trafikimi i qenieve njerezore Archives - Albeu.com

Interpol: Trafikimi i qenieve njerëzore në Azinë Juglindore situatë alarmante për botën
Shefi i Interpolit ka ngritur alarmin lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore. Zyrtari tha sot se trafikimi i qenieve njerëzore në Azinë Juglindore është kthyer në një krizë globale.

“Këto organizata kriminale të ndihmuara nga anonimiteti i ofruar nga interneti, i frymëzuar nga modelet e reja të biznesit që kanë fituar terren që nga periudha e COVID, funksionojnë sot në një shkallë që askush nuk do ta kishte imagjinuar një dekadë më parë” , tha sekretari i përgjithshëm i organizatës mëtë madhe ndërkombëtare të policisë në botë, Jurgen Stock .

Qendrat e reja të krimit kibernetik, të cilat shpesh padashur punësojnë njerëz që janë trafikuar dhe mashtruar nën maskën e punës legjitime, kanë ndihmuar rrjetet e krimit të organizuar që tani t’i nxjerrin të ardhurat e tyre kryesisht nga trafikimi i qenieve njerëzore dhe jo nga trafiku i drogës.

Sipas Stock, të ardhurat nga trafiku i drogës, megjithatë, mbeten në 40% deri në 70% të totalit të të ardhurave të organizatave kriminale.

“Por ne shohim organizata që po diversifikojnë qartë operacionet e tyre kriminale duke përdorur korridoret e trafikut të drogës për trafikun e njerëzve, armëve, pronës intelektuale, mallrave të vjedhura, makinave,” vuri në dukje Stock.

Rreth dy deri në tre trilion dollarë të ardhura të paligjshme lëvizin nëpër sistemin financiar global çdo vit, sipas Stock. Shefi i Intrepol tha se një rrjet i krimit të organizuar mund të bëjë 50 miliardë dollarë fitime çdo vit.

Kombet e Bashkuara njoftuan vitin e kaluar se më shumë se 100,000 njerëz u trafikuan përmes qendrave të mashtrimit kibernetik në Kamboxhia. Në nëntor, Mianmari ekstradoi mijëra të dyshuar kinezë për mashtrime të telekomit në Kinë.

The post Interpol: Trafikimi i qenieve njerëzore në Azinë Juglindore situatë alarmante për botën appeared first on Albeu.com.

“Kërcënojnë” deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda
Pothuajse 500 milionë paund janë shpenzuar në 7 vitet e fundit për parandalimin e kalimit të paligjshëm të emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian.

Në total përfshihen shuma të mëdha që i janë dorëzuar qeverisë franceze në një përpjekje për të parandaluar azilkërkuesit e mundshëm që të largohen nga brigjet e tyre, si dhe për koston fillestare të marrëveshjes së azilit që Britania e Madhe ka firmosur me Ruandan.

Por, media britanike DailyMail ka publikuar një raport sekret të ushtrisë britanike, që zbulon se 40% e emigrantëve që kanë kaluar me gomone janë nga Shqipëria.

Rritjeje të numrit të shqiptarëve që përdorin gomone për të hyrë në Britani ka bërë që deputetët anglezë mbrëmjen e djeshme t’i bëjnë thirrje ministrave që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të deportuar emigrantët në Ruandë.

“Është e qartë se shumë shqiptarë që vijnë në MB me varka të vogla nuk po ikin nga lufta apo persekutimi, ata janë emigrantë ekonomikë. Ky është një kriminalitet flagrant dhe nënvizon urgjencën për të vazhduar me Ruandën dhe skema të ngjashme”.

Tom Hunt, deputeti konservator për Ipsëich, tha se shifrat “vërtet hapëse theksojnë pse është kaq kritike që qeveria të fillojë dhe të prezantojë Ruandën si skemë”, duke shtuar:

“Duhet ta çojmë deri në fund këtë farsë. Legjislacioni për të realizuar skemën e Ruandës duhet të jetë në krye të “tabakasë” kur Parlamenti të kthehet pas pushimeve verore”.

Një burim në fushatën e lidershipit të Liz Truss tha se ka një plan për ta zgjeruar këtë forcë kufitare.

“Liz ka një plan për të zgjeruar forcën kufitare, për të siguruar që Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut të funksionojë për Britaninë dhe të reformojë ligjet moderne të skllavërisë që po abuzohen. Nevoja për parandalim është thelbësore, prandaj ne do të sigurojmë që marrëveshja e migracionit me Ruandën të funksionojë dhe të kërkojmë të arrijmë marrëveshje të tjera”.

Një zëdhënës i fushatës së Rishi Sunak tha se ndalimi i kalimeve do të ishte një përparësi kryesore për të, duke shtuar:

“Është krejtësisht e papranueshme që emigrantët nga vende paqësore, si Shqipëria, po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar”./Abcnews.al/

The post “Kërcënojnë” deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda appeared first on Albeu.com.

RRËFIMI/ “Dua të të ndihmoj”, si ra vajza pre e mashtrimit dhe u trafikua: U abuzova mbi 1 muaj
“Po më dukesh vajzë e mirë dhe dua të të ndihmoj”, ky ishte premtimi që i ishte bërë vajzës me inicialet A.H., 15 vjeçe, nga një burrë më i vjetër. Ajo çfarë pësoi pas kësaj, sipas A.H., do të çonte në eksperiencën më të rëndë të jetës së saj.

Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, kjo vajzë që tani është 18-vjeçare tregon se si ra pre e mashtrimit, u trafikua dhe u dhunua seksualisht për disa javë. A.H. nga Kosova në atë kohë jetonte me prindërit dhe vëllain e saj.

“Si fëmijë, kujtoj zhurma, konflikte, e shumë pak momente gëzimi”, tregon ajo. Problemi kryesor në familjen e saj ishin kushtet e vështira ekonomike. Kjo po i shkaktonte stres të madh psikologjik kësaj adoleshenteje, pasi, siç thotë, secila kërkesë e saj “dukej si kërkesë luksi”.

“Rrethi im, me të cilin shoqërohesha, më shtynte çdo herë rreth lakmisë e nevojës për një jetë pa vështirësi ekonomike”, thotë A.H. Për këto probleme ajo i ishte rrëfyer në detaje edhe një personi më të moshuar se ajo, që e takoi gjatë një feste me shoqërinë e saj. Pas premtimit se do t’i ndihmojë, A.H kaloi natën me të.

“Më kujtohet mëngjesi i tmerrshëm mbas asaj nate kur më tha zgjohu e hajde se po të pret dikush. Kur e pyeta se kush, më tha ‘shpejt e kupton’”, tregon ajo. Pas kësaj, ajo thotë se ai burrë ia kishte marrë telefonin duke e kërcënuar se çdo veprim kundërshtimi do t’i kushtonte familjes së saj. A.H. thotë se ishte dërguar në “një banesë të vogël e të ndotur”, ku më pas për një muaj e gjysmë u detyrua të kryej marrëdhënie seksuale me burra që pretendonin se kishin paguar për atë punë.

“Për një muaj e gjysmë [qëndrova] e mbyllur dhe shumë herë pa vetëdije, e torturuar dhe e maltretuar”, rrëfen ajo.

Pas kësaj eksperience, ajo kishte arritur të largohej. Thotë se është ndier keq emocionalisht, duke kaluar periudha ankthi e stresi.

Ajo arriti të marrë ndihmë e të strehohej në një qendër e cila merret me mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

“Seancat me psikologë klinikë, programet e ndryshme psiko- sociale, edukative arsimore dhe shëndetësore, programet e vetëdijesimit më kanë ndihmuar që sot të mendoj jetën me një këndvështrim tjetër”, thotë A.H.

A.H. ka arritur që rastin ta procedojë në organet gjyqësore dhe ndonëse nuk jep detaje, ajo lë të kuptojë se drejtësia në rastin e saj ka arritur në vend.

Megjithatë, shumë viktima tjera të trafikimit në Kosovë ende presin drejtësi.

Më 30 korrik shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Njerëzve. Këtë vit, Kombet e Bashkuara e shënojnë këtë ditë duke u fokusuar në rolin e teknologjisë moderne, si një mjet që mund të mundësojë dhe pengojë trafikimin e qenieve njerëzore.

“Dënime të ulëta për trafikuesit”

Raportet ndërkombëtare nuk e radhisin lart Kosovën sa i përket luftimit të trafikimit me qenie njerëzore.

Sipas një raporti të Departamenti amerikan i Shtetit për vitin 2021, të publikuar më 19 korrik, ndër problemet kryesore theksohen “dënimet e ulëta për trafikantët”. “Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime nën kufirin minimal prej pesë vjetësh heqje lirie”, thuhet në raport.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, “kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë deri në 12 vjet”. Sipas të dhënave që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë Radios Evropa e Lirë, aktualisht janë 70 lëndë të pazgjidhura lidhur me trafikimin me njerëz, ndërsa tani për tani 188 persona akuzohen për këtë vepër.

Në gjashtëmujorin e këtij viti, sipas KGJK-së, 10 persona janë dënuar me burgim dhe katër persona janë dënuar me gjobë. Ata nuk janë përgjigjur në atë se sa vite burgim janë shqiptuar në këto raste. Ndërkohë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm deri në qershor të këtij viti janë identifikuar nëntë viktima të trafikimit. Sipas raportit të DASH-it, gjatë vitit 2021, një gjykatës ka dënuar një trafikant me pesë vjet heqje lirie, katër trafikantë u dënuan me tre vjet, një u dënua me dy vjet me kusht dhe me një gjobë prej 300 eurosh.

Raporti i DASH-it, ndërkohë e portretizon më mirë mbrojtjen e viktimave të trafikimit në Kosovë. Sipas këtij raporti, “janë rritur përpjekjet për mbrojtjen e këtyre viktimave”. Ministria e Financave, në kuadër të së cilës funksionon edhe Departamenti i Politikave Sociale, ka thënë për REL-in se “mbështet sektorin joqeveritar që punon direkt në mbrojtjen dhe trajtimin e viktimave të trafikimit”.

Sipas saj, në periudhën janar-dhjetor 2021, në dy strehimore, gjegjësisht strehimoren shtetërore dhe Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, janë strehuar gjithsej 27 viktima. Në mesin e tyre 24 ishin fëmijë dhe 13 të rritur. Shumica e viktimave ishin gra, ndërsa vetëm një ishte burrë. Ndihmën e profesionistëve përmes strehimoreve po e sheh si shumë të rëndësishme edhe A.H., e cila thotë se këtë ndihmë duhet ta kërkojë secila viktimë. “Të kërkojnë ndihmë…të gjejnë forcë brenda vetes. Të mos besojnë lehtë dhe të vetëdijesohen që rrugët problematike sjellin pasoja”, porosit ajo. /REL

The post RRËFIMI/ “Dua të të ndihmoj”, si ra vajza pre e mashtrimit dhe u trafikua: U abuzova mbi 1 muaj appeared first on Albeu.com.

UNICEF: shqetësim për trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri
Trafikimi i qenieve njerëzore, përfshirë fëmijët, vazhdon të jetë shqetësim në Shqipëri, megjithë uljen e numrit të personave të trafikuar dhe shtimin e masave për parandalimin e fenomenit. Sipas ekspertes së UNICEF-it për programin e antitrafikimit, Sonila Pema, në të gjithë vendin janë evidentuar rreth 13 mijë persona të trafikuar ose në rrezik për t’u trafikuar. Kjo ka shtyrë UNICEF-in për të ngritur katër grupe pune me ekspertë në 6 prej qarqeve të vendit, për të identifikuar situatën e trafikimit në Shqipëri.

“Kemi ngritur katër ekipe lëvizëse për identifikimin e viktimave të mundshme apo viktimave të trafikimit në Shqipëri dhe, që nga fillimi deri në momentin që jemi duke folur, përfshirë Shkodrën, janë identifikuar 144 viktima të mundshme apo viktima të trafikimit në Shqipëri”.

Pjesa më e rrezikuar për trafikim janë fëmijët, një pjesë e tyre trafikohen drejt Anglisë apo vendeve të tjera të BE nga vetë prindërit. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se, vetëm gjatë vitit të kaluar, u regjistruan 109 fëmijë si viktima të mundshme të trafikimit, tre fëmijë të tjerë të trafikuar, ndërsa 67 fëmijë kërkuan azil në vendet e BE.

Këta persona, thotë ekspertja e UNICEF-it për programin e antitrafikimit, Sonila Pema, kalojnë në një proces referimi, në mekanizmin kombëtar të referimit, për të fituar ose jo statusin e viktimës së trafikimit, gjë që u mundëson mbështetje në procesin e riintegrimit.

“Janë rreth 300 persona që kanë marrë mbështetje të drejtpërdrejtë si viktima të mundshme apo viktima të trafikimit. Pa harruar edhe fëmijët e tyre, të cilët janë mbështetur nga shërbimet drejtpërdrejtë. Kjo për të kuptuar që në vend ka organizata, ka edhe institucione shtetërore, që mbështesin dhe japin shërbime për integrimin e tyre”.

Shkodra është një nga 6 qarqet e Shqipërisë ku UNICEF-i po punon për identifikimin e viktimave të trafikimit. Drejtuesja e komitetit rajonal për luftën kundër trafikimit, Majlinda Angoni, thotë se janë një numër strukturash dhe organizatash që po bashkëpunojnë për ndërgjegjësimin e komunitetit si dhe evidentimin e viktimave, ose viktimave të mundshme të trafikimit. Ajo shton se edhe në Qarkun e Shkodrës janë evidentuar raste të trafikimit.

“Që nga viti i kaluar kemi trajtimin e 9 rasteve të viktimave të trafikimit ose viktimave të mundshme të trafikimit që, së bashku me disa organizata joqeveritare, po bëhet trajtimi dhe rehabilitimi i këtyre viktimave. Themi se rastet janë në ulje”.

Për momentin, shton zonja Angoni, shqetësues mbetet situata në dy pikat kufitare me Malin e Zi, ku grumbullohen një numër i madh qytetarësh të komunitetit rom dhe egjyptian, duke krijuar një situatë të rrezikshme për trafikim. Drejtuesja e komunitetit rajonal për luftën kundër trafikimit thotë se janë evidentuar edhe kategoritë e personave të trafikuar ose në rrezik për trafikim.

“Vijnë nga familje me probleme të theksuara jo vetëm ekonomike, vijnë nga martesa të hershme, vijnë nga kushte sociale jo të mira. Pra, që gjithmonë janë në risk për këtë fenomen”.

Sipas ekspertëve të UNICEF-it, vazhdon të jetë shqetësues numri i ulët i trafikantëve të arrestuar dhe dënuar nga drejtësia shqiptare. Ndërkohë, ekspertja për programin antitrafik në UNICEF, Sonila Pema, thotë se kjo organizatë i është drejtuar qeverisë shqiptare me kërkesën për hartimin e një ligji të veçantë për integrimin e viktimave të trafikimit, pasi një ligj i tillë mungon deri tani./VOA/

The post UNICEF: shqetësim për trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri appeared first on Albeu.com.