thirrje tiraneve Archives - Albeu.com

Pak para protestës, Këlliçi mesazh qytetarëve të Tiranës: Pse duhet të dilni sot në shesh
Deputeti demokrat Belind Këlliçi, pak para protestës, ka dalë me një thirrje për qytetarët e Tiranës, që t’i bashkohen tubimit të sotëm. Ai shkruan se qytetarët e Tiranës gjithmonë ka ditur të bëjë zgjedhjen e saj, dhe u ka dhënë zgjidhje ngjarjeve në historinë e vendit, dhe ka renditur arsyet pse sot duhet të dalin në shesh.

Postimi i Këlliçit:

Si pasardhës i një familje autoktone tironse, se dhe si djalë i lindur dhe rritur në këtë qytet, kam një thirrje për bashkëqytetarët e mi, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike.

Bashkohuni me protestën, me zërin e shqiptarëve nga të katër anët e vendit, për një Tiranë dhe Shqipëri më të mirë.

Tirana gjithmonë ka ditur të bëjë zgjedhjen e saj, dhe u ka dhënë zgjidhje ngjarjeve në historinë e vendit.

Kujtoni dhjetorin 1990, kur punëtorët dhe inteligjencia e kryeqytetit u bënë bashkë me studentët e rretheve dhe rininë e bordurave.

Historia e thërret sërish Tiranën të jetë në krye të punëve të Shqipërisë.

Toleranca e saj nuk mund të merret për dobësi, qytetaria nuk duheë nënvlerësuar.

Tiransit duhet të dalin sot për inceneratorin që ka djegur miliona, por nuk nxjerr fije tymi.

Për koshat me ngjyra ambjentaliste, që nuk e kanë zgjidhur problemin e mbeturinave dhe metodat e vjetra të korrupsionit bashkiak.

Për trafikun që zgjatet çdo ditë dhe shkurton orët që do donit të kalonit me familjen.

Për qytetin e tyre, që dikur kishte kullën e Sahatit dhe sot ka një kullë me orë muri.

Nuk u bëj apel vetëm tiransëve autoktonë, por edhe të rinjve. Atyre që kanë ardhur në kryeqytet për një jetë më të mirë, më të drejtë, më cilësore.

E ndajmë bashkë të gjithë këtë qytet, jemi aksionerë në të dhe jo jabanxhinj në dyert e pesë oligarkëve, dhe po bashkë duhet të ngrihemi kundër rrënimit të tij.

Tirana është bërë streha juaj, jo vetëm për privilegert, por edhe detyrat. Një prej tyre është që fëmijëve t’u lini një qytet i cili t’i ngjajë qytetit të prindërve të tyre.

Të gjithë bashkë, para Kryeministrisë, për të ngritur zërin në veshin e qeverisë që ka nëntë vjet që nuk ju dëgjon.

The post Pak para protestës, Këlliçi mesazh qytetarëve të Tiranës: Pse duhet të dilni sot në shesh appeared first on Albeu.com.