tragjedia Archives - Albeu.com

Do të shpëtohej nëse do futej në operacion/ Motra e 37-vjeçares shtatzënë që ndërroi jetë rrugës për në Tiranë: Fëmija ishte mirë kur u nis me ambulancë! Doktoresha tha se duhej helikopter, telefonoi një kirurg por…
Motra e 37-vjeçares, Marjana Karolina Bunaj, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë teksa po transportohej drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ka rrëfyer detaje se si u menaxhua situata në Pogradec.

Ajo tregoi në emisionin “Me Zemër të Hapur”, se e motra e kishte telefonuar duke i thënë se kishte dhimbje të forta barku, dhe se më pas ishin drejtuar menjëherë në spital.

Ajo theksoi se doktoresha e turnit, kishte deklaruar se kishte hemorragji dhe se duhej një helikopter për ta dërguar menjëherë për në Tiranë. E motra thotë se madje doktoresha kishte telefonuar edhe një kirurg por nuk kishte shkuar.

“Tha duhet helikopter. Ishte shumë e shqetësuar. Tha se duhet një kirurg. Telefonoi një kirurg, dëgjova se tha ‘nuk erdhi’ a ‘nuk donte te vinte’ nuk e kuptova. Për gjysmë ore më morën prapë që dolën analizat dhe u ngjita në spital sërish. Mjeku i saj është telefonuar që në momentin që kam vajtur për të marrë motrën“, deklaroi ajo.

Sipas saj, nëse e motra do të futej menjëherë në operacion, dhe të mos e vononin disa orë, do të kishte shpëtuar bashkë me fëmijën.

Po ashtu, ajo bëri me dije se parametrat e foshnjes kishin rezultuar mirë para se e motra të transportohej me autoambulancë, ku më pas ndërroi jetë rrugës.

“Mund ta transferonin në Korçë se salla e operacionit në Pogradec është funksionale. Thjesht nuk kishte doktor për momentin. Doktoresha ishte gjinekologe kirurge. Nuk e di për një sallë operacioni mendoj se do të kishin shpëtuar të dy”, shtoi ajo.

Pjesë nga biseda e saj:

“Mund të ishte parandaluar situata. Në 12 më ka telefonuar, hajde se nuk ndihem mirë. Kam vajtur shumë shpejt. Kemi marrë dhe e kemi çuar në spital. Aty ishte doktoresha roje. Erdhi shumë shpejt, infermierja në turn i vuri për t’i matur tensionin dhe për momentin nuk e kishte të ulët. Por në momentin e dytë, tensioni i kishte rënë. Punë minutash ishte mjekja aty. Kishte dhimbje barku të forta më tha. Kam marrë analizat dhe i kam ngjitur lart. Kur erdha poshtë doktoresha tha se bebi është mirë. Kur i bëri eko tjetër, tha se ka hemorragji të brendshme. Tha duhet helikopter. Ishte shumë e shqetësuar. Tha se duhet një kirurg. Telefonoi një kirurg, dëgjova se tha ‘nuk erdhi’ a ‘nuk donte te vinte’ nuk e kuptova. Për gjysmë ore më morën prapë që dolën analizat dhe u ngjita në spital sërish. Mjeku i saj është telefonuar që në momentin që kam vajtur për të marrë motrën. Ai tha nuk jam.

Doktoresha tha duhet urgjent për në Tiranë. Kur kam zbritur poshtë, unë nuk e shoqëroj sepse nuk është rasti im. Një infermiere unë nuk mund ta shoqëroj kështu. Reanimatori tha nuk mund ta shoqërojmë ne se është shtatzënë. Më pas dëgjova se duhet të japë urdhër. Thashë kush? Drejtori, ta telefonoj. Në ato momente, sa kam marrë të telefonoj drejtorin më tha se lëre se e zgjidha. E morën me ambulancë dhe e çuan lart. Iu thoja pse nuk po ikim? Ambulanca është gati por po presim edhe një infermier. Motra reagonte, madje njërës nga ato kolegët aty i kishte thënë po bebi a do të jetojë. Në 12:10 kam qenë në maternitet. Nga ora 2 jemi ngjitur në spitalin e reanimacionit, kur mendova se do të iknim për Tiranë. Me autoambulancë është nisur diku te 4 ose 4:20. Salla është funksionale, por nuk kishte doktor. Mund ta transferonin në Korçë se salla e operacionit në Pogradec është funksionale. Thjesht nuk kishte doktor për momentin. Doktoresha ishte gjinekologe kirurge. Nuk e di për një sallë operacioni mendoj se do të kishin shpëtuar të dy”.

The post Do të shpëtohej nëse do futej në operacion/ Motra e 37-vjeçares shtatzënë që ndërroi jetë rrugës për në Tiranë: Fëmija ishte mirë kur u nis me ambulancë! Doktoresha tha se duhej helikopter, telefonoi një kirurg por… appeared first on Albeu.com.

Zjarri në SHBA u mori jetën tre fëmijëve shqiptarë, flet daja: S’i pashë kur erdhën në jetë, tani do t’i përcjell në varr
Familja shqiptare Manati, me prejardhje nga Lushnja, është përballur me një tragjedi në Jacksonville të Floridës. Tre fëmijë humbën jetën mëngjesin e 26 gushtit, pasi shtëpia ku banonin u përfshi nga zjarri.

Mes viktimave janë dy binjakë të moshës 11-vjeç dhe një fëmijë 2-vjeçar. Nga flakët mundën të shpëtonin prindërit dhe dy fëmijët e tjerë të familjes, një foshnjë 2-muajshe dhe një 9-vjeçar, të cilët u transportuan në spital në gjendje kritike.

Daja i fëmijëve tha se njoftimin për ngjarjen e rëndë e mori nga xhaxhai i tij i vogël.

Gjatë një interviste në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ai foli për dhimbjen pas lajmit tragjik, si edhe për faktin se emigrimi e kishte penguar t’i shihte nipërit prej vitesh.

Ai tregoi se po pret të udhëtojë drejt SHBA-së, ndërsa theksoi se nipërit arritën moshën 11-vjeç pa i parë as në momentin kur lindën, për shkak të ndarjes nga emigrimi. Tashmë, siç u shpreh ai, po shkon për t’i futur në dhe.

Sipas rrëfimit të dajës, dyshimet janë se flakët mund të jenë shkaktuar nga një lodër e blerë për fëmijët, e cila ishte lënë gjatë natës në karikim.

Ai deklaroi se bateria e lodrës shpërtheu, teksa po karikohej gjatë natës dhe se prej saj ndodhi gjithçka.

Daja bëri të ditur gjithashtu se nuk ka arritur ende të komunikojë me motrën e tij, nënën e fëmijëve, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike në të cilën ajo ndodhet pas tragjedisë.

Sipas tij, si motra ashtu edhe fëmijët janë të traumatizuar. Ai shtoi se ajo nuk e përballon dot ardhjen e natës dhe momentin kur bie errësira.

The post Zjarri në SHBA u mori jetën tre fëmijëve shqiptarë, flet daja: S’i pashë kur erdhën në jetë, tani do t’i përcjell në varr appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente pas tragjedisë së Martin Canit
Këtë të hënë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se 20 shkolla në Tiranë tashmë kanë kamera inteligjente, duke theksuar se ky zhvillim është pjesë e zotimit të marrë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë një shkolle.

Rama solli sërish në vëmendje ngjarjen tragjike që tronditi mbarë vendin. Sipas tij, kamerat që ndodheshin në atë zonë nuk kishin qenë të mjaftueshme për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të asaj që kishte ndodhur.

Gjithashtu, Rama tha se tragjedia në një shkollë të Tiranës e kishte bërë të domosdoshëm forcimin e sigurisë përmes teknologjisë së avancuar dhe se pas ngjarjes kishte marrë përsipër ta sillte këtë nivel teknologjik në Shqipëri.

Faza e parë e projektit ka nisur në kryeqytet, ku 20 shkolla janë pajisur me kamera që, sipas kryeministrit, mund të dallojnë dhe të sinjalizojnë në kohë reale situata që paraqesin rrezik.

Pajisjet e reja janë instaluar në të njëjtat pika ku ndodheshin kamerat e mëparshme. Rama sqaroi se ndryshimi kryesor lidhet me funksionalitetet e teknologjisë së re, e cila nuk kufizohet vetëm në regjistrimin e pamjeve.

Kamerat inteligjente njoftojnë menjëherë drejtorinë e shkollës, punonjësit e sigurisë dhe, kur është e nevojshme, edhe Policinë e Shtetit.

Kjo, sipas Ramës, u jep institucioneve mundësinë të marrin sinjalin më shpejt, të kuptojnë natyrën e situatës dhe të reagojnë pa vonesë.

Kryeministri theksoi se pajisja e 20 shkollave në Tiranë përbën vetëm nisjen e procesit. Projekti pritet të shtrihet gradualisht edhe në shkolla të tjera në të gjithë vendin.

Rama nënvizoi se zotimi i marrë pas tragjedisë do të zbatohet hap pas hapi, shkollë pas shkolle, me synimin që teknologjia të vihet në shërbim të njerëzve dhe siguria e fëmijëve të mbetet përparësia kryesore.

“Kur një tragjedi e tmerrshme në një shkollë të Tiranës mbajti frymën e mbarë Shqipërisë, kamerat nuk na ndihmuan dot mjaftueshëm për të kuptuar deri në fund dinamikën e asaj ngjarjeje”, shkroi Rama.

“Atëherë unë bëra një zotim dhe do të sjellim në Shqipëri nivelin më të lartë të teknologjisë për të forcuar si asnjëherë më parë sigurinë në shkolla.

Sot ky zotim ka nisur të bëhet realitet. Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente, të cilat janë një mjet me aftësi të jashtëzakonshme në duart e drejtuesve të shkollave, punonjësve të sigurisë dhe natyrisht të vetë prindërve.

Këto kamera janë vendosur dhe do të vendosen po aty ku ishin të vjetrat, por ndryshe nga të vjetrat, ato shohin dhe sinjalizojnë në kohë reale drejtorinë, punonjësit e sigurisë apo dhe vetë Policinë e Shtetit, duke i ndihmuar ata të kapin shpejt sinjalin, të kuptojnë shumë më mirë për çfarë bëhet fjalë dhe të ndërhyjnë pa humbur kohë.

Këto 20 shkolla janë vetëm pararoja e procesit. Zotimin e bërë pas asaj tragjedie do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle, me teknologjinë në shërbim të njeriut dhe me sigurinë e fëmijëve mbi gjithçka”.

The post Edi Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente pas tragjedisë së Martin Canit appeared first on Albeu.com.

Zjarri përfshiu banesën/ Tragjedia në familjen shqiptare në SHBA, 3 fëmijë humbën jetën, fqinjët të shokuar: Fatkeqësi e madhe
Një tragjedi e rëndë ndodhi në një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën, si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dykatëshe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 26 gusht.

Ndërsa katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike në spital. Familja e Gentian Manatit, rezident në ShBA që u përfshi nga flakët, është banor i lagjes 18 tetori në qytetin e Lushnjes.

Larguar vite më parë, kjo familje pasi ka fituar lotarinë amerikane, më pas i janë bashkuar edhe prindërit e Gentianit, Njazi dhe Alia.

Në Lushnje banonin dy motrat e Gentian Manatit, të cilave shteti shqiptar u mundësoi viza dhe të dyja janë nisur në orët e para të mëngjesit të së premtes për t’ju gjendur pranë vëllait prindërve dhe familjes në këto ditë të vështira për ta.

Fqinjët e kanë marrë vesh lajmin e hidhur dhe me lot në sy shprehen të shokuar nga kjo ngjarje e kobshme.

“Jemi shumë të tronditur. Njerëz hallexhinj, u larguan nga vendi për një jetë më të mirë”, u shpreh një banor.

“Nuk ka më fatkeqësi në jetë. Të rrisësh tre fëmijë me sakrificë e mund të madh. Zot mbaj dorën”, u shpreh një tjetër banore.

The post Zjarri përfshiu banesën/ Tragjedia në familjen shqiptare në SHBA, 3 fëmijë humbën jetën, fqinjët të shokuar: Fatkeqësi e madhe appeared first on Albeu.com.

Kryeprokurori kërkon raport për veprimet e ndjekjes penale në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
<html><head></head><body>

Kryeprokurori i Shtetit i ka kërkuar Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë që t’i dorëzojë një raport me shkrim mbi kronologjinë e hapave të ndërmarrë nga kjo prokurori lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan.

Kërkesa vjen pak ditë pasi Gjykata Themelore në Pejë shpalli aktgjykim lirues për tre të akuzuarit, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët përballeshin me akuzën për vrasjen e trefishtë të ndodhur më 26 nëntor 2021 në Gllogjan.

Në këtë ngjarje humbën jetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Sipas aktakuzës, Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj dyshohej se më 26 nëntor 2021, të motivuar nga hakmarrja, kishin qëlluar me kallashnikov drejt një autobusi në Gllogjan. Si pasojë, u vranë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit.

</body></html>

The post Kryeprokurori kërkon raport për veprimet e ndjekjes penale në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan appeared first on Albeu.com.

Minatori humbi jetën në Bulqizë, familja kërkon ndihmë: La tre fëmijë të mitur pa të ardhura, “Eternal Security” na ka shpërfillur
Pas vdekjes së minatorit 40-vjeçar Ilir Kolaveri në një galeri kromi në Bulqizë, familja e tij po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike dhe ka bërë thirrje për mbështetje.

Ilir Kolaveri ndërroi jetë teksa punonte në galerinë e kompanisë “Eternal Security”, ku u godit nga një masiv kromi i shkëputur brenda minierës. Trupi i tij i pajetë u nxor nga nëntoka prej ekipeve të shpëtimit pas dy ditësh kërkime.

Humbja e 40-vjeçarit ka lënë pa të ardhura dhe pa përkrahje të qëndrueshme financiare bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e mitur. Për këtë arsye, të afërmit po kërkojnë ndihmë që familja Kolaveri të mos e përballojë e vetme këtë periudhë të rëndë.

Duke folur për BalkanWeb, kunata e Ilir Kolaverit deklaroi: “Iliri ishte bashkëshorti i motrës sime dhe jetonin në Suç të Matit. Kompania ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur. Përfaqësuesit e saj erdhën dhe mbuluan vetëm shpenzimet e varrimit, por më pas nuk janë interesuar më për familjen e të ndjerit. Nuk kemi asnjë përkrahje. Ai la tre fëmijë të mitur në kushte shumë të vështira, ndërsa bashkëshortja nuk punon. U bëjmë thirrje shqiptarëve që t’i ndihmojnë, secili me aq sa ka mundësi.”

Të afërmit shpresojnë se solidariteti i qytetarëve do t’i sigurojë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të minatorit të ndjerë mbështetjen e domosdoshme për të vijuar jetën pas kësaj humbjeje të rëndë.

The post Minatori humbi jetën në Bulqizë, familja kërkon ndihmë: La tre fëmijë të mitur pa të ardhura, “Eternal Security” na ka shpërfillur appeared first on Albeu.com.

Tragjedia me 3 viktima në Shkodër, hetimet vazhdojnë/ Nëna e Bleona Çelajt: Vajza dhunohej nga bashkëshorti
Nëna e Bleona Çelajt, 24-vjeçares që humbi jetën në flakë së bashku me dy fëmijët, i ka thënë Policisë Vendore të Shkodrës se prej disa kohësh vajza e saj përjetonte dhunë nga bashkëshorti.

Deklarata është dhënë një ditë më parë, ndonëse nëna ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike pas tragjedisë.

Disa muaj më parë, familjarët kishin tentuar ta merrnin Bleonën së bashku me dy fëmijët. Edhe pse në fillim 24-vjeçarja e kishte kërkuar këtë, më pas kishte ndryshuar mendje dhe kishte vendosur të vazhdonte të jetonte me bashkëshortin.

Bleona Çelaj, nuk kishte telefon celular dhe mbante pak kontakte me familjen, pasi ata jetonin në Gjermani.

Marrëdhëniet mes dy familjeve ishin të ftohta dhe komunikimi mes tyre nuk ishte normal. Tensioni u vu re edhe dje, në ditën kur ndodhi ngjarja tragjike, ndërsa sot familjet janë bërë bashkë për ceremoninë e varrimit.

Bashkëshorti, nga ana tjetër, ka mohuar që çifti të ketë pasur konflikte. Pas ngjarjes së rëndë, gjendja e tij psikologjike paraqitet tejet e rënduar.

Megjithëse janë ngritur pretendime për dhunë, grupi hetimor, bazuar në këqyrjen e vendit të ngjarjes, provat e administruara dhe ekspertizën mjeko-ligjore, është plotësisht i bindur se zjarri që u mori jetën nënës dhe dy fëmijëve ishte aksidental.

Në banesën e përfshirë nga flakët, ku humbën jetën tre persona, mbërritën edhe ekspertë zjarresh nga Tirana.

Hetuesit vlerësojnë se dhuna e pretenduar nga familja e Bleonës nuk ka ndikuar në tragjedi, pasi dyshohet se një rrjedhje e mundshme nga bombola e gazit ka shkaktuar shpërthimin.

Në shtëpi ndodhej gjithashtu një shishe me benzinë, e cila ka ndikuar ndjeshëm në përhapjen e zjarrit dhe në shpërthim.

Policia ka sekuestruar provat materiale, mes tyre një pjesë të bombolës, që konsiderohet prova kryesore, si dhe sende të tjera të gjetura jashtë. Materialet janë dërguar në Tiranë për ekspertizë të mëtejshme.

Në momentin e tragjedisë, nëna dhe dy fëmijët ishin vetëm në banesën e braktisur në Domen të Postribës, pasi bashkëshorti kishte shkuar në një market.

Çifti ishte kthyer nga Gjermania prej disa ditësh. Bashkëshorti është shtetas gjerman, ndërsa Bleona ishte në proces dokumentacioni.

Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet. Deri tani është përjashtuar mundësia që nëna të jetë vetëvrarë apo t’i ketë mbytur fëmijët për shkak të dhunës së pretenduar ose të ndonjë ndikimi tjetër, ndërsa ngjarja e rëndë është klasifikuar si aksidentale.

The post Tragjedia me 3 viktima në Shkodër, hetimet vazhdojnë/ Nëna e Bleona Çelajt: Vajza dhunohej nga bashkëshorti appeared first on Albeu.com.

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Humbën jetën nga zjarri që përfshiu banesën, u jepet sot lamtumira e fundit nënës dhe dy fëmijëve të mitur
Këtë të enjte, përcillet për në banesën e fundit nëna dhe dy fëmijët e saj, të cilët humbën jetën tragjikisht në zjarrin e një banese në Domen të Postribës në Shkodër.

Bleona Çelaj, 24-vjeçe, dhe dy fëmijët e saj të mitur, Amari 3-vjeç dhe Anuari 1-vjeç, humbën jetën në zjarrin tragjik ditën e djeshme në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të enjte, më 30 korrik, në orën 15:00, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e Domit.

Pritja dhe përcjellja e ngushëllimeve do të zhvillohet te “Shpëtimi” në Golem, ndërsa familja do të presë vizita ngushëllimi për tre ditë.

Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik, pasi nëna dhe dy fëmijët e saj humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

The post Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Humbën jetën nga zjarri që përfshiu banesën, u jepet sot lamtumira e fundit nënës dhe dy fëmijëve të mitur appeared first on Albeu.com.

Tragjedia me 3 viktima në Shkodër/ Trupat ishin pranë njëri-tjetrit! Fëmija 1-vjeçar u gjet i djegur në krahët e nënës
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tragjike e një dite më parë, ku nëna me dy fëmijët e saj u dogjën brenda banesës së braktisur në fshatin Domen të Postribës në Shkodër.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tre trupat e viktimave, janë gjetur shumë afër njëri-tjetrit të shkrumbuar nga flakët.

Në momentin kur ka rënë zjarri mendohet se nëna ka mbrojtur fëmijët e saj dhe nuk ka arritur që të dalë jashtë. Djali i vogël 1 vjeçar u gjet në duart e nënës së tij ndërsa fëmija tjetër në afërsi.

Policia dhe efektivët zjarrëfikës si provë në këtë ngjarje që deri më tani cilësohet si aksidentale, kanë gjetur edhe një copë mbetje të një bombole të vogël gazi, petrogaz që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Bashkë me bombolën e vogël, grupi hetimor ka konstatuar edhe sustën e shtratit që ndodhej brenda asaj shtëpie ndërsa gjithçka tjetër është shkrumbuar nga flakët.

Ndërkohë jashtë shtëpisë ndodheshin çantat me të cilat kishin shkuar familja Çelaj në shtëpinë e tyre të vjetër.

Këto prova materiale që janë gjetur do të dërgohen në Tiranë për ekspertim për të patur një përgjigje më pas që do t’i shërbejë këtij hetimi.

Babai i fëmijëve dhe bashkëshorti i 24-vjeçares që u dogjën brenda, ka deklaruar se me vete kanë patur edhe një shishe benzine që e kishin marrë për të bërë disa riparime dhe pastrime dhe se ju duhej.

Ai ka deklaruar se është ulur tek një market për të blerë disa gjëra për familjen dhe kur nuk ndodhej aty, shtëpia ka marrë flakë duke bërë që nëna me dy të miturit të digjen brenda.

Dyshimi kryesor deri më tani që ka grupi hetimor është se nëna mund të ketë tentuar për të ndezur bombolën e gazit për të gatuar dhe në atë moment si shkak i rrjedhjes së gazit mund të ketë patur eksplozion.

Po ashtu ekziston mundësia që dy fëmijët e vegjël mund të kenë qenë në gjumë në momentin kur ra zjarri.

Fakti që aty nuk ndodhej askush tjetër dhe se shtëpia nuk ka banesa të tjera përreth ka bërë që zjarri të konstatohet jo në kohën e duhur duke bërë që tre viktimat të humbin jetën.

Mungesa e një njoftimi në kohën e duhur dhe terreni i thyer malor kanë qenë fatal në këtë ngjarje të rëndë.

Familja Çelaj jetonte në Gjermani dhe ishin të pajisur me dokumente gjermane dhe kishin ardhur disa ditë më parë për pushime.

Ata menduan të shkojnë tek banesa e vjetër për ta pastruar dhe për të qëndruar disa orë aty por e gjitha u kthye në një tragjedi që tronditi opinionin.

The post Tragjedia me 3 viktima në Shkodër/ Trupat ishin pranë njëri-tjetrit! Fëmija 1-vjeçar u gjet i djegur në krahët e nënës appeared first on Albeu.com.

Zjarri u mori jetën nënës dhe dy fëmijëve, Presidenti Begaj reagon pas tragjedisë në Domën të Shkodrës
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në fshatin Domën të Shkodrës, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e zjarrit.

Kreu i Shtetit u shpreh se është thellësisht i pikëlluar nga ngjarja e rëndë, ndërsa përcolli ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj”, shkroi Begaj.

Presidenti shtoi se mendimet e tij janë me familjen në këtë moment dhimbjeje të madhe.

“U prehshin në paqe!”, përfundoi reagimin e tij Kreu i Shtetit.

The post Zjarri u mori jetën nënës dhe dy fëmijëve, Presidenti Begaj reagon pas tragjedisë në Domën të Shkodrës appeared first on Albeu.com.