tradhtinë Archives - Albeu.com

10 kuriozitete për tradhtinë që i pranon dhe shkenca
Nga ataku kardiak gjatë një marrëdhënieje tek masat mbrojtëse!

Jeta në çift mund të dhurojë momente të lumtura dhe qëndrueshmëri emocionale. Një marrëdhënie e rëndësishme mund gjithashtu të na dhurojë ndjenja të forta, por te pasurit e një marrëdhënieje të rëndësishme kërkon dhe shumë angazhim.

Tradhtia nga partneri ndërkohë është një nga zhgjëndrrat më të mëdha që njerëzit kanë dhe padyshim që kjo eksperiencë për disa mund të jetë shkatërruese nga ana psikologjike dhe fizike.  Mund të ndodhë që disa prej jushtë pyesin veten: “ Pse më tradhtoi?”, “ Kush tradhton njëherë mudn ta bëjë përsëri ?”, “ Ka njerëz që janë më të prirur drejt tradhtisë ?”.

Pabesia është padyshim një nga tematikat që nxit interes të madh edhe në rrethin shkencor duke u shndërruar në një nga sjelljet më të studiuara. Kështu që bazuar në studimet e bëra, po rendis dhjetë fakte mbi tradhtinë të cilat janë zbuluar nga shkenca.

1. Profesoresha Alessandra Fisher ( italiane) ka publikuar në The Journal of Sex Medicine, rezultatet e një studimi sipas të cilit, madhësia e testikujve dhe një nivel i lartë i testosteroni, janë faktorët e përfshirë në pabesi. Sipas shkencëtarëve, evoluimi mund të shpjegojë këto të dhëna: një nivel më i lartë testosteroni mund të nxisë më shumë dëshira seksuale duke e bërë më të vështirë heqjen dorë nga mundësi të ndryshme riprodhimi.

2. Tradhtia shpesh shoqërohet nga situata të rrezikshme. Një studim i vitit 2012 në The Journal of Sexual Medicine, profesori Conley, ka zbuluar që njerëzit që kanë marrëdhënie monogame , kur tradhtojnë partnerin nuk përdorin masa mbrojtëse, duke rrezikuar kështu marrjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

3. Pavarësisht botës virtuale, aplikacioneve apo faqeve online për takimet te shpejta, tendenca për të tradhtuar nuk është rritur në krahasim me 20 vite më parë. Me sa duket teknologjitë e reja nuk kanë nxitur të pabesët të tradhtojnë partnerin, por vetëm kanë lehtësuar metodat e tradhtisë/. Changes in American Adults’ Sexual Behavior and Attitudes, 1972-2012. Archives of Sexual Behavior.

4. Gratë tuaja duken të lumtura në krevat ? Bëni kujdes! Studimi i publikuar nga Archives of Sexual Behaviour ka treguar që shpeshtësia e orgazamave të grave heteroseksuale, nuk mund të parashikojë tradhtinë nga ana e tyre. Shkencëtarët nuk janë ndalur këtu, por kanë thënë që sa më shumë një grua të simulojë orgazmën aq më të larta janë gjasat që ajo të tradhtojë. Kujdes nga gënjeshtarët.

5. Kur flasim për tradhti nuk është e lehtë të dakordohesh sepse të gjithë ne kemi ide të ndryshme. Disa ndihen të tradhtuar kur  zbulojnë që partneri ka pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër, ndëerkohë që të tjerë e shohin tradhtinë dhe si një darkë jashtë pa lajmëruar më parë.  Studimi i publikuar në Evolutionary Psychology ka treguar që burrat dhe gratë kanë ide të ndryshme rreth tradhtisë dhe që ajo që mënyra si reagojmë varet shumë nga mënyra jonë e afrimitetit. Gratë për shembull janë më të prirura të besojnë që shkëmbimi i mesazheve apo kapja e duarve janë sjellje intime të papranueshme. Nga ana tjetër kur ka një marrëdhënie të mbizotëruar nga ankthi ka më shumë mundësi që të ndihet i cënuar se sa dikush që e jeton marrëdhënien më në lirshmëri.  . Kruger, D. J., Fisher, M. L., Edelstein, R. S., Chopik, W. J., Fitzgerald, C. J., & Strout, S. L. (2013). Was that cheating? Perceptions vary by sex, attachment anxiety, and behavior.Evolutionary Psychology, 11, 159-171.

6. Sipas studimit të publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences është  zbuluar që burrat dhe gratë janë më të prirur drejt tradhtisë kur janë duke nisur një dekadë të re. E thënë më lehtë është kur mosha jonë mbaron me numrin 9 ( për shembull, 29, 39, 49,59 ). Shkencëtarët mendojnë që këto janë momente gjatë të cilave jemi më të prirur të mendojmë për jetën tonë dhe si rrjedhojë dhe për marrëdhëniet emocionale.

7. Once a cheater, always a cheater. Po tradhtove njëherë do ta bësh përsëri. Kjo është ajo që mendojnë shumë njerëz dhe në fakt edhe shkencëtarët nuk e kundërshtojnë. Sipas studimit të botuar në Journal of Social and Personal Relationships, studiuesit kanë gjetur që ( shpesh por jo gjithmonë) tradhtia është një skemë sjelljeje që përsëritet, kështu që me shumë mundësi kush ka tradhtuar në të kaluar mudn ta bëjë përsëri. Megjithatë studiuesit tregojnë dhe që kjo sjellje varet shume dhe nga arsyet personale dhe specifike që nxisin tradhtinë.

8. Është shumë e shpeshtë fantazia e tradhtisë së partnerit.  Të dhënat e një studimi zbuluan që pothuajsë (98%) e burrave dhe (80%) e grave kanë ëndërruar të tradhtojnë partnerin . Leitenberg, H., & Hicks, T. V. (2001). Sexual fantasies about one’s partner versus someone else: Gender differences in incidence and frequency.The Journal of Sex Research, 38, 43-50.

9. Kur një tradhti zbulohet jo gjithmonë kemi përfundimi e marrëdhënies apo martesës. Disa studime të botuara në Journal of Marital Therapy kanë treguar që ka disa marrëdhënie i kanë mbijetuar tradhtisë duke u shndërruar në më të fortë dhe të afërt se më parë.

10. Rreziku i një ataku kardiak gjatë një raporti seksual është shumë i ulët, megjithatë disa studiues kanë zbuluar që ngjarje të tilla i ndodhin burrave që janë duke tradhtuar partneret. Shkëncëtarët thonë që tradhtia krijon një parehati psikologjike ( ndjenjë faji, ankth, stres) dhe janë këto që mund të kenë një efekt negativ mbi sistemin kardiovaskular.  Fisher, A. D., Bandini, E., Rastrelli, G., Corona, G., Monami.

The post 10 kuriozitete për tradhtinë që i pranon dhe shkenca appeared first on Albeu.com.

A e përsërit tradhtinë një partner jobesnik?
Ju keni shumë të drejtë të jeni mosbesues ndaj dikujt që ka tradhtuar në të shkuarën,  sipas një studimi të publikuar në Archives of Sexual Behavior.

Studiuesit kanë survejuar persona në marrëdhënie afatgjatë për historikun e tyre të tradhtive. Mes atyre që kishin qenë jobesnikë në marrëdhëniet e mëparshme, 30 për qind kishin tradhtuar edhe partnerët aktualë. Kjo krahasuar me vetëm 13 për qind të atyre që nuk i kishin tradhtuar kurrë partnerët e mëparshëm. Ky raport qëndron si për burrat dhe për gratë dhe mbështetet edhe nga studime të mëparshme. Studiuesit kanë arritur në atë që e etiketojnë “efekti prag.”

Kur tradhton një herë, të kryesh sërish një akt të tillë, mund të duket si diçka jo shumë e madhe, thotë bashkautori i studimit Frank Dattilio, psikolog klinik në Allentown. Por kjo nuk do të thotë që tradhtarët nuk mund ta ndryshojnë sjelljen e tyre. Duhet kujtuar që plot 70 për qind e atyre që kishin tradhtuar në të shkuarën, ishin besnikë në marrëdhëniet aktuale.

E po si ta dish që një tradhtari tani mund t’i besohet?

Flisni me partnerin për tradhtinë – si kur e ka kryer ndaj jush, apo ndaj dikujt tjetër dhe shikoni si do të reagojë, thotë Dattilio. Nëse partneri e kalon atë temë dhe sillet sikur nuk keni të drejtë të preokupoheni për të, mund të keni arsye për t’u shqetësuar, thotë ai. Kjo është një shenjë që partneri nuk e vlerëson shumë besnikërinë. Por nëse partneri tregohet i hapur për çfarë ka ndodhur, pranon që ishte një gabim i tmerrshëm dhe duket sinqerisht i thyer nga kjo arsye, atëherë mund ta dini që e merr tradhtinë aq seriozisht sa ju, thotë Dattilio. Dhe ju keni një arsye të fortë për ta besuar sërish.

The post A e përsërit tradhtinë një partner jobesnik? appeared first on Albeu.com.