toksinat nga trupi Archives - Albeu.com

Mjafton te pini 2 gota ujë në mëngjes dhe një lugë gjelle me vaj ulliri, Ylli Merja : Kjo metodë do të largojë toksinat nga trupi
Lodhja është reaksion mbrojtës i organizmit, që në këtë mënyrë na bën me dije se e kemi tepruar. Nganjëherë lodhja është përgjigje ndaj problemeve të përditshme, nganjëherë fjala është për ndonjë sëmundje psikike, ndërkaq në 16 për qind të rasteve lodhja është pasojë e sëmundjes infektive. Kur kalojmë nga një stinë në stinën tjetër të vitit, kur është e zvogëluar tajitja e melatoninës, jemi më të lodhur se zakonisht. Ekzistojnë lodhja organike dhe lodhja psikike. Lodhja organike rezulton nga ndonjë shkaktar fizik dhe e karakterizon prania e elanit të jetës.

Ajo përkeqësohet me përfundimin e ditës dhe pjesërisht kalon pas një gjumi të mirë. Lodhjen psikike, e cila është e pranishme në 80 për qind të rasteve, e karakterizon humbja e elanit, mungesa e motivimit dhe e vullnetit për të punuar. Lodhja e muskujve, edhe pse është autoimune, nuk dihet saktësisht se çfarë e nxit fillimin e saj.

Simptomat më të shpeshta të sëmundjes janë: rënia e kapakëve të syve, shikimi dyfish i figurave, të folurit ndër hundë (nasal), vështirësi në përtypje dhe gëlltitje, dobësim i forcës muskulore në duar dhe këmbë, lodhje kronike e muskujve, vështirësi në frymëmarrje. Lodhja mund të shtohet me aktivitet të vazhdueshëm dhe mund të largohet gjatë kohës së pushimit.

Njeriu në vetvete është produkt i natyrës dhe bashkëpunon me të edhe pse në shumë raste ai abuzon me këtë pasuri të madhe, pra nuk i zbatojnë ligjësitë e saj. Por kjo ndikon në shëndetin e njeriut, mbarëvajtjen e mirëqënien e tyre. Po të vërejmë efektin përvëlues të diellit në ditët e sotme është shumë herë më i lartë sesa 30 vite më parë e kjo pasi vetë ne kemi prishur balancën e shtresave të ajrit dhe të përbërësve të tij.

Gjithë ky disbalancim ka ndikuar që të rritet sasia e gazit karbonik nga ndotësit e ajrit (tymrat, makinat) që shoqërohet me efekte negative te rrezatimi diellor. Vlen të theksoj se ajri i keq i mbushur me grimca (bakterie, spore kërpudhash) përmban edhe gazra të rrezikshëm për shëndetin tonë e zakonisht ndotja më e madhe paraqitet në zonat urbane.

Pra ky përbërës që futet në rrugët respiratore, shkon në mushkëri e bëhet shkëmbimi i gazit karbonik me oksigjenin, por gazi që merr gjaku nuk është më i pastër, por i kontaminuar. Më tej ky gjak jo i pastër shkon në tru, muskuj e qeliza dhe duke mos pasur cilësi do të shfaqen efektet e para negative në sistemin nervor, qarkullimin e gjakut e organet e tjera.

Më të predispozuarit për tu prekur nga ky problem, janë të gjithë individët e prekur nga astma e ne iu rekomandojmë që të përdorin një çaj me lule bliri, aguliçe, thundërmushkë, zhumbricë apo dhe një përzierje kundër kollës. Krahas kësaj rekomandohet edhe përdorimi i propolisit të bletës, duke konsumuar 10 pika në ditë pasi do të shërbejë si një ngacmues për të gjithë receptorët (ndikon në tensionin e gjakut, gjëndrat endokrine, zgjeron pulmonet). Propolisi i bletës është një fuqizues shumë i mirë i punës dhe anës fiziologjike të organizmit.

Trajtimi me bimë medicinale

Ulja e shtypjes atmosferike ndikon në gjithë sistemin tonë të qarkullimit të gjakut e zemra pompon gjak me vështirësi, kështu që në këto raste personat që vuajnë nga tensioni e problemet kardiovaskulare duhet të përdorin bimën e murrizit. Kjo e fundit gjendet pothuajse në të gjitha trevat e Shqipërisë e ndikon në zgjerimin e arterieve, veçanërisht të atyre koronare. Në këtë mënyrë mbrohet zemra e parandalohet infarkti. Ka edhe bimë të tjera si gjethet e ullirit, lëvorja e shelgut, trëndafili, boronica apo çaji kolesterol që forcojnë zemrën.

Personat më të predispozuar që goditen nga ndryshimet klimaterike janë ata që vuajnë nga reumatizma. Për një kohë të gjatë arteriet e këtyre të sëmurëve fillojnë të dobësohen e kur ulet shtypja atmosferike, venat ngushtohen. Për të rritur rezistencën e trupit, ky grup të sëmurësh duhet të përdorin pak propolis për të marrë fuqi, si dhe çajin e reumatizmit e vajin e sinapit.

Ky i fundit mund të përdoret duke masazhuar kyçet dhe ka vaj dafine, livando në përbërjen e tij. Të sëmurët me tension mund të përdorin çaj me gjethe ulliri apo boronicë që shërbejnë për normalizimin e qarkullimit të gjakut. Duhet ti kushtohet një vëmendje e veçantë pastrimit të trupit nga toksinat në mënyrë që të bëhet detoksifikimi i mëlçisë. Kështu duhet të pini 2 gota ujë në mëngjes dhe një lugë gjelle me vaj ulliri, ndërsa vaji i lirit dhe ai i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme për pastrimin dhe forcimin e organizmit. Organizmi fillon të pastrohet dhe mjalti mund të sjellë çlirimin e toksinave, gjithashtu.

Por mund të përdoren edhe farat chia, të përziera me mjaltë, e në këtë mënyrë trupi do të fitojë fuqinë e mëparshme brenda 2-3 ditësh. Vlen të theksohet që në momentin e parë që njeriu ndjen këputje apo lodhje mund të nisë të bëjë gjimnastikë edhe në kushte shtëpia apo në natyrë

The post Mjafton te pini 2 gota ujë në mëngjes dhe një lugë gjelle me vaj ulliri, Ylli Merja : Kjo metodë do të largojë toksinat nga trupi appeared first on Albeu.com.