TIK Archives - Albeu.com

Emigrimi lë vendin pa profesionistë të teknologjisë, 80% e bizneseve në kërkim të punonjësve
Kërkesa për punonjës të teknologjisë dhe informacionit (TIK) po rritet me ritme më të shpejta se mundësitë e sistemit arsimor në vend për të përgatitur ekspertë të kësaj fushe, teksa emigrimi po rrezikon specialistët ekzistues.

Mbi 80% e bizneseve të mesme të dhe mëdha dhe 54% e të voglave raportuan se kishin vende të lira pune në fushën e TIK në 12 muajt e fundit (2022) thuhet në një studim “ Nevojat për Aftësi te lidhura me Programimin kompjuterik, aktivitetet e shërbimit të informacionit”, që u botua nga INSTAT.

Kompanitë pohuan se aspirata e aplikantëve për të migruar është pengesa kryesore e rekrutimit për çdo grup profesionesh në sektorin e TIK. Bizneset janë shprehur se nuk preferonin punësimin e kandidatëve me plane të ardhshme emigrimi, pasi është e kushtueshme dhe shkatërruese për biznesin e tyre.

Pas emigrimit , “Përvoja e pamjaftueshme në punë” raportohet si pengesa e dytë më e madhe për gjetjen e punonjësve, ndërsa pengesa të tjera të listuara janë “Aftësitë te pamjaftueshme”, “nivel jo tërheqës i pagës” etj. Por studimi vë në dukje se emigrimi i ardhshëm duket se ka eklipsuar të gjitha vështirësitë e tjera në presionet që lidhen me TIK.

Autorët e studimit pyetën kompanitë për profesionet dhe numrin përkatës te punonjësve që ishin larguar gjatë 12 muajve të fundit (2022). Rezultatet treguan se ishin larguar 1,095 punonjës (885 me profil IT).

Qarkullimi mesatar i stafit të IT-së është 19%, përkatësisht 2.7 herë më i lartë se ai i personelit jo-IT (7%). Për sa i përket profesioneve, grupi më i madh i punonjësve që u larguan nga kompanitë e tyre gjatë 12 muajve të fundit është “inxhinierët dhe zhvilluesit e softuerit” (650 ekspertë ose 59% e atyre që u larguan).

Grupi i dytë që lëviz më shumë nga grupi i profesionit janë “inxhinierët e sistemit dhe rrjetit” (186 ekspertë ose 17% e atyre që u larguan).

Sektori i aktiviteteve të TIK në Shqipëri numëron 2,180 biznese me 8,994 punonjës, nga të cilët 6270 (70%) janë të angazhuar në profilet e punës në TIK. Sektori dominohet kryesisht nga kompanitë me një punonjës rreth 74%, por pjesa më e madhe punësimit vjen nga bizneset me më shumë se 1 punonjës, të cilat kontribuojnë me 82% të punësimit total.

Mosha mesatare e kompanive në këtë sektor është 6 vjeç. Më shumë se 25% e kompanive janë në fazën start-up, teksa, 14% kanë funksionuar për më shumë se 10 vjet, dhe më shumë se gjysma janë krijuar në 5 vitet e fundit.

Lëvizshmëria e stafit pas trajnimit (64%) është shqetësimi kryesor për kompanitë, e ndjekura nga nënkualifikimi i fuqisë punëtore (59%). Pagat, preferencat e punës dhe barra fiskale janë shqetësuese për më pak se 25% të kompanive.

Kompanitë deklaruan që punonjësit largohen për punëdhënës të tjerë (brenda dhe jashtë sektorit), emigrojnë, apo preferojnë të punojnë si profesionistë të lirë ose fillojnë biznesin e tyre./ /Monitor

The post Emigrimi lë vendin pa profesionistë të teknologjisë, 80% e bizneseve në kërkim të punonjësve appeared first on Albeu.com.