trafiku i narkotikeve Archives - Albeu.com

EMRAT/ “Syri” në “Gjirin e Arushës” pikasi 1 ton “mall”, kush janë skafistët shqiptarë dhe ukrainas që ranë në prangat e policisë
Foto ilustruese

Gjatë operacionit policor të koduar “Syri” u arrestuan nga Policia e Vlorës, shtetasit Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.

Sipas burimeve nga policia, këta persona përmes 3 skafeve të ndryshme dyshohet se kanë furnizuar në thellësi të detit një mjet lundrues tip velierë me 992 kg lëndë narkotike të llojit marijuhanë.

Ndërkohë veliera u kap në ujërat italiane nga Guardia di Finanza, ku dhe u arrestuan shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

Gjitashtu dy grupet u vëzhguan nga policia shqiptare dhe Guardia di Finanza në Gjirin e Arushës, teksa shkëmbenin kanabisin.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Delta Forcë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, bazuar në informacionet e marra nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit se disa shtetas kishin transportuar drejt një mjeti lundrues, një sasi lënde narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar koduar “SYRI”.

Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj.

Si rezultat i operacionit, nga shërbimet e Policisë së Shtetit u bë i mundur identifikimi i personave që dyshohet se kishin transportuar lëndën narkotike, me 3 mjete lundruese, drejt një mjeti tjetër lundrues në thellësi të detit.

Nga Policia e Vlorës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve me iniciale A. S., 31 vjeç, S. I., 22 vjeç dhe Q. P., 19 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. L., 33 vjeç, të katërt keta banues në Vlorë.

Gjithashtu, gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në ujërat italiane, nga Guardia di Finanza, shtetasit me iniciale B. S., 43 vjeç dhe S. S., 62 vjeç, të dy me shtetësi ukrainase.

Shtetasit e arrestuar në Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.08.2022, rreth orës 15:00, dyshohet se kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellesi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Si rezultat i zhvillimit të operacionit të përbashkët, nga autoritetet e Guardia di Finanza është kapur në ujërat italiane, mjeti lundrues me të cilin transportohej lënda narkotike. Shërbimet e GDF-së, gjatë kontrollit në bordin e mjetit lundrues, kanë sekuestruar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, e ndarë në 153 pako”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

The post EMRAT/ “Syri” në “Gjirin e Arushës” pikasi 1 ton “mall”, kush janë skafistët shqiptarë dhe ukrainas që ranë në prangat e policisë appeared first on Albeu.com.

EMRI/ I vihet flaka makinës së parkuar në Korçë, pronari me precedentë penal
Një automjet tip Benz është djegur gjatë natës në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Gjithashtu bëhet me dije se mjeti i përkiste Arjan Zengos, person me precedent penal, dhe në momentin e zjarrit makina ka qenë e parkuar në rrugë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.07.2022, rreth orës 23:55, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. Z., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme./albeu.com/

The post EMRI/ I vihet flaka makinës së parkuar në Korçë, pronari me precedentë penal appeared first on Albeu.com.

Ktheu shtëpinë në fermë kanabisi dhe u fsheh në kopshtin e priftit për t’i shpëtuar policisë, “vuloset” fati i 48-vjeçarit shqiptar në Holandë
Një shqiptar dhe persona të tjerë janë dënuar nga gjykata holandeze me nga 3 vjet burg secili për përfshirjen e tyre në trafik droge.kanabis ferme

Ata akuzohen për kultivim të plantacioneve të  kanabisit. 48-vjeçari shqiptar bashkë me dy personat e tjerë e kishte kthyer shtëpinë e një të moshuari belg në një fermë kanabisi. Por, policia mundi të bjerë në gjurmët e tyre kur mori një denoncim nga pronari i shtëpisë se shtëpia e tij ishte dëmtuar.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën të fshehur shqiptarin në kopshtin e një pastori, që kishte shtëpinë ngjitur me fermën e kanabisit.  Një nga personat që jetonte brenda shtëpisë ishte një 48-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në kopsht dhe pastori 72 vjeçar Raymond Decoster u përpoq që ta fshihte.

Kur pronari ka shkuar në vendngjarje, ai ka gjetur shqiptarin në kopshtin e shtëpisë dhe ka vënë re një erë të fortë kanabisi.

Më pas policia ka kryer kontrollin në banesë dhe rezultoi se të tre personat po kultivonin një plantacion me 800 bimë kanabisi. Vetë shqiptari ka rrëfyer para policisë se kishte tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për plantacionin.

“Klienti im pranon se ishte thirrur për t’u kujdesur për bimët e kanabisit, por ai nuk kishte të bënte me qiranë e shtëpisë dhe ndërtimin e plantacionit të kanabisit”, është shprehur avokati i 48-vjeçarit shqiptar.

Shqiptari ka rrëfyer se kishte rreth tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për plantacionin. Ai tha se nuk e dinte se kush fshihej pas plantacionit. Shqiptari u dënua me 36 muaj burg ndërsa një tjetër person të cilit iu gjetën gjurmët  e gishtërinjve në plantacion dhe gruaja që kishte marrë shtëpinë me qira, u dënuan po me 36 muaj burg në mungesë.

The post Ktheu shtëpinë në fermë kanabisi dhe u fsheh në kopshtin e priftit për t’i shpëtuar policisë, “vuloset” fati i 48-vjeçarit shqiptar në Holandë appeared first on Albeu.com.

“E blej 10 mijë deri në 3500 lekë…”! Tirana ‘mbytet’ nga droga dhe përdoruesit, zona e Astirit kthehet në “geto”
Në kryeqytet nuk është asesi e vështirë të gjesh doza droge. Nëse kërkon hashash, atë e siguron për pesë mijë lekë, duke nisur nga hyrja në kryeqytet në zonën e Kombinatit, në atë që quhet si Qyteti i Nxënësve, për të vazhduar më tej në një zonë krejtësisht informale dhe që pak nga pak po kthehet në geto, ajo e Astirit.

Harta e tregtimit në sasira të vogla të hashashit që shitet në rrugë, por edhe të kokainës, e cila ofrohet në lokale, është krejt e padukshme për policinë.

Një tjetër zonë problematike dhe shqetësuese, është zona e Laprakës, e kthyer jo vetëm në vendin e hashashit dhe të kokainës, por gjithashtu edhe në zonën ku ka më tepër përdorues dhe shpërndarës heroinë.

Gazetasi.al foli me njërin nga agjentët e antidrogës, që e konsideron luftën ndaj narkotikëve si të humbur në metropolin shqiptar.

“Nuk po përllogaris hot-spotet e lëvizshme, ku zakonisht konstatohen grupe të rinjsh duke tymosur cigare hashashi, si në zonën e Kasharit, pranë Lapidarit, në kodrat e Mjull Bathores, në liqenin e Çekrezës, deri në parkun e Dajtit e të tjera”, – e nis rrëfimin agjenti i antidrogës, sipas të cilit përfundimisht beteja është humbur.

“Mund t’ju ngjajë pesimiste, por ka zona fikse dhe janë të organizuara si milingonat, zona e Oxhakut është tradicionalisht shqetësuese, zona e Ali Demit, Alliasit, Kinistudio, ‘5 Maji’, janë hot-spote tipike, ne e dime që aty përdoren tradicionalisht drogë, banorët i njohin përdoruesit dhe në heshtje kushdo i është përshtatur një realiteti të hidhur. Secili ruhet automatikisht nga përdoruesit që mos të përvetësohen para prej tij, por ama në fund të ditës, kushdo ka një anëtar përdorues dhe historitë me të cilat përballemi janë eskstreme”, shton agjenti për Gazetasi.al.

Por pse është kaq e vështirë të sulmohet shpërndarja e drogës dhe policia, e së bashku me të edhe prokuroria të impaktojnë shpërndarjen e drogës në kryeqytet?

“Kapen vetëm shpërndarësit, ky dështimi i parë. Ata po përdorin metoda të tjera, shpërndarësit zakonisht janë përdorues dhe deri diku janë punëtorë me mëditje, punojnë për të siguruar dozën e drogës. Nga ana tjetër, trafikanti i vërtetë që është shefi, rrallë shfaqet në bazën e shpërndarësve. Fenomeni i shpërndarjes së drogërave është sofistikuar dhe kjo nuk po kuptohet, ka një hierarki, ku urdhrat përçohen”, shpjegon burimi i antidrogës, sipas të cilit, policia e ka humbur fillin dhe nuk po arrin të bindë shpërndarës të thjeshtë që mbrohen me analizat në gjak dhe urinë dhe pretendojnë se janë thjesht përdorues.

“Nuk tregojnë dhe nëse hetimi do qëndrojë vetëm tek fjala e një shpërndarësi, droga do lulëzojë e do vazhdojë të shkatërrojë”, shton agjenti.

Të dhënat operative

Policia shpesh i argumenton aksionet antidrogë me të dhënat operative. Por realisht policia i njeh shpërndarësit tipikë, pasi ata janë përdorues shumica dhe ofrojnë doza jo vetëm pranë lavazheve, lokaleve kateve të para të pallateve në kalçeto, por gjithashtu sepse janë të skeduar.

Megjithatë, e pakuptimtë mbetet se përse antidroga nuk gjurmon për një kohë të gjatë dhe të survejojë rrjete të tilla shpërndarësish, disa prej të cilëve sipas agjentit të antidrogës, “janë kthyer në shëtitës, duke u zhvendosur në Sarandë, Vlorë dhe Durës, aty ku sezoni turistik ka dërguar me pushime moshat e reja”.

Në një nga dosjet që iu tregua Gazetasi.al, pikërisht këto të dhëna operative që pretendon policia, i sinjalizuan se shtetasi K.H., një 41-vjeçar me dy fëmijë, ishte angazhuar për shitjen e drogës .

“Ai shet të gjitha llojet e drogërave, kokainë, heroinë dhe kanabis sativa”, ishte informacioni i dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Tiranës.

I njohur me nofkën ‘N.Xh’, i dyshuari u ekspozua si shitës droge në një nga hot-spotet, në zonën e Oxhakut. Informacioni policor shfaq po ashtu edhe metodën që përdorte shpërndarësi.

“Kokainën e shet për 10 mijë lekë të reja për gram dhe drogën e mban në doza të vogla në dyqanin tabakino. Përdoruesit i dërgojnë mesazh, se duan ta takojnë dhe ai e ruan drogën në një shtëpi tjetër në një pallat. Ky person ka të punësuar edhe persona të tjerë, kryesisht djem të rinj që e shpërndajnë drogën me motorë”.

Pas këtij informacioni, agjenti i antidrogës i thotë Gazetasi.al se u organizuan shërbime mbikëqyrjeje në distancë përballë dyqanit tabakino të të dyshuarit.

“Aty u afrua një person me motor, bisedoi diçka me K.H., dhe ishte i dyshimtë momenti kur u takuan, u krijua përshtypja se shkëmbyen dicka. Një shërbim tjetër e ndoqi qytetarin me motor që u ndalua dhe u kontrollua. Në dorë ai mbante një qese të vogël të spërdredhur me lëndë të bardhë të dyshuar kokainë, që rezultoi nga peshimi 0.2 gramë”, kujton oficeri.

Kur shtetasi A.N., u pyet se ku e kishte gjetur, ai pranoi se i kishte kërkuar shpërndarësit, më duhet një gjysëm dhe më pas e pagova 3.500 lekë të reja. E kam takuar shpërndarësin përpara një viti dhe mbasi krijoi besim tek unë dhe më pyeti se ku e kisha shtëpinë, më dha dozën me kokainë. Prej atëherë, e blija tek ai dhe për herë të fundit e bleva para një jave”, – pranon përdoruesi.

Ai ka treguar lëkundjet e tregut të kokainës. “Ndonjëherë e blej 7 mijë lekë gramin, ndonjëherë 10 mijë lekë dhe kjo shumë pjestohet në varësi të sasisë që marr”.

Policia i thotë Gazetasi.al, se në rastin e “N.Xh”, oficerët vijuan shërbimet edhe në ditët në vazhdim. Përdoruesi tjetër pranon : “E mora numrin e ‘N.Xh’ nga familjarët e tij dhe drogën e blija kokainë për 3.500 mijë lekë”.

Përdoruesi i tretë rrëfehet se e nisi drogën 5 muaj më parë dhe se ishte përdorues i kokainës.Edhe ai shkonte për të blerë tek ‘N.Xh’ dhe zbulimi i tij u krye gjatë vëzhgimit në distancë.

“Kemi lidhje miqësore dhe jetojmë në një lagje, shkova tek tabakinoja dhe aty e marr dhe paguaj me para në dorë”.

Por sipas agjentit të antidrogës, është e pamundur që të vëzhgohet çdo shpërndarës droge .

“Janë shumë dhe nuk mjaftojnë shërbimet fizike. Përshembull në një rast, në rrugën ‘Nikolla Lena’, u vërejt një mjet i parkuar dhe pas sediljes ishin të ulur dy persona që po bisedonin. Policia dyshoi tek të dy burrat dhe u bëri thirrje të hapnin dyert. Gjatë kontrollit, në levën e shoferit, u gjet një çantë me material letër, ku brenda ishte mbështjellë në pëlhurë të zezë një lëndë e ngurtësuar në ngjyrë të bardhë, që u dyshua si kokainë. Sasia që u kap ishte mbi 1.124 gramë dhe u fut në qesen e provave”, – deklaron oficeri, sipas të cilit është e sigurt se ajo sasi do të shitej brenda ditës.

Dhe ky ishte vetëm një shpërndarës, që u tregua i pakujdesshëm, duke e mbajtur gjithë sasinë me vete”,- mbyll oficeri gjatë bisedës me Gazetasi.al.

The post “E blej 10 mijë deri në 3500 lekë…”! Tirana ‘mbytet’ nga droga dhe përdoruesit, zona e Astirit kthehet në “geto” appeared first on Albeu.com.

Jetonte si i vdekur, arrestohet “Pablo Escobar” i Brazilit
Një nga trafikantët më të mëdhenj në botë ka rënë në prangat e policisë së Brazilit.

Policia federale braziliane arrestoi të martën në Hungari trafikantin që njihej me pseudonimin “Pablo Escobari brazilan”, i cili u arratis nga viti 2020 dhe dyshohet se ishte drejtuesi i një rrjeti të madh të trafikut të kokainës në Evropë.

Policia braziliane, e cila bashkëpunoi me Interpolin, “konfirmon arrestimin e Sergos Hoberto de Carvalho, i njohur si “oficeri i policisë Carvalho”, i cili konsiderohet si një nga trafikantët më të mëdhenj në botë sot”, tha ai në një deklaratë për shtyp.

Sipas policisë braziliane, “Pablo Escobar i Brazilit”, një ish-oficer policie, jetonte në Evropë dhe përdorte dokumente të falsifikuara për t’u shpëtuar autoriteteve.

Pas arrestimit të tij në Spanjë, ku jetonte me identitet të rremë, për trafik droge, ai u lirua me kusht dhe falsifikoi një certifikatë vdekjeje për t’i shpëtuar drejtësisë, sipas një raporti të transmetuar nga rrjeti televiziv brazilian Globo Perth.

Një urdhër arresti u lëshua për “oficerin e policisë Carvalho” në nëntor 2020, si pjesë e një operacioni që çoi në sekuestrimin e burimeve në vlerë prej afro 100 milionë dollarë “të organizatës kriminale që ai drejtonte”, sipas policisë federale braziliane.

Qëllimi i operacionit ishte “çmontimi financiar i organizatave përgjegjëse për transportin e dhjetëra tonëve kokainë në Evropë, duke përdorur kryesisht portet braziliane”.

The post Jetonte si i vdekur, arrestohet “Pablo Escobar” i Brazilit appeared first on Albeu.com.

“Long way” sekuestron drogë dhe para në Kukës, “fundosen” 5 persona
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Kukës, pasi janë kapur me një sasi lënde narkotike dhe para.

Bëhet fjalë se janë sekuestruar 20 kilogram Cannabis dhe 1 mijë euro.

Lajmin e bëri të ditur vetë policia përmes një njoftimi.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Long way”.

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe me Prokurorinë Kukës.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas.

Sekuestrohen 20 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1.250 euro, 1 automjet dhe 10 telefona.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të procedimit penal të nisur disa ditë më parë, kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Long way”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. Xh., 33 vjeç, banues në Kanin, T. B., 36 vjeç, T. Xh., 34 vjeç, S. V., 32 vjeç dhe K. H., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një lokali, me 20 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, një automjet, 10 aparate celulare, si dhe 1250 euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim./albeu.com/

The post “Long way” sekuestron drogë dhe para në Kukës, “fundosen” 5 persona appeared first on Albeu.com.

Arrestohet “Super Mario”, kush ishte shqiptari që “mbyti” me kokainë Chietin dhe s’kishte mëshirë për klientët
Një shtetas 33-vjeçar me origjinë shqiptare, Mareglen Metushi, ka rënë dy netë më parë në prangat e karabinierëve italianë.

Ai akuzohet për trafik droge, grabitje dhe krime të tjera të kryera mes viteve 2014 dhe 2015, për të cilat duhet të vuajë 9 vite e gjysmë burg.

Madje ai shkoi aq larg sa tmerroi një klient që nuk paguante kokainën duke qëlluar drejt tij, por arma u bllokua.

Hetuesit i kishin vënë nofkën “Super Mario”, sepse emri shqiptar Mareglen ishte italianizuar në Mario. 33-vjeçari ishte në krye të një bande të madhe trafikantësh që shisnin kryesisht kokainë në zonat Chietino dhe Lancianese. Ashtu si protagonisti i videolojës së famshme të viteve 1980, edhe Metushi dilte çdo mëngjes me çantën e veglave, tuta blu dhe florinj, por në vend që të punonte (zyrtarisht ai merrej me rinovimin e ndërtesave), ai shiste drogë.

Por ishte personazh shumë i zoti, që nuk e mbante kurrë drogën me vete, por e fshihte në pyll, nën tokë, dhe ishte i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të tij dhe të bashkëpunëtorëve.

Operacioni për kapjen e tij nisi kur në prangat në flagrancë të krimit u vunë në zonën e Frentanos për pesë persona: me atë rast u sekuestruan rreth 160 gram kokainë, e cila, ishte shumë e pastër. Hetimet nisën pasi një narkoman denoncoi se kërcënohej nga furnitorët e tij pasi kishte 5 mijë euro borxh, kuota për disa doza kokaine.

Gjurmimi, ndjekja dhe përgjimet zbuluan ekzistencën e grupit kriminal ku ai bënte pjesë.

The post Arrestohet “Super Mario”, kush ishte shqiptari që “mbyti” me kokainë Chietin dhe s’kishte mëshirë për klientët appeared first on Albeu.com.

537 të arrestuar brenda javës, “mëkatet” që “peshojnë” mbi të prangosurit
Përkushtim dhe vendosmëri, për të parandaluar e luftuar krimin dhe paligjshmërinë. Monitorime intensive me teknologji bashkëkohore për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 537 persona, nga këta: 179 janë arrestuar, 335 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur në total 35 persona në kërkim, nga këta: 32 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Skema”, “Punishment”, “Hill”, “Çekreza”, “Messina”, “Flagranca”, “Camouflage 5”, “Hostel”, “Necklace”, “Hill 2”, “Road Guard 18”, “Informaliteti 4”, “Bogzat”, “Strumi”, “Cross Border”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, “Broke”, “Përfitimi”, “Trajektorja”, “Coruna”, “Gjormi”, “Fushë Malbardhë” dhe “Ndjekja”.

Si rezultat i kontrollit masiv të territorit, me dronë dhe me shërbime policore nga toka, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe trafikimit të lëndëve narkotike, janë finalizuar operacionet policore të koduara “Çekreza” dhe “Hill”, të zhvilluara nga Policia e Tiranës.

Si rezultat i këtyre operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe janë sekuestruar 23 kg kanabis, 27 pako me lëndë, të dyshuar narkotike, të llojit cannabis sativa, në formë çokollate, peshore elektronike, 323 fara kanabisi, 92 bimë narkotike, si dhe pajisje që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në pikat e kalimit kufitar, në PKK Kakavije është goditur një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike dhe janë sekuestruar rreth 5 kg heroinë e kokainë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 8 thika, 1 shufër metalike, 1 shkop bejsbolli, municion luftarak etj.

Janë goditur 17 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 39 raste të krimeve mjedisore; 2 raste të organizimit të lojërave të fatit; 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë sekuestruar 2 automjete, 7 aparate celulare, shuma të konsiderueshme parash dhe 3 mjete të rënda, që shërbenin për transportim inertesh në mënyrë të kundërligjshme.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 24 raste. Gjithashtu janë sekuestruar artikuj të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar dhe bizhuteri.

Policia Rrugore/ Makina inteligjente “Poliscan”, lexuesi automatik i targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjete të tjera të pauniformuara, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 897 leje drejtimi, nga të cilat: 713 për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, 109 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 75 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 76 drejtues mjetesh, nga këta: 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

Janë vendosur 17.955 masa administrative, si dhe janë goditur, nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare/Intensifikohen kontrollet në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë kësaj jave janë kapur 5 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.

Janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 3 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 4 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Janë goditur 2 raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet pikave të kalimit kufitar.

Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e vendosur për të parandaluar dhe goditur krimin dhe paligjshmërinë në tërësi, si dhe krimin e organizuar në veçanti dhe në këtë kuadër fton sërish qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë!

The post 537 të arrestuar brenda javës, “mëkatet” që “peshojnë” mbi të prangosurit appeared first on Albeu.com.

Policët më të mirë janë ekonomistët
Tom Wainwright, në botimin e tij tejet interesant “Narconomics”, përdor ekonominë ((e)conomics) për të përshkruar dhe për të kuptuar trafikun e përbotshëm të narkotikëve (narco(s)).

Libri është shkruar si një punë hulumtuese e informacionit, por edhe i investigimit në terren, të zinxhirit të narkotikëve nga “prodhimi në fushë” te shpërndarja e deri te konsumatori.

Duke ndjekur zinxhirin nga mbjellja në vendet e Amerikës së Jugut, por jo vetëm, deri në tregjet kryesore të konsumit në shtetet e pasura të veriut, autori e shpjegon këtë aktivitet, duke e përqasur me parimet dhe funksionimin e zinxhirit të furnizimit, konkurrencës përkundrejt marrëveshjeve të fshehta, çështjeve të administrimit të burimeve njerëzore, marketingut dhe françizës, novacionit dhe tregtisë online e deri në diversifikimin në tregje të tjera.

Koncepte të cilat janë më se të natyrshme të përdoren e ndiqen në studimin e bizneseve të ligjshme, nuk janë të pavlefshme edhe për “biznesin” e prodhimit e trafikimit të drogës, apo të tjera të ngjashme me të. Pra, ku qarkullon paraja (kapitali) dhe përfshihen faktorë prodhimi (lëndë e fuqi punëtore), parimet dhe mekanizmat që drejtojnë aktivitetin duket janë të njëjta.

Ajo që dallon është klasifikimi në i ligjshëm apo i paligjshëm në bazë të kritereve ligjore, apo të etikës shoqërore e morale në fuqi, në një kohë të caktuar dhe në një territor gjeografik të caktuar. Në të njëjtën logjikë, autori përpiqet të hedhë dritë me arsyeshmërinë dhe efektivitetin e politikave të kontrollit e të ndalimit të këtij trafiku, që përdoren sot nga qeveritë.

Kujtojmë që historia e shoqërisë njerëzore njeh mjaft debate të tilla, ku ngërthehen arsyetimet ekonomike me ato morale e etike, duke arritur në përfundime për të cilat vijon të jetë në dilemë. Pothuaj 90 vite më parë, në 1933, në SHBA, Kongresi hoqi ndalimin mbi prodhimin, transportimin dhe shitjen e pijeve alkoolike.

Në dekadat e fundit, një tjetër fushatë masive e ndalimit të konsumit të duhanit në ambiente publike të mbyllura, e shoqëruar edhe me fushatë edukuese mbi dëmin shëndetësor që shkakton, ka pakësuar ndjeshëm konsumin, pa u ndërmarrë ndalime e masa drastike mbi prodhimin dhe tregtimin e tij.Ndërsa “Ndalimi” ishte i vështirë të gjente zbatim dhe u shoqërua me prodhim dhe shitje të paligjshme, rritje të dhunës së bandave e krimeve të tjera të lidhura me këtë aktivitet, arsyet pro tij ishin nga ato të moralit e të besimit, deri në nevojat për të orientuar përdorimin e drithërave në prodhimin e ushqimeve e jo të alkoolit.

Në ballafaqimin e argumenteve ekonomike me ato etiko-morale, një tjetër variabël i rëndësishëm rezulton të jetë edukimi.

Mbi një hulli të tillë argumentesh, autori i “Narconomics” zhvillon mendimin e tij mbi “biznesin e dogës” dhe sfidon politikat e shteteve, të sintetizuar në titullin e kapitullit të fundit “Përse ekonomistët janë oficerët e policisë më të mirët” (i perifrazuar në titullin e këtij shkrimi-recensë).

Autori shqyrton ngjashmëritë goditëse ndërmjet menaxherëve të zakonshëm dhe mafiozëve, duke filluar nga dhimbja e kokës për burimet njerëzore deri në kërcënimin që krijojnë shitësit me pakicë online.

Ai hedh dritë edhe mbi katër gabimet e mëdha që kanë penguar përpjekjet e zyrtarëve për të trajtuar industrinë e drogës.

Gabimi 1: Obsesioni me ofertën. Sa herë që lufta drejtohet fuqishëm kundër ofertës, sidomos te prodhuesi, rritja e çmimit si pasojë e rënies së prodhimit nuk shoqërohet domosdoshmërisht me frenim të konsumit, pasi kërkesa për drogë duket se ka natyrë joelastike.

Për rrjedhojë, kartelet përdorin fuqinë e tyre blerëse për të detyruar prodhuesit të absorbojnë çdo rritje kostosh. Që politika e goditjes së ofertës të ketë efekt, ajo duhet të përqendrohet në fundin e zinxhirit furnizues, te bota e pasur, ku produkti ka mjaft vlerë dhe nëse konfiskohet, mund të shkaktojë njëfarë dëmi të ndjeshëm për shitësit e drogës, si dhe nevojitet të kombinohet edhe me luftën kundër kërkesës.

Gabimi 2: Kursimi i parave në fillim, për t’i paguar më vonë. Në luftën kundër krimit, duke e justifikuar me parullën se “siguria publike nuk ka çmim” dhe marrjen e përkrahjes popullore në këbim, paratë harxhohen për përforcim, por jo për parandalim. Shkurtimet e fondeve në programet e edukimit dhe të rehabilitimit të shkelësve të ligjit për figura krimi që lidhen me drogën, mund të kursejnë disa para, por nuk sjell efektivitet në luftën kundër trafikut të drogës.

Autori citon studime që kanë vlerësuar se për 1 milion dollarë të shpenzuar si fond për luftën kundër ofertës në vendet e origjinës në Amerikën Latine, reduktimi i konsumit të kokainës në SHBA është vetëm 10 kg, e mund të rritet në 20 kg, nëse lufta do të zhvillohej në rrugëtimin e kokainës drejt tregut të konsumit.

Në të kundërt, financimi i programeve të parandalimit të zhvilluara në shkolla arrijnë të reduktojnë konsumin me 25 kg, rezultat që rritet në pakësim prej 100 kg i konsumit nëse fondi 1 milion dollarësh shpenzohet për programe trajtimi të personave të varur nga droga. Trajtimi është dhjetë herë më efektiv sesa përndjekja. Prandaj autori thekson se është koha që bujaria e qeverive me policinë dhe koprracia e tyre për zhvillim, të ndërrojë kah.

Gabimi 3: Veprimi në shkallë vendi kundër një biznesi global. Ndërsa biznesi i drogës sot zhvillohet pa kufi, përpjekjet për ta penguar atë zhvillohen kryesisht brenda kufijve shtetërorë, pa menduar shumë se ç’ndodh përtej kufirit.

Këtë situatë, autori e tipizon me terminologjinë amerikano-latine “efekti i furrtareve”, sipas të cilit droga mund të luftohet me sukses në një vend, për t’u shfaqur në një tjetër. Nëse kartelet e drogës janë tashmë biznese globale, nuk ka një autoritet ndërshtetëror për kontrollin e tyre.

Gabimi 4: Ngatërrimi i ndalimit me kontrollin. Autori nxjerr në pah përmasat e frikshme të rritjes së biznesit të drogës, duke ritheksuar dilemën nëse ndalimi është vërtet qasja më efektive për ta vënë atë nën kontroll, për të nxjerrë kartelet nga ky biznes dhe për të mbrojtur publikun.

Prej vitit 1998, kur Kombet e Bashkuara hodhën parullën “Një botë pa drogë: mund t’ia arrijmë”, prodhimi dhe konsumi janë shumëfishuar, pavarësisht fondeve të mëdha të përdorura nga qeveritë për të imponuar ndalimin. Prandaj sugjeron autori, ka ardhur koha të përdoret “një gamë mënyrash” për ta trajtuar këtë “industri”.

Pa dashur të arrijmë në përfundime shteruese mbi mënyrat më të dobishme e përshtatshme për të trajtuar biznesin e drogës, qartazi përfitimet do të ndihen në ato vende ku shteti dhe institucionet e tij janë të fortë, veprojnë me integritet dhe përgjegjshmëri.

Shtetet me organizim të dobët strukturor e institucional, ku padyshim futet Shqipëria, me shumë gjasë do të korrin më shumë frytet e hidhura dhe të helmëta të legalizimit apo përdorimit të “gamës së mënyrave” për trajtimin e drogave, të lehta apo të forta, sesa përfitimet e shumëpërfolura teorike. /Monitor

The post Policët më të mirë janë ekonomistët appeared first on Albeu.com.

Drogë dhe armë zjarri, “Similar” prangos 2 persona! Arsenal me peshore elektronike dhe fishekë (VIDEO)
Finalizohet operacioni policor i koduar “Similar”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, një automjet, dy aparate celulare dhe dy peshore elektronike.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, për moskallëzim krimi, i dënuar më parë për vrasje mbetur në tentativë, përndjekje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Similar”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. R., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– J. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së informacioneve se me një mjet tip “Opel”, lëviznin persona të armatosur, menjëherë kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar.

Në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, kanë ndaluar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin A. R. dhe pasagjer shtetasin J. B. Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. R., në rrugën “Jaho Gjoliku”, u gjetën sasi municioni luftarak, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe dy peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit pistoletë dhe automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

The post Drogë dhe armë zjarri, “Similar” prangos 2 persona! Arsenal me peshore elektronike dhe fishekë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.