tirana beogradi Archives - Albeu.com

Kosto e jetesës, Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtët në rajon, Prishtina më e lira
Beogradi në Serbi dhe Tirana në Shqipëri janë dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon, sipas indeksit të mesviti të Numbeo, database më e madhe e kostove të jetesës.

Beogradi ka një indeks prej 38.8 % dhe Tirana 38.37%. Ky indeks mat koston e jetesës në raport me qytetin e Nju Jorkut, që e ka këtë tregues 100%.

Më e lira në rajon është Prishtina e Kosovës, me indeksin në vlerën 26.3% e kostos së jetesësnë Nju Jork, e ndjekur nga Shkupi, në Maqedoninë e Veriut (32.94%), Podgorica në Mal të Zi (34.52%), Sarajeva në Bosnjë Hercegovinë (35.34).

Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë produktet ushqimore, restorantet, transportin dhe shërbimet komunale. Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka. Nëse një qytet ka një Indeks të Kostos së Jetesës prej 120, kjo do të thotë se Numbeo ka vlerësuar se ai është 20% më i shtrenjtë se Nju Jorku (duke përjashtuar qiranë).

Numbeo mat dhe indeksin e qirasë, një vlerësim i çmimeve të apartamenteve me qira në qytet në krahasim me qytetin e Nju Jorkut. Për Tiranën, ky indeks është 10.8%, për Beogradin 13.73%, për Shkupin 7%, për Podgoricën 9.24%, për Prishtinën 8.32% dhe për Sarajevën 7.46%.

Në indeksin e restoranteve, që sërish është një krahasim i çmimeve të vakteve dhe pijeve në restorante dhe bare në krahasim me Nju Jorkun, më i liri është Prishtina, me 19.6% të mesatares së Nju Jorkut, të ndjekur nga Sarajeva (23.6%), Podgorica (25%), Tirana (28.9%). Më i shtrenjti është Beogradi, ku një vakt në restorant kushton mesatarisht sa 35% në Nju Jork.

Të blesh në supermarkete është më shtrenjtë ne Tiranë dhe Podgoricë, me 31% të mesatares së Nju Jorkut. Më pas renditet Sarajeva me 30.4%. Më lirë është në Prishtinë (23.5%) dhe në Podgoricë (25%),

Qytetet më të shtrenjtë në botë ndodhen në Zvicër, si Basel, ku kosto e jetesës është sa 120% e mesatares së Nju Jorkut Zyrihu (118%). Koston më të ulët të jetesës në raport me Nju Jorkun e kanë qytete në Indi, Pakistan, Sri Lanka, Kolumbi etj (15-20%).

Vala globale e rritjes së çmimeve ka shtuar kostot e jetesës kudo në botë. Ky shtrenjtim, që në pjesën më të madhe nuk po shoqërohet me rritje të të ardhurave pritet që të rrisë varfërinë kudo në botë. MONITOR

The post Kosto e jetesës, Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtët në rajon, Prishtina më e lira appeared first on Albeu.com.