tmerri Archives - Albeu.com

Dosja e Prokurorisë Speciale: Besarta Jashari rrëfen si u mësua vrasja e Adem Jasharit
<html><head></head><body>

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 35 shtetasve serbë, të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës. Në këtë çështje gjyqësore është përfshirë edhe dëshmia e Besarta Jasharit, një prej anëtarëve të familjes Jashari që i mbijetoi sulmit të marsit të vitit 1998 në Prekaz.

Sipas rrëfimit të saj, në orët e para të mëngjesit të 5 marsit 1998, familjarët u zgjuan nga zhurma e të shtënave dhe u detyruan të strehoheshin në bodrumin e banesës. Sulmi ndaj tyre vijoi me armë të rënda, tanke dhe granata.

Besarta Jashari ka treguar se gjatë ditëve pasuese shtëpia u bombardua në mënyrë të vazhdueshme. Disa prej familjarëve mbetën të plagosur, ndërsa hapësira ku ishin fshehur u dëmtua nga plumbat dhe fragmentet e granatave që hynin përmes dritareve.

Ajo ka dëshmuar se bombardimet nuk u ndalën as më 6 mars 1998. Ndërsa për datën 7 mars, Besarta ka thënë se e kujton momentin kur u vra Adem Jashari. Lajmin e kishte marrë nga Kushtrimi, i cili u kishte thënë: “E paskan vra babushin”.

</body></html>

The post Dosja e Prokurorisë Speciale: Besarta Jashari rrëfen si u mësua vrasja e Adem Jasharit appeared first on Albeu.com.

Zbulohen mbetje mortore të 23 personave në Zubin Potok, thirrje për të zbardhur gjithë zinxhirin e përgjegjësisë dhe për presion të shtuar ndaj Serbisë
<html><head></head><body>

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur njoftoi të hënën rezultatet e gërmimeve në tri pika të Zubin Potokut, konkretisht në Kalludër dhe Jabukë, ku janë zhvarrosur eshtrat e të paktën 23 viktimave.

Sipas kryesuesit Agron Limani, në lokacionin e parë në Kalludër u gjetën 13 trupa, në Jabukë katër dhe në pikën e tretë në Kalludër gjashtë të tjerë.

Punimet në terren, të cilat zgjatën rreth një muaj, u kryen nga specialistë të Institutit të Mjekësisë Ligjore së bashku me ekipe të EULEX-it, Policinë e Kosovës dhe institucione të tjera kompetente.

Kushtrim Gara, përfaqësues i Komisionit, theksoi se hetimet janë përqendruar edhe te rasti i njohur si “Grupi i Intelektualëve” – 23 shqiptarë nga Mitrovica dhe Skenderaj që besohet se u rrëmbyen dhe u zhdukën më 19 prill 1999 në zonën mes Drenit, Kalludrës dhe Jabukës.

Ai shtoi se zbulimet në terren mund të kenë lidhje me këtë ngjarje, por identifikimi përfundimtar i secilës viktimë do të konfirmohet vetëm pas analizave të ADN-së.

Procesi i ekzaminimit dhe identifikimit të mbetjeve mortore po vijon në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bëri të ditur se, në të tri lokacionet, janë nxjerrë dhe zhvarrosur eshtra të së paku 23 personave. Ai konfirmoi shpërndarjen: 13 në vendin e parë në Kalludër, katër në Jabukë dhe gjashtë në vendin e tretë po në Kalludër.

Kurti njoftoi se tashmë ka filluar faza e identifikimit. Mostrat e mbetjeve të gjetura në Jabukë janë dërguar për analizë të ADN-së, ndërsa për pjesën tjetër po kryhen ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Numri prej 23 personash përputhet me atë të “Grupit të Intelektualëve”, të cilët më 19 prill 1999 dyshohet se u ndaluan, u rrëmbyen dhe u ekzekutuan nga forcat serbe, theksoi ai. Megjithatë, identifikimi i plotë mund të zgjasë disa muaj, ndaj vetëm pas përfundimit të analizave do të dihet me siguri identiteti i viktimave.

Kurti e cilësoi pritjen shumëvjeçare dhe shqetësimin e familjeve të të zhdukurve si “të papërshkrueshme” dhe kërkoi njëkohësisht zbardhjen e fatit të tyre dhe vendosjen e drejtësisë. Ai akuzoi Serbinë se po refuzon të hapë arkivat shtetërore që do të ndihmonin në sqarimin e rasteve dhe i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar të rrisë trysninë mbi Beogradin për të zbatuar Deklaratën për Personat e Zhdukur me Dhunë, të miratuar në Bruksel më 2 maj 2023. Kryeministri në detyrë kërkoi veçmas hapjen e arkivit të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, dosja e së cilës është klasifikuar për 30 vjet.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, e vlerësoi zbulimin si jashtëzakonisht të rëndësishëm, por nënvizoi se rëndësia e tij nuk përfundon me identifikimin. Varrezat masive, sipas tij, janë edhe skena krimi.

“Pozita e mbetjeve, dëmtimet në eshtra, sendet personale, municioni dhe materialet e tjera mund të ndihmojnë në përcaktimin e mënyrës së vrasjes, kohës së varrimit dhe strukturave që morën pjesë në krim dhe në fshehjen e tij. Rasti është veçanërisht domethënës sepse informacioni për vrasjen dhe vendin e mundshëm të varrimit iu ishte dhënë UNMIK-ut dhe Policisë së Kosovës që në vitin 2003. Prandaj, krahas zbardhjes së krimit, duhet të sqarohet edhe pse u deshën më shumë se dy dekada që ai informacion të verifikohej në terren”, deklaroi Blakaj për “Bota sot”.

Ai këmbënguli se hetimi nuk duhet të kufizohet vetëm te autorët e drejtpërdrejtë, por të shtrihet në gjithë zinxhirin e përgjegjësisë: kush i ndaloi viktimat, kush urdhëroi dhe kreu vrasjen, kush organizoi varrimin, cilat struktura policore ose ushtarake kishin dijeni dhe kush e pengoi zbulimin e vendit. Sipas një komunikate të Fondit, policia serbe ishte vënë në dijeni të vrasjes që më 19 prill 1999 dhe, në vend që të hetonte krimin, kishte urdhëruar varrosjen e viktimave, duke e bërë fshehjen e trupave pjesë të vetë krimit e jo thjesht një veprim të mëvonshëm.

Blakaj paralajmëroi se në këtë fazë nuk duhet të merret si e vërtetuar se trupat janë zhvendosur pas luftës pa u provuar nga ekspertiza mjekoligjore dhe hetimi penal. Ai vuri në dukje se duhet shqyrtuar edhe mundësia që shpërndarja e mbetjeve të jetë shkaktuar nga terreni dhe rrjedha e ujit.

Më tej, ai theksoi se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë rast për të rritur presionin ndaj Serbisë në mënyrë që të hapë arkivat, të gjenden lokacione të tjera dhe të merret përgjegjësia për krimet. Kjo çështje, sipas tij, nuk duhet të mbetet vetëm në nivel deklaratash politike. Ai kërkoi që hapja e arkivave dhe verifikimi i lokacioneve të dyshuara të vendosen si detyrime konkrete e të matshme në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Përgjegjësia e Serbisë, nënvizoi Blakaj, nuk përfundon me dorëzimin e dokumenteve – institucionet e saj duhet të hetojnë dhe ndjekin penalisht të gjithë personat e përfshirë në vrasje, zhvendosje apo fshehje të trupave.

I pyetur nëse institucionet e Kosovës pas këtij zbulimi duhet të përqendrohen te identifikimi i viktimave, te hetimi i autorëve apo te kërkimi i përgjegjësisë ndërkombëtare, Blakaj u përgjigj se këto tri procese duhet të zhvillohen paralelisht. Sipas tij, duhet përfunduar me kujdes ekspertiza mjekoligjore dhe identifikimi përmes ADN-së, duke i njoftuar familjet përpara se identitetet të bëhen publike; çdo lokacion duhet trajtuar si vend krimi, duke ruajtur provat dhe zinxhirin e ruajtjes; duhet zhvilluar hetim i pavarur penal ndaj ekzekutorëve, urdhërdhënësve, eprorëve dhe personave që ndihmuan në fshehjen e trupave; duhet hetuar pse informacioni i vitit 2003 nuk solli kërkim efektiv dhe nëse pati neglizhencë apo pengim; dhe duhet kërkuar bashkëpunim juridik ndërkombëtar dhe qasje në arkivat e Serbisë. Prioriteti i menjëhershëm mbetet identifikimi, por ai theksoi se identifikimi pa drejtësi do të ishte një proces i papërfunduar.

Ish- eprori i UÇK-së, Naim Miftari, e interpretoi zbulimin si dëshmi të egërsisë dhe urrejtjes së pushtuesit serb ndaj shqiptarëve. Ai kujtoi se viktimat ishin civilë të paarmatosur që përpiqeshin të largoheshin nga Kosova drejt Malit të Zi. Miftari vlerësoi se tani familjarët do të kenë mundësinë t’i varrosin të dashurit e tyre pas 27 vjetësh, por theksoi se kjo është një dhimbje e madhe.

Sipas tij, shteti i Kosovës duhet ta padisë shtetin serb për gjenocid dhe masakra të shumta dhe t’i ndjekë përgjegjësit pa u ndalur, ashtu siç ndoqi Mosadi kriminelët nazistë. Ai kritikoi qeveritë e kaluara, duke pretenduar se ato i kanë falur kriminelët serbë veçanërisht në veri dhe se vetëm kohët e fundit ka nisur ndjekja e tyre. Miftari përmendi se së shpejti pritet gjykimi në mungesë i gjeneralit serb Goran Radosavljeviç Guri, i cili mori pjesë dhe udhëhoqi forcat serbe në masakrat e Prekazit dhe Reçakut.

Ai theksoi se shteti dhe organet e drejtësisë nuk duhet të ndalojnë kurrë së ndjekuri krimet e luftës, pavarësisht nëse autorët janë serbë apo shqiptarë, dhe se ato nuk duhet të amnistohen. Sipas Miftarit, po të ishin ndjekur me kohë kriminelët serbë në veri, nuk do të vriteshin policët heronj Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku. Ai vlerësoi se vetëm qeveria e fundit ka bërë hapa të mëdhenj në veri dhe në sundimin e ligjit.

</body></html>

The post Zbulohen mbetje mortore të 23 personave në Zubin Potok, thirrje për të zbardhur gjithë zinxhirin e përgjegjësisë dhe për presion të shtuar ndaj Serbisë appeared first on Albeu.com.

Dorëheqjet e gjyqtarëve serbë mbeten pa vendim, ekspertët kërkojnë respektimin e procedurave ligjore
<html><head></head><body>

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nuk arriti të shqyrtojë dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, pasi mbledhja e parashikuar dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.

Tre anëtarë e bojkotuan takimin pas mosmarrëveshjeve për rendin e ditës, në të cilin ishte përfshirë edhe krijimi i komisioneve të përhershme të Këshillit.

Çështja buron nga largimi i përbashkët i rreth 130 gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve administrativë serbë prej institucioneve të Kosovës në nëntor të vitit 2022.

Ekspertët juridikë theksojnë se gjyqtarët dhe prokurorët që dhanë dorëheqje nuk mund të rikthehen vetvetiu në detyrë. Sipas tyre, ky akt sjell pasoja juridike, ndaj çdo hap duhet të ndërmerret duke zbatuar procedurat e përcaktuara me ligj.

Ata vlerësojnë se një rikthim i mundshëm mund të shqyrtohet vetëm përmes procedurave të rregullta, përfshirë konkursin. Çdo vendim, sipas ekspertëve, duhet të ketë mbështetje ligjore dhe të garantojë sigurinë juridike e funksionimin e shtetit të së drejtës.

Halilaj: Dështimi i mbledhjes dëshmon probleme serioze institucionale

Avokati Gazmend Halilaj ka thënë për “Bota sot” se pamundësia për ta zhvilluar mbledhjen e KGJK-së përbën një shenjë shqetësuese për mënyrën se si po funksionon sistemi i drejtësisë.

Sipas tij, kjo situatë dëshmon se drejtësia po përballet me sfida të rënda institucionale, të cilat duhet të kapërcehen me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin. Halilaj ka nënvizuar se KGJK-ja është e detyruar, si nga Kushtetuta ashtu edhe nga ligji, të funksionojë pa pengesa dhe t’i marrë vendimet në kohë, sidomos kur bëhet fjalë për çështje që ndikojnë në funksionimin normal të gjyqësorit.

Duke iu referuar dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit të komunitetit serb, ai ka vlerësuar se vonesa e gjatë në trajtimin e tyre ka krijuar pikëpyetje të rëndësishme juridike dhe institucionale.

Halilaj ka shpjeguar se dorëheqja, si një veprim individual, në parim sjell pasoja juridike. Megjithatë, sipas tij, mungesa e reagimit për një kohë të gjatë nga organi përgjegjës prodhon pasiguri juridike dhe dëmton parimin e administrimit të mirë të drejtësisë.

Ai ka shtuar se, nëse vërtetohet se gjyqtarët e kanë lënë detyrën dhe nuk e kanë ushtruar funksionin për një periudhë të gjatë, KGJK-ja mund të shqyrtojë masa disiplinore ose shkarkimin e tyre, nëse përmbushen kriteret ligjore. Një veprim i tillë, sipas tij, duhet të ndërmerret në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe vetëm pasi të jenë zbatuar të gjitha procedurat përkatëse.

Avokati ka theksuar se vendimmarrja duhet të bazohet në ligj, të sigurojë të drejtën për procedurë të rregullt dhe të respektojë standardet kushtetuese. Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, vendimi mund të mbetet i qëndrueshëm dhe të mbrohet përballë çdo kundërshtimi të mundshëm.

Në përfundim, Halilaj ka deklaruar për “Bota sot” se shteti i së drejtës kërkon që institucionet të mos lejojnë krijimin e vakuumeve të gjata institucionale. Ai ka kërkuar që çështjet të trajtohen në kohë dhe me profesionalizëm, pasi vetëm kështu mund të ruhet besimi i qytetarëve te drejtësia dhe të garantohet funksionimi efikas i institucioneve të Republikës së Kosovës.

Burjani: Rikthimi nuk mund të bëhet pa konkurs të ri

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka deklaruar për “Bota sot” se gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr nuk mund të kthehen në sistemin e drejtësisë pa iu nënshtruar procedurave që parashikon ligji.

Sipas Burjanit, nuk ekziston bazë ligjore për rikthimin e tyre. Ai ka shpjeguar se dorëheqja konsiderohet largim vullnetar dhe se kontrata e ndërprerë nuk mund të ripërtërihet automatikisht.

Ai ka vlerësuar se do të ishte e paligjshme që kthimi të realizohej sikur dorëheqja të mos kishte ndodhur. Sipas tij, kjo çështje nuk duhet parë nga këndvështrimi politik, por duhet trajtuar në aspektin ligjor dhe kontraktues.

Burjani ka theksuar se rikthimi nuk mund të ndodhë pa një konkurs të ri. Vetëm pas aplikimit, sipas tij, mund të vlerësohet nëse ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët duhet të pranohen sërish apo nëse duhen përzgjedhur gjyqtarë dhe prokurorë të rinj serbë nga komuniteti serb.

Ai ka kritikuar gjithashtu reagimin e Bashkimit Evropian për këtë rast, duke e cilësuar të çuditshëm, të pakuptimtë dhe të papajtueshëm me parimet ligjore.

Burjani ka thënë se rendi dhe ligji nuk lidhen me politikën. Sipas tij, nëse persona do të jepnin dorëheqje në gjykatat e vendeve të BE-së, ata nuk do të riktheheshin automatikisht dhe, në asnjë variant, as përmes konkursit.

Në përmbyllje të prononcimit për “Bota sot”, ai ka theksuar se ndërprerja vullnetare e kontratës sjell pasoja shumë serioze juridike, pavarësisht motiveve që kanë çuar në një vendim të tillë.

</body></html>

The post Dorëheqjet e gjyqtarëve serbë mbeten pa vendim, ekspertët kërkojnë respektimin e procedurave ligjore appeared first on Albeu.com.

Mbledhja e KGJK-së dështon, ekspertët: Rikthimi i gjyqtarëve serbë kërkon procedura ligjore
<html><head></head><body>

Seanca e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nuk u mbajt për mungesë kuorumi, duke pezulluar kështu shqyrtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë.

Tre anëtarë të këtij organi bojkotuan mbledhjen, pasi pati përplasje rreth pikave të rendit të ditës, ku bënte pjesë edhe themelimi i komisioneve të përhershme.

Këto dorëheqje janë pjesë e një vale të gjerë largimesh nga institucionet e Kosovës, që ndodhi në nëntor të vitit 2022, kur rreth 130 gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë të komunitetit serb braktisën detyrat e tyre.

Njohësit e fushës juridike vënë në dukje se këta profesionistë nuk mund të riintegrohen në mënyrë automatike. Dorëheqja, si një veprim i njëanshëm, krijon efekte juridike konkrete dhe imponon zbatimin e rregullave të përcaktuara me ligj.

Sipas tyre, çdo vendimmarrje duhet të ketë bazë të fortë ligjore dhe një kthim i mundshëm mund të konsiderohet vetëm duke ndjekur rrugët formale, siç është procesi i konkurrimit, me qëllim që të ruhet siguria juridike dhe të forcohet sundimi i ligjit.

Avokati Gazmend Halilaj e cilësoi dështimin e mbledhjes si një sinjal alarmant për gjendjen e sistemit të drejtësisë. Ai theksoi se KGJK-ja ka përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore për të vepruar pa pengesa dhe për të marrë vendime në kohën e duhur, sidomos në çështje që ndikojnë në funksionimin normal të gjyqësorit.

Duke komentuar zvarritjen e trajtimit të dorëheqjeve, Halilaj tha se kjo situatë ngre pikëpyetje të mëdha për sigurinë juridike dhe administrimin e mirë të drejtësisë. Ai shtoi se nëse vërtetohet se gjyqtarët kanë braktisur detyrën për një kohë të gjatë, Këshilli, duke respektuar procedurat ligjore, mund të shqyrtojë edhe nisjen e masave disiplinore apo shkarkimin, por gjithnjë duke garantuar një proces të drejtë dhe standarde kushtetuese.

Në përfundim, ai theksoi se është thelbësore që institucionet të shmangin boshllëqet e zgjatura dhe të menaxhojnë situatat me profesionalizëm, në mënyrë që të ruhet besimi qytetar në drejtësi.

Ndërsa, eksperti tjetër juridik, Blerim Burjani, ishte i prerë në qëndrimin se gjyqtarët dhe prokurorët që dhanë dorëheqje nuk kanë asnjë shans për t’u kthyer në sistem pa u përballur me një proces të ri konkurrimi. Ai shpjegoi se dorëheqja, duke u konsideruar si ndërprerje vullnetare e kontratës, nuk mund të anulohet në mënyrë automatike, pasi kjo do të ishte e paligjshme dhe do të shpërfillte pasojat kontraktuale.

Burjani kritikoi gjithashtu qëndrimin e Bashkimit Evropian për këtë çështje, duke e quajtur atë të pakuptimtë dhe jo në frymën e parimeve ligjore. Ai u shpreh se në asnjë vend të BE-së nuk do të lejohej një kthim i tillë, madje as pas një konkursi, e lëre më në mënyrë automatike, duke nënvizuar se ndërprerja vullnetare e marrëdhënies së punës mbart pasoja të rënda ligjore, pavarësisht nga motivet.

</body></html>

The post Mbledhja e KGJK-së dështon, ekspertët: Rikthimi i gjyqtarëve serbë kërkon procedura ligjore appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Momente tmerri në avion, një burrë i dehur tërhiqet zvarrë…
Një ngjarje e pazakontë, ka ndodhur në fluturimin TOM778 nga Glasgou për në Antalia në Turqi, ku një burrë ‘i dehur’ duhej të tërhiqej zvarrë nga një aeroplan, pasi dyshohet se sulmoi një anëtar të ekuipazhit të kabinës dhe refuzoi të dorëzonte një shishe të mbushur me alkool.

Sipas mediave të huaja, burri ishte në fluturimin TOM778 nga Glasgou për në Antalia në Turqi, i cili u nis në orën 17:15 të premten.

Një pasagjer tha se ai ishte i dehur kur hyri në bord dhe u bë “verbalisht abuzues” kur iu kërkua të dorëzonte alkoolin.

Ai gjithashtu, thuhet se ka sulmuar një stjuardesë.

Siç thuhet më tej, më pak se një orë pas ngritjes, u njoftua se fluturimi po devijonte për në aeroportin e Newcastle, ku policia e largoi burrin nga aeroplani.

Pamjet video tregojnë atë duke u tërhequr zvarrë nga oficerët, ndërsa pasagjerët e frustruar e shikojnë.

Pushuesit arritën në Antalia më shumë se pesë orë më vonë se sa ishte planifikuar.

The post FOTO/ Momente tmerri në avion, një burrë i dehur tërhiqet zvarrë… appeared first on Albeu.com.

“Më vunë pistoletën në kokë dhe …”, ministrja rrëfen tmerrin që përjetoi gjatë grabitjes nga persona të maskuar
Ministrja e Transportit e Afrikës së Jugut, tregoi sot se kishte rënë pre e grabitjes nga një bandë e armatosur. Ngjarja ka ndodhur pranë Johanesburgut kur një bandë ndaloi makinën e saj dhe imobilizoi truprojat.

Ministrja Sindisiëe Chikunga ishte në një rrugë kryesore në periferi të kryeqytetit financiar. Makina e saj ndaloi papritur, pasi disa persona kishin hedhur qëllimisht gozhdë në rrugë. “Makina u bllokua dhe kriminelët arritën të vidhnin sende me vlerë”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Truprojat e saj dolën nga automjeti për të ndërruar gomat kur u shfaqën papritur tre persona të armatosur “të veshur mirë”, me fytyrë të mbuluar. “Ata hapën derën më vunë një armë në kokë dhe më urdhëruan të dilja,” tha ministrja, duke përshkruar “përvojën e saj traumatike”.

Autorët kërkuan para, por ajo kishte mbi vete vetëm një shumë të barabartë me rreth 10 euro. Kështu i vodhën laptopin dhe celularin. Sipas njoftimit të policisë, grabitësit kanë marrë armët e truprojave dhe sende të tjera personale. Autoritetet po hetojnë një grabitje të armatosur.

The post “Më vunë pistoletën në kokë dhe …”, ministrja rrëfen tmerrin që përjetoi gjatë grabitjes nga persona të maskuar appeared first on Albeu.com.

15-vjeçarja rrëfen tmerrin, tregon se si u abuzua për vite me radhë nga kushurinjtë e të dashurit
Një histori tronditëse me protagoniste një vajzë 15-vjeçare e përdhunuar e cila tregoi në gjykatë për abuzimin seksual që pësoi nga dy djem, kushërinjtë e djalit që dashuronte, në Romë.

Viktima ka pësuar dhunë nga kushërinjtë e të dashurit të saj, të cilët kishin kryer çdo llloj abuzimi fizik në trupin e të resë.

Adoleshentja rrëfeu dje me lot në sy historinë duke nënvizuar se “ajo është përdorur si leckë” nga përdhunuesit e saj.

Historia tronditëse e 15-vjeçares së dhunuar

Vajza ndoshta e kishte ndrydhur historinë për shkak të traumës së tmerrshme psikologjike që kishte pësuar.

Dhuna, së bashku me identifikimin e përgjegjësve, u zbardh vetëm pas seancave të shumta psikoterapie.

Siç raporton La Repubblica, drejtësia mundi të sillte përgjegjësit në bangon e të akuzuarve, vetëm në sajë të punës së psikoterapistes që po trajtonte të renë. Një terapi që identifikoi si përgjegjës dy djem 20-vjeçarë, të dy kushërinj të ish-të dashurit të 15-vjeçares.

Tortura fizike që ka pësuar vajza

Gjyqtari dëgjoi me vëmendje deponimin e të resë, e cila në sallën e gjyqit rrëfeu të gjitha torturat e vuajtura nga dy kushërinjtë e të dashurit të saj.

Me kalimin e një periudhe kohore, në historinë tronditëse të adoleshentes, pangopësia e përdhunuesve ishte rritur, aq sa ata kishin vënë në praktikë të gjitha perversitetet e tyre seksuale duke i zbatuar në trupin e viktimës.

Një situatë e cila u rindërtua edhe me psikoterapi, e cila bëri të mundur raportimin e saktë të torturës së pësuar nga e reja, kryer nga dy të pandehurit.

Pasojat e përdhunimeve të përsëritura mbi vajzën

Pyetjeve të gjyqtarit iu përgjigj edhe psikoterapistja që po ndjek vajzën. Vetë profesionistja dha një ekspertizë për psikikën e të resë, e cila aktualisht përjeton një paqëndrueshmëri të thellë për shkak të dhunës që ka pësuar.

Ekipi mjekësor, duke qenë në gjendje të flasë me të dhëna shkencore në dorë, nënvizoi se si pasojë e këtyre fakteve e reja po vuan çrregullime të rënda të humorit. Probleme të cilat konkretisht kanë ndryshuar edhe jetën e përditshme dhe cilësinë e jetës së adoleshentes.

The post 15-vjeçarja rrëfen tmerrin, tregon se si u abuzua për vite me radhë nga kushurinjtë e të dashurit appeared first on Albeu.com.

Ishte kthyer në tmerrin e shërbimit sekret, “Komandantin” e dëbojnë nga Shtëpia e Bardhë
CNN raporton se qeni i dashur i familjes Biden, ‘Komandanti’, kishte kafshuar më shumë se 11 agjentë të Shërbimit Sekret dhe stafin e Shtëpisë së Bardhë. Një qen tjetër ishte dërguar më parë të jetonte me miqtë e familjes, për incidente të ngjashme.

Qeni i përkëdhelur i presidentit amerikan Joe Biden është dëbuar nga Shtëpia e Bardhë, njoftoi një zëdhënës të mërkurën.

Qenin e larguan pasi ai kafshoi disa anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe Shërbimit Sekret.

Çifti Biden e ka dërguar qenin gjerman dyvjeçar të stanit, të quajtur “Komandant”, në një vend të panjohur, ndërsa Shtëpia e Bardhë studion “hapat e ardhshëm” që do të ndërmarrë.

Çfarë dimë tjetër për incidentet e kafshimit të Shtëpisë së Bardhë?

Shërbimi Sekret deklaroi se “Komandanti” kishte kafshuar 11 agjentë të tij. CNN raportoi se numri i personelit qeveritar të kafshuar nga qeni ishte më i lartë.

“Presidenti dhe Zonja e Parë kujdesen thellësisht për sigurinë e atyre që punojnë në Shtëpinë e Bardhë dhe të atyre që i mbrojnë çdo ditë”, tha Elizabeth Alexander, drejtoreshë e komunikimit për gruan e Biden-it, Jill.

“Ata mbeten mirënjohës për durimin dhe mbështetjen e Shërbimit Sekret Amerikan dhe të të gjithë të përfshirëve, teksa vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje”, shtoi ajo

“Komandanti” nuk është aktualisht në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa hapat e ardhshëm janë duke u vlerësuar”, shtoi ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ishte kthyer në tmerrin e agjentëve të Shërbimit Sekret,

Deklarata erdhi disa orë pasi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u pyet nga gazetarët gjatë një konference ditore në lidhje me pretendimet se “Komandanti” kishte kafshuar së fundmi një punonjës të Shtëpisë së Bardhë.

Në përgjigje, zyra e Zonjës së Parë tha se kopshtari kryesor i Shtëpisë së Bardhë po luante me qenin dhe se atij nuk i qe çarë lëkura në një incident kafshimi që u fotografua nga një turist.

Qeni u pa për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë më 30 shtator.

Kjo është kafsha e dytë e Presidentit Biden që e largojnë nga Shtëpia e Bardhë për shkak të sjelljes, pasi qenin gjerman të stanit “Major” e dërguan të jetonte me miqtë e familjes në shtetin e Delaëare-s, në verilindje të vendit.

Bidenët kanë përmendur më parë mjedisin “stresues” të Shtëpisë së Bardhë si arsyen e incidenteve të kafshimeve.

The post Ishte kthyer në tmerrin e shërbimit sekret, “Komandantin” e dëbojnë nga Shtëpia e Bardhë appeared first on Albeu.com.

Arrestohet “tmerri” i mjekëve dhe infermierëve në Athinë, i “zhvaste” ndërsa ata u shërbenin pacientëve
Policia greke ka arrestuar 31-vjeçarin i cili ishte khyer në tmerrin e mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Athinës.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë qenë më shumë se 10 raste ku mjekë dhe infermierë të spitalit në athinë kanë denocuar vjedhje.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke 31-vjeçari shfuytëzonte fluksin e pacientëve në spitale dhe arrinte të futej në dhomat e mjekëve dhe infermierëve dhe të merrte nga xhepat e tyre portofolet me para dhe karta krediti.

Makina që përdorte për udhëtimet e tij i është konfiskuar, ndërsa theksohet se ai është arrestuar edhe në të kaluarën për krime të ngjashme.

The post Arrestohet “tmerri” i mjekëve dhe infermierëve në Athinë, i “zhvaste” ndërsa ata u shërbenin pacientëve appeared first on Albeu.com.

Avioni merr flakë sapo ngrihet nga aeroporti, një nga pasagjerët filmon momentet e “frikshme” (VIDEO)
Një video e publikuar në mediat sociale tregon momentin e frikshëm që motori i një aeroplani, IndiGo mori flakë teksa po përpiqej të ngrihej nga aeroporti i New Delhi të Indisë.

Aeroplani me pasagjerë – i cili që atëherë ka aterruar në tokë – ishte duke ecur me shpejtësi përgjatë pistës kur flakët dhe shkëndija portokalli shpërthyen.

Sipas AFP, pasagjerët dëgjuan gjithashtu një zhurmë të fortë, shkruan nypost.

Një nga pasagjerët që udhëtonte për në Bengaluru, Priyanka Kumar, publikoi një video të incidentit në Twitter, ku tregohej se zjarri fiket brenda pak çastesh.

“Indigo 6E 2131 Eksperiencë e frikshme në pistën e Delhi!” ka postuar ajo në Twitter. Kjo duhej të ishte një video ngritjeje, por kjo ndodhi”, shkruan ai.

Në përgjigje të postimit në Twitter, linja ajrore tha se i vjen keq për shqetësimin e shkaktuar pasagjerëve.

Policia indiane tha se të gjithë 184 personat në aeroplanin Airbus A-320 janë të sigurt. AFP raportoi se do të kryhej një hetim i detajuar

The post Avioni merr flakë sapo ngrihet nga aeroporti, një nga pasagjerët filmon momentet e “frikshme” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.