TikTok një 'kërcënim sigurie' Archives - Albeu.com

Pragë: Mbikëqyrja kibernetike çeke​​​​​​​ e quan TikTok një kërcënim sigurie
Mbikëqyrja kibernetike çeke ka lëshuar një paralajmërim kundër përdorimit të aplikacionit të popullarizuar kinez për shpëndarjen e videove TikTok duke përmendur kërcënime sigurie.

TikTok, një aplikacion kinez për shpërndarjen e videove, është vënë nën kontroll të shtuar kohët e fundit në shumë vende mbi procedurat e trajtimit të të dhënave.

Mbikëqyrësi çek paralajmëroi më tej se TikTok mund të përbëjë një kërcënim sigurie nëse instalohet në “pajisjet që aksesojnë informacionin kritik dhe infrastrukturën e komunikimit”.

Pse ka shqetësime në rritje?

Vendet perëndimore janë të shqetësuara, se aplikacioni mund t’u japë autoriteteve kineze akses në të dhënat e ndjeshme të përdoruesve.

“Agjencia është e shqetësuar për një kërcënim të mundshëm të sigurisë që rrjedh nga përdorimi i TikTok kryesisht për shkak të sasisë së të dhënave të përdoruesit që mblidhen nga aplikacioni, si dhe mënyrës së trajtimit të të dhënave”, thanë rregullatorët.

Shqetësime të mëtejshme burojnë nga fakti se kompania amë e TikTok, ByteDance “është nën juridiksionin ligjor të Republikës Popullore të Kinës.”

Autoriteti kibernetik çek shtoi më tej se “mbledhja e tillë e të dhënave në shkallë të gjerë është shqetësuese për shkak të mjedisit ligjor dhe politik të Republikës Popullore të Kinës duke pasur parasysh se ByteDance, zhvilluesi dhe administratori i TikTok, bie nën juridiksionin e Republikës Popullore të Kinës.”

Politikanët dhe zyrtarët u këshilluan kundër përdorimit të aplikacionit dhe publikut të gjerë iu kërkua të shqyrtonte nëse do ta përdorte gjithashtu aplikacionin.

ByteDance, kompania amë e TikTok, ka thënë më parë se shqetësimet rreth aplikacionit janë nxitur nga disinformatat dhe ka mohuar përdorimin e aplikacionit për spiunimin e perëndimorëve.

Pekini nga ana tjetër ka mohuar të ketë synime për të përdorur aplikacionin për qëllime spiunazhi.

Republika Çeke i bashkohet listës së disa vendeve që kanë ndërmarrë hapa për të kufizuar përdorimin e TikTok.

Shtetet e Bashkuara dhanë një kufi 30-ditor muajin e kaluar për të hequr aplikacionin nga të gjitha pajisjet dhe sistemet federale.

Parlamenti Evropian, Komisioni Evropiandhe Këshilli i BE-së e kanë ndaluar TikTok nga të gjithë telefonat e stafit.

Kanadaja dhe Danimarka gjithashtu e kanë ndaluar stafin e tyre që të ketë TikTok në telefonat e tyre.

Në një raport të mëparshëm të lëshuar në vitin 2022, agjencia e inteligjencës kombëtare çeke me seli në Pragë e quajti Kinën si një kërcënim të madh që synon hapësirën kibernetike çeke. /DW/

The post Pragë: Mbikëqyrja kibernetike çeke​​​​​​​ e quan TikTok një kërcënim sigurie appeared first on Albeu.com.