tragjedia e himares Archives - Albeu.com

“Tragjedia e Himarës, këmbanë alarmi”, Rama: Plan për rritjen e sigurisë në plazhe, mangësitë do të përmirësohen
Gjatë një takimi për bilancin e këtij sezoni veror që lam pas, kryeministri Edi Rama ka folur për risitë që ka sjell ky sezon, por edhe mangësitë që sipas tij do të përmirësohen.

Rama shtoi se puna me portet e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës po ecën mirë, ndërsa nuk la pa përmenduar tragjedinë e Himarës.

Ai tha se ajo ishte një këmbanë alarmi dhe se ka një plan për rritjen e sigurisë në plazhe që do të përfshijë ndalimin e jetskive nëpër vija bregdetare ku ka pushues.

“Pak javë na ndajnë nga fillimi i portit më të madh të Mesdheut, këtu në Durrës. Dihet se çfarë sjellin portet turistike. Ka filluar puna edhe në Vlorë e Sarandë. Kemi disa gjëra të rëndësishme për të bërë më mirë, nga siguria në plazhe si rezultat i rritjes së mjeteve lundruese. Tragjedia që ndodhi, ishte një kambanë e fortë alarmi për këtë. Kam besim që edhe me planin e ri për të mos lejuar më përdorimin e jetskive kudo, por për t’i sistemuar ato në zona të caktuara. Do të kemi më shumë disiplinim, por ne vijmë nga një histori që deti është parë si armiku. Nuk ka rrugë tjetër veçse rrugës së zhvillimit. Është shumë e rëndësishme të zbatohen ato që shkruhen,”- tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se do të reformohet edhe administrimi i detit, ku disa institucione të shtrira në det, ‘do të tërhiqen sepse nuk është nevoja’.

“Nevoja për ta reformuar të gjithë administrimin e detit është në tryezë dhe të gjitha institucionet që i kemi të shtrira edhe në det që bëjnë një lëmsh të madh kompetencas, do të rishikohen. Do tërhiqen nga deri një sërë institucionesh që nuk kanë nevojë të jenë atje. Nuk është thjesht çështje ndërtimesh, dielli deti dhe dhomë, por ka shumë të bëjë se çfarë do ofrojmë. Shërbimi ka qenë shumë lart në të gjithë vijën bregdetare me urgjencë shëndetësore. Shërbimet e sigurisë ushqimore, e kështu me radhë”.

Rama u shpreh i vetëdijshëm për shumë boshllëqe të sezonit turistik, ku përmendi mungesën e dimensionit të kulturës apo argëtimit. Ai tha se kultura dhe fëmijët do të kenë një vend të veçantë në sezonin e ardhshëm turistik.

“Kemi boshllëk sa i përket dimensionit të kulturës e argëtimit, sidomos për fëmijët në sezonin turistik. Merren çohen në dhomë, se s’ka aktivitet për fëmijët. Nuk do japim më leje për shtara turistik që nuk do kenë komponentin e argëtimit të fëmijëve, edhe nëpër resorte. Do ngremë një strukturë të posaçme për të gjithë kalendarin kulturor që sezoni të jetë i mbushur me kulturë, e guida. Sfida jonë është që sezonin turistik ta heqim nga fjalori, Shqipëria të jetë në sezon turistik gjithë vitin. Nëse në verë kemi zgjatje të sezonit, rezervimet janë deri në mes të tetorit”, përfundoi Rama.

The post “Tragjedia e Himarës, këmbanë alarmi”, Rama: Plan për rritjen e sigurisë në plazhe, mangësitë do të përmirësohen appeared first on Albeu.com.

Çfarë u fsheh në tragjedinë e Himarës, zbardhen fakte tronditëse
“Tragjedia e Himarës tronditi gjithë Shqipërinë. Komisari i policisë Arjan Tase që qendronte si trim mbi skaf u shndërrua në vrasësin e një fëmije të pafajshëm. E frikshme, por kjo është Shqipëria sot! Kemi frikë të ecim në rrugë më fëmijën për dore sepse na përplas “i forti” i lagjes që ka makinë luksoze. Kemi frikë të shkojmë në plazh sepse skafet të marrin jetën. Pasiguria ka ngulur rrënjët kudo. Pas shpinës time ndodhet institucioni përgjegjës për sigurinë e qytetarëve. Por, sa e realizon këtë detyrë kaq të rëndësishme. Sa e realizoi këtë detyrë në ngjarjen tragjike të Himarës.

Çdo provë dhe fakt duhet zbardhur në transparencë të plotë. Çfarë ndodhi më 2 gusht në plazhin e Potamit, çfarë fshehu policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore dhe si u tentua të fshihej e vërteta nga autori i krimit.”

Shënonte ora 13:50. Bledar Avdia me vajzën e tij 7-vjeçare Jonadën po qëndronin në bregun e detit në Potam. Edhe pse nuk e dinin, Babe e bije po jetonin çastet e fundit së bashku. Më pas erdhën minutat fatale për familjen Avdia. Një skaf që erdhi nga deti, i mori jetën mizorisht vogëlushes.

Çfarë ndodhi ne ato minuta dhe çfarë veprimesh kreu komisari Arjan Tase qe solli tragjedinë? Një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes rrëfen se si Arjan Tase kreu krimin e rende.

Por, çfarë thanë për ngjarjen në deklaratat zyrtare policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore AMP?! Në të dyja deklaratat ka një mospërputhje jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me të vërtetën e ngjarjes. Në njoftimin e policisë Vlorë thuhet se skafi ka humbur kontrollin, ndërsa në njoftimin e AMP thuhet se Arjan Tase ka kryer manovrime të pakujdesshme 15 metra larg bregut për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Dëshmitari okular i ngjarjes hedh poshtë të dyja variantet, si të policisë dhe të AMP.

Si u hetua ngjarja dhe a kreu grupi hetimor të gjitha procedurat e nevojshme për administrimin e të gjitha provave me qëllim për zbardhjen e plote të ngjarjes. Por, si veprohet në të tilla ngjarje? Eksperti i sigurisë Fatjon Softa shpjegon me detaje se çfarq veprimesh hetimore duhet të bënte policia në këtë rast.

Dëshmitari okular tregon se në asnjë moment nuk pa që grupi hetimor të bënte një vëzhgim me detaje të vendit të ngjarjes dhe të administronte provat e nevojshme.

Komunikimi dhe veprimet e policisë kundrejt Arjan Tases në vendin e ngjarjes ishin sikur të kishte ndodhur një incident i vogël.

Hija e dyshimit për mënyrën se si u hetua ngjarja shtohet më shume kur mëson se një dite pas ngjarjes disa metra afër bregut të detit, aty ku ndodhej edhe një stacion për skafe, ishte hequr mbishkrimi për këtë aktivitet. Aty pranë ndodhet edhe një hotel kamerat e sigurisë së të cilit kanë regjistruar të gjithë ngjarjen. A u sekuestruan këto kamera?

Arjan Tases nuk iu sekuestruan të gjitha sendet personale që kishte në skaf dhe në çantë. Në asnjë deklaratë të policisë dhe AMP nuk thuhet nëse komisarit të policisë iu sekuestrua arma e shërbimit apo sende të tjera që kishte më vete.

Po ashtu autoritetet duhet të japin përgjigjen nëse, Arjan Tase ishte nën efektin e alkoolit apo nën efektin e lëndëve narkotike. E nëse këto analiza nuk janë bërë që në fillim kur ai u shoqërua, Prokuroria duhet të nis hetimet se përse testet u shmangën.

Sjellja e Arjan Tases pas ngjarjes është një tjetër arsye e fortë pse hetuesit duhet të thellojnë hetimet. Gjakftohtësia e tij pas ngjarjes është e frikshme, madje dëshmitari thotë që Tase kërcënoi edhe familjen e Jonadës.

Autori i krimit ndodhet në burg në akuzën e vrasjes me dashje indirekte, një akuzë që u ndryshua nga prokuroria pasi AMP e cilësoi si vrasje nga pakujdesia.

Shpresojmë që drejtësia të ngarkojë me përgjegjësinë e merituar autorin e krimit, që nesër në policinë e shtetit të mos emërohen Arjan Tase të tjerë, që me arrogancë shkelin ligjet e këtij vendi duke shkaktuar edhe tragjedi.

Sot, në sytë e Jonadës së vogël shohim parajsën ku ndodhet. E vogla pikëlloi gjithë Shqipërinë. Ajo erdhi nga jashtë vendit dhe Zoti e mori në vendlindjen e prindërve, aty ku po luante në breg, ku sytë e saj të bukur ishin bërë njësh me detin.

Familjes së saj Jonada i ka lënë një boshllëk që nuk zëvendësohet kurrë. Me pikëllim në shpirt Gjyshi i Jonadës, një njeri fisnik, jep mesazhin e tij dhe falenderon shqiptarët për mbështetjen.

“Unë nuk kam dashur të jem njëri prej atyre që e konverton tragjedinë në një show mediatik. Kam respektuar kodet e Gegërisë dhe të fisit tim të njohur të fshatit ‘ Berishë’. Përkushtimi i shqiptarëve dhe pjesëmarrja e tyre brenda e jashtë kufijve është ngushëllimi im familjarë. Ata dua t’i falenderoj pafundësisht e përjetësisht që jetuan me mua këtë tragjedi familjare duke i dhënë përmasa kombëtare. Me këtë dokumentar të lartësojmë Jonadën tonë të shtrenjtë si një përmendore e kohës së përbindëshave të pushtetit dhe që nëpërmjet dokumentarit t’u themi një mesazh shqiptarëve: – Kjo që ndodhi me Jonadën të mos përsëritet kurrë me tek asnjë familje shqiptare. Ne respektojmë kodin e heshtjes”./BW

The post Çfarë u fsheh në tragjedinë e Himarës, zbardhen fakte tronditëse appeared first on Albeu.com.

“Një i papërgjegjshëm….”, Kumbaro reagon për tragjedinë në Himarë: Paketë e re ligjore për sigurinë e jetës
Një incident tragjik që ka ngjallur protesta në Tiranë, ka nxjerrë në rend dite sigurinë e jetës në plazhe dhe destinacione të tjera turistike.

Në fillim të këtij muaji Jonada Avdia, një vajzë shtatëvjeꞔare, që jetonte në Angli me familjen e saj shqiptare, u godit për vdekje nga helika e një skafi, të drejtuar nga një oficer policie, Arian Tase, që ishte jashtë detyrës, kur ajo po luante me të atin në zonën ekskluzive të notit, në një plazh në Himarë.

“Kemi të bëjmë me një ngjarje ku një person krejt i papërgjegjshëm ka thyer çdo ligj dhe rregull duke tejkaluar kordonin e sigurisë dhe bërë manovra të rrezikshme, i cili meriton ndëshkim maksimal,” tha për DW, ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Megjithatë arrestimi i autorit të incidentit dhe shkarkimi i menjëhershëm nga Policia e Shtetit i 15 punonjëve të policisë lokale, që duhet të ruanin plazhin, nuk e kanë ulur shqetësimin e qytetarëve për sigurinë e jetës. Krahas luleve dhe qirinjve në kujtim të vogëlushes së vrarë, protestuesit kërkojnë drejtësi dhe pëgjegjshmëri nga instituciomet shtetëtërore.

Ngjarja kriminale, ku humbi jetën Jonada Avdia, është paraprirë muajin e kaluar nga 2 incidente të tjera, që fatmirësisht nuk shkaktuan viktima. Sipas burimeve zyrtare në korrik të këtij viti, në plazhin e Jalës, po në bashkinë e Himarës, një çift të rinjsh u goditën nga një skaf që lëvizte me shpejtësi në det, drejtuesi i së cilit humbi kontrollin e tij. Skafi përfundoi në breg dhe goditi çiftin e të rinjve, njëri prej të cilëve u shtrua në spital prej plagëve të rënda. Një fëmijë në plazhin e Vlorës u godit në breg të detit nga një skaf dhe mori mjekim në spital.}

“Ne po bëjmë gati paketën e rregullave të reja për normimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve turistike detare. Kemi kërkuar nga Policia e Shtetit dhe Policia Kufitare monitorim të rreptë të hapësirës ujore në plazhe si edhe ndëshkime maksimale për kundravajtësit”, thotë për DW, ministrja Kumbaro.

Mospërmbushja e detyrimeve ligjore

“Policia e Shtetit nuk mund të përmbushë detyrimet e palëve të tjera shtetërore dhe jo shtetërore që kanë detyrim licensimin dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore si edhe kontrollin e përmbushjes së tyre nga subjektet që i kanë licensuar,” thotë për DW, Genti Mullaj, Drejtor i Komunikimit, në Policinë e Shtetit.

Burime zyrtare thanë për DW se autori i incidentit fatal, ish-oficeri i policisë, Arian Tase, kishte licencë për të drejtuar skafin, por incidenti tragjik vë në pikëpyetje mënyrën sesi e ka marrë licencën si dhe dijet e tij.

Sipas tyre ai duhet të kishte filluar të ulte shpejtësinë 200 metra para se t’i afrohej bregut dhe ta fikte motorin e skafit, kur shpejtësia të ishte minimale dhe jo në atë të lundrimit në det. Por ka ndodhur e kundërta. Të njëjtat burime thanë për DW që kur ish-oficeri i policisë Tase ndaloi skafin pa ulur shpejtësinë, ngarkoi në breg pjesëtarët e familjes së tij dhe ndezi motorin dhe mori kthesën në vend për të lundruar në det, skafi mori në mënyrë automatike shpejtësinë e lartë, në të cilën ai e kishte fikur. Skafi doli jashtë kontrollit dhe shkaktoi me helikën e motorit vdekjen e vajzës shtatëvjeꞔare.

“Menjëherë pas ngjarjes tragjike Policia e Shtetit bëri kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit të 200 mjeteve lundruese dhe argëtuese detare. Sektori i Hetimit të Krimit Ekonomik hetoi nëse ka raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, Interpoli dhe sektori i trafiqeve të paligjshme ka hetuar nëse këto mjete rezultojnë të vjedhura ose jo, jashtë Shqipërisë,” thotë për DW Genti Mullaj.

Ai thekson se “që nga fillimi i sezonit turistik Policia Kufitare ka kontrolluar 900 mjete lundruese detare nga të cilat 65 janë ndëshkuar me masa administrative dhe 25 të tjera janë bllokuar ngaqë nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt”

“Policia e Shtetit nuk synon të bllokojë mjetet lundruese detare që kanë dokumentacion të rregullt dhe zbatojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit në det por synon rritjen e sigurisë së jetës për pushuesit në vijën bregdetare,” thotë për DW, Genti Mullaj.

Erdit Gega, President i Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” një organizatë joqeveritare, anëtare e organizatës botërore “International Life Saving” (ILS) thotë për DW se “vrojtuesit e plazheve janë trainuar dhe çertifikuar nga kjo federatë me një kurikul të standardit më të lartë, të miratuar nga ILS.

„Skafet, motoskafet dhe të gjitha mjetet lundruese motorike janë shumë të rrezikshme dhe përdorimi i tyre në zonat e notimit duhet të jetë rreptësisht i ndaluar. Por persona të papërgjegjshëm rrezikojnë jetën e plazhistëve, si pasojë edhe e mosndëshkimit prej autoriteteve perkatëse” thotë për DW, Endrit Gega.

Sipas tij ”sa më i madh numri i vrojtuesve, aq me e madhe edhe siguria për jetën në plazhe”

“Rëndësia e pranisë së vëzhguesve në stacionet e plazhit nuk po kuptohet aq sa duhet nga strukturat përgjegjese. Bregdeti ynë ka ende një mungesë të organizimi mes strukturave në zbatim të normave ligjore ne fuqi. Monitorimi i këtyre stacioneve bëhet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, (AKB) e cila duhet të evidentojë mungesën e vrojtuesve dhe të zbatimit të kritereve ligjore lidhur me sigurinë e jetës. Roli i AKB është shumë i vakët dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me federatën tonë pothuajse nuk ekziston,” thotë për DW, Endrit Gega.

Baza ligjore për funksionimin e stacioneve të plazhit hyri në fuqi në Shqiperi 10 vite më parë, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me BE. Përafrimi i saj me legjislacionin përkatës të vendeve të Mesdheut dhe BE mbështetet nga qeveria gjermane përmes programit të GIZ.

“Nëse autoritetet vendore dhe qendrore do të kishin bërë detyrën e tyre sikurse e përcakton ligji për stacionet e plazhit, ngjarja e rëndë e humbjes së jetës së Jonadës nuk do të kishte ndodhur. Ka një mungesë të theksuar vëmendjeje ndaj vlerës së jetës dhe masave parandaluese për ta mbrojtur atë,” thotë për DW, Endrit Gega. Megjithë numrin e kufizuar të vrojtuesve të federatës, numri i viktimave në det është ulur.

“Vetëm gjatë vitit të kaluar vrojtuesit kanë shpëtuar 100 vetë nga mbytja. Nga 46 të mbytur në 2016, vitin e kaluar ka pasur vetëm 12. Sivjet kemi patur viktima edhe si pasoje e mungesës së sinjalistikës ujore, respektimit të rregullave të qarkullimit në ujë dhe mungeses së kontrollit nga ana e autoriteteve”, thekson për DW, Erdit Gega.”

Ndërkohë Shipëria është bërë një destinacion turistik që ofron shumë më tepër sesa peizazhe mahnitëse të Rivierës, diell dhe ujra smerald të detit Jon. Alpet në veri dhe male në Jug, lumenj, liqene, trashëgimi kulturore dhe vende arkeologjike të lashtësisë tërheqin jo vetëm në verë turistë nga Evropa dhe përtej Atlantikut.

Sipas shifrave zyrare në periudhën janar-korrik 2022 në Shqipëri erdhën 3,95 milionë turistë të huaj, krahasuar me 3,3 në vitin 2019, që konsiderohet si viti më i mbarë para pandemisë Covid-19. “Shqipëria ofron një shumëllojshmëri atraksionesh turistike në një sipërfaqje kaq të vogël dhe ka çmime të lira në raport me vendet fqinjë, Greqinë, Italinë, Kroacinë apo Malin e Zi, që janë gjigandë të turizmit evropian dhe botëror,” thotë për DW, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Ajo vë në dukje që “potenciali i Shqipërisë është për një sezon turistik në 12 muajt e vitit. “Synimi është që avantazh turistik të mos jenë çmimet, por oferta e një turizmi elitar, tërheqja e turistëve jo vetëm për detin, diellin dhe plazhet, por edhe për turizmin malor, natyror dhe kulturor apo për festivalet ndërkombëtare që po zhvillohen në Shqipëri, ” thotë ministrja Kumbaro.

Por që kjo të ndodhë Shqipëria duhet të përballojë disa sfida përveç asaj të garantimit të sigurisë së jetës.

Lufta në Ukrainë, reduktimi i turistëve ukrainas, rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve kërcënojnë zhvillimin e një turizmi për 12 muajt e vitit. Jo më pak kërcënuese është edhe mungesa e fuqisë punëtore në Shqipëri. Sipas INSTAT mbi 42 mijë persona emigruan vitin e kaluar dhe mijëra të tjerë kanë kërkuar azil. Hotelet, restorantet dhe bizneset e tjera turistike janë në vështirësi për fuqi punëtore. Cilësia e shërbimeve ka nevojë për përmirësime substanciale. Lakmia për të fituar sa më shumë rezulton të jetë mbi logjikën e biznesit dhe në fund të fundit po e dëmton turizmin. Çmimet e larta të transportit, akomodimit dhe ushqimit kanë mbajtur larg këtë verë pushuesit vendas që kanë anuluar planet për pushime.

Pozicioni gjeografik, natyra dhe historia janë shumë bujare me Shqipërinë për të ngritur një industri të lulëzuar turizmi dhe zhvilluar ekonominë. Kjo mund të ndodhë vit pas viti, nëse zbatohen ligjet me dorë të hekurt, ndëshkohen kundravajtësit dhe fitohen sfidat./DW

The post “Një i papërgjegjshëm….”, Kumbaro reagon për tragjedinë në Himarë: Paketë e re ligjore për sigurinë e jetës appeared first on Albeu.com.

Tragjedia e Himarës, bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm: Edhe në vendet e tjera të botës ka aksidente
Bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë të një dite më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas në breg të detit nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Me anë të një postimi në Facebook, Fico shkruan se ngjarje si ajo e djeshmja në Himarë ndodhin kudo, në çdo vend të botës.

Postimi i Ficos:

Domethënë ti po thua që në vende të tjera të botës nuk ka fare aksidente automobilistike, vrasje me armë, humbje jete për shkak të dhunës kundër grave, përdhunime, humbje jete për aryse të gabimeve mjekësore dhe as policë të caktuar që shkelin ligjin? Në fakt ka. Lexo gazeta e raporte për Italinë, Spanjën e këdo vend tjetër të botës. Lufta me krimin dhe shkelësit e ligjit është një luftë që bëhet kudo. Nuk kam për të kuptuar kurrë këtë dëshirën për gjykime ekstreme që nisen nga një premisë e pavërtetë sikur vetëm në Shqipëri ndodhin fatkeqësi e krime të caktuara./albeu.com/

The post Tragjedia e Himarës, bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm: Edhe në vendet e tjera të botës ka aksidente appeared first on Albeu.com.

Tragjedia e Himarës, Ermal Mamaqi: Deti Jon të deshi aq shumë sa të mori përgjithmonë (FOTO LAJM)
Moderatori Ermal Mamaqi ka reaguar për tragjedinë e Himarës, ku mbeti një 7-vjeçare pas goditjes me gomone nga komisari Arjan Tase.

Përmes një postimi në Instagram, Mamaqi thotë se dhimbja më e madhe që mund të provojë njeriu është të humbas fëmijën.

Postimi i plotë:

Prindi që jeton pas vdekjes së fëmijës;

Kjo është dhimbja më e madhe që mund të provojë njeriu…

Ky Piloti i Vdekjes do ja bënte më të lehtë familjarëve dhe neve nëse do tregonte pak pendesë në momentin e tragjedisë.

Të tjerat varja… Vajza nuk vjen më…

Të paktën tani është në një vend më të mirë se këtu.

Lamtumirë Jonada jonë.

Si emri jot, Deti Jon të deshi aq shumë sa të mori përgjithmonë…/albeu.com/

The post Tragjedia e Himarës, Ermal Mamaqi: Deti Jon të deshi aq shumë sa të mori përgjithmonë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.