Thomas Strakosha Archives - Albeu.com

Katër lojtarë jashtë për Ligën e Kombeve, Maran shpall të premten listën e Shqipërisë
<html><head></head><body>

Shqipëria do të përballet me katër mungesa të rëndësishme në grumbullimin e këtij muaji për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Trajneri Rolando Maran do ta bëjë publike të premten listën e futbollistëve të ftuar, por për shkak të lëndimeve nuk do të ketë në dispozicion katër lojtarë.

Portieri Thomas Strakosha, sulmuesi Myrto Uzuni, si dhe mbrojtësit Arlind Ajeti e Marash Kumbulla, nuk do të jenë të gatshëm për përballjet e ardhshme.

Këto mungesa përbëjnë shqetësim për stafin teknik, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që futbollistët kanë luajtur së fundmi në formacionin kuqezi.

Në listën e Maranit priten ndërkohë edhe dy rikthime. Rey Manaj dhe Ernest Muçi pritet të bashkohen sërish me Kombëtaren, duke shtuar mundësitë e trajnerit italian në repartin e sulmit.

Grumbullimi i Shqipërisë do të nisë të hënën e ardhshme, ndërsa gjatë kësaj periudhe kuqezinjtë do të luajnë katër ndeshje. Dy prej tyre do të jenë kundër San Marinos, kurse sfidat e tjera do të zhvillohen ndaj Bjellorusisë dhe Finlandës.

Takimet janë planifikuar të luhen nga 26 shtatori deri më 6 tetor. Maran synon që Shqipëria të sigurojë në këtë seri ndeshjesh rezultatet e nevojshme për të avancuar në Ligën e Kombeve.

</body></html>

The post Katër lojtarë jashtë për Ligën e Kombeve, Maran shpall të premten listën e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Goditje për kuqezinjtë, Thomas Strakosha humbet katër sfidat e Nations League
<html><head></head><body>

Shqipëria do të zhvillojë katër takime të Nations League gjatë muajve shtator dhe tetor, ndërsa trajneri Rolando Maran ka nisur të formësojë listën e lojtarëve që pritet të grumbullojë.

Megjithatë, në këtë seri ndeshjesh Kombëtarja do të ketë një mungesë të rëndësishme. Sipas “Top Channel”, Thomas Strakosha nuk do të jetë pjesë e grumbullimit dhe do të mungojë në të katërja përballjet e Ligës së Kombeve.

Mungesa e portierit kryesor përbën një goditje të fortë për kuqezinjtë. Mbetet për t’u parë nëse vendin e titullarit do ta marrë Alen Sherri apo njëri prej portierëve të Superiores, Mario Dajsinani dhe Pano Qirko.

NDESHJET E KOMBËTARES:

26 shtator / Shqipëri–Bjellorusi

29 shtator / San Marino–Shqipëri

3 tetor / Finlandë–Shqipëri

6 tetor / Shqipëri–San Marino

</body></html>

The post Goditje për kuqezinjtë, Thomas Strakosha humbet katër sfidat e Nations League appeared first on Albeu.com.

Shtatë futbollistët shqiptarë që pritet të luajnë në Ligën e Kampionëve
<html><head></head><body>

Të paktën shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare bëjnë aktualisht pjesë në klubet që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve për edicionin 2026/27.

Amir Rrahmani do të jetë në këtë kompeticion me Napolin, ndërsa Vedat Muriqi e arriti kualifikimin me Fenerbahçen pas triumfit kundër Lyonit.

Falë golit të shënuar sot nga sulmuesi i Kosovës, Fenerbahçe u rikthye në Ligën e Kampionëve pas një mungese prej 17 vitesh.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo. Dy futbollistët siguruan një vend në fazën e ligës me AEK-un e Athinës, pasi skuadra greke eliminoi Levski Sofian.

Në listë përfshihet gjithashtu Arijon Ibrahimović, lojtari shqiptar nga Prizreni që aktivizohet te Bayern Munichu. Talenti shqiptar mund ta ketë rastin të luajë në skenën më të rëndësishme të futbollit evropian me klubin e madh gjerman.

Veton Berisha, vëllai i Valon Berishës, do të jetë pjesë e garës me Vikingun në Norvegji. Ndërkohë, mesfushori Art Smakaj luan për LASK-un.

Nga ana tjetër, disa futbollistë të tjerë shqiptarë nuk ia dolën të vazhdonin në këtë kompeticion. Milot Avdyli dhe Veton Tusha u eliminuan me Celjen, pas disfatës ndaj Slovan Bratislavës në vazhdime. Edhe Arbër Hoxha humbi mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, pasi Dinamo Zagrebi u mposht nga Vikingu.

</body></html>

The post Shtatë futbollistët shqiptarë që pritet të luajnë në Ligën e Kampionëve appeared first on Albeu.com.

Strakosha dhe Pilios kualifikohen me AEK-un në Ligën e Kampionëve
<html><head></head><body>

AEK-u i Athinës ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti 4-0 Levski Sofian në takimin e kthimit të play-offit. Përballja e parë, e zhvilluar në Bullgari, ishte mbyllur pa gola.

Dy lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha dhe Stavros Pilios, dhanë kontributin e tyre në suksesin e rëndësishëm të ekipit grek. Të dy ishin titullarë dhe qëndruan në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

Skuadra athinase e vendosi praktikisht kualifikimin që në 45 minutat e para, kur realizoi tri herë. AEK-u shtoi edhe një gol në pjesën e dytë, duke e përmbyllur takimin me rezultatin e thellë 4-0.

Ky kualifikim përbën një tjetër arritje të rëndësishme për Strakoshën në aventurën e tij evropiane me fanellën e AEK-ut.

Portieri shqiptar konsiderohet një nga futbollistët kryesorë të skuadrës së Athinës. Edhe Pilios ka mbajtur një rol me peshë në formacion, veçanërisht në krahun e majtë të repartit mbrojtës.

Falë kësaj fitoreje, AEK-u rikthehet në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve dhe siguron një vend për sezonin e ri mes ekipeve më të mira të Evropës.

</body></html>

The post Strakosha dhe Pilios kualifikohen me AEK-un në Ligën e Kampionëve appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi i portierit të Kombëtares, Strakosha: Greqinë e dua, por jam shqiptar, krenari kur shoh fëmijë që…
Thomas Strakosha, është padyshim një nga portierët më të mirë që ka pasur Shqipëria dhe këtë e tregon me paraqitjet që ka bërë me kuqezinjtë.

Gardiani ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat greke, ku është ndalur te karriera e tij, duke folur për Lacion, Çelsin, Premier Ligën apo edhe arsyen që e ka shtyrë që të zgjedhë Shqipërinë e jo Greqinë edhe pse e kishte mundësinë.

SKUADRA- Sigurisht, siç e thatë edhe ju, as vitin e kaluar nuk isha më i keqi, as këtë vit më i miri. Duhet të ketë një ekuilibër në gjithçka që bëjmë.

Sigurisht ka ndryshuar mentaliteti me të cilin luan ekipi, me trajnerin e ri dhe me trajnerin e ri të portierëve.

Besoj se ekipi është më i balancuar, si në aspektin mbrojtës ashtu edhe në atë sulmues. Kështu, në thonjëza, portieri ekspozohet më pak sesa vitin e kaluar dhe ndoshta për këtë arsye bëhen edhe më pak gabime. Por kjo nuk do të thotë se vitin e kaluar ishim shumë më keq dhe këtë vit shumë më mirë. Jemi përmirësuar shumë si ekip dhe shumë lojtarë edhe në aspektin personal.

Mendoj se kemi më shumë zgjidhje, sidomos në ndërtimin e aksioneve me këmbë, krahasuar me vitin e kaluar, dhe për këtë arsye ka më shumë automatizma në lojë. E di edhe vetë që pata një fillim shumë të keq me AEK-un, dhe njerëzit prisnin shumë më tepër nga unë dhe është logjike që të presin më shumë nga unë. Por sigurisht më mërziti shumë sezoni i kaluar, sepse nuk munda t’i ndihmoja sa doja. Kjo më dha edhe më shumë ego dhe motivim që ky sezon të fillonte më mirë dhe, të paktën si ekip, t’ia shpërblenim tifozëve hyrjen në Europë, sepse ua kishim borxh. Falë Zotit ia dolëm, sepse pa Europë do të ishte edhe një sezon tjetër shumë i vështirë për ne. Tani mendoj se jemi në një moment të mirë, por sezoni nuk ka mbaruar ende – jemi rreth në 50%.

Duhet shumë përmirësim nga secili prej nesh si futbollist, në aspektin personal. Në disa gjëra nuk jam i kënaqur me paraqitjen time, në disa të tjera ndjej se kam ndryshuar mënyrën se si jam në fushë. Por duke qenë se gjithmonë kam pasur një baba shumë të rreptë, edhe në këtë gjysmë sezoni ka gjëra që i kam bërë mirë, por edhe shumë gjëra të këqija që i analizoj me veten dhe dua t’i përmirësoj. Është diçka shumë e thjeshtë që thatë dhe që ndoshta tifozët nuk e mendojnë: kur një ekip nuk funksionon mirë, jo vetëm portieri, por edhe një mesfushor, për shembull, do të bëjë më shumë gabime. Sepse nëse merr topin dhe nuk ke zgjidhje, nuk ka lëvizje nga shokët e ekipit, sidomos kur je portier, një gabim i yti dallohet shumë më tepër.

FOTO STRAKOSHA-Unë mendoj se isha më me fat se babai im. Babai im filloi në kushte shumë të vështira, në rrethana shumë të vështira, dhe fakti që arriti të vijë në Greqi dhe të provojë atë që provoi, është diçka shumë e madhe dhe e respektueshme për të. Unë pata mundësinë të lindja në Greqi, të kisha më shumë mundësi, të stërvitesha në ambiente më të mira, me kushte më të mira dhe me trajnerë më të mirë. Babai im më stërviti në një moment shumë kyç kur isha i vogël, në Qipro, ku kishte më shumë kohë për mua. Prandaj, në këtë aspekt, mund të them që pata më shumë fat për të krijuar baza të forta që të më ndihmonin në të ardhmen. Shpresoj që në fund të karrierës sime të mund të them se bëra një karrierë më të madhe se babai im, por mendoj se ajo që ai arriti ishte shumë më e vështirë.

SHQIPËRIA- Siç ju thashë, Greqinë e dua dhe e respektoj, por gjithmonë jam ndjerë shqiptar. Edhe kur të lë futbollin, dua të jetoj në Greqi me familjen time, partneren time dhe të kem jetën time këtu, por unë jam shqiptar. Këtë ma kanë transmetuar si babai ashtu edhe nëna ime, të respektojmë dhe të duam rrënjët tona. Sidomos kur shkova jashtë vendit, ndjeva krenari që mund të vishja stemën e kombëtares sime. Babai im kishte luajtur për Shqipërinë dhe kishte qenë edhe kapiten. Ky ishte një imazh shumë i fortë për mua. Doja të provoja edhe për veten time se mund të arrija diçka me kombëtaren, jo në nivelin e babait tim, por të ndieja edhe unë atë krenari. Kur ishim të vegjël, shumë fëmijë përpiqeshin ta fshihnin origjinën e tyre, sepse ndiheshin keq. Kjo ndodhte kudo, jo vetëm këtu. Tani, kur shoh fëmijë në akademi që e thonë me krenari se janë shqiptarë, kjo më jep shumë gëzim. Ndjej se po bëj diçka të mirë, ashtu siç ndiheshin fëmijët krenarë kur erdhi babai im në Greqi. Ky është një nga aspektet më të rëndësishme për mua.

LACIO- Shkova për prova në moshën 16-vjeçare, së bashku me babain tim. U stërvita individualisht me trajnerin e portierëve të ekipit të parë të Lacios. Babai im kishte kontakt me drejtorin teknik të Lacios atëherë. Në atë moshë kërkonin portier të vitlindjes ’95, ndaj u provova edhe te Roma. Kisha oferta nga të dyja dhe aty duhej të merrja një vendim të rëndësishëm: ku të shkoja. Nga ana financiare, Lazio ofronte shumë më pak, por ndjeja se aty do të kisha më shumë mundësi për të luajtur dhe për t’u zhvilluar në një ambient më të mirë. Te Roma kishte ardhur një portier 25-vjeçar që po bënte karrierë shumë të madhe, kështu që e dija se do të më duhej të prisja shumë vite. Te Lacio kishte edhe Marketi, një portier shumë i mirë, por pas katër vitesh më erdhi mundësia ime.

PREMIER LIGA– Nga viti 2010 e më pas, futbolli italian kishte humbur pak nga shkëlqimi i tij. Premier Liga dhe La Liga ishin kampionatet më të forta. Prandaj besoja se hapi më i mirë pas Lacios për mua do të ishte Premier Liga. Kur kishte interes serioz nga Çels, ishte një mundësi shumë e madhe për karrierën dhe ndoshta hapi i duhur në atë moment. Por presidenti i Lacios vendosi që ekipi të qëndronte i bashkuar, sepse kishte edhe dy lojtarë të tjerë me oferta të mëdha. Doja të provoja edhe më shumë gjëra dhe ndjeva se koha e duhur për të ndryshuar ambient ishte pak më vonë – dhe kështu ndodhi.

BRENTFORD- Në jetën time kam mësuar të mos flas kurrë shumë, ndaj jam shumë i lumtur këtu, shumë i lumtur që jam te AEK me prindërit e mi dhe të dashurën time. Kështu që është diçka që nuk dua ta bëj më, të largohem përsëri, por në jetë nuk dihet. Nuk dua të them se ky kapitull mbyllet për mua. Te Brentfordi kisha një periudhë të vështirë, isha larg familjes, u dëmtova, nuk pata mundësi të rikuperohesha në vendin tim dhe të gjitha këto ndikuan por nuk dua të kthehem pas dhe ta mendoj. Është gjë që ka kaluar dhe tani jam shumë i lumtur. Sigurisht që do të jem shumë i lumtur nëse gjithçka mbaron me sukses dhe të shkoj me kombëtaren në Botëror. Kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për mua.

FAMILJA– Kur u ktheva në Shqipëri, mamaja ime ishte shumë e lumtur, ashtu edhe babai dhe vëllai im. Ata u përkujdesën për gjithçka, madje edhe duke sjellë ushqim apo gatuar për mua. Tani ndoshta ka më shumë shqetësim sepse jam jashtë vendit dhe nuk mund të jenë pranë për të kontrolluar gjithçka, por mbështetja e tyre është gjithmonë e madhe.

KRITIKAT E BABAIT– Po, babai im që kur isha shumë i vogël, gjithmonë e shprehte kritikën shumë rrallë dhe padyshim që është përgjegjësi e tij, kështu u rrit, por pas një moshe, rreth 22- 23, kur bëja diçka të mirë ose të keqe, e ndjeja gjatë ndeshjes, kështu që nuk kisha nevojë ta dëgjoja pas ndeshjes, sepse isha pak i lodhur. Ishte disa herë që u përplasëm me babanë, një, dy, tre herë, i thashë, le ta lëmë pas ndeshjes, të mos diskutojmë për ndeshjen sepse as unë nuk dua të acaroj, as ti. Le ta diskutojmë një tjetër ditë, me një kafe, qetë. Sepse gjithmonë e di që gjykimi i tij në këtë aspekt është shumë i mirë, dhe fatkeqësisht më dhemb. Shumë herë e di çfarë mund të bëj më mirë. Bëj gabime dhe nuk kam nevojë ta dëgjoj nga ai, sepse e di që do më kritikojë.

The post Rrëfimi i portierit të Kombëtares, Strakosha: Greqinë e dua, por jam shqiptar, krenari kur shoh fëmijë që… appeared first on Albeu.com.

Thomas Strakosha zyrtarizon lidhjen e re/ Pushimet me partneren greke, historia e dashurisë së portierit të Kombëtares (FOTOT)
Ditë të arta për ‘gardianin’ e portës sonë, Thomas Strakosha. Pasi ka përmbyllur një sezon të suksesshëm si me Kombëtaren, ashtu edhe me skuadrën ku angazhohet, tashmë është radha për të pushuar.

E kjo verë për të ka qenë edhe më e nxehtë. Ashtu si më herët kemi zbuluar, portieri ynë ka gjetur dashurinë.

Vetëm pak javë më parë, në rrjetet sociale, ishte vetëm Thomas, ai që publikoi foto krah vajzës misterioze, teksa shijonte pushimet në një jaht. Për disa javë me radhë, postimet romantike në rrjetet sociale nuk janë ndalur, duke na zbuluar kështu një raport të ri që ai ka nisur.

Herë me miqtë e herë të vetëm, çifti e ka shijuar këtë verë më të dashuruar se kurrë. Por lidhja e re, mesa duket është diçka serioze, madje aq serioze, sa pushimet kanë vijuar tashmë edhe me familjen.

Në rrjetet sociale vetë portieri ka publikuar disa foto, ku shfaqet duke pushuar me familjen e tij.

Në imazhet shihet babai i tij, portieri legjendar, Foto Strakosha, së bashku me bashkëshorten dhe djalin tjetër që çifti ka. Por në këto ditë pushimi familjare, nuk mungon as partnerja e re e Thomas.

Mesa duket, ai dhe vajza greke, e cila nuk është e famshme e kanë konsoliduar tashmë këtë marrëdhënie, sa për të kaluar pushimet me familjen e sportistit shqiptar.

Familja Strakosha ka zgjedhur që pushimet t`i vijojnë edhe me miqtë, ku herë për një darkë, e herë mbi një jaht, në asnjë shkrepje partnerja greke e Thomas nuk mungon.

Ndonëse vetëm pak muaj të lidhur, duket se historia e tyre e dashurisë është serioze, dhe tashmë çifti ka një lidhje jo vetëm publike, por edhe familjare.

Strakosha, i cili këtë sezon është aktivizuar Me AEK Athine, duket se ka preferuar të qëndrojë larg zhurmës mediatike dhe të përqendrohet te pushimet dhe koha me miqtë e tij të afërt, por edhe me familjen.

Kujtojmë se kjo nuk është partnerja e parë që ai çon në shtëpi. Edhe para më shumë sesa 1 viti, ai kishte një lidhje me modelen Esther Adjoa Asiedu.

Thomas në atë kohë postonte në “Instagram” disa foto familjare, ku modelen e huaj e prezantonte si nusen e shtëpisë.

Edhe foton e parë me të dashurën ai e postoi nga Greqia, shoqëruar me statusin “Zemra ime u kyç!”, duke ua prerë rrugën të gjitha atyre vajzave që mund ta ngacmonin apo t’i shkruanin mesazhe private futbollistit simpatik.

Megjithatë, kjo histori i përket të shkuarës dhe sot Thomas, jo vetëm që ka gjetur sërish dashurinë, por lidhja duket serioze dhe ne mezi po presim të shikojmë sesi do të jetë rrugëtimi i këtyre dy të rinjve.

The post Thomas Strakosha zyrtarizon lidhjen e re/ Pushimet me partneren greke, historia e dashurisë së portierit të Kombëtares (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

“Buzhiqi më tha të qëndroja në mes te penalltia”, Strakosha: E kemi të vështirë të shënojmë
Kombëtarja shqiptare u ndal sërish në barazim ditën e sotme ndaj Letonisë me rezultatin 1-1 në Riga. Në përfundimin e kësaj përballjeje, Thomas Strakosha doli në prononcim për mediat.

“Kemi humbur dy pikë nuk jam shumë i lumtur. Çunat kanë luftuar dhe gjynah. Asnjë nuk e shpjegon dot ecurinë e lojës sonë sonte.

Buzhiqi? Më tha mendimin që kishte dhe pastaj ndodhi pritja e penalltisë, më tha të qëndroja në vend të mos hidhesha.

Kemi treguar që në shumë ndeshje kemi ndenjur shumë mbrapa, e kemi të vështirë të shënojmë gol”, u shpreh Strakosha.

The post “Buzhiqi më tha të qëndroja në mes te penalltia”, Strakosha: E kemi të vështirë të shënojmë appeared first on Albeu.com.

VIDEO / SUPER Thomas Strakosha! Portieri kuqezi një “mur” i vërtetë, pret penalltinë në mënyrën më të lehtë
SUPER THOMAS STRAKOSHA, pret penalltinë e Jānis Ikaunieks.

The post VIDEO / SUPER Thomas Strakosha! Portieri kuqezi një “mur” i vërtetë, pret penalltinë në mënyrën më të lehtë appeared first on Albeu.com.

Strakosha flet para përballjes me Serbinë: Për ne vlejnë vetëm tre pikët
Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Skuadra ka nisur përgatitjet zyrtare prej ditës së hënë, teksa tashmë trajneri Silvinjo ka në dispozicion të gjithë ekipin.

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha tha përpara gazetarëve se skuadra ndihet gati për këtë sfidë dhe që do të futen në fushë për të marrë tre pikët.

Ai tregoi se ekipi e ka studiuar mirë Serbinë dhe se çfarë duhet të ketë parasysh për këtë takim. Në fund, Strakosha tha se ndeshja ndaj Serbisë është njëlloj si të gjitha sfidat e tjera, një ndeshje futbolli.

Përballja me Serbinë – Nuk e shikoj vetëm personalisht, i gjithë grupi duhet të punojë mirë. Eshte nje ekip me shumë kualitet dhe eksperiencë. Ka bërë dy ndeshje të mira tani në fund. Por edhe ne kemi kualitet dhe mund ta përballojmë mirë këtë ndeshje. Jemi gati.

Si po e përjeton grupi këtë ndeshje? – Të gjithë çunat janë të përgatitur mirë, kanë emocione si në çdo ndeshje. Për tifozët është diçka më shumë. Po për ne vlen tre pikëshi dhe duam ta përballojmë mirë ndeshjen dhe t’i bëjmë tifozët të lumtur dhe të gëzojmë të gjithë bashkë.

Ndeshja me Serbinë nuk është si gjithë të tjerat? – Ne e shikojmë nga ana sportive, vlejnë tre pikët. Duhet të tregojmë që e meritojmë një botëror dhe ndeshja me Serbinë është më e rëndësishmja tani për tani për të vazhduar ëndrrën tonë që është Botërori. Ne e kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen deri tani, çunat janë pozitivë. Besoj mund t’ia dalim.

Çfarë duhet të kesh parasysh si portier? – Në goditje standarde janë të mirë, krosojnë mirë në zonë. E rëndësishme është që të jemi të gjithë të përqëndruar, mos të vijë topi deri aty. Besoj kemi treguar edhe me kundërshtarë edhe më të vështirë që kemi grupin e mirë. I dimë gabimet tona dhe do provojmë mos ta bëjmë më.

Kujt lojtari i druheni më tepër? – Një lojtar veç jo, por si ekip e dimë që në kundërsulm dhe goditje standarde janë shumë të mirë. E kemi përgatitur ndeshjen si ekip dhe jo individualisht.

Një thirrje për tifozët shqiptarë? – Një thirrje të veçantë jo, është një ndeshje futbolli. Çfarë ka ndodhur jashtë është tjetër gjë. Të gjithë tifozët na kanë mbështetur kudo dhe besoj se do të na mbështesin edhe në këtë ndeshje. Kam respekt për çdo tifoz shqiptar sepse na kanë mbështetur.

Sa gati jeni për këtë ndeshje? – Në karrierën time kam pasur edhe momente ku nuk kam luajtur. Nuk besoj që është problem, pasi stërvitem gjithmonë. Ndihem gati dhe jam mirë.

E vështirë të përqëndrohesh në fushë në këtë ndeshje? A mund të vendoset vendi i dytë në këtë sfidë? – Ne jemi profesionistë dhe përqëndrohemi në çdo ndeshje ashtu si duhet. Do jetë një ndeshje e rëndësishme po, po jo që vendos se cili ekip renditet në vendin e dytë apo të tretë. Është një ndeshje e vështire, ku duhet të japim maksimumin. Nuk mbaron asgjë tani.

The post Strakosha flet para përballjes me Serbinë: Për ne vlejnë vetëm tre pikët appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Reflekse që vlejnë 3 pikët, Strakosha “heroi” i skuadrës nga Athina në derbin grek
Është mbyllur sot në Greqi një nga takimet derbi që sa herë luhet ka zhvillime nga më ët befasishmet. PAOK dhe AEK u përballën sot në Selanik në një takim ku heroin e bëri Strakosha.

Portieri shqiptar si gjithnjë tashmë tek verdhezinjtë e nisi titullar derbin ndaj bardhezinjve. Në klasiken e luajtur në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, miqtë nga kryeqyteti dolën me 3 pikët falë pritjes së shqiptarit. Thom,as Strakosha në minutën e 5-të të shtesës priti në mënyrë heroike topin dy herë për t’i mohuar golin kundërshatrëve dhe për t’i dhënë fitoren klubit nga Athina.

Rezultati ishte 1-2 në favor të klubit të legjionarit, kur vendasit fituan një goditje standarde dhe portugezi me eksperiencë Vierinha e goditi atë për t’ia servirur Kenjioras, i cili me kokë nuk qe i aftë të mposhte djalin e Foto Strakoshës, legjendë e Kombëtares.

Kështu, në dy kohë portieri kuqezi mbajti portën  të pastër nga ai rast flagrant, i cili në fund i dha pikët jetike në këtë superpërballje Aek-ut. Rëndësia e refleksit të gardianit kuqezi bëri jehonë në mediat greke, të cilat në një derbi tjetër, atë të Athinës ndaj Panathinaikos fajësuan Strakoshën për golin e pësuar.

The post VIDEO / Reflekse që vlejnë 3 pikët, Strakosha “heroi” i skuadrës nga Athina në derbin grek appeared first on Albeu.com.