traktati i armeve berthamore Archives - Albeu.com

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë se ka shkelur traktatin e armëve bërthamore
Shtetet e Bashkuara akuzuan të martën Rusinë se ka shkelur traktatin e armëve bërthamore START, duke deklaruar se Moska po refuzon të lejojë aktivitete inspektimi brenda Rusisë.

Traktati, që mbetet një nga shtyllat e fundit të përpjekjeve për kontrollin e armëve bërthamore të pas-Luftës së Ftohtë, hyri në fuqi në vitin 2011 dhe u rinovua në vitin 2021 edhe për dy vite të tjera. Traktati vendos një kufi ndaj numrit të mbushjeve bërthamore strategjike që mund të dislokojnë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, si dhe për numrin e raketave tokësore dhe detare, si dhe të avionëve bombardues që mund të përdorin për këto mbushje bërthamore.

Të marra së bashku, dy vendet kanë rreth 90% të mbushjeve bërthamore të botës.

Uashingtoni është përpjekur ta ruajë vazhdimësinë e traktatit, por marrëdhëniet me Moskën janë në gjendjen më të keqe të dekadave të fundit, si rezultat i sulmit të Rusisë në Ukrainë që filloi gati një vit më parë. Shtetet e Bashkuara udhëheqin përpjekjet e aleatëve perëndimorë për të furnizuar me municione Ukrainën dhe ta ndihmojnë kështu që të zmbrapsë sulmin e forcave ruse.

“Refuzimi nga Rusia për të lehtësuar aktivitetet e inspektimit ua mohon Shteteve të Bashkuara ushtrimin e të drejtave të rëndësishme të parashikuara në traktat dhe rrezikon zbatueshmërinë e kontrollit SHBA-Rusi për armët bërthamore”, deklaroi Departamenti amerikan i Shtetit.

Në gusht, Moska pezulloi bashkëpunimin me inspektimet siç parashikohet në traktat. Ajo fajësoi kufizimet e udhëtimit të vendosura nga Uashingtoni dhe aleatët pasi Rusia sulmoi Ukrainën, por tha se ishte ende e angazhuar për të përmbushur kushtet e traktatit.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Rusia ka një opsion të qartë për të zbatuar traktatin duke lejuar vazhdimin e inspektimeve.

Të hënën, Rusia njoftoi Shtetet e Bashkuara se traktati mund të marrë fund në vitin 2026 dhe nuk do të zëvendësohet nga një dokument i ri, duke pretenduar se Uashingtoni po përpiqet t’i shkaktojë Moskës “një humbje strategjike” në Ukrainë.

Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA se “është vërtet i mundshëm skenari” që të mos ketë asnjë traktat për kontrollin e armëve pas vitit 2026./VOA

The post Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë se ka shkelur traktatin e armëve bërthamore appeared first on Albeu.com.