trafiku i renduar Archives - Albeu.com

Tirana në kaos, policia rrugore ndan udhëzimet (VIDEO)
Prej më shumë se një ore kryeqyteti është në kaos pas trafikut të rënduar dhe motit të keq.

Policia Rrugore e Tiranës ka dhënë detaje për rrugët që duhet të shmangin përdoruesit e mjeteve.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të aktiviteteve që zhvillohen në sheshin “Skënderbej”, ka fluks të shtuar të automjeteve, por dhe të këmbësorëve, të cilët futen në drejtime të ndryshme, jashtë vendkalimeve të përcaktuara, gjë që ka sjellë herë pas here bllokim të lëvizjes.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur edhe nga shtimi i automjeteve që vijnë në drejtim të Tiranës apo qytetarëve që vijnë nga jashtë shtetit, për festa dhe pushime, me qëllim shmangien e bllokimit të lëvizjes në Unazën e Vogël, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendrës, konkretisht hyrjen nga:

– Rruga e Durrësit;

– Rruga e Kavajës drejt rrugës “Ibrahim Rugova”;

– Bulevardi “Zogu i Parë” drejt rrugës “Urani Pano”;

– Rruga e Dibrës drejt 9-katsheve;

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt rrugës “Abdi Toptani”;

– Rruga e Elbasanit drejt 9-katsheve.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm./albeu.com/

The post Tirana në kaos, policia rrugore ndan udhëzimet (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kolona të gjata makinash në kufirin Kosovë-Shqipëri, kontrollet vazhduan edhe për 28 Nëntor
Kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare mes Kosovës e Shqipërisë. Nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar thonë se nuk ka pritje në kufi dhe se situata është e qetë, raporton Express.

Shumë qytetarë nga Kosova janë nisur sot drejt Shqipërisë për të festuar 28 Nëntorin, që shënon datën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Nga pamjet shihet se qytetarët po presin gjatë për shkak të fluksit të madh të veturave që po qarkullojnë në hyrje-dalje të Shqipërisë.

Gazeta Express ka kontaktuar Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar për t’i pyetur rreth situatës në kufi, mirëpo të njëjtit kanë thënë se situata është e qetë.

“Nuk ka pritje, situata është e qetë, janë dy-tri vetura që po qarkullojnë momentalisht, nuk ka kolona.”, kanë thënë nga kjo Qendër.

Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri Bledi Çuçi ka thënë se, para nisjes së sezonit të verës, qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri do të jetë pa ndalesa.

Ai në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Elbasan tha se kjo nuk është pjesë e marrëveshjeve, por për këtë ka dakordim mes dy kryeministrave.

Çuçi ka sqaruar se qarkullimi në kufirin tokësor mes Kosovës dhe Shqipërisë do të monitorohet me kamera.

“Nuk është pjesë e marrëveshjes, por me kërkesë të kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës [Edi Rama dhe Albin Kurti] në mbledhjen e fundit të dy vendeve tona kemi rënë dakord me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës [Xhelal Sveçla] që do të vëmë një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim dhe kamerat do të regjistrojnë vetë çdo gjë sa i takon identitetit të makinës që kalon përmes leximit të targës dhe çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojë fare që të ndalojë në kufi. Kjo është përpjekja e të dyve që tashmë e kemi ndërmarrë dhe kemi bërë edhe planin e punës për këtë dhe besojmë që do të jetë shumë më shpejt sesa fillimi i sezonës së verës”.

Ai ka njoftuar po ashtu se edhe gjatë kësaj fundjave, për shkak të fluksit të festës së 28 Nëntorit, s’do të ketë kontrolle në kufi.

“Sa i takon flukseve të mëdha dhe jo të zakonshme përpara sezonit, duke përfshirë edhe festën e 28 Nëntorit, ku lëvizja në të dy anët e kufirit do të jetë me fluks të shtuar kemi dhënë porosi në të dy anët e kufirit që të mos ketë kontrollë dhe asnjë pengesë për qarkullimin e shtetasve në periudhën e fundjavës së gjatë që e krijon festa kombëtare e 28 Nëntorit. Besoj që jemi në rrugë të mbarë për të përjetuar një lehtësi qarkullimi pa e kuptuar që ne jemi dy shtete të ndryshme”, kishte deklaruar ministri./Express/

The post Kolona të gjata makinash në kufirin Kosovë-Shqipëri, kontrollet vazhduan edhe për 28 Nëntor appeared first on Albeu.com.