Tragjedi Archives - Albeu.com

Tjetër tragjedi në rrugën e “vdekjes”, gjenden 11 viktima pranë brigjeve të Libisë, trupat e tyre në fazën e dekompozimit
Njëmbëdhjetë trupa janë gjetur në Detin Mesdhe, pranë brigjeve të Libisë, nga një avion që po kryente kërkime për anije me emigrantë në vështirësi, bëri të ditur të premten organizata joqeveritare SOS Mediterranee.

Sipas organizatës, ekuipazhi i avionit Albatross dalloi disa prej trupave, ndërsa të tjerë mbanin ende jelek shpëtimi. Të gjitha viktimat ishin në një fazë të avancuar dekompozimi.

Avioni operohet nga SOS Mediterranee në bashkëpunim me Humanitarian Pilots Initiative, në kuadër të përpjekjeve për të identifikuar dhe sinjalizuar situatat e emergjencës në rrugën e migrimit në Mesdhe.

Roja Bregdetare Italiane konfirmoi se ishte njoftuar nga organizatat joqeveritare të enjten në mëngjes për gjetjen e 11 trupave, rreth 57 milje detare, ose afërsisht 106 kilometra, nga qyteti libian i Zuara.

Autoritetet italiane thanë se trupat ndodheshin në gjendje të avancuar dekompozimi dhe se zona e gjetjes së tyre i përket zonës së përgjegjësisë së Rojës Bregdetare Libiane. Informacioni, sipas tyre iu përcoll menjëherë autoriteteve përkatëse libiane.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur nëse pala libiane ka ndërmarrë ndonjë veprim pas njoftimit.

SOS Mediterranee theksoi se rrethanat dhe koha e saktë e mbytjes së anijes që mund të ketë shkaktuar vdekjen e 11 personave mbeten të paqarta.

Organizata e cilësoi gjetjen si një tjetër dëshmi të pasojave tragjike njerëzore të politikave europiane të migracionit, të cilat sipas saj karakterizohen nga frenimi i migracionit “me çdo kusht” dhe mungesa e një përgjigjeje të mjaftueshme humanitare.

Gjetja e trupave vjen në një nga rrugët më të rrezikshme të migrimit në botë. Rruga qendrore e Mesdheut, e përdorur nga mijëra persona që përpiqen të arrijnë Europën nga Afrika e Veriut, ka regjistruar ndër vite një numër të lartë viktimash dhe personash të zhdukur.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, pjesë e sistemit të Kombeve të Bashkuara, të paktën 872 persona kanë humbur jetën ose janë shpallur të zhdukur në Mesdhe që nga fillimi i këtij viti.

Shifrat e fundit nënvizojnë edhe një herë përmasat e krizës humanitare përgjatë kësaj rruge, ku udhëtimet me mjete të pasigurta vazhdojnë të kushtojnë jetë njerëzish.

The post Tjetër tragjedi në rrugën e “vdekjes”, gjenden 11 viktima pranë brigjeve të Libisë, trupat e tyre në fazën e dekompozimit appeared first on Albeu.com.

Nga gëzimi i dasmës te dhimbja e madhe, Arianit Çetaj gjendet i pajetë në Pejë
Peja është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka prekur familjen e rapsodit të njohur Hasan Çetaj.

34-vjeçari Arianit Çetaj u gjet pa shenja jete paraditen e së enjtes në banesën e familjes, në rrugën “Vëllazëria Dalemani” në Pejë.

Sipas raportimeve, pak orë përpara tragjedisë, ai kishte qenë në një dasmë në Prizren, ku kishte marrë pjesë së bashku me të atin dhe pjesëtarë të tjerë të familjes.

Familjarët u kthyen në shtëpi rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe më pas shkuan të pushonin.

Rreth orës 09:30, babai dhe vëllai i Arianitit e gjetën atë të përkulur mbi një divan në tarracën e shtëpisë.

Pas konstatimit të gjendjes, familjarët njoftuan menjëherë Emergjencën dhe Policinë. Megjithatë, mjeku kujdestar konfirmoi se 34-vjeçari nuk kishte shenja jete.

Pas ngjarjes në vendin e saj mbërritën njësitet policore, hetuesit, krimteknikët, si dhe Prokurori i Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet obduksionit.

Rasti është regjistruar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaku i saktë i humbjes së jetës pritet të sqarohet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Arianit Çetaj ishte djali i rapsodit të njohur Hasan Çetaj.

Familjes Çetaj, të afërmve dhe miqve të të ndjerit u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

The post Nga gëzimi i dasmës te dhimbja e madhe, Arianit Çetaj gjendet i pajetë në Pejë appeared first on Albeu.com.

Aksident fatal në Gjermani, humbin jetën tre anëtarë të një familjeje nga Ferizaji që po ktheheshin nga Kosova
Më 06.08.2026, në orën 23:12, u raportua se tre anëtarë të një familjeje me origjinë nga Komogllava e Ferizajt kishin humbur jetën në një aksident të rëndë në Gjermani, gjatë kthimit nga Kosova.

Njoftimi u publikua në rrjetet sociale nga bashkëvendasi i tyre, Qerim Rexhepi.

Ai bëri të ditur se viktimat ishin Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, dhe Laurenti Aliu, 16 vjeç, djali i Bardhyl Aliut.

Në njoftimin e tij, Rexhepi shprehu pikëllimin e thellë për aksidentin tragjik që u mori jetën tre personave teksa po ktheheshin nga Kosova. Ai sqaroi gjithashtu se Tahiri, 61 vjeç, ishte vëllai i Remzi Aliut, Gentiani, 34 vjeç, ishte djali i Tahirit, ndërsa Laurenti, 16 vjeç, ishte djali i Bardhylit.

Rexhepi u përcolli ngushëllime familjeve të viktimave, banorëve të lagjes Nuhaj në Komogllavë dhe të gjithë personave të prekur nga tragjedia.

Në atë moment, autoritetet gjermane ende nuk kishin publikuar të dhëna për rrethanat në të cilat kishte ndodhur aksidenti.

Në përditësimin e publikuar më 06.08.2026, në orën 23:13, u bënë të ditura edhe hollësi të raportuara nga mediat gjermane për ngjarjen ku humbën jetën tre mërgimtarët nga Komogllava e Ferizajt.

Sipas BR.de, aksidenti ndodhi të enjten në mëngjes në autostradën A3, afër Nittendorfit, në rrethin e Regensburgut.

Për shkaqe që nuk janë sqaruar ende, automjeti u largua nga rruga, rrëshqiti në një argjinaturë dhe përfundoi mbi linjën hekurudhore që kalon poshtë autostradës. Makina u ndal në skajin e binarëve.

Tahir Aliu, Gentian Aliu dhe Laurenti Aliu, të cilët ndodheshin në automjet, nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra.

Ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit rezultoi e ndërlikuar, pasi viktimat kishin mbetur të bllokuara brenda makinës. Për nxjerrjen e automjetit u nevojit përdorimi i një vinçi.

Pas aksidentit, autostrada A3 në drejtim të Nurembergut dhe linja hekurudhore Regensburg–Nuremberg qëndruan të mbyllura për disa orë.

Dëmtimi i linjës ajrore të furnizimit la pa energji elektrike edhe një tren me rreth 80 pasagjerë.

Udhëtarët u nxorën nga treni dhe u dërguan në një tjetër, ndërsa për largimin e mjetit të bllokuar u përdor më pas një lokomotivë me naftë.

Policia në Gjermani njoftoi se arsyet e aksidentit vazhdojnë të mbeten të pasqaruara.

Nga të dhënat e para të hetimit dyshohet se në ngjarje ishte përfshirë vetëm automjeti i viktimave.

Prokuroria e Regensburgut urdhëroi angazhimin e një eksperti për të rindërtuar dinamikën dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë që hetimet vijojnë.

The post Aksident fatal në Gjermani, humbin jetën tre anëtarë të një familjeje nga Ferizaji që po ktheheshin nga Kosova appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve, plagoset babai i tij
Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar në tragjedi në Prizren, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 në fshatin Kobaj, ku ka shpërthyer një sherr mes kushërinjve. Gjatë përplasjes, i riu ka marrë plagë të rënda me mjet prerës dhe ka ndërruar jetë.

Nga konflikti ka mbetur i plagosur edhe babai i viktimës, 57 vjeç, i cili ka pësuar lëndime dhe ka marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, ndërsa personat e dyshuar dhe familjarë të viktimës janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Autoritetet kanë marrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë në zonë, ndërsa hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me prokurorinë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

The post Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve, plagoset babai i tij appeared first on Albeu.com.

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës: 5 të rinj nga Kosova u futën në det për t’u larë, por u morën nga dallgët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin, ku pesë të rinj nga Kosova u futën për t’u larë në det, por u morën nga dallgët e krijuara nga erërat e forta.

Si pasojë, dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë.

Në njoftimin zyrtar, policia e Lezhës shkruan se falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja e tyre nga deti, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, disa shtetas që ishin futur në det për t’u larë, si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ato të emergjencës.

Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore.

Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës: 5 të rinj nga Kosova u futën në det për t’u larë, por u morën nga dallgët appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në SHBA, gjashtë të vrarë nga një konflikt familjar
Gjashtë persona kanë humbur jetën në shtetin amerikan të Iowa-s, pas një serie të shtënash që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e një konflikti familjar, njoftuan autoritetet lokale.

Sipas Departamentit të Policisë së Muscatine, autori i dyshuar, 52-vjeçari Ryan Willis McFarland, u gjet i vdekur me një plagë të vetëshkaktuar nga arma e zjarrit. Hetuesit besojnë se të gjitha viktimat ishin familjarë të tij.

Ngjarja e rëndë u regjistrua të hënën në disa zona të qytetit Muscatine. Policia mori fillimisht një njoftim për të shtëna pak pas mesditës. Në një banesë, oficerët gjetën katër persona të qëlluar me armë zjarri, të cilët u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Sipas autoriteteve, McFarland ishte larguar nga banesa para mbërritjes së policisë. Ai u lokalizua më vonë pranë një ure këmbësorësh buzë lumit, ku u gjet me një plagë të vetëshkaktuar. Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga ekipet e emergjencës, ai u shpall i vdekur në vend.

Gjatë hetimeve, policia zbuloi edhe dy viktima të tjera në vende të ndryshme të qytetit. Një burrë u gjet i vrarë në një banesë tjetër, ndërsa viktima e gjashtë u gjet në ambientet e një biznesi lokal.

“Gjetjet paraprake tregojnë se të shtënat lidhen me një konflikt familjar. Të gjitha viktimat besohet se janë familjarë të autorit të dyshuar”, thuhet në deklaratën e policisë.

Autoritetet konfirmuan se McFarland kishte precedentë penalë, por nuk dhanë detaje të tjera. Emrat dhe moshat e viktimave nuk janë bërë ende publike.

The post Tragjedi në SHBA, gjashtë të vrarë nga një konflikt familjar appeared first on Albeu.com.

“Një rrugë e prishur, një makinë në trotuar dhe pastaj vdekja”/ Nora Malaj rrëfen momentin e vështirë kur mësoi tragjedinë në Durrës: Më ‘ngeci buka në fyt’
Pedagogia Nora Malaj ka folur mbrëmjen e sotme për tragjedinë në Durrës, ku si pasojë e aksidentit humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos rëndë një tjetër.

Nora Malaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, u shpreh se shqetësimi qëndron edhe te edukimi i shoqërisë, ndërsa se kur mori vesh lajmin, u shpreh se “i ngeci buka në fyt”.

“Prapa jush është një pamje që tregon një top, dëshirat e fëmijëve, një kaos total, disa rrugë të prishura, një makinë mbi trotuar dhe vdekja. Kur lindim gëzojmë pafund dhe themi na erdhi fëmija në jetë. Dje kur dëgjuam ngjarjen ‘na ngeci buka në fyt’. Mendojmë edhe për fëmijët e fëmijëve tanë. Ndjeshmëria bëhet edhe më e madhe kur ti e njeh edhe zonën. Ata kanë ardhur pas viteve ’90 për një jetë më të mirë dhe papritur ti përballesh me një situatë kur vdekja merr 2 dhe të tretin e ka vendosur në atë dramë të madhe. Se njeriu vjen një moment që edhe forcën nuk di ku ta kërkojë.

Po kush e ka bërë gjëmën? E ka bërë ai njeriu që ti e ndesh në të përditshmen tënde. Ai njeriu i njohur si ‘bisha’, ‘bisha’ që do të thotë i tmerrshmi, shkatërruesi dhe i paprekshmi. Ky individ, komuniteti thotë këtë nuk e prekim dot se është ‘bisha’. Dhe këtë vetëglorifikim, fillon ajo që quhet tragjedia jonë, tragjedi kombëtare. Nëse do të shohësh si funksionon një shtet, shih si ecin makinat në rrugë. U bënë 36 vite që po flasim për edukim dhe kemi në mes të Durrësit ende pa trotuare, pa qendra sporti, pa vende për të luajtur fëmijët. Nuk është betoni dhe trotuari një vend për të luajtur.

Një ditë të bukur vjen një qytetar që ka marrë një makinë shumë të mirë dhe të merr jetën. Ndërsa ai ikën nga vendi dhe nuk e kthen kokën. Bëhet fjalë që liria jote mbaron atje ku fillon liria e tjetrit. Kemi luftuar shumë fort që të rregullojmë shoqërinë. Në vend që të vëmë vetullat, po nxjerrim sytë. Një herë në dy ditë në media dalim dhe flasim për ngjarje tragjike. Lajmi ynë është o vdekje o trishtim”, u shpreh pedagogia Nora Malaj.

The post “Një rrugë e prishur, një makinë në trotuar dhe pastaj vdekja”/ Nora Malaj rrëfen momentin e vështirë kur mësoi tragjedinë në Durrës: Më ‘ngeci buka në fyt’ appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në shkollën në Durrës/ 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fiskulturës, i mituri pësoi…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasdite në një shkollë të mesme në Durrës.

Rreth orës 15:15, një 17-vjeçar është ndjerë keq gjatë aktivitetit në palestër dhe ka humbur ndjenjat.

Përplasi disa makina në Rinas, kundërshtoi edhe efektivët/ Arrestohet 34-vjeçari nga Fushë-Kruja

Ai është transportuar menjëherë me ambulancë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku mund të ketë qenë një arrest kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.

The post Tragjedi në shkollën në Durrës/ 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fiskulturës, i mituri pësoi… appeared first on Albeu.com.

Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjet e viktimave në Austri
Përmes një telegrami ngushëllimi, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur keqardhjen për humbjen e tre shtetasve kosovarë në vendin e punës në Austri.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetëve të bashkatdhetarëve tanë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj, si pasojë e aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë.

Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për ta siguruar jetesën, ka lënë një dhimbje të thellë e të pashuar jo vetëm te familjet e tyre, por te të gjithë ne.

Në këto momente të vështira, ju shprehim ngushëllime familjeve, miqve dhe të afërmve të viktimave.

Ndajmë dhimbjen me familjet dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

I përhershëm qoftë kujtimi për Pajtim Bajramin, Asllan Musliun dhe Istref Zekajn” thuhet në mesazhin ngushëllues të Osmanit.

The post Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjet e viktimave në Austri appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Bolivi, autobusi bie nga shkëmbi, humbin jetën 14 persona
Të paktën 14 persona humbën jetën kur një autobus doli nga korsia në një rrugë në Bolivi dhe ra në një shkëmb 150 metra të lartë.

Aksidenti fatal ndodhi pranë komunitetit të Mocomokos, në pjesën perëndimore të vendit të Andeve. Autobusi po shkonte drejt kryeqytetit, La Paz, sipas raportimeve të mediave boliviane.

Numri fillestar i të vdekurve nga përplasja ishte të paktën shtatë, por ky numër u dyfishua disa orë më vonë. Një zëdhënës i policisë tha se banorët nxituan në vendngjarje përpara se të mbërrinin ekipet e shpëtimit dhe të lironin viktimat, të cilët u dërguan në La Paz dhe qytetin fqinj të El Altos.

Fati i shoferit është i panjohur, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta për momentin.

The post Tragjedi në Bolivi, autobusi bie nga shkëmbi, humbin jetën 14 persona appeared first on Albeu.com.