tiranes Archives - Albeu.com

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri/ Arrestohen 3 persona, njëri prej tyre i dënuar për vrasje (EMRAT)
Policia e Tiranës, ka goditur një grup kriminal që shiste armë zjarri. Në pranga u vunë 3 persona, anëtarë të grupit, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Të arresutarit janë Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti.

Ilir Zyberi 55-vjeç, banues në Tiranë, ka qene i dënuar më parë për vrasje.

Nderkohe dy personat e tjere ka qene te denuar, njeri për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim, tjetri për plagosje të rëndë me dashje.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Anëtarët”.

Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.

Vihen në pranga 3 pjesëtarë të këtij grupi, të tre me precendent penal. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar si pjesëtar i këtij grupi.

Sekuestrohen 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

-I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje;

-A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim;

A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri/ Arrestohen 3 persona, njëri prej tyre i dënuar për vrasje (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e parakohshme të Tiranës do të bojkotohen? Flet Berisha: Është një opsion, Ogerta u shkri në dënese kur mori vesh lajmin se do jetë kandidate
Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

Berisha tha se edhe bojkoti është një opsion, por vendimet do të merren me strukturat e PD. Një koment e ka edhe për Ogerta Manastirliun e cila do të jetë kandidatja e PS.

“Vendimet do bëhen të ditura. Me Ramën nuk ka kurrë zgjedhje të lira. Ka dy taktika, edhe ajo është një taktikë. Në përpjekjen e betejës, bojkoti është një armë, është një formë, por ndofta forma më e lehtë.

Rama për të mbuluar këtë piramidë krimi që ngrihet sot para shqiptarëve në Kuvendin e drogës, nxori përsëri nga qelia Veliajn. Do të tërheqë mediat me probleme bashkisë së Tiranës dhe përmallim madh të Ogertës. U shkri në dënesë Ogerta kur mor vesh lajmin se do të kandidohet. Janë shashka për mediat dhe për opozitën”, tha Berisha.

The post Zgjedhjet e parakohshme të Tiranës do të bojkotohen? Flet Berisha: Është një opsion, Ogerta u shkri në dënese kur mori vesh lajmin se do jetë kandidate appeared first on Albeu.com.

Historia tronditëse e 24-vjeçares shtatzënë që lyp në rrugët e Tiranës me vajzën e saj: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë
Këtë të premte, një histori rrëqethëse është bërë publike në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ku një 24-vjeçare shtatzënë në muajin e shtatë ka treguar mes lotësh realitetin dramatik që po përjeton.

E reja rrëfeu se ishte martuar në moshën 16-vjeçare për vetëm 700 mijë lekë të vjetra dhe sot jeton në kushte ekstreme, duke lypur çdo ditë në rrugët e Tiranës me vajzën e saj 4-vjeçare.

“Dal çdo ditë dhe lyp me vajzën time sepse nuk kemi çfarë të hamë. Nuk kam mundësi as të blej rroba për foshnjën që pres”, tha 24-vjeçarja mes lotësh.

Historia e saj bëhet edhe më e dhimbshme kur tregon se bashkëshorti i saj ndodhet në burg, pasi u kap duke vjedhur një monopatinë elektrike në përpjekje për të siguruar të ardhura minimale për familjen.

“Nuk kërkoj luks. Dua vetëm një vend të sigurt për të lindur dhe një vakt të ngrohtë për vajzën time, që në vend të kopshtit endet në rrugë”, u shpreh ajo.

Ajo tha se ndihma ekonomike është e papërfillshme, ndërsa institucionet shtetërore nuk janë kujdesur për të, pavarësisht se ajo përmbush të gjitha kriteret për mbështetje bazike sociale.

The post Historia tronditëse e 24-vjeçares shtatzënë që lyp në rrugët e Tiranës me vajzën e saj: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë appeared first on Albeu.com.

BIRN: Blerjet luksoze të Ajola Xoxës, “Imelda Marcos” e Tiranës
Në Tiranë, një nga kryeqytetet më modeste në Evropë, ku paga mesatare është 600 euro në muaj, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, dyshohet se shpenzonte mbi 100 mijë euro në vit vetëm për blerje në internet.

Hetimi i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka zbuluar rreth 130 deklarata doganore në emrin e saj ose të bashkëpunëtorëve të ngushtë midis 2016 dhe 2021, për një shumë totale prej 860 mijë euro.

Mallrat e luksit të importuara përmes shitësve online si Net-a-Porter, Moda Operandi dhe Mercedes Distribution Moda, përfshin një gamë të gjerë të fustanesh, bizhu, bikini, çorape, aksesorë, ‘make-up’, si dhe produkte të tjera luksi nga marka si ‘Louis Vuitton’ dhe ‘Prada.’

“Veprimet hetimore të kryera në lidhje me shpenzimet e bëra nga Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj në shifrën e 86,721,175 (tetëdhjetë e gjashtë milion e shtatëqind e njëzet e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë për rroba, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj”, shkruan SPAK në kërkesën për masën e sigurisë ndaj Xoxës dhe Veliaj.

Kryebashkiaku jetëgjatë i Tiranës, u arrestua të hënën me urdhër të Gjykatës Speciale nën akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Ai dyshohet se ka krijuar një skemë të mirëmenduar korruptive, për të përfituar ryshfete nga fondet e Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga bashkëshortja e tij.

Të mërkurën në mbrëmje, Gjykata Speciale konfirmoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Veliajt, ndërsa la në ‘detyrim paraqitje’ Ajola Xoxën, duke qenë se është nëna e një fëmije të mitur.

Në një deklaratë në faqen e tij në ‘Facebook’, kryebashkiaku Erion Veliaj, deklaroi se blerjet online të bashkëshortes ishin të ligjshme.

“Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje”, tha Veliaj.

“Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal”, shtoi ai.

Erion Veliaj, është prej gati një dekade kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe një prej figurave kryesore të Partisë Socialiste në pushtet.

Përpara se të zgjidhej në krye të bashkisë më të madhe në vend, Veliaj ka shërbyer si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nga viti 2013 deri në vitin 2015. Përpara ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, ai njihej si aktivist i shoqërisë civile dhe themelues i Lëvizjes “Mjaft!”.

Ajola Xoxa është një juriste shqiptare, e specializuar në të drejtën e energjisë. Ajo është bashkëthemeluese e platformës së artit bashkëkohor “Harabel“, e cila fokusohet në promovimin e artit dhe kulturës në Shqipëri. Veliaj dhe Xoxa u martuan në vitin 2014 në një dasmë me qindra të ftuar në kështjellën e Gjirokastrës dhe janë prindër të një djali.

Me pamjen e saj të kujdesur dhe veshjet e stiluara, Xoxa ka qenë shpesh subjekt i faqjeve rozë dhe publikeme të lidhura me modën dhe stilin e jetës në Tiranë.

Sipas SPAK, nga viti 2016 deri në vitin 2021, Xoxa shpenzoi mesatarisht 14.4 milionë lekë (140 mijë euro) për blerje online në dyqane mode dhe mallrash luksi.

Ndryshe nga sa shprehet kryebashkiaku i Tiranës, këto blerje nuk kanë qenë transparente dhe as nuk janë deklaruar në Inspektoriatin e Kontrollit dhe të Deklarimit të Pasurive (ILDKPKI).

Sipas SPAK, jo vetëm që është shkelur detyrimi ligjor për të raportuar shpenzimet, por Xoxa gjithashtu ka krijuar një skemë për të kamfluar blerjet online, duke përdorur Erlad Ismailin – një nga punonjësit e kompanisë së saj ‘Partners Law’ për zhdoganimet.

Gjatë deklarimit në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Erald Ismaili ka rrëfyer se ndryshe nga sa sugjerojnë zhdoganimet, ai bën një jetë modeste, me të ardhura familjare rreth 2,4 milionë lekë në vit si dhe madje as nuk disponon automjet, për shkak se makina është shpenzim i madh për të.

I pyetur nëse kishte blerë ndonjëherë rroba të markave si “Louis Vuitton apo Prada”, shtetasi Erald Ismaili e ka mohuar një gjë të tillë. Kur është ballafaquar me faktin se për vitet 2016 deri në vitin 2021, në emër të tij janë paguar produkte të cilat janë zhdoganuar me 130 praktika doganore, në vlerë 55,4 milionë lekë, pa përfshirë pagesat doganore dhe taksat, Ismaili është shprehur i habitur dhe ka sqaruar se këto blerje nuk janë bërë nga ana e tij, por nga shtetësja Ajola Xoxa.

“Deklaruesi kujton se i ka dhënë Ajolës njëherë kartën e identitetit, pasi e kërkonte posta, por nuk ka dijeni se si është përdorur”, shprehet SPAK.

“Ky deklarim është në unitet me të gjitha provat e tjera të administruara, pasi shtetasi Erald Ismaili nuk ka asnjë mundësi financiare për të bërë blerje online të veshjeve dhe sendeve të tjera personale, si make up etj, në një vlerë të përgjithshme prej rreth 65 milionë lekë në harkun kohor të rreth 4 viteve (bashkë me TVSH)”, shton organi i akuzës.

Gjatë deklarimit në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, edhe shtetësja Adela Kondakçiu – që ka shërbyer si financiare e Qendrës ‘Harabel’, ka mbështetur rrëfimin e Erald Ismailit.

Ajo ka treguar se si i “kanë paguar cash zhdoganimet e Eraldit me urdhër apo me kërkesë të Ajolës”.

“Lekët për pagesat e doganave i jepte gjithmonë Ajola”, deklaron Kondakçi. “Nga paketimi kam konstatuar se ishin marka të shtrenjta të rrobave”, ka shtuar ajo.

Hetimet e SPAK rreth mënyrës së jetesës së Xoxës nuk kanë të bëjë vetëm me zakonet e saj të blerjeve në internet, por shenjestrojnë me burimin e fondeve që financojnë këtë luks.

Edhe pse bashkëshorti i saj mbante postin e kryebashkiakut të kryeqytetit, pagat zyrtare ishin të pamjaftueshme për të përballuar këtë nivel marramendës shpenzimesh.

Hetimet e SPAK hedhin dyshime se këto blerje luksi, janë financuar nëpërmjet fondeve të transferuara në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës, si dhe kompani që merrnin leje ndërtimi në kryeqytet.

Rasti i Ajola Xoxës, ngjall krahasime me figura të tjera të bashkëshorteve të politikanëve, të cilat u kthyen në ikona mode, si Imelda Marcos e Filipineve dhe Leila Ben Ali e Tunizisë – gra që përfundimisht u bënë simbole të korrupsionit dhe mungesës së shtetit ligjor në vendet e tyre./BIRN

The post BIRN: Blerjet luksoze të Ajola Xoxës, “Imelda Marcos” e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Rama lavde Tiranës nga Samiti i Pakteve të Qyteteve të Lira: Ka mësuar shumë nga Barcelona dhe Holanda, s’keni parë gjë akoma
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, mori pjesë në Samitin e Pakteve te Qyteteve të Lira, ku u shpreh se Tirana ka mësuar shumë nga zhvillimi urban dhe arkitektura e përdorur në shtetet evropiane si Barcelona dhe Holanda.

“Barcelona është një klasë e hapur për të marrë mësim për qasjen e zhvillimit urban dhe te bukurës në arkitekturë. Nuk mund të mos kujtoj dhe eksperiencën në Holandë. Në Amsterdam kemi pasur dëshirën e madhe për të mësuar për zhvillimin urban. Të drejtosh një qytet ka mundësinë dhe kënaqësinë e veçantë që të mësosh nga eksperiencat e të tjerëve në mënyrë indirekte”, – tha kryeministri.

Kryeministri Rama, u shpreh gjithashtu se Tirana ka shumë për të zbuluar nga pjesa arkitekturore dhe se nuk është parë asgjë akoma.

“Më vjen mirë që në Tiranë kemi mirëpritjen tonë për perëndimorët. Duket se çfarë po ndodh dhe është fillimi i një gjerdani i arkitekturës bashkëkohore në Tiranë. Është e pamundur të pretendosh se njerëzit mjaftohen me çfarë i ofron qyteti”, – tha Rama.

The post Rama lavde Tiranës nga Samiti i Pakteve të Qyteteve të Lira: Ka mësuar shumë nga Barcelona dhe Holanda, s’keni parë gjë akoma appeared first on Albeu.com.

BIRN: Fati i miliona eurove në inceneratorin “fantazmë” të Tiranës mbetet mister
Kompania koncesionare Integrated Energy BV SPV, e cila është aktualisht nën administrim shtetëror, ka dështuar të depozitojë në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit 2023, ndërsa nga 10 dhjetori ka një administrator të ri.

Çdo kompani në Shqipëri, publike apo private, është e detyruar që brenda 31 korrikut të depozitojë në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit paraardhës.

Në rast se nuk e bën, QKB zakonisht refuzon shërbimet për veprime të tjera në regjistër si dhe vendos një gjobë në masën 70 mijë lekë të rinj.

Kjo nuk është ajo që ka ndodhur me atë që është me gjasë sipërmarrja më shqetësuese në vend, kompania Integrated Energy BV SPV, e cila zbaton koncesionin e të ashtuquajturit incinerator të Tiranës, një kompani me të ardhura të sigurta në nivelin e dhjetëramilionë eurove, të cilat paguhen si tarifa të detyrueshme nga bizneset si dhe nga tatimpaguesit, fati i të cilave sot për sot është mister.

Kompania nuk ka depozituar pasqyrat financiare sipas ligjit brenda datës 31 korrik, ndërsa praktika e zakonshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit për të refuzuar shërbimet deri në plotësimin e këtij detyrimi ligjor duket se nuk është zbatuar kësaj here pasi në 11 nëntor dhe 10 dhjetor, në regjistër janë depozituar dhe regjistruar dy urdhra, të cilat, fillimisht emëruan një bashkëadministrator me të drejta të plota dhe pastaj hoqën njërin nga administratorët dhe emëruan përfundimisht administrator të vetëm Indrit Karaj.

Kompania Integrated Energy B.V SPV u themelua në vitin 2017 me qëllim që të zbatonte një kontratë koncesionare. Kapitali i saj themeltar ishte 100 mijë lekë. Kompania filloi menjëherë të arkëtojë miliona nga taksapaguesit si dhe nga një skemë e derdhjes me detyrim të dherave të ndërtimit kundrejt tarifave të majme, duke realizuar të ardhura të përgjithshme në nivelin e 10.6 miliardë lekëve për periudhën 2017-2022.

Shumë prej këtyre parave kanë ikur në drejtim të paditur ndërsa një hetim i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, solli vendosjen e kompanisë nën sekuestro preventive në gusht 2023. Niveli më i lartë i të ardhurave u realizua në vitin 2022 me 2.7 miliardë lekë.

Që nga koha e vendosjes në sekuestro e deri më sot, pagesat e buxhetit të shtetit kanë vijuar dhe pagesat e kompanive private gjithashtu, por se ku kanë vajtur këto para nuk dihet për shkak se bilanci nuk është depozituar në QKB sipas detyrimit ligjor.

Situata me projektin tjetër nën sekuestro, incineratorin e Fierit, është edhe më e panjohur për shkak se kompania nuk ka depozituar as bilancet e viteve 2020, 2021 e 2022./Oranews

The post BIRN: Fati i miliona eurove në inceneratorin “fantazmë” të Tiranës mbetet mister appeared first on Albeu.com.

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dosja e inceneratorit të Tiranës kalon për gjykim
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO), pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Nga të pandehurit, vetëm tre prej tyre kanë kërkuar gjykim të shkurtuar: Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa të tjerët kanë kërkuar gjykim të zakonshëm.

Kërkesa për gjykim të shkurtuar, do të shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese.

Më 2 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve për 12 personat e akuzuar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023. Për gjykim janë dërguar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.

Ndërkohë, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, është ndarë nga kjo çështje, pasi po hetohet për një akuzë tjetër, atë të korrupsionit.

The post GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dosja e inceneratorit të Tiranës kalon për gjykim appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet 2025/ KQZ: Tiranës i shtohet një tjetër mandat deputeti, ja cilit qark t’i hiqet
Teksa na ndajnë edhe 5 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka propozuar edhe një rokadë mandatesh mes dy qarqeve.

Sipas KQZ, qarkut të Korçës do t’i hiqet një mandat dhe do t’i kalojë qarkut të Tiranës, duke e çuar numrin e mandateve të deputetëve në 37, ndërsa në Korçë ky numër zbret në 10.

Në zonat e tjera zgjedhore, nuk do të ketë ndryshim të numrit të mandateve.

Ky propozim do të shqyrtohet nga Komisioni Rregullator ditën e nesërme, i cili pritet të aprovojë ndarjen e re të mandateve për parlamentaret e 2025.

The post Zgjedhjet 2025/ KQZ: Tiranës i shtohet një tjetër mandat deputeti, ja cilit qark t’i hiqet appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Blushi: Veliaj vjedh me inceneratorin fantazmë të Tiranës 80 mijë euro në ditë
Në protestën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, deklaroi se tani është koha për protesta para SPAK.

“Kjo është e vetmja ditë në javë kur ai nuk ka mundësi të vjedhë pasi nga frika e protestës ai e braktis këtë godinë.

Erion Veliaj mbrohet dhe ka imunitet nga një organizatë kriminale si SPAK.

Ne jemi këtu çdo javë dhe kërkojmë drejtësi. Por për fat të keq drejtësia ka mbyllur sytë dhe veshët dhe është bërë palë me këtë hajdut.

Të gjithë e pamë se si Erion Veliaj transportonte letrat drejt burgut të Fierit për të detyruar bedelët e tij të arrestuar që të firmosnin për të shmangur përgjegjësitë penale.

Veliaj vjedh me incerenatorin fantazmë të Tiranës 80 mijë euro në ditë, për një shërbim që nuk kryhet dhe drejtësia hesht sepse SPAK dhe Dumani janë tubi i oksigjenit të korrupsionit të përbindshëm në Bashkinë e Tiranës.

Ndaj është koha për një reagim të fortë qytetar përballë edhe tij institucioni që është kthyer sot në partnerin në krim të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Unë u ftoj të gjithëve që në datë 6 dhjetor, në ora 12:00 të protestojmë përpara institucionit që sot mban në këmbë Erion Veliajn dhe pushtetin e Edi Ramës.

Që mban në këmbë këtë narkoqeveri dhe këtë narkobashki.

Të protestojmë jo për të kërkuar drejtësi, por për të kërkuar për faktin se ai institucion është shndërruar sot në patericën e Edi Rramës dhe Erion Veliajt”, shprehet Blushi.

The post Protesta e opozitës/ Blushi: Veliaj vjedh me inceneratorin fantazmë të Tiranës 80 mijë euro në ditë appeared first on Albeu.com.

Alarm për bombë në shkollat e Tiranës, policia kryen kontrolle
Në disa shkolla të Tiranës, ka patur alarmë për bomba dhe u kërkonte nxënësve të dilnin jashtë. Një e-mail i mbërritur në adresë të Policisë së Shtetit, ka ngritur në këmbë strukturat ligjzbatuese, ku paralajmërohen sulme me bomba në shkolla.

Pa përmendur emra shkolle specifikisht, duket se një grup radikal ekstremist, ku përmendet emri ‘Allah’, tenton të përhapë panik, duke paralajmëruar se ‘gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla’, apo merr rastin e sulmit në Nicë të Francës.

Sakaq, Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve që kanë dërguar e-mailin në fjalë, ndërsa në çdo shkollë të vendit janë marrë masa.

Nga një vëzhgim i News24, nëpër shkollat e Tiranës, rezulton se pranë tyre ka prani të shtuar policore dhe se pas kontrolleve në ambientet e institucioneve arsimore, mësimi ka vijuar normalisht.

Policia e Shtetit garanton se nuk ka vend për panik te mësuesit, nxënësit apo prindërit.

The post Alarm për bombë në shkollat e Tiranës, policia kryen kontrolle appeared first on Albeu.com.