trafik seksual Archives - Albeu.com

U shit dhe u abuzua nga djali që njohu online, vajza padit Facebook
Një vajzë e re është bërë pjesë e trafikut seksual pas një njohje në Facebook.

E reja deklaroi se një person anonim e mashtroi në rrjetet sociale dhe e përdhunoi atë kur ishte 15-vjeçe.

24-vjeçarja foli në një intervistë për “60 Minutes”, ku përshkroi se si një trafikant përdori “Facebook” për të fituar besimin e saj para se ta përdhunonte dhe postonte një reklamë të saj në Backpage.com për ta shitur atë për seks tek të huajt.

Viktima ka një proces gjyqësor me “Facebook”, duke akuzuar kompaninë për dështimin për të marrë hapa kundër abuzuesve seksualë në platformën e saj. Një zëdhënës i Facebook tha se kompania merr masa të forta për të penguar trafikimin seksual.

Në vitin 2012, kur ishte vetëm 15 vjeç dhe jetonte me nënën e saj në Teksas, ajo mori një kërkesë për miqësi nga dikush që ajo besonte se ishte në moshën e saj.

Në realitet, shoku i saj i ri ishte një trafikant seksi i maskuar, duke përdorur një llogari të rremë. Ai i tha se ishte e bukur dhe i ofroi t’i paguante 2000 dollarë në javë për të punuar si modele.

Sapo ajo pati një zënkë me të ëmën, trafikanti përfitoi, e mori nga shtëpia dhe e dërgoi në një hotel ku dhe e zhveshi, e përdhunoi, dhe më pas shpërndau fotografitë e saj në Backpage.com, i cili ishte atëherë tregu më i madh në internet i prostitucionit.

Pas disa orësh, vajza ishte në gjendje të fitonte akses në celular dhe thirri nënën e saj, e cila menjëherë lajmëroi policinë. Trafikanti i seksit dhe një tjetër u arrestuan në skenë dhe më vonë u dënuan me shumë vite burg.

Programi i lajmeve nuk përmendi autorët e krimeve dhe nuk dha detaje të mjaftueshme që krimet e tyre të gjurmohen në regjistrat publik.

Backpage.com u kap nga autoritetet federale në 2018 pasi një hetim zbuloi se ai ishte bërë një qendër e prostitucionit të paligjshëm, shpesh duke përfshirë të mitur.

The post U shit dhe u abuzua nga djali që njohu online, vajza padit Facebook appeared first on Albeu.com.