri në dukje në edicionin e mbrëmjes të lajmeve në Transnistria, një material që tregonte se sulmuesit erdhën nga Ukraina me makinë me targa polake.

Autorët e materialit televiziv po përpiqeshin të rindërtonin rrugën që duhej të kalonin të hënën tre atentatorët.

Ata shtojnë – sipas Ministrisë lokale të Brendshme, se ky ishte sulmi i parë terrorist në Transnistria.

Agjencia polake kontaktoi shërbimet vendase për një makinë me këto targa regjistrimi, që dyshohet se ishte përfshirë në sulmin në Transnistria.

Sipas zëdhënësit të inteligjencës polake Stanisław Żaryn, një automjet tjetër i kësaj marke është i regjistruar në Poloni.

Dhe pronari i saj nuk ka denoncuar asnjëherë vjedhjen e targave.

Żaryn shton se kemi të bëjmë me një provokim propagandistik – një tjetër element i luftës dezinformative që bën Rusia.

Piotr Pytel, kreu i Shërbimit Ushtarak të Kundërzbulimit në vitet 2014-2015, mendon njësoj.

“Sulmi ishte demonstrativ. Targat polake u përdorën së pari për suksesin e aksionit, sepse ata nuk tërheqin vëmendjen në Ukrainë, dhe në të njëjtën kohë për ukrainasit janë të vështira për t’u verifikuar shpejt”, tha ai në një intervistë për Wirtualna Polska./Albanianpost.com

The post Zbulohet provokimi rus: Bombardues me targa polake appeared first on Albeu.com.