trafik Archives - Albeu.com

Trafiku kthehet në “torturë” në Tiranë-Elbasan, 3 km për 30 minuta/ Bllokimi po ul edhe pushuesit në Pogradec
Rreth 30 minuta nevojiten gjatë fundjavës për të përshkuar vetëm 3 kilometra rrugë në autostradën Tiranë-Elbasan, për shkak të trafikut të rënduar. Prej disa muajsh, trafiku i rënduar i mjeteve që udhëtojnë drejt qyteteve të Juglindjes së vendit, po krijon radhë të gjata kilometrike përgjatë aksit Tiranë-Elbasan.

Monitor e përshkroi këtë itinerar ditën e premte, më 21 gusht, ku konstatoi se problematika me trafikun nis që në fshatin Shijon, në krah të autostradës së Elbasanit.

Konkretisht në orën 16:40, nga fshati Shijon deri te rrethrrotullimi i Bradasheshit u desh gjysëm ore, ndërsa udhëtimi vijoi me trafik të rënduar edhe në pjesën tjetër të aksit.

Në kushte normale trafiku, 3 km nga zona e Shijonit deri te rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan do të përshkoheshin afërsisht për 4–5 minuta me makinë. Për shkak të trafikut, koha e udhëtimit ishte rreth 6–7 herë më e gjatë se normalisht.

Gjithashtu, për të mbërritur deri tek Unaza e qytetit, në hyrje të saj, nevojiteshin edhe rreth 15 minuta të tjera, por për shkak të trafikut të rënduar.

Por stresi i trafikut që përjetojnë udhëtarët nga Tiranë, po reflektohet me uljen e frekuentimit të tyre për qytetet juglindore.

Në qytetin e Pogradecit, teksa bizneset pohuan se kërkesa e të huajve për akomodim, restorante dhe aktivitete turistike është në rritje, veçanërisht nga turistët nga Franca dhe SHBA, bizneset vendase raportojnë një tjetër tendencë.

Vizitorët nga Tirana dhe Elbasani po shfaqen më pak në Pogradec krahasuar me 2-3 vitet e mëparshme, ku bizneset e lidhin këtë rënie edhe me trafikun e rënduar në aksin Tiranë-Elbasan.

Përfaqësues të vilës “Bimbli” në Pogradec që ndër vite pushuesit kryesorë për dhoma hoteli i ka vendas, pohon se numri i kryeqytetasve është në rënie.

“Ka ende pushues që vijnë nga Tirana, por numri i tyre nuk është si vitet e mëparshme ka një rënie të tyre, kjo veçanërisht gjatë muajit korrik. Gjatë muajit ka një përmirësim të situatës, por jo si në vitet e kaluara. Një nga arsyet mund të jetë edhe trafiku i rënduar në autostradën Tiranë -Elbasan”, pohojnë ata.

Rënia e pushuesve nga Tirana, konstatohet edhe nga drejtuesit e bizneseve të vogla për aktivitete sportive në liqen.

Gjergji që disponon disa varka për vozitje në liqen, pohon se tashmë u bënë 2 vite që numri i pushuesve nga Tirana dhe Elbasani është në rënie në Pogradec. Sipas tij, shkaku kryesor është trafiku i rënduar në autostradën e Elbasanit.

Sipas Gjergjit, numri i turistëve vendas kryesohen nga qytetarët nga Maliqi, Përrenjasi dhe Korça.

Alternativat për shmangien e trafikut

Por tashmë trafiku i rënduar me radhë të gjata kilometrike në autostradën Tiranë -Elbasan, veçanërisht në fundjave nga dita e premte deri të dielën në darkë është tashmë një problem që prej muajsh haset nga qytetarët.

Situata paraqitet e ngjashme edhe gjatë kthimit në fundjavë pavarësisht forcave të shumta të policisë rrugore që gjenden afër rrethrrotullimit të Bradasheshit për të normalizuar situatën. Situata me trafik të rënduar, është edhe nëse udhëton në orët 22:00 apo 22:30 të mbrëmjes ditë të diele.

Kjo problematika është kthyer në torturë për shumë drejtues mjetesh, edhe për ata që kthehen nga qytetet bregdetare të Jugut drejt Tiranës, që për të evituar trafikun e rënduar zgjedhin të hyjnë në kryeqytet përmes Rrogozhinës, por përfundojnë “nga shiu në breshër”, pasi rrethrrotullimi i Bradasheshit bëhet i papërshkrueshëm.

Të tjerë qytetarë pohojnë se kanë gjetur si zgjidhje alternativë kalimin nga rruga e vjetër e Qafë Kërrabës, për rastet kur trafiku nis të rëndohet që në autostradë, por edhe kjo zgjidhje nuk sugjerohet si shumë e përshtatshme prej tyre, pasi për të hyrë në qytetin e Elbasanit sërish do përballesh me trafik deri në përfundimin e unazës së qytetit.

Bypassi i Elbasanit, një zgjidhje e domosdoshme

Problematika me trafikun në këtë aks që përveç fluksit të lartë të udhëtarëve në fundjave, shtuar dhe ngarkesës së lëvizjes që krijojnë punimet për autostradën e re Elbasan-Qafë Thanë, sipas ekspertëve ka sjellë nevojën për ndërtimin e Bypassit të Elbasanit, i cili është i domosdoshëm që të lehtësojë trafikun e rënduar në një nga korridoret më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare./Monitor.al

The post Trafiku kthehet në “torturë” në Tiranë-Elbasan, 3 km për 30 minuta/ Bllokimi po ul edhe pushuesit në Pogradec appeared first on Albeu.com.

Kaos në Dhërmi, trafiku kthehet në makth për pushuesit
Vendi ndodhen në kulmin e sezonit turisktik, ndërsa trafiku mbetet një problematikë shqetësuese. Rruga e plazhit në Dhërmi po përballet me trafik të rënduar, ku qindra automjete kanë mbetur të bllokuar për disa orë. Në disa segmente, dy automjete nuk mund të kalojnë njëkohësisht dhe kjo sjell një kaos në qarkullimin rrugor.

Shumë turistë dhe pushues aknkohen për këtë situatë, pasi është një rast i pësëritur. Fluksi vjen kryesisht nga Palasa, Drimadhesi, Dhërmiu, Jala dhe Himara.  Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar më herët problematika me rrugët pranë plazhit të Dhërmiut. Ndër shqetësimet e evidentuara janë trafiku dhe vështirësitë në ofrimin e shërbimeve.

The post Kaos në Dhërmi, trafiku kthehet në makth për pushuesit appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohen armë të trafikuara nga Kosova në Shqipëri, dy persona në pranga në Durrës
<html><head></head><body>

Operacioni policor “Hallkat”, i zhvilluar në Maminas të Durrësit, çoi në sekuestrimin e tri pistoletave dhe 34 fishekëve. Sipas Policisë së Shtetit, armët dyshohet se ishin trafikuar nga Kosova për t’iu shitur grupeve kriminale në Shqipëri.

Në flagrancë u arrestua M. B., 34 vjeç dhe banues në Kukës, i cili dyshohet se po transportonte armët me automjet, përcjell KosovaPress.

Bashkë me të u vu në pranga edhe pasagjerja D. N., 39 vjeçe, banuese në Prizren. Ajo dyshohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia bëri të ditur se gjatë kontrollit të automjetit me të cilin të dy po udhëtonin në Maminas, u zbuluan tri armë zjarri të llojit pistoletë dhe 34 fishekë, për të cilat dyshohet se janë sjellë ilegalisht nga Kosova.

Kontrolli në banesën e të dyshuarit zbuloi gjithashtu një armë të ftohtë, konkretisht një dorezë hekuri. Autoritetet sekuestruan edhe automjetin që dyshohet se ishte përdorur për transportin e armëve.

M. B. po hetohet për veprat penale “Trafikim të armëve dhe municionit” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”.

Hetuesit po punojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë lidhje me rastin. Materialet procedurale ndërkohë i janë referuar Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.

</body></html>

The post Sekuestrohen armë të trafikuara nga Kosova në Shqipëri, dy persona në pranga në Durrës appeared first on Albeu.com.

Punimet në autostradën Tiranë–Durrës, trafik i devijuar pranë mbikalimit të Rinasit më 6 dhe 7 gusht
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se, për shkak të zbatimit të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës”, do të hyjë në fuqi një plan për menaxhimin e trafikut, i cili parashikon kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Gjatë datave 6 dhe 7 gusht 2026, në fashën orare 00:00–04:30, do të montohen trarët metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit. Për të garantuar sigurinë në rrugë gjatë këtyre ndërhyrjeve, dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Durrës–Tiranë do të mbyllen.

Në këtë interval, automjetet që udhëtojnë nga Durrësi drejt Tiranës, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të kalojnë përmes rampave të autostradës Thumanë–Kashar.

Mjetet që kanë si destinacion Aeroportin dhe Kosovën do të vazhdojnë rrugën në autostradën Kashar–Thumanë. Ndërkohë, automjetet që drejtohen për në Tiranë do të udhëzohen nga sinjalistika e përkohshme për të kaluar në rrugën dytësore dhe do të rikthehen në autostradën Durrës–Tiranë pasi të kenë kaluar mbikalimin e Kasharit.

The post Punimet në autostradën Tiranë–Durrës, trafik i devijuar pranë mbikalimit të Rinasit më 6 dhe 7 gusht appeared first on Albeu.com.

Gjykata greke miraton ekstradimin e Ilir Shtufit në Shqipëri, 53-vjeçari kërkohet nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës
Gjykata e Apelit në Selanik i ka hapur rrugë ekstradimit të biznesmenit shqiptar Ilir Shtufi, duke pranuar zbatimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë.

53-vjeçari kërkohet nga drejtësia shqiptare për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash. Sipas autoriteteve, veprat penale për të cilat akuzohet lidhen me raste të trafikut të drogës në Tiranë.

Arrestimi i Shtufit u krye në qershor të këtij viti, teksa ai ndodhej në një hotel në Selanik. Në operacion morën pjesë efektivët e Nëndrejtorisë së Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore, të cilët vepruan mbi bazën e informacioneve të dërguara nga INTERPOL-i.

Në seancën gjyqësore, biznesmeni kërkoi të mos dorëzohej te autoritetet shqiptare dhe hodhi poshtë akuzat e ngritura kundër tij. Ai pretendoi se çështja ka prapavijë politike dhe se është vënë në shënjestër për shkak të mbështetjes së tij ndaj opozitës në Shqipëri.

Shtufi ngriti gjithashtu shqetësime për sigurinë personale dhe vuri në dyshim paanshmërinë e drejtësisë shqiptare. Megjithatë, argumentet e paraqitura prej tij nuk e bindën Gjykatën e Apelit të Selanikut, e cila miratoi kërkesën për ekstradim.

Pas dorëzimit në Shqipëri, Ilir Shtufi pritet të përballet me procesin gjyqësor për akuzat e ngritura nga Prokuroria shqiptare.

The post Gjykata greke miraton ekstradimin e Ilir Shtufit në Shqipëri, 53-vjeçari kërkohet nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës appeared first on Albeu.com.

Bllokohet pika kufitare e Morinës, kolona kilometrike në kufirin me Shqipërinë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës njoftoi se në pikën kufitare të Morinës janë krijuar kolona të gjata automjetesh këtë të shtunë, në një ditë kur në Tiranë do të mbahet protesta mbarëkombëtare.

Sipas njoftimit, radhët në dalje të Kosovës kanë arritur deri në 3.5 kilometra, ndërsa shkak i vonesave janë procedurat e regjistrimit të hyrjes së qytetarëve nga autoritetet shqiptare.

“Ju informojmë se sot, nga ora 04:00 e në vazhdim, në dalje të Republikës së Kosovës janë krijuar kolona të gjata, afërsisht 3.5 kilometra, pasi autoritetet shqiptare janë duke regjistruar hyrjen e qytetarëve”, njoftoi Qendra për Menaxhim Kufitar.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me arsyet e këtyre kontrolleve apo vonesave. Ndërkohë, pritjet në kufi kanë prekur qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë, si për pjesëmarrje në protestë, ashtu edhe për arsye të tjera.

The post Bllokohet pika kufitare e Morinës, kolona kilometrike në kufirin me Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria turistike “ngec” në trafik
Turizmi në Shqipëri po rritet më shpejt se rrugët që duhet ta mbështesin. Trafiku në akset drejt bregdetit, Veriut dhe Juglindjes po kthehet në një kosto direkte për pushuesit dhe operatorët turistikë.

Veriu dhe Qendra mbajnë rreth 63% të vizitorëve në strukturat akomoduese, por vijojnë të përballen me bllokime në segmente kyçe.

Ndërhyrjet në Jug kanë lehtësuar një pjesë të qarkullimit, por rajonet me peshën më të madhe turistike mbeten ende të përballura me probleme të trafikut.

Sfida e vendit tashmë nuk matet më me numrin e turistëve, por me cilësinë e eksperiencës që ata përjetojnë nga momenti kur nisin udhëtimin deri në mbërritjen në destinacionin e tyre.

Shpesh të dielave të verës Ela, bashkëshorti i saj dhe djali i tyre 9-vjeçar, zgjohen nga zhurma e alarmit për të dalë me vrap nga shtëpia.

Nuk është puna apo ndonjë afat për t’u kapur ai që i nxjerr nxitimthi, por trafiku ose më saktë shmangia e trafikut për të shkuar drejt Golemit ose Gjirit të Lalëzit.

“Nëse duam që të mos na zërë trafiku, orari që duhet të lëmë shtëpinë tonë në Tiranë pranë ‘Don Bosko’ është maksimumi 7:30. Nëse dalim më vonë, do të detyrohemi që të kalojmë një pjesë të mirë të kësaj kohe në trafik. Ndonjëherë, kjo bëhet aq e lodhshme sa parapëlqejmë më mirë të mos ikim në plazh dhe të qëndrojmë në Tiranë.

Ato herë që e marrim këtë mundim, është vetëm për djalin. Më shumë ngjan me një garë për të ikur shpejt dhe për t’u kthyer po shpejt sesa me një ditë relaksi” – thotë Ela. Ajo pohon se qëndrimi nuk zgjat asnjëherë më shumë se ora 15:00 dhe kthimi bëhet në pisk të vapës.

Historia e Elës është historia e shumë prej familjeve të kryeqytetit gjatë periudhës së verës, të cilët zgjedhin të kalojnë një nga ditët e fundjavës në bregdet. Çdo vit përsëritet një cikël i pafund hinkash trafiku që e kthejnë sezonin veror në një makth në çdo drejtim të mundshëm që dëshiron të shkosh.

Teksa investimet miliarda lekë të rrugëve kalojnë para syve në projekte në zbatim, në tenderim apo në letër, duket se efekti i tyre për ta bërë më të lehtë jetën e shqiptarëve, por edhe të turistëve, sidomos gjatë pikut të sezonit veror, nuk po arrin të ndihet.

E teksa në fjalime, “shkëlqimi” ynë turistik nuk mungon asnjëherë, ajo që nuk po arrin të reflektohet me të njëjtin shkëlqim është aftësia për t’ju përgjigjur me masa konkrete këtij turizmi.

Qeveria ende nuk po arrin të kuptojë se koha e udhëtimit, siguria në rrugë, parashikueshmëria e itinerarit dhe lehtësia e lëvizjes janë po aq të rëndësishme sa hoteli apo plazhi për një vizitor. Këto nuk duhet të jenë luks, por një standard për qytetarët e këtij vendi.

Në këtë aspekt, vendi përballet me një kontradiktë të dukshme. Ndërsa kërkesa turistike rritet, rrjeti rrugor në nyjet kryesore të vendit po përjeton mbingarkesa të vazhdueshme.

Tiranë – Durrës, makthi që nuk po mbaron prej një dekade

Problemi nis në autostradën Tiranë – Durrës, arterien më të rëndësishme ekonomike të vendit. Ky aks lidh kryeqytetin me portin më të madh të vendit, me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe me vijën bregdetare ku përqendrohet pjesa më e madhe e turizmit veror.

Thuajse çdo vit, përdoruesit e kësaj autostrade përballen me ndërhyrje të shpeshta, që fillimisht ishin në shtresat e asfaltit. Kjo shpesh bëhej gjatë periudhave me fluks të lartë lëvizjeje në sezonin veror.

Aktualisht, rruga ndodhet në një proces zgjerimi që ka nisur prej kohësh dhe teksa pjesa e parë e Lotit 1 u njoftua si e hapur në maj, duket se trafiku nuk ka gjetur zgjidhje. Ndërhyrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, që synon ta ngrejë segmentin në standardet e kategorisë A të autostradave, po ndodh paralelisht me ndërhyrje të tjera.

Konkretisht në kilometrin 5 të kësaj autostrade po ndërhyhet për mbikalimin e Laknasit, diçka që ka sjellë masa kufizimi në një prej korsive të autostradës së re. Ndërkohë pritet të nisë një tjetër projekt për rrugën dytësore paralel me autostradën.

Rruga po prokurohet nga Bashkia e Tiranës dhe parashikon ndërhyrjen nga rreth-rrotullimi tek Hygeia deri te Megatek. Nuk është shumë e vështirë për të kuptuar se nëse këto ndërhyrje nisin paralelisht, trafiku që edhe tani është problematik, do të bëhet edhe më keq.

ARRSH ka deklaruar se fazat e projektit të zgjerimit në pjesën e dytë te mbikalimi i Kasharit do të vijojnë deri në vitin 2027 dhe në fuqi do të jenë edhe kufizimet e përkohshme të qarkullimit dhe ulja e shpejtësisë së lejuar.

Teksa në këndvështrimin afatgjatë, investimi cilësohet i nevojshëm në afatin e shkurtër, ai sjell një kosto të drejtpërdrejtë për turizmin dhe jo vetëm.

Një turist që zbret në aeroport dhe përballet me vonesa të paparashikuara drejt Durrësit, Golemit apo Kavajës krijon menjëherë një perceptim negativ për destinacionin, diçka që është lakuar jo pak herë edhe nga operatorët turistikë. Në një treg rajonal ku Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi konkurrojnë për të njëjtët vizitorë, edhe diferenca të vogla në cilësinë e aksesit mund të ndikojnë në zgjedhjet e turistëve.

Golemi, me kurorën e turizmit të organizuar dhe trafikut të rënduar

Nëse autostrada Tiranë – Durrës përfaqëson problemin kombëtar, Golemi përfaqëson problemin lokal. Zona është shndërruar në një nga qendrat kryesore të turizmit bregdetar në Shqipëri, sidomos për turizmin e organizuar që vjen me kontrata garancie.

Por rruga dytësore e Golemit vazhdon të mbetet e pamjaftueshme për volumin e mjeteve që qarkullojnë në muajt e verës.

Në kulmin e sezonit krijohen bllokime të gjata, të cilat zgjasin për orë të tëra dhe reduktojnë ndjeshëm mundësinë e lëvizjes. Një nga zgjidhjet që lakohet se do të përmirësonte këtë situatë është hapja e rrugës dytësore në pjesën e sipërme, ku të dyja sekondaret do të shërbenin për ecje me një drejtim të caktuar.

Për shkak të një konflikti që lidhet me pronësinë (një banesë që duhet të kompensohet dhe shembet) rruga dytësore që do të sillte makinat nga Golemi drejt Durrësit mbetet e bllokuar.

Operatorët turistikë i thanë “Monitor” pak javë më parë se qeveria kishte arritur një dakordësi për këtë dhe se plani për këtë rrugë do të zbatohej se shpejti, por deri më tani nuk ka asnjë hap konkret dhe trafiku i sezonit në zonën e Golemit do të mbetet njësoj.

Në këtë rrugë, më problematik është fakti se infrastruktura nuk është ndërtuar gjithmonë sipas standardeve të sigurisë. Në shumë segmente, stacionet e autobusëve ndodhen pranë korsive të qarkullimit dhe jo në hapësira të posaccme jashtë rrjedhës kryesore të trafikut.

Kjo krijon rrezik për këmbësorët, pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët detyrohen të qëndrojnë në mes të rrugës.

Hinka në rrugën e re Thumanë-Kashar krijon trafik

Një tjetër nyje problematike është ajo ku autostrada me pagesë Thumanë-Kashar lidhet me autostradën Tiranë-Durrës. Hapja e autostradës Thumanë–Kashar ishte menduar të përmirësonte rrjedhën e trafikut dhe të lehtësonte lidhjen e Veriut me qendrën e vendit, por duket se kjo nuk ka ndodhur.

Në praktikë, lidhja e rrugës me rrjetin ekzistues krijon shpesh një efekt “hinke”, ku i gjithë trafiku që dikur shkarkohej në zonën e Kamzës, tani bashkohet me trafikun e Tiranë-Durrës. Rezultati është ngadalësimi i qarkullimit dhe krijimi i kolonave të gjata të mjeteve, veçanërisht gjatë fundjavave të sezonit turistik duke bërë që trafiku të nisë nga Vora.

Kostoja ekonomike e këtyre vonesave, që nis nga më pak se një orë e shpesh kalon përtej kësaj, rrallë llogaritet. Për qytetarët, por edhe për turistët, çdo orë e humbur në rrugë përfaqëson karburant të konsumuar, kohë të humbur pune, shërbime transporti më të shtrenjta dhe produktivitet më të ulët.

Juglindja, e marrë peng nga trafiku i Elbasanit

Problemi nuk kufizohet vetëm në bregdet. Për turistët që zgjedhin të eksplorojnë zonën Juglindore të Shqipërisë, Elbasani vazhdon të mbetet një nga nyjet më kritike të trafikut në vend.

Pavarësisht investimeve të realizuara në korridorin Tiranë – Elbasan, fluksi i automjeteve që kalojnë përmes qytetit gjatë fundjavave, festave dhe sezonit turistik tejkalon shpesh kapacitetin e infrastrukturës ekzistuese. Si rezultat, krijohen bllokime të konsiderueshme, që në raste të caktuara, zgjasin për disa orë.

Ndikimi i këtij fenomeni shkon përtej shqetësimit të përditshëm të drejtuesve të mjeteve. Elbasani përfaqëson portën hyrëse drejt një pjese të rëndësishme të ofertës turistike shqiptare. Korça, Pogradeci, Parku Kombëtar i Prespës, zona malore e Gramshit dhe vende të tjera të Shqipërisë Juglindore varen nga një akses i shpejtë dhe i parashikueshëm rrugor.

Kur trafiku në Elbasan bëhet i paparashikueshëm, e gjithë kjo hapësirë turistike humbet një pjesë të avantazhit konkurrues.

Një familje që planifikon një fundjavë në Korçë ose një turist i huaj që dëshiron të vizitojë liqenin e Ohrit, e llogarit kohën e udhëtimit si pjesë të kostos së përgjithshme të pushimit. Kur një itinerar, që teorikisht duhet të zgjasë dy ose tre orë, zgjatet për shkak të bllokimeve të trafikut, destinacioni bëhet më pak tërheqës.

Për më tepër, bllokimet e shpeshta krijojnë paradoks. Shqipëria ka investuar ndjeshëm për të afruar Juglindjen me Tiranën dhe Durrësin përmes përmirësimit të akseve kryesore rrugore.

Megjithatë, nëse nyjet urbane ku përqendrohet trafiku, nuk arrijnë të përballojnë volumin në rritje të automjeteve, një pjesë e përfitimeve të këtyre investimeve humbet. Me fjalë të tjera, mjafton një pikë e vetme ngushtimi për të reduktuar efikasitetin e një korridori të tërë transporti.

Elbasani nuk është thjesht një problem lokal trafiku. Ai përfaqëson një sfidë për zhvillimin e turizmit në të gjithë Shqipërinë Juglindore. Sa më shumë të rritet interesi për destinacionet natyrore, kulturore dhe gastronomike të kësaj zone, aq më i rëndësishëm bëhet garantimi i një aksesi të shpejtë, të sigurt dhe të parashikueshëm për vizitorët vendas dhe të huaj.

Rruga për në Shkodër, në rastin më të mirë, shkon 4 orë

Veriu i Shqipërisë ka ndoshta një nga mozaikët më të plotësuar turistikë, ku në një hapësirë të vogël mund të gjesh gjithçka, nga malet e thepisura te lumenjtë e egër, liqenet dhe fshatrat ku peizazhi ende nuk është shndërruar në produkt masiv.

Alpet, Valbona, Thethi dhe Kelmendi ofrojnë natyrë, teksa kullat, besa, eposi dhe traditat ofrojnë trashëgimi e autenticitet.

Kjo përzierje e bën Veriun jo thjesht të bukur, por një pikë të rëndësishme në planin e çdo vizitori që vjen në Shqipëri. Veriu nuk ka nevojë të krijojë një identitet turistik, mjafton të ketë mundësi ta tregojë dhe të ofrojë atë që ekziston.

Në fakt, potenciali i rajonit mund të maksimizohet falë aksesit më të mirë. Të udhëtosh nga Tirana drejt pjesëve më të vizituara të Veriut, ose anasjelltas, kërkon shpesh katër-pesë orë ose më shumë gjatë pikut të sezonit turistik, ndërsa edhe jashtë sezonit distancat në segmente të caktuara do të të detyrojnë të bësh një “pushim” trafiku që zgjat nga disa minuta deri në një orë.

Pavarësisht këtij problemi, që është ngritur disa herë, ndërhyrja efikase për të përmirësuar lidhjen mes Shkodrës dhe Lezhës ka munguar. Së fundmi, fokusi ka qenë te rrugët bregdetare, që siç duket lidhen direkt edhe me projektet e fshatrave turistikë që po mbijnë tashmë edhe në Veri, duke ndjekur të njëjtin model që pak vite më parë u ndoq me Jugun e vendit.

Dy e treta e turistëve shkojnë në Veri dhe Qendër, por trafiku mbetet pengesa kryesore

Të dhënat për vizitorët në strukturat akomoduese gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht 2025, sipas Institutit të Statistikave, tregojnë se rajonet e Veriut dhe të Qendrës pritën së bashku 1.31 milionë vizitorë, ndërsa Jugu regjistroi rreth 732 mijë vizitorë. Me rreth 63% të totalit të fluksit turistik të këtyre tre rajoneve, Veriu dhe Qendra mbajnë peshën kryesore të lëvizjes së turistëve gjatë sezonit veror.

Këto shifra nxjerrin në pah rëndësinë e infrastrukturës dhe të kapaciteteve mbështetëse në rajonet që përballojnë fluksin më të madh të vizitorëve. Në Jug, një pjesë e problematikave të lidhura me trafikun janë adresuar vitet e fundit. Është e vështirë të harrohen orët e tëra që turistët kalonin përgjatë bregut në Vlorë, që niste nga Orikumi dhe përfundonte pasi lije qytetin.

Kjo situatë mori fund përmes disa ndërhyrjeve të njëkohshme, ku së pari ishte hyrja në funksion e aksit që kalon nga Lumi i Vlorës drejt Jugut, duke shmangur kalimin përmes qytetit të Vlorës dhe disa zonave të tjera.

Një dalje kjo që lehtësonte situatën për ata që donin të shkonin drejt Borshit, Qeparosë, Sarandës apo Ksamilit. Në të njëjtën kohë, Bypassi i Vlorës dhe ndërhyrjet në zonën e Radhimës kanë krijuar alternativa shtesë për menaxhimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik.

Një tjetër lehtësi është tuneli i Llogarasë apo ndërhyrja në rrugën e re Palasë–Dhërmi, e cila pritet të shtrihet edhe më poshtë në Jug.

Në kontrast me këtë, në rajonet e Veriut dhe të Qendrës, situata paraqitet më e fragmentuar. Pavarësisht investimeve të realizuara në segmente të ndryshme rrugore, trafiku vijon të jetë i pranishëm në një numër të konsiderueshëm akseve, veçanërisht gjatë periudhave me ngarkesë të lartë turistike.

Vonesat në lëvizje dhe mbingarkesa në disa akse kryesore mbeten një këngë e përsëritur e sezonit veror. Nëse qeveria kërkon një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në vend, investimet në Veri dhe në Qendër, edhe pse të vonuara, duhet të bëhen në mënyrë më efikase për të shmangur përsëritjen e trafikut çdo sezon veror.

Veriu dhe Qendra kanë një numër të lartë vizitorësh që kërkon gjetjen e zgjidhjeve afatgjata të infrastrukturës dhe mobilitetit. Ndërsa fluksi turistik vazhdon të rritet, kapaciteti i rrjeteve rrugore për të përballuar kërkesën mbetet një faktor i rëndësishëm për funksionimin normal të destinacioneve turistike në këto rajone.

Sfida nuk është më tërheqja e turistëve, por t’u bësh atyre më të mirë eksperiencën

Shqipëria ka investuar vit pas viti në korridoret kryesore rrugore gjatë dy dekadave të fundit. Një sërë ndërhyrjesh kanë përmirësuar lidhjet ndërqytetëse, edhe pse rritja e shpejtë e numrit të automjeteve dhe e fluksit turistik ka tejkaluar në shumë raste kapacitetet e projektuara fillimisht.

Disa nga këto ndërhyrje duhet të pasohen me të tjera, kryesisht bypass-e, siç po ndodh me Tiranën dhe Elbasanin, për të shmangur trafikun e rënduar dhe për të eliminuar që nga rrugët dytësore trafiku të “pushtojë” ato kryesore.

Në planin afatgjatë, zgjidhja nuk qëndron vetëm te ndërtimi i më shumë korsive. Institucionet ndërkombëtare që po asistojnë vendin me projekte të ndryshme, si në infrastrukturë ashtu edhe në turizëm, nënvizojnë se nevoja është për një qasje të integruar.

Kjo përfshin transport publik funksional, nyje multimodale, menaxhim inteligjent të trafikut dhe koordinim më të mirë të punimeve publike.

Ndërhyrjet e mëdha infrastrukturore janë të domosdoshme, por mënyra se si planifikohen dhe zbatohen gjatë sezonit turistik është po aq e rëndësishme sa vetë investimi.

Sfida e Shqipërisë nuk është më të tërheqë turistë. Kjo tashmë po ndodh. Sfida është t’u mundësojë atyre një lëvizje më efikase. Një vend mund të ketë plazhe të bukura, çmime konkurruese dhe mikpritje të njohur e autentike, por nëse vizitorët kalojnë një pjesë të konsiderueshme të pushimeve të tyre të bllokuar në trafik, avantazhi konkurrues fillon të zbehet. Në kontekstin e momentit që po kalon sot vendi, infrastruktura nuk është thjesht një çështje inxhinierike, por një faktor vendimtar i zhvillimit./ Monitor

The post Shqipëria turistike “ngec” në trafik appeared first on Albeu.com.

Goditja e grupit të trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave/ Nga Dritan Gjika te Armando Pacani, zbardhen emrat e grupit kriminal që u godit nga SPAK
Zbardhen emrat e personave të përfshirë në grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Grupi akuzohet se ka trafikut të pakën 50 ton kokainë gjatë viteve 2019-2021. Gazetarja Klodiana Lala tha se në kërkim janë shpallur; Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj,  ⁠Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi,  ⁠Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika, Shpëtim Aliu.

Në njoftimin zyrtar SPAK, thekson se në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë.

Gjithashtu, mësohet se ndërtuesi Ardi Kollçaku rezulton për pastrim parash.

Ardi Kollçaku, rezulton pronar i Anchor inve. Gjithashtu kontrolle janë kryer edhe për Redi Peza, i cili mësohet se është pronari i Porto Lalzit dhe i SvilippoMare.

Po ashtu, është zbuluar se gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë.

Gjatë hetime janë mbledhur provat e nevojshme, prej të cilave janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha. Gjatë tyre janë sekuestruar në total 8 ton e  960 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe konkretisht:

Episodi 1 – 11 Maj 2020 – Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar  në portin e Waasland (Antverp), Belgjikë, e gjetur në një kontejner me pjesë këmbimi makinash, i shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.

Episodi 2 –   6 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 2010 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Guayaquil, Ekuador. Lënda narkotike  kishte si destinacion përfundimtar të saj Holandën dhe  kishte të stampuar tre logo të ndryshme (Jaguar, Shqiponjë dhe BB).

Episodi 3 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në  Roterdam të Holandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 4 – 16 Dhjetor 2020–  Trafikimi i një sasie prej 4.1 ton lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në portin e Roterdam, Holandë. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 5 – 03 shkurt 2021–  Tentativa e trafikimit të një sasie prej 1 ton e 50  kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Kolumbi me destinacion final Francën .

Hetimet kanë treguar se përveç episodeve të mësipërme, anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Europës dhjetëra tonelata të tjera kokainë, e cila është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë. Nga realizimi i kësaj veprimtarie janë siguruar të ardhura të konsiderueshme.

Pastrimi i parave

Nga hetimet është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.

Përmes këtyre investimeve dyshohet se është realizuar pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale, duke fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe duke mundësuar integrimin e tyre në ekonominë dhe qarkullimin financiar të ligjshëm.

Pas injektimeve të parave “cash” në llogaritë e kompanisë “A.. R.. H…” sh.p.k, me qëllim “justifikimin” e investimeve të ardhshme, në muajt Maj 2021 – Qershor 2021, rezulton se kompania “A.. R.. H…” sh.p.k, ka filluar aktivitetin e saj në sektorin e ndërtimit. Dyshohet se, për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi nën hetim I.A., orientoi që kompania të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash. Shfaqja e kompanisë në këtë mënyrë, do të “justifikonte” sërish flukset e ardhshme të parave cash dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se skema e pastrimit të parave është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale. Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.438 datë 15.6.2026 ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, të parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale në lidhje me 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim.

Bëhet fjalë edhe për kompani si: Aliu Road House shpk; Green Invest shpk; Seaview Development shpk; A.R.H Security shpk

Sekuestrohet një pjesë e kompleksit multifunksional turistik rezidencial dhe komercial (Porto Lalzi / Lalzi Marina Seaside) në Hamallaj, Gjiri I Lalzit, sipas marrëveshjes mes shoqërisë Sviluppo Mare 1 dhe shoqërisë Aliu Road House.

Të gjitha të drejtat reale për pasuritë e paluajtshme që përftohen nga subjektet Seavieë Development, dhe Aliu Road House nëpërmjet aktit notarial kryerje punimesh për ndërtimin  e hotelit Zig-zag me 5 yje mbi 200 dhoma, në Jalë Himarë, për të cilën shoqëria Narvalno Group, shpk ka marrë përsipër bashkëfinancim në masën 40 për qind dhe nxjerrjen e lejes së ndërtimit nga AZHT.

Të drejtat pasurore mbi pasuritë e paluajtshme të përftuara nga subjekti Altea Construksion në realizimin e punimeve për ndërtimin e një kompleksi rezidencial vilash në zonën e Mjull Bathores Tiranë, në projektin e quajtur Astoria rezidencë

Subjekti tregtar Altea Contruksion shpk

Subjekti tregtar F$Xh invest shpk

Subjkti Altea Invest Shppk

Subjekti tregtar S.T.N.P.M pjesën takuese të Shpëtim Bibaj

Hotel Elisa Tirana, afilated by Melia

Të gjithë pasuritë e paluajtshme të përftuara nga subjekti Altea Invest shpk, për ndërtimin e një objekt strukturë funksion hoteleri në Dhërmi.

Njoftimi i plote’

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 138 të vitit 2020, ka finalizuar një operacion kompleks kundër një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, të dyshuar për veprat  penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal;

“Pastrim i produkteve të veprës penale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal;

“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”;

Këto vepra janë të parashikuara  përkatësisht nga nenet 28/4, 283/a, 287, 333/a  dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.36, datë 15.6.2026, ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues,“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 10 shtetas shqiptarë:

S.A

D.GJ

D.M

A.P

S.B

F.M

O.E

N.Y

N.B

I.A.

Në datën 16.6.2026 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë kontrolle të banesave dhe vëndeve të tjera për të kryer ekzekutimin e masave të sigurimit. Gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurimit ndaj personit nën hetim F.M.

Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e 2 personave të tjerë, të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri, ndërsa 7 persona nën hetim nuk ndodhen në Shqipëri. Për arrestimin e tyre SPAK është duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese të vëndeve të tjera.

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë.

Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike

Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë.

Gjatë hetime janë mbledhur provat e nevojshme, prej të cilave janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha. Gjatë tyre janë sekuestruar në total 8 ton e  960 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe konkretisht:

Episodi 1 – 11 Maj 2020 – Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar  në portin e Waasland (Antverp), Belgjikë, e gjetur në një kontejner me pjesë këmbimi makinash, i shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.

Episodi 2 –   6 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 2010 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Guayaquil, Ekuador. Lënda narkotike  kishte si destinacion përfundimtar të saj Holandën dhe  kishte të stampuar tre logo të ndryshme (Jaguar, Shqiponjë dhe BB).

Episodi 3 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në  Roterdam të Holandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 4 – 16 Dhjetor 2020–  Trafikimi i një sasie prej 4.1 ton lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në portin e Roterdam, Holandë. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 5 – 03 shkurt 2021–  Tentativa e trafikimit të një sasie prej 1 ton e 50  kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Kolumbi me destinacion final Francën .

Hetimet kanë treguar se përveç episodeve të mësipërme, anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Europës dhjetëra tonelata të tjera kokainë, e cila është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë. Nga realizimi i kësaj veprimtarie janë siguruar të ardhura të konsiderueshme.

Pastrimi i parave

Nga hetimet është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.

Përmes këtyre investimeve dyshohet se është realizuar pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale, duke fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe duke mundësuar integrimin e tyre në ekonominë dhe qarkullimin financiar të ligjshëm.

Pas injektimeve të parave “cash” në llogaritë e kompanisë “A.. R.. H…” sh.p.k, me qëllim “justifikimin” e investimeve të ardhshme, në muajt Maj 2021 – Qershor 2021, rezulton se kompania “A.. R.. H…” sh.p.k, ka filluar aktivitetin e saj në sektorin e ndërtimit. Dyshohet se, për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi nën hetim I.A., orientoi që kompania të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash. Shfaqja e kompanisë në këtë mënyrë, do të “justifikonte” sërish flukset e ardhshme të parave cash dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se skema e pastrimit të parave është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale. Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.438 datë 15.6.2026 ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, të parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale në lidhje me 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim, ku përfshihen pasuritë si më poshtë:

Pasuritë e shoqërisë “A.. R… H..” sh.p.k, me seli në Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë, etj, në zotërim të personit nën hetim I.A, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete të kompanisë tregtare, të drejta reale ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Pasuritë e shoqërisë “G…I…”, sh.p.k, me seli qendrore në Tiranë dhe Fier në masën 50 % , të cilat i përkasin personit nën hetim I. A., duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Pasuritë e shoqërisë “S… d…” shpk, me seli qendrore në Hamallaj, Durrës, në masën 100 %, të cilat i përkasin personit nën hetim I. A., duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Kuotat e shoqërisë “A.R.H. Security shpk, me seli qendrore në Tiranë dhe Elbasan në masën 100 %, të cilat i përkasin personit në hetim I. A., duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Pasuritë e shoqërisë “A… C…” sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Pasuritë e shoqërisë “F&XH C…” sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Pasuritë e shoqërisë “A…– I…”, sh.p.k, me seli qendrore në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Kuotat e shoqërisë “S.T.N.P.M sha”, me seli qendrore në Tiranë, në masën 50 % , të cilat i përkasin ortakut Shoqërisë “A… – I…” duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë në masën 50 %;

Kuotat e subjektit tregtar “Sh. B” Person Fizik, me seli qendrore në Tiranë në masën 100 %, të cilat i përkasin ortakut “SH. B.” duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Pasuritë e subjektit tregtar “O …E. O…” PF, person fizik me seli qendrore në Elbasan duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

266 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Durrës, Elbasan, Hamallaj, Lezhë, Shkodër, Himarë, Sarandë, ndër të cilat mund të listojmë:

121 pasuri të paluajtëshme, si vila , Apartamente, Duplexe,  parkime, etj. tek “Kompleksi multi-funksional turistik, rezidencial dhe komercial (Porto Lalzi/Lalzi Marina Seaside)”, me vendndoddhje në Hamallaj, Gjiri i Lalzit Durrës.

Strukturë funksion hoteleri 1,2,3,4 kate mbi tokë dhe 4 nëntokë, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë;

Sipërfaqe ndërtimore prej 2855 m2, në objektin 6 kate shërbimi e banimi ndodhur në Qerret Kavajë;

Objekti “Hotel Elisa Tirana”, afilated by Melia “Strukturë Hoteleri 2, 4, 5, 8 dhe 10 kat ne 3 kat nëntokë në adresë në rrugën e Dibrës” Tiranë

Vila në kompleksin Altrea Rezidence,. Tiranë;

Vile ne Diamond Hill;

Vila dhe njësi shërbimi në “Braca rezidencës Diamond Hill”, në Durrës;

Pasuri të paluajtëshme ne kompleksi rezidencial vilash në zonën e Mjull Bathores Tiranë, në “Astoria Residence;

32 apartament, 6 njësi tregtare /zyra dhe 52 parkime tek Godina e banimit dhe shërbime me 1,8, 9 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë me vendndodhje në rr. Xhanfize Keko, Tiranë;

2 objekte banimi 2 dhe 3 kate me 2 dhe 3 kate nëntokë (banim dhe parkim) me mur rrethues, rr. “Herman Gmainer”;

Disa pasuri të paluajtëshme në Godinë banimi dhe shërbime 2,5,7 dhe 9 kate me 2 kat parkim nëntokë” Rr. Ali Visha Njësia  2, Tiranë.

Automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura dhe mjete lundruese;

209 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara dyshohet të jetë rreth 150 (njëqind e pesëdhjetë ) milionë euro. Gjatë hetimeve do të verifikohet vlera e saktë e pasurive të sekuestruara.

Më 16 Qershor 2026, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive kanë nisur procedurat për zbatimin e vendimit të sekuestrimit të pasurive të mësipërme.

SPAK falënderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për bashkëpunimin e tyre në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

Mirënjohje e veçantë për Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore të Ekuadorit, Francës, Kolumbisë, Holandës, NCA dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në Shqipëri, për bashkëpunimin intensiv dhe ndihmën në kuadër të hetimeve të këtij proçedimi penal.

The post Goditja e grupit të trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave/ Nga Dritan Gjika te Armando Pacani, zbardhen emrat e grupit kriminal që u godit nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku
Trafik i rënduar është regjistruar këtë të premte në drejtim të juglindjes së vendit, ku mijëra automjete kanë mbetur të bllokuara për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes.

Situata më problematike paraqitet në rrethrrotullimin e Bradasheshit, i cili vijon të krijojë vështirësi për qarkullimin e mjeteve. Në këtë pikë është krijuar një radhë e gjatë kilometrike automjetesh, ndërsa drejtuesit e mjeteve po qëndrojnë për orë të tëra në trafik.

Fluksi i lartë i qarkullimit lidhet me festimet për Ditën e Verës, që tradicionalisht shoqërohen me lëvizje të shumta drejt zonave të juglindjes.

Ndërkohë, është dhe shtimi i turistëve të cilët vizitojnë juglindjen pas zgjidhjes së ngërçit në aksin Librazhd–Përrenjas, çka ka bërë që më shumë automjete të qarkullojnë në këtë drejtim. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve tashmë përballen me një tjetër problematikë, atë të trafikut për shkak të një hinke në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Trafik të rënduar pritet të ketë edhe në aksin tjetër Elbasan–Librazhd–Përrenjas, veçanërisht në segmentet ku aktualisht po kryhen punime në rrugë.

The post Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku appeared first on Albeu.com.

Fundjava “rikthen” trafikun kilometrik në aksin Librazhd-Elbasan
Në aksin Librazhd-Elbasan, është krijuar fluks automjetesh duke krijuar një trafik kilometrik.

Shkaqet kryesore të krijimit të kësaj radhe kilometrike mendohet të jenë punimet, por edhe lëvizjet e fundjavës.

Kjo është  një situatë “e njohur” tashmë për këtë aks i cili shpesh herë sidomos gjatë fundjavave përballet me radhë kilometrike makinash.

The post Fundjava “rikthen” trafikun kilometrik në aksin Librazhd-Elbasan appeared first on Albeu.com.