Toka bujqesore Archives - Albeu.com

Reshjet e shiut në qarkun e Shkodrës, në Obot prezencë uji, toka bujqësore të përmbytura (VIDEO)
Situata e emergjencave civile në territorin e Qarkut Shkodër, paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme sipas të dhënave të raportuara nga bashkitë dhe institucionet përgjegjëse.

Në Bashkia Shkodër, konstatohet stabilizim i situatës me një tendencë të lehtë në rënie të nivelit të ujërave.

Në zonën e Obot, vijon prezenca e ujit kryesisht në sipërfaqe tokash bujqësore, por me tendencë uljeje; aksi rrugor që lidh fshatin me rrugën kryesore ka nivel uji rreth 40–45 cm, ndërsa mjete të kalueshmërisë së lartë janë vendosur në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme dhe deri tani nuk raportohen banesa të rrethuara nga uji.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nivelet në pikat monitoruese mbeten nën kuotat kritike: niveli i liqenit është regjistruar në 7.90 m, ndërsa niveli i Lumi Drin në 7.70 m, me prirje rënieje krahasuar me orët e mëparshme; nuk raportohen probleme në funksionimin e kanaleve kulluese, argjinaturave mbrojtëse dhe digës së rezervuarit të Shtodrit.

Sa i përket akseve rrugore, në segmentin Bogë-Theth, reshjet kanë pushuar dhe rruga është pastruar e zgjeruar deri në zonën e Qafë Thore pranë tunelit të parë, me mjete dhe specialistë në gatishmëri.

Në territorin e Bashkia Vau i Dejës, Bashkia Malësi e Madhe, Bashkia Pukë dhe Bashkia Fushë-Arrëz situata paraqitet e qetë dhe nën kontroll, pa problematika apo emergjenca të raportuara, ndërsa Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër vijon monitorimin e vazhdueshëm në terren në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse.

The post Reshjet e shiut në qarkun e Shkodrës, në Obot prezencë uji, toka bujqësore të përmbytura (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

NASA: Rusia kontrollon mbi 22% të tokës bujqësore në Ukrainë
Forcat ruse kontrollojnë tashmë rreth 22 për qind të tokave bujqësore të Ukrainë, që nga nisja e pushtimit në 24 shkurt, duke ndikuar në prodhimin e një prej furnizuesve kryesorë të drithërave dhe vajit ushqimorë, deklaroi të enjten Agjencia Amerikane Hapësinore (NASA).

Të dhënat satelitore të analizuara nga shkencëtarët e agjencinë hapësinore amerikane tregojnë se pushtimi i Ukrainës lindore dhe jugore nga ana e Rusisë, i jep asaj kontrollin e tokës që prodhon 28 për qind të të korrave dimërore të vendit, kryesisht grurë, elb, thekër, dhe 18 për qind të të korrave verore, kryesisht misër dhe luledielli.

Ndërprerja nga lufta e të korrave dhe sezonit të mbjelljes – përfshi dhe fermerët që ikin nga lufta, mungesa e krahut të punës dhe arat e goditura nga bombardimet – mund të kenë një ndikim të madh në furnizimet globale të ushqimit, thanë shkencëtarët e NASA-s.

“Shporta e bukës në botë është në luftë,” tha Inbal Becker-Reshef, drejtor i programit Harvest të NASA-s, i cili përdor të dhënat satelitore amerikane dhe evropiane për të studiuar prodhimin global të ushqimit.

Sipas të dhënave të SHBA-së, para luftës Ukraina furnizonte 46 për qind të vajit të lulediellit të tregtuar në tregjet globale, 9 për qind të grurit, 17 për qind të elbit dhe 12 për qind të misrit.

Pushtimi nga ana e Rusisë ka bllokuar eksportet e ushqimit nga Odesa, porti kryesor në Detin e Zi, dhe ka shkatërruar infrastrukturën e magazinimit dhe transportit në disa zona.

Kjo do të thotë se fermerët në të gjithë vendin, por veçanërisht në zonat e pushtuara, kanë më pak mundësi për ta çuar produktin e tyre në magazina dhe në tregje.

Dhe gjithashtu kërcënon mbjelljen e kulturave dimërore në vjeshtë.

“Ne jemi në fazat fillestare të një krize ushqimore që ka të ngjarë të prekë në një farë mënyre çdo vend dhe person në botë,” tha Becker-Reshef.

The post NASA: Rusia kontrollon mbi 22% të tokës bujqësore në Ukrainë appeared first on Albeu.com.