trajneri-i-shqiperise Archives - Albeu.com

Maran zbulon sot të përzgjedhurit e Kombëtares, priten përgjigjet për emrat e rinj
<html><head></head><body>

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, do të dalë sot në orën 11:00 përpara mediave. Gjatë prononcimit, tekniku kuqezi do të bëjë publike listën e futbollistëve të grumbulluar dhe më pas do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Publikimi i listës në kuadër të këtij prononcimi përbën një risi për Shqipërinë, pasi më parë emrat e të thirrurve njoftoheshin veçmas. Në media është përfolur mundësia e afrimit të lojtarëve të rinj, por çdo paqartësi pritet të marrë fund pas disa orësh.

Kuqezinjtë do të luajnë kundër Bjellorusisë më 26 shtator, ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtojnë drejt San Marinos. Të dyja sfidat janë të vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve.

</body></html>

The post Maran zbulon sot të përzgjedhurit e Kombëtares, priten përgjigjet për emrat e rinj appeared first on Albeu.com.

Rolando Maran rrëfen jetën në Shqipëri: Nga “avash-avash” te tavë dheu, ndihem si në shtëpinë time
<html><head></head><body>

Jeta e përditshme, dashuria për natyrën, familja, miqtë dhe koha e lirë janë disa nga temat për të cilat ka folur trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, në një intervistë për fshf.org.

Tekniku kuqezi ndau gjithashtu përshtypjet e tij për Shqipërinë, mikpritjen shqiptare, ushqimin tradicional, fjalët e para që ka mësuar në shqip dhe vlerat që dëshiron t’ua përcjellë futbollistëve të përfaqësueses.

Maran tregon se zakonisht zgjohet rreth orës 7 të mëngjesit, ndonëse ndonjëherë mund të jetë edhe më herët. Sapo nis ditën, kërkon të dalë në një hapësirë të hapur, qoftë duke hapur një dritare, duke dalë në tarracë apo në kopsht.

Pas mëngjesit, niset drejt Federatës. Ai nuk ka një orar të përcaktuar mbërritjeje, por zakonisht shkon atje pas shëtitjes së tij dhe nis përgatitjet për ndeshjet e ardhshme.

Për Maran, futbolli është mbi të gjitha një pasion. Ai thotë se dashuria për këtë sport ka nisur që në fëmijëri, kur ëndërronte të bëhej futbollist. Pasi e realizoi këtë synim, ai u bë trajner dhe sot drejton Kombëtaren shqiptare, një detyrë që e mbush me krenari.

“Puna ime lind nga pasioni, ndaj më pëlqen gjithçka në të. Nuk ka asgjë në punën time që nuk më pëlqen”, shprehet trajneri.

Kur ka kohë të lirë, Maran preferon të qëndrojë në natyrë dhe në ambiente të hapura. Aktivitetet ndryshojnë sipas stinës: gjatë dimrit kërkon vende me sa më shumë borë, ku mund të bëjë edhe ski. Shëtitjet, koha me familjen dhe takimet me miqtë janë pjesë e ditës së tij ideale.

Muajt e parë në Shqipëri nuk kanë sjellë një surprizë të mirëfilltë për të, por një konfirmim të asaj që kishte dëgjuar më herët për mikpritjen shqiptare. Sipas tij, shqiptarët e kanë tejkaluar çdo përshkrim që i ishte bërë.

“Ndihem si në shtëpi. Më keni bërë të ndihem si miku juaj prej gjithmonë. Për mua kjo është më shumë se një cilësi; është vërtet diçka befasuese”, rrëfen Maran.

Trajneri thotë se ende nuk mund të veçojë një gjë të caktuar si më “shqiptaren” që ka mësuar. Ai dëshiron të njohë më shumë aspekte të vendit dhe thekson se është ende herët për të dhënë një përgjigje të saktë, pasi nuk i pëlqen të flasë pa qenë i bindur për atë që ndien.

Ajo që e ka vlerësuar veçanërisht te shqiptarët është vendosmëria dhe forca me të cilën përballen me gjërat. Maran e konsideron këtë një vlerë të madhe dhe dëshiron t’ua transmetojë edhe lojtarëve të Kombëtares, pasi e sheh si pjesë të ADN-së së futbollistit dhe të popullit shqiptar.

Sa u përket zakoneve vendase, ai pranon se nuk ka adoptuar ende shumë prej tyre. Megjithatë, po përpiqet të afrohet gjithnjë e më tepër me shqiptarët dhe të kuptojë më mirë vendin, i cili, sipas tij, ka shumë gjëra të bukura dhe aspekte që i kanë ngjallur kureshtje.

Mes gatimeve tradicionale, pjata që i ka pëlqyer më shumë është tava e dheut. Maran e përmend me humor, duke pranuar se shqiptimi i tij mund të mos ketë qenë i përsosur, por shija i ka lënë përshtypje të veçantë.

Fjala e tij e preferuar në shqip është “avash-avash”. Ai thotë se nuk ka një arsye të veçantë për këtë zgjedhje, përveç faktit se i pëlqen mënyra se si tingëllon.

Ndërsa fjala që e ka më të vështirë të shqiptojë është “përshëndetje”. Maran shpjegon se për italianët është shumë më e thjeshtë të përdorin “Ciao”, ndërsa kjo përshëndetje në shqip i duket më e ndërlikuar, ndaj preferon ta thotë në italisht.

Edhe shprehja “Çkemi?” i duket edhe më e vështirë për t’u shqiptuar, ndaj, siç thotë vetë, ka vendosur të heqë dorë fare prej saj.

</body></html>

The post Rolando Maran rrëfen jetën në Shqipëri: Nga “avash-avash” te tavë dheu, ndihem si në shtëpinë time appeared first on Albeu.com.