tkurret Archives - Albeu.com

Fierzë nën 275 metra/ Rezerva hidrike tkurret, reshjet mungojnë dhe temperaturat e larta vijojnë
Gjatë javës që lamë pas, niveli i ujit ka shënuar një tjetër rënie të ndjeshme. Kuota maksimale e Fierzës, shkon në rreth 296 metra, ndërsa mungesa e reshjeve gjatë korrikut dhe gushtit ka reduktuar ndjeshëm prurjet që furnizojnë liqenin.

Në verilindje të vendit, gjatë këtyre dy muajve, reshjet kanë qenë thuajse të munguara.

Drini i Bardhë, që buron në malet e Pejës, dhe Drini i Zi, që vjen nga zona e Shën Naumit, po mbërrijnë në Kukës me një mesatare prej më pak se 70 metra kub ujë në sekondë.

Por diferenca bëhet edhe më e qartë kur këto prurje krahasohen me sasinë e ujit që mund të përdoret për prodhimin e energjisë.

Vetëm një prej katër turbinave të Fierzës, mund të shkarkojë të paktën 112 metra kub ujë në sekondë.

Ndërsa nëse të katër turbinat punojnë njëkohësisht, shkarkimi arrin në rreth 450 metra kub ujë në sekondë. Pra, sasia e ujit që po mbërrin në liqen është ndjeshëm më e ulët se kapaciteti i shkarkimit të hidrocentralit.

Një bilanc që tregon presionin mbi rezervën hidrike të Fierzës. Pa reshje të konsiderueshme dhe me nevojën për prodhim energjie, niveli i liqenit mbetet një tregues i rëndësishëm i situatës hidrike në veri të vendit.

The post Fierzë nën 275 metra/ Rezerva hidrike tkurret, reshjet mungojnë dhe temperaturat e larta vijojnë appeared first on Albeu.com.

Shqetësuese, migrimi i brendshëm po “than” qarqet, INSTAT: Popullsia e 9 rretheve iku drejt Tiranës dhe Durrësit më 2022
Shumica e qarqeve të vendit 9 prej 12, gjithsej janë duke vuajtur rënien e popullsisë edhe nga emigrimi i brendshëm, përveç ikjes jashtë vendit dhe rënies së lindjeve.

INSTAT raportoi se në vitin 2022 migrimi brenda Shqipërisë, ka një ndikim të rëndësishëm në popullsinë e njësive administrative.

Në vitin 2022, në nivel qarku, vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kishin një migrim të brendshëm neto pozitiv (më shumë të ardhur se sa të larguar), respektivisht me 7.366 Tirana, 1.182 Durrësi dhe 239 Vlora (të ardhur më shumë se sa të larguar).

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të gjitha qarqet e tjera ( Berati, Dibra, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Korça, Kukësi, Lezha, Shkodra,) kanë pasur migracion të brendshëm neto negativ gjatë vitit 2022.

Në veçanti qarqet e Dibrës dhe Elbasanit me -1.822 dhe -1.283 respektivisht.

Një tregues tjetër, koeficienti bruto i migracionit të brendshëm neto tregon ndikimin që ka migracioni i brendshëm në popullsinë e qarqeve të veçanta.

Tirana, Durrësi dhe Vlora ishin qarqet e vetme me koeficient bruto të migrimit të brendshëm neto pozitiv, me një shtesë prej 8,0 për Tiranën dhe 4,1 për Durrësin dhe 1,3 për Vlorën (persona për një mijë banorë) respektivisht.

Qarqet e Dibrës dhe Gjirokastrës kishin nivelet më të ulëta të koeficientit bruto të migracionit të brendshëm neto, përkatësisht me -16,9 dhe -12,1 i ndjekur nga qarku i Kukësit me -10.4 (persona për një mijë banorë) respektivisht.

Në vitin 2022, bashkia me migracionin e brendshëm neto më të lartë ishte Tirana, me një vlerë prej 6.004 të ardhur më shumë se sa të larguar, ndërsa bashkia me migracionin e brendshëm neto më të ulët ishte Dibra, me 744 të larguar më shumë se të ardhur.

Popullsia e Shqipërisë ka ardhur duke u zvogëluar që nga viti 2001, megjithëse jo të gjitha qarqet kanë ndjekur këtë prirje.

Popullsia mesatare e Shqipërisë u pakësua nga 2.811.666 banorë më 2021 në 2.777.689 banorë në 2022.

Në vitin 2022, qarku me popullsinë mesatare më të madhe në Shqipëri, ishte i Tirana me 922.386 banorë, i ndjekur nga qarku i Durrësit me 290.561 banorë.

Në të njëjtën kohë, dy qarqet me popullsinë mesatare më të vogël në vitin 2022 ishin  Gjirokastra dhe Kukësi, respektivisht me 54.296 dhe 72.133 banorë.

Gjatë vitit 2022, vetëm popullsia e qarku të Tiranës është rritur, ndërsa të gjitha qarqet e tjera kishin një normë negative të rritjes së popullsisë.

Qarku i Tiranës ka pasur nivelin më të lartë të rritjes së popullsisë mesatare gjatë vitit 2022, pasi u rrit me 0,7% krahasuar me vitin 2021.

Nga ana tjetër, qarku me normën më të ulët të rritjes së popullsisë mesatare ishte ai i Gjirokastrës, me –4,2%, gjatë vitit 2022.

The post Shqetësuese, migrimi i brendshëm po “than” qarqet, INSTAT: Popullsia e 9 rretheve iku drejt Tiranës dhe Durrësit më 2022 appeared first on Albeu.com.