tradite e ngrenies me duar Archives - Albeu.com

Ngrënia e ushqimet me duar, çfarë fshihet pas kësaj tradite?
Gjatë këtij procesi, të gjitha shqisat tona, ajo e të prekurit, dëgjimit, shikimit, shijes, nuhatjes ndizen dhe e bëjnë ngrënien një eksperiencë përmbushëse.

Përdorimi i duarve pa ndërmjetës të tjerë siç janë thika, luga dhe piruni, krijon një lidhje të drejtpërdrejtë dhe sensuale mes ushqimit, mendjes, trupit dhe shpirtit.

Përdorimi i duarve e bën ngrënien një proces më pak zyrtar dhe shumë më të ngrohtë.

Kjo është arsyeja përse në shumë vende perëndimore, restorante të ndryshme inkurajojnë ngrënien me duar.

Ndonëse shumë njerëz e perceptojnë të ngrënit me duar si johigjenike apo deri diku të shpifur, kjo metodë përbën një stil të paqtë dhe gazmor. Përfitimet që vijnë prej kësaj metode janë të panumërta.

Ngrënia, një shpërthim shqisash!

Ngrënia ka të bëjë me shqisat të cilat janë përgjegjëse për ngjalljen e emocioneve të bukura dhe pasionit.

Ayurveda një nga mjekësitë holistike më të lashta në botë, shpjegon se çdo gisht i dorës është një zgjatim i pesë elementëve.

Gishti i madh ka lidhje me hapësirën.

Gishti tregues ka lidhje me ajrin.

Gishti i mesit ka lidhje me zjarrin.

Gishti i unazës ka lidhje me ujin.

Gishti i vogël ka lidhje me tokën.

Ruajtja e ekuilibrave të energjive të jetës:

Sipas mjekësisë së lartpërmendur, njeriu përbëhet nga 5 të ashtuquajtura prana ose energji jetësore.

Këto pesë elementë korrespondojnë me secilin gisht të dorës (gishti i madh tregon zjarrin, ai tregues lidhet me ajrin, ai i mesit tregon qiellin , ai i unazës nënkupton tokën dhe i vogli tregon ujin).

Prishja e ekuilibrave të këtyre elementëve mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme thonë ithtarët e kësaj mjekësie të mirënjohur.

Përmirësimi i tretjes:

Prekja është një nga shqisat më të forta dhe më të përdorura në organizëm.

Kur prekim ushqimin, truri i tregon stomakut se çfarë po hamë.

Ky informacion e përgatit stomakun të tresë ushqimin që do të marrë, rrjedhimisht duke përmirësuar tretjen.

Ndërgjegjësimi për ushqimin:

Ngrënia me duar kërkon vëmendjen tuaj.

Shpesh ju nevojitet ta shikoni ushqimin që do të fusni në gojë.

Kjo praktikë është më e shëndetshme se sa të ngrënit me pirunj dhe lugë, një proces tërësisht mekanik.

Ndër përfitimet shëndetsore mund të përmendim përthithjen e plotë të ushqyesve nga ushqimi, përmirësimin e tretjes dhe një shëndet më të mirë.

Mbrojtja e gojës:

Ngrënia me duar shërben edhe si zbulues i mirëfilltë i temperaturës së ushqimit.

Kur ju e prekni ushqimin, e kuptoni automatikisht temperaturën e tij dhe gjasat që të përvëloheni apo të mpini gjuhën janë më të pakta.

Këshilla shtesë

Sigurohuni të lani duart mirë me ujë të bollshëm, përpara dhe pasi të keni ngrënë ushqimin.

Copat e ushqimit duhet të jenë të mëdha dhe lehtësisht të kapshme me dorë.

Kur hani me duar, përpiquni mos të përtypeni mbi pjatë

Kur hani me duar, konsumoni kafshata të vogla dhe mos bëni shumë rrëmujë.

The post Ngrënia e ushqimet me duar, çfarë fshihet pas kësaj tradite? appeared first on Albeu.com.