trajnime Archives - Albeu.com

RAPORTI I ETF/ Vetëm 1.6% e të rriturve në trajnime profesionale, Shqipëria shumë larg objektivit 47% të BE-së
Shqipëria po mbetet shumë pas në përfshirjen e të rriturve në arsim dhe trajnime profesionale.

Sipas një raporti të fundit të European Training Foundation, vetëm 1.6% e personave të moshës 25-64 vjeç morën pjesë në programe aftësimi gjatë vitit 2024, një nivel shumë i ulët krahasuar me objektivin e Bashkimit Evropian prej 47% për vitin 2025.

Raporti nxjerr në pah disa probleme kryesore që pengojnë zhvillimin e aftësive në vend. Një prej tyre është mungesa e një ligji të posaçëm për arsimin e të rriturve, çka krijon paqartësi dhe mungesë koordinimi mes institucioneve.

Edhe pse ekzistojnë strategji, zbatimi i tyre has vështirësi në praktikë.

Një tjetër problem lidhet me pjesëmarrjen shumë të ulët të të rriturve në trajnime. Kjo lidhet me mungesën e kulturës për të mësuar gjatë gjithë jetës, por edhe me pengesa si kostot dhe mungesa e kohës për personat në punë.

Situata është e vështirë edhe në drejtim të aftësive digjitale. Mbi gjysma e popullsisë së rritur nuk ka njohuri bazë në teknologji, duke e bërë të vështirë përshtatjen me kërkesat e tregut të punës.

Probleme ka edhe në shpërndarjen e qendrave të trajnimit, të cilat janë të përqendruara kryesisht në Tiranë dhe Durrës, ndërsa zonat e tjera mbeten me pak mundësi. Po ashtu, infrastruktura e trajnimeve është e vjetruar dhe nuk përputhet me nevojat e sektorëve modernë si teknologjia apo energjia e gjelbër.

Financimi i këtij sektori mbetet i dobët dhe i varur nga donatorët, ndërsa bashkitë rrallëherë investojnë në arsimin e të rriturve. Një tjetër pengesë është mungesa e njohjes së aftësive të fituara në mënyrë joformale, që penalizon shumë punëtorë me përvojë.

Raporti paralajmëron se pa investime më të mëdha dhe ndryshime në politika, Shqipëria rrezikon të mbetet me një fuqi punëtore të pakualifikuar, çka ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik dhe në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian./monitor

The post RAPORTI I ETF/ Vetëm 1.6% e të rriturve në trajnime profesionale, Shqipëria shumë larg objektivit 47% të BE-së appeared first on Albeu.com.

Ferizaj trajnon 347 mësimdhënës për rritjen e cilësisë së mësimit, disa prej tyre edhe për rishikimin e teksteve mësimore
Komuna e Ferizajt gjatë këtij viti shkollor ka trajnuar gjithsej 347 mësimdhënës të niveleve të ndryshme, duke filluar nga edukatoret e deri te klasat e dymbëdhjeta, por në mesin e tyre janë trajnuar edhe 22 mësimdhënës të cilët kanë të bëjnë me rishikimin e teksteve mësimore. Kjo për shkak se shpeshherë testet nëpër shkolla kanë qenë jashtë natyrës së mësimit dhe nuk janë përputhur me përmbajtjen e kurrikulës, andaj mësimdhënësit janë trajnuar që telashe të tilla Ferizaj të mos përsëritën.

Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka thënë për mediat vendase se të gjithë pajtohen se në nivel të vendit procesi mësimor nuk është në nivelin e duhur, andaj kjo ka shtyrë ekzekutivin dhe kryetarin e Komunës, Agim Aliun të marrë hapa konkret për ta përmirësuar gjendjen.

Sipas Llabjanit, nivelin e arsimit në Kosovë e ka treguar edhe testi PISA dhe disa teste të tjera.

“Duke e parë këtë çështje se diçka është e rëndësishme dhe e domosdoshme për të filluar për të punuar në këtë drejtim, jo vetëm komuna e Ferizajt, por edhe sistemi arsimor në përgjithësi në Republikën e Kosovës, ne si Komunë e Ferizajt kemi bërë disa hapa në këtë drejtim. Hapat e parë që kemi ndërmarr janë trajnimi i mësimdhënësve, andaj gjatë këtij viti shkollor ne kemi trajnuar 347 mësimdhënës të niveleve të ndryshme duke filluar nga edukatoret e deri te klasat e dymbëdhjeta”, ka thënë Llabjani.

Sipas tij, e veçanta e këtyre trajnimeve ka qenë këtë vit e cila lidhet direkt me një nga faktorët që lidhet me cilësinë në arsim, e që është rishikimi i teksteve mësimore.

“Ne si komunë e Ferizajt kemi qenë përfitues të një projekti në kuadër të Bashkimit Evropian, ku kemi qenë të përfshirë si komunë për trajnimin e 22 mësimdhënësve të cilët kanë pasur të bëjnë me rishikimin e teksteve mësimore. Ne e dimë se një nga faktorët kryesor që ndikon në ngritjen e cilësisë së mësimit janë edhe tekstet mësimore për shkak të shumë të metave që kanë në përmbajtje, por edhe në aspektet e tjera”, ka thënë Llabjani.

Sipas tij, në kuadër të projektit, komuna e Ferizajt ka qenë e përfshirë në dy fusha korrikulare: Jeta dhe Puna dhe Shkathtësitë për Jetë.

“Në kuadër të kësaj kanë qenë të përfshirë mësimdhënësit e klasave të pesta, të teta dhe gjimnazi në klasat e dhjeta dhe njëmbëdhjeta. Në bazë të kësaj kemi arritur ta bëjmë një grup të mësimdhënësve më të dalluar në Komunën e Ferizajt të cilët pastaj nga trajnimet që kanë kemi arritur që të japim disa imputo shumë të rëndësishme në lidhje me rishikimin e testeve mësimore që kanë të bëjnë me historinë, Gjeografisë, Biologjisë dhe me nivelin e klasave të pesta”, ka thënë midis të tjerash Llabjani.

Llabjani shton se me trajnime të tilla të mësimdhënësve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

The post Ferizaj trajnon 347 mësimdhënës për rritjen e cilësisë së mësimit, disa prej tyre edhe për rishikimin e teksteve mësimore appeared first on Albeu.com.

Rreth 9000 trupa të NATO-s kryejnë stërvitje në Detin Baltik
Rreth 9,000 trupa nga 20 vende të NATO-s kanë marrë pjesë këtë muaj në stërvitjet ushtarake në rajonin e Detit Baltik, i cili është bërë strategjikisht i ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës.

Suedia, e cila i ishte bashkuar stërvitjeve në të kaluarën, mori pjesë në stërvitjet Baltops për herë të parë në qershor si një anëtare e plotë e NATO-s, pasi iu bashkua aleancës ushtarake transatlantike në fillim të këtij viti.

Javët e trajnimit përfshijnë pastrimin e minave në det, zbulimin e nëndetëseve dhe uljet.

Stërvitjet nga marina, forcat ajrore dhe trupat tokësore po mbahen në Detin Baltik, si dhe në Suedi dhe ishullin e saj strategjik Gotland, e po ashtu në Lituani, Poloni dhe Gjermani. Ato do të zgjasin deri të enjten dhe përfshijnë rreth 50 anije të marinës dhe 45 avionë dhe helikopterë.

Stërvitjet organizohen nga Forcat Goditëse dhe Mbështetëse Detare të NATO-s dhe flota e 6-të e SHBA-së.

Shqetësimet e sigurisë janë rritur në rajon që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022 dhe rriti aktivitetin e saj armiqësor në zonën e Detit Baltik

The post Rreth 9000 trupa të NATO-s kryejnë stërvitje në Detin Baltik appeared first on Albeu.com.