trafikut drogës Archives - Albeu.com

Zbardhen emrat e të arrestuarve në Shqipëri, kush është “koka” e grupit të trafikut të drogës në Francë
Janë zbardhur emrat e tre personave të arrestuar nga SPAK në Shqipëri, ku në bashkëpunim me autoritetet franceze u godit një grup i trafikut të drogës me shqiptarë dhe në total u vunë në pranga 19 persona.

Burime bëjnë me dije se në vendin tonë janë arrestuar shtetasit Redian Doda, Zabit Fisniku dhe Fabi Isaku. “Koka” e këtij grupi kriminal jetonte në Shqipëri dhe drejtonte aktivitetin kriminal në Francë, ku bëhet fjalë për shtetasin Redian Doda nga Durrësi.

Ndërkohë, shtetasi Fabi Isaku, rezulton më herët i dënuar i dënuar me 16 vite burg për trafik femrash.

Në Francë janë arrestuar 16 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, teksa raportohet se është sekuestruar lëndë narkotike me vlerë mbi 1 milion euro. Struktura e grupit ishte e vendosur në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes të vendosura në qarkun e Savojës dhe Savojës së sipërme.

19 të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet në Shqipëri janë ndjekur nga prokurori Adnan Xholi, drejtuesi i strukturës kundër krimit të organizuar në SPAK. Në vendin tonë janë kryer me vendim gjykate 10 kontrolle banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash, teksa janë vendosur dhe pasuri nën sekuestro.

Ky është operacioni i dytë i përbashkët që SPAK po kryen me autoritetet franceze, teksa më herët ka qenë dhe operacioni ku u vu në pranga shoferi i ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Edhe në atë operacion drejtues ka qenë prokurori Adnan Xholi.

Hetimet

Bazuar akteve që janë administruar për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, gjatë periudhës gusht-dhjetor 2022, autoritetet franceze të drejtësisë kanë filluar një hetim paraprak në qarkun e Albertville (73), në lidhje me veprimet e një grupi kriminal të organizuar i cili është marrë me trafikun e drogës. Kjo strukturë ishte e vendosur në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes të vendosura në qarkun e Savojës (73) dhe Savojës së sipërme (74). Juridiksioni ndërkrahinor i posaçëm i Lionit ka marrë përsipër dosjen dhe ka hapur një hetim gjyqësor, drejtimi i të cilit i është besuar Seksionit të Kërkimeve të Lionit.

Hetimet e kryera, bënë të mundur të vërtetohen dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone (69), Ain (01), Savojë (73) dhe Savojës së sipërme (74) nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit (69).

Aktivitet i paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve që zhvillohej në territorin francez, drejtohej nga një shtetas shqiptar i cili jetonte dhe banonte në Shqipëri.

Nga hetimet e përbashkëta të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Francë dhe në Shqipëri i 19 personave (shtetas shqiptarë dhe të huaj), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve, sekuestrimi i sasive të konsiderueshme monetare, lëndëve të ndryshme narkotike (heroinë dhe kokainë, si dhe lëndë përzierje), automjete, pajisje elektronike, etj.

Autoritetet franceze të drejtësisë kanë proceduar me arrestimin e 16 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, sekuestrimin e sasisë monetare prej 20.000 euro dhe të 3 automjeteve.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 3 persona në hetim, dhe gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues“arrest në burg” për Redian Doda, Zabit Fisniku dhe Fabi Isaku, të cilat janë ezkekutuar nga BKH.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për një llogari bankare në euro.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, është ekzekutuar masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për llogarinë bankare në euro, në emër të personit nën hetim R.D dhe të shtetasit J.H, të shumës monetare prej 20 mijë euro.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga janë ekzekutuar 10 (dhjetë) vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

15automjete,

34.270euro cash,

1000franga zviceriane,

180.000lekë të reja,

9aparate celularë,

3 tableta,

1kamerë, dokumente dhe karta SIM.

The post Zbardhen emrat e të arrestuarve në Shqipëri, kush është “koka” e grupit të trafikut të drogës në Francë appeared first on Albeu.com.