trafiku i emigranteve Archives - Albeu.com

I çonte njerëzit nga Spanja në Angli, “shkatërrohet” banda e shqiptarëve
Autoritetet britanike kanë ‘shkatërruar’ një bandë të shqiptarëve, që ka dërguar njerëzit nga Spanja në Mbretëri të Bashkuar. Besohet se migrantët kanë paguar mes 3.000-15.000 euro për të kaluar nga njëri shtet në tjetrin.

Autoritetet britanike kanë arrestuar shtatë persona përgjatë javës. Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare për Krime, me bazë në Spanjë dhe Mbretëri të Bashkuar, kanë punuar me autoritetet spanjolle për këtë rast. Banda ka kontrabanduar kryesisht migrantë shqiptarë përmes qyteteve spanjolle, Bilbao dhe Santander, për në Mbretëri të Bashkuar, duke përdorur barka dhe mjete tjera në rrugë drejt qyteteve Portsmuth, Sauthhempton dhe Liverpul.

Autoritetet britanike dhe ato spanjolle kanë identifikuar 50 njerëz që kanë kaluar në Mbretëri të Bashkuar me ndihmën e kësaj bande, mirëpo Agjencia Kombëtare për Krime ka thënë se shifra e saktë nuk dihet ende. Sipas saj, migrantët kanë shkuar nga Shqipëria në Spanjë, mirëpo disa janë rekrutuar edhe në kampet afër porteve spanjolle.

Kontrabanduesit u kanë ofruar atyre akomodim dhe ushqim derisa janë nisur për në Mbretëri të Bashkuar. Shumica e pjesëtarëve të bandës besohet se kanë jetuar në Shqipëri, mirëpo janë arrestuar në Spanjë dhe aty do të gjykohen sipas ligjeve spanjolle.

Përgjatë bastisjeve, hetuesit kanë konfiskuar telefona, kompjuterë, kartela bankare, para të gatshme, dokumente identifikimi dhe pasaporta të kombësive të ndryshme. Sipas autoriteteve britanike, këtë vit është shënuar shifër rekorde e njerëzve që kanë kaluar Kanalin Anglez me barka të vogla për të hyrë në Mbretëri të Bashkuar – më shumë se 33.500./REL/

The post I çonte njerëzit nga Spanja në Angli, “shkatërrohet” banda e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ 4 shqiptarët kapen me 200 mijë paund “mall”: Erdhëm në Angli me kamion, nuk gjetëm dot punë
Katër shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike, pasi u kapën me një sasi droge prej 200 mijë paundësh.

Shqiptarët janë kapur në Hartlepool, ku kishin ngritur një plantacion për rritjen e kanabisit. Policia pas kontrolleve gjeti 10 kg drogë në Chester Road në janar të këtij viti.

Ata gjetën gjithashtu një ‘listë të shënjuar’ dhe dokumente që tregonin se si banda me katër persona do të ndante fitimet nga shitja me shumicë e drogës së klasit B.

David Heëitt, procedues, tha se burrat u zbuluan të fshehur në dhomën e gjumit të pronës ku ishte fshehur edhe droga. Ai tha: “Brenda një gardërobë në dhomën e gjumit, policia gjeti një sasi të konsiderueshme kanabisi, ajo ishte e ruajtur në gardërobë dhe dukej se ruhej për qëllime të shitjes me shumicë”.

Heëitt tha se droga vlerësohej midis 80,000 dhe 120,000 £ me kosto me shumicë dhe rreth 200,000 £ në rrugë.

Gjykata dëgjoi se si disa dokumente u gjetën gjithashtu nga oficerët që tregonin se si banda do të fitonte 5,900 £ secili nga një marrëveshje.

Zenel Tusha, 26 vjeç; Mirush Tusha, 23 vjeç; Leo Metushi, 38 vjeç; dhe 23-vjeçari Petrit Tusha, të gjithë pa vendbanim fiks, u deklaruan fajtorë për posedim kanabis me qëllim furnizim.

Rod Hunt, që përfaqëson Metushin, tha se klienti i tij i ishte dorëzuar trgtimit të kanabisit pasi nuk arriti të siguronte punë pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar.

Kate Barnes, që përfaqëson Petrit Tushën, i tha gjykatës se klienti i saj ishte zhvendosur në verilindje vetëm pasi kishte ikur nga Sheffield pasi mbërriti në vend nga ‘mbrapa një kamioni’.

Dhe Stephen Constantine, për Zenel Tushën, tha se klienti i tij kishte aplikuar për azil pasi kishte mbërritur ilegalisht në vend dhe gjithashtu kishte ikur nga Sheffield para se të përfundonte në Hartlepool me vëllain e tij Petritin.

The post EMRAT/ 4 shqiptarët kapen me 200 mijë paund “mall”: Erdhëm në Angli me kamion, nuk gjetëm dot punë appeared first on Albeu.com.

Trafiku i refugjatëve në Ballkanin Perëndimor: Shtohet kalimi tranzit në Shqipëri
Rritja më e ndjeshme e kalimit të migrantëve të parregullt drejt vendeve evropiane u shënua në rrugën e Ballkanit Perëndimor, vlerësohet në një raport të fundit të Organizatës evropiane për Ruajtjen e Kufijve, FRONTEX.

Sipas raportit, numri i migrantëve të parregullt të evidentuar nga policitë kufitare dhe FRONTEX u rrit gati trefish në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2021.

Rruga e Ballkanit Perëndimor me 55 . 321 kalime të paligjshme përbën gjysmën e të gjitha ndalimeve të migranëtve të parregullt drejt Evropës, që në total ishin 114. 720 persona.

Sipas FRONTEX kombësitë kryesore në këtë rrugë përfshinin migrantë nga Siria, Afganistani dhe Turqia.

Sipas shifrave paraprake të FRONTEX në gjysmën e parë të vitit 2022, hyrjet e parregullta në Bashkimin Evropian u rritën me rreth 84% krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm në qershor, Frontex regjistroi 23. 290 kalime të parregullta në BE, 59% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Personat që ikin nga Ukraina dhe hyjnë në Bashkimin Evropain përmes pikave të kalimit kufitar nuk janë pjesë e shifrave të hyrjeve të paligjshme të migrantëve.

Sipas të dhënave të fundit të Frontex, 7.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në BE që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 6.3 milionë ukrainas.

Frontex ka më shumë se 2. 200 oficerë dhe staf të trupave të përhershme në seksione të ndryshme të kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropain si dhe në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Moldavi.

Rritja e kalimit të migrantëve tranzit në Shqipëri

Trafiku i rritur i migrantëve të paligjshëm drejt vendeve evropiane nga Rruga e Ballkanit Perëndimor rrriti edhe kalimin e tyre tranzit në Shqipëri.

Sipas të dhënave policore kufitare shqiptare vetëm në Qarkun e Korçës u evidentuan gjashtë muajt e parë të këtij viti rreth 2.330 migrantë të parregullt të futur nga Greqia fqinje.

Po sipas të dhënave policore shqiptare rreth 1700 migrantë të parregullt u evidentuan në brezin kufitar me Greqinë në kufijtë jugorë , në Qarkun e Gjirokastrës dhe rrethin e Sarandës në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Autoritetet policore shqiptare i kanë kthyer pas, drejt territorit të Greqisë emigrantët e huaj të parregullt të bllokuar në territorin shqiptar, mbi bazë të marrëveshjes së ripranimit që të dy vendet kanë firmosur vite më parë.

Trafiku i migrantëve të huaj të parregullt ka rritur sipas policisë shqiptare edhe rastet e kontrabandimit.

Vetëm në Qarkun e Gjirokastrës numri i operacioneve të koduara “Road Guard “ ndaj kontrabanduesve të migrantëve arriti në fund të qershorit të këtij viti në 33.

Dhjetëra qytetarë shqiptarë por edhe të huaj janë arrestuar në përfshirjen e dhënies së ndihmës së migrantëve të parregullt kundrejt përfitimit financiar.

Nga hetimet policore ka rezultuar se kontrabandistët i presin me automjete migrantët e huaj në brezin kufitar shqiptar me Greqinë duke komunikuar përmes platformave të rrjeteve sociale në internet apo bashkëpunuar me rrjete e kontrabandistëve në Greqi.

Më pas kontrabandistët i transportojnë migrantët me mjete të ndryshme ,kryesisht të marra me qera , drejt kufijve veriorë shqiptarë me tendencën e kalimit si drejt Malit të Zi dhe Kosovës.

Raste tendencash të kalimit të migrantëve të huaj janë evidentuar nga policia edhe përmes Portit të Durrësit, në drejtim të Italisë.

Gjatë operacioneve policore nuk kanë munguar edhe incidentetet ku kontrabandistët nuk i kanë ndaluar patrullave policore dhe kanë shkaktuar aksidente duke lënduar migrantët e huaj që transportonin./VOA/

The post Trafiku i refugjatëve në Ballkanin Perëndimor: Shtohet kalimi tranzit në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Po transportonte emigrantë drejt Kosovës, kapet 33-vjeçari nga Dibra
Një 33-vjeçar nga Dibra ka rënë në prangat e policisë së Kukësit.

Ai është kapur në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, kundrejt pagesës.

Materialet pritet t’i kalojnë Prokurorisë së qytetit për veprime të mëtejshme.

“Goditet 1 tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me DVKM Kukës, në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. L., 33 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me automjetin tip “Volksëagen”, 2 emigrantë të paligjshëm, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./albeu.com/

The post Po transportonte emigrantë drejt Kosovës, kapet 33-vjeçari nga Dibra appeared first on Albeu.com.

U kapën duke transportuar 9 shtetas sirianë, SHÇBA “fundos” punonjësin e policisë dhe inspektorin
Drejtoria e SHÇBA Fier ka arrestuar në flagrancë një punonjës të policisë dhe një inspektor të dyshuar se kryenin trafikim të emigrantëve.

Ata dyshohet se u kapën duke transportuar 9 shtetas sirianë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.12.2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Fier arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë me detyrë në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Inspektor Y. L. dhe shtetasin I. Ç., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Dhënie ndihme për kalim të kufirit kundrejt përfitimit të paligjshëm, në bashkëpunim”

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar 9 shtetas të huaj sirianë, ndërsa drejtonin dy automjete në aksin rrugor Fratar-Fier.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 298/2 e 25 të Kodit Penal.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90./albeu.com/

The post U kapën duke transportuar 9 shtetas sirianë, SHÇBA “fundos” punonjësin e policisë dhe inspektorin appeared first on Albeu.com.

U kishte premtuar emigrantëve “Europën”, bie në “rrjetë” 48-vjeçari në Himarë
Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës, pasi dyshohet se po transportonte emigrantë të paligjshëm.

48-vjeçari dyshohet se u kishte premtuar “Europën” emigrantëve në këmbim të parave.

Sakaq, policia njofton se 48-vjeçari me inicialet A.Rr., po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur ndërsa tentoi t’i shmangej kontrollit të autoriteteve, por u arrestua në kohë nga efektivët e policisë.

“Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Rr., 48 vjeç, banues në Himarë. Shtetasi A. Rr, ka tentuar ti shmanget kontrollit të Policisë duke u larguar, por falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë Kufirare në Dhërmi, është ndalur dhe vënë në pranga, në vendin e quajtur “Shën Vasil”, duke transportuar me automjet, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, njofton Policia./albeu.com/

The post U kishte premtuar emigrantëve “Europën”, bie në “rrjetë” 48-vjeçari në Himarë appeared first on Albeu.com.

Nga ngacminet seksuale te trafiku i emigrantëve, Policia e Korçës “fundos” 7 persona
Shtatë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës për vepra të ndryshme penale.

Sipas Policisë, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke filluar që nga ngacmimet seksuale, te tentativa për djegje shtëpie, trafiku I qenieve njerëzore, etj.

Policia ka dërguar dosjet në Prokurori për të kryer veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë

Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

O., 30 vjeç; A. H., 25 vjeç dhe D. M., 25 vjeçe, banues në Shkodër, pasi këta shtetas janë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin tip “Nisan” duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 300 euro secilit, iu kishin transportin drejt vendeve të BE-së.

H., 19 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, pasi këta shtetas janë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, iu kishin transportin drejt vendeve të BE-së.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. R., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas u kap në lagjen nr. 18, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për shtetasin J. P., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të djegë me zjarr banesën e shtetases V. M., 50 vjeçe

Po nga këto struktura si edhe nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filloi procedimi penal për shtetasit K. M., 33 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, M. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, R. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe O. T., 44 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi u konstatuan në fshatrat Memlisht, Gështenjas dhe Goskovë, duke kryer punime pa leje.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme./albeu.com/

The post Nga ngacminet seksuale te trafiku i emigrantëve, Policia e Korçës “fundos” 7 persona appeared first on Albeu.com.

Tentoi të kalonte me dokumente false 2 afganët në Durrës, prangoset i riu banues në Suedi
Një i ri banues në Suedi ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit ditën e sotme pasi dyshohet për trafik emigrantësh.

I riu ishte i moshës 25 vjeçare dhe dyshohet se kishte tentuar të kalonte me dokumenta false në kufij dy shtetas afganë.

“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin R. A., 25 vjeç, banues në Suedi, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të ndihmojë që të kalojnë kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me dokumente të dyshuara të falsifikuara, shtetasit A. B. dhe B. B., banues në Kabul, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, njoftoi Policia./albeu.com/

The post Tentoi të kalonte me dokumente false 2 afganët në Durrës, prangoset i riu banues në Suedi appeared first on Albeu.com.

MEGAOPERACIONI/ Europol “hedh në rrjetë” një grup të trafikimit të emigrantëve nga Ballkani
Agjencia evropiane e policisë, Europol, tha se policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet që ka kontrabanduar qindra pakistanezë nga Ballkani në Bashkimin Evropian.

Kontrabandistët kanë marrë kryesisht migrantë pakistanezë nga kampet e refugjatëve në Bosnje e Hercegovinë dhe më pas i kanë transportuar ata me furgonë në Itali, ose në disa raste në Spanjë, tha Europol-i.

Në hetimet që kanë zgjatur me muaj kanë marrë pjesë autoritete të zbatimit të ligjit nga Bosnja, Kroacia, Italia, Rumania, Franca dhe Sllovenia, së bashku me Europol-in dhe Eurojust-in – agjencinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor.

Hetimet kanë çuar në arrestimin e 15 personave në prill dhe maj – 12 prej tyre në Spanjë dhe nga një në Kroaci, Slloveni dhe Rumani.

Të dyshuarit, të cilët janë kryesisht pakistanezë, por edhe kolumbianë, spanjollë dhe rumunë, “kanë përdorur furgonë dhe kamionë për të fshehur migrantët e parregullt, ndërsa i kanë transportuar në kushte kërcënuese për jetën”, tha Europol-i.

Kreu i grupit është arrestuar në Rumani dhe është transferuar në Spanjë. Hetimet kanë filluar në gusht të vitit 2020, kur Sllovenia ka arrestuar një të dyshuar për transportimin e 55 migrantëve në një kamion.

Forcat e rendit në Kroaci kanë kapur gjithashtu një kamion, që ka kontrabanduar 77 migrantë në kushte kërcënuese për jetën, tha Europol.

Në një tjetër operacion, autoritetet kroate kanë zbuluar dy automjete me 47, përkatësisht 21 migrantë. Policia vlerëson se grupi ka fituar së paku 2 milionë euro nga kontrabandimi i rreth 400 njerëzve në BE, në muajt e fundit.

Kontrabandistët kanë kërkuar nga 3,000 euro për kalimin e migrantëve nga Bosnja në Slloveni. Për të kaluar nga Bosnja në Itali atyre u janë kërkuar 5,000-8,000 euro./REL/

The post MEGAOPERACIONI/ Europol “hedh në rrjetë” një grup të trafikimit të emigrantëve nga Ballkani appeared first on Albeu.com.

Me karta identiteti dhe leje qëndrimi false, prangosen dy egjiptianët në Portin e Vlorës
Tre persona në Vlorë kanë rënë në prangat e Policisë për shkak të trafikut të paligjshëm të emigrantëve.

Sipas burimeve nga “blutë” e Vlorës, dy prej tyre ishin egjiptianë dhe arrestimi u bë në Portin e Vlorës.

Gjithashtu bëhet me dije se në pranga janë vënë E. H. dhe M. E nga Egjipti dhe A. G, 23 vjeç, banues në Itali. Ky i fundit po transportonte dy egjiptianët si pasagjer në automjetin e tij, me qellim për të kaluar kufirin për në shtetin Italian. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare në Portin Vlorë në bashkëpunim me  Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë, parandalojnë dhe godasin një rast të falsifikimit të dokumentave dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen leje qëndrimi dhe karta identiteti të dyshuara të falsifikuara.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat dhe i masave të shtuara, sherbimet e Policisë Kufitare në Portin Vlorë, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasit e huaj Egjiptian A. G, E. H, dhe M. E, të cilët udhëtonin sëbashku me nje automjet tip “Opel”me drejtues shtetasin A. G, në drejtim të tragetit të linjës Vlorë–Brindisi.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre 3 shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 leje qëndrimi dhe 2 karta identiteti të cilat iu përkisnin shtetasve E. H. dhe M. E, të dyshuara të falsifikuara.

Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. G, ka ndihmuar dy shtetasit e tjerë të shtetësisë Egjiptiane duke i transportuar si pasagjer në automjetin e tij, me qellim për të kaluar kufirin për në shtetin Italian.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. G, 23 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufirit”, dhe E. H., 30 vjeç dhe M. E., 33 vjeç, të dy banues në Egjipt, për veprat penale  “Falsifikimit të leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

The post Me karta identiteti dhe leje qëndrimi false, prangosen dy egjiptianët në Portin e Vlorës appeared first on Albeu.com.