thimi prifti Archives - Albeu.com

U vra poshtë shtëpisë, mesohen detaje të reja për shqiptarin e ekzekutuar në Greqi
Detaje të reja janë bërë me dije nga vrasja e 56-vjeçarit shqiptar Thimi Prifti pak ditë më parë në Greqi.

Prej vitesh ai ishte banues në Palaio Faliro me familjen e tij. Në lagjen ku jetonte që kur shkoi në Greqi, gati 20 vjet më pare ai cilësohet si një njeri paqësor që mbante kontakte me bashkatdhetarët e tij nga Shqipëria dhe nuk ishin të paktë ata që e vizitonin në banesën e tij në katin e 4-të në një pallati në rrugën “Atlantos”.

Madje, shumë herë në lagje kanë bërë përshtypje makinat luksoze që drejtoheshin nga bashkatdhetarët e Thimi Drobonikut.

Viktima nuk ishte emër i panjohur për autoritete e vendit fqinj dhe u identifikua menjëherë. Sipas informacioneve, 56-vjeçari ka precedentë penalë në Greqi. Konkretisht në maj të vitit 2023 akuzohej se kishte trafikuar 700 gramë kokainë me dy bashkëpunëtorët e tij grekë, të cilët përveç rasteve të drogës, kanë qenë edhe të akuzuar për krime të tjera. Gjithashtu, në vitin 2004, 56-vjeçari akuzohej për trafikim të 1 kg heroinë. Para disa vitesh ai ka qenë bashkëpronar në një kafene, ndërsa së fundmi nuk punonte.

Arrestimi në maj 2023

Më datë 25 maj, në kuadër të një operacioni madhor të Agjencisë së Drogës në zona të ndryshme të Athinës, u arrestuan 4 persona si anëtarë të një organizate kriminale që vepronte në posedimin dhe tregtimin e kokainës dhe produkteve kontrabandë të duhanit në zonën e gjerë të Athinës.

Konkretisht u arrestuan 3 shtetas të moshës 51, 55 dhe 63 vjeç dhe 56-vjeçari shqiptar.

Sipas Policisë, grupi ka pasur një veprim të dyfishtë. Ai trafikonte sasi kokaine dhe në të njëjtën kohë magazinonte, standardizonte dhe kontrabandonte produkte duhani në zona të ndryshme të Athinës.

Sipas Policisë, anëtarët drejtues të grupit ishin 55-vjeçari grek dhe 56-vjeçari shqiptar, të cilët ishin përgjegjës për gjetjen dhe furnizimin e drogës dhe produkteve të duhanit, si dhe gjetjen e klientëve me bashkëpunëtorët e tyre të drejtpërdrejtë.

51-vjeçari akuzohej për ruajtje dhe trafikim të mëtejshëm të lëndëve narkotike dhe produkteve të duhanit, ndërsa 63-vjeçari për ruajtje të produkteve të duhanit.

Po atë ditë policia kishte bërë kontrolle edhe në banesat e të arrestuarve. Një kontroll është kryer edhe në shtëpinë e 56-vjeçarit në Paleo Faliro.

Në total, nga kontrollet e kryera në banesa në zonat e Nea Smyrni, Tavros, Palaio Faliros dhe Kallithea dhe në zotërim të të pandehurve, u gjetën dhe u konfiskuan gjithsej:

-700 gram kokainë,

-5,510 puro dhe -3,460 cigare,

-513 pako duhani,

kartë identiteti false dhe patentë shoferi false,

-4 peshore elektronike precize,

-2 makina,

shuma 2750 euro

-20 telefona celularë

The post U vra poshtë shtëpisë, mesohen detaje të reja për shqiptarin e ekzekutuar në Greqi appeared first on Albeu.com.

Vrasja e shqiptarit në Greqi, dyshohet se urdhri erdhi nga burgu! Thimi “lojtar” i rëndësishëm në trafikun e drogës
Vrasja e 56 vjeçarit shqiptar nga Berati, Thimi Prifti në Athinë ditën e djeshme, 30 nentor, dyshohet se është urdhëruar nga burgu. Mediat greke shkruajnë se viktima ishte një person i rëndësishëm i trafikut të drogës në Greqi dhe se kishte krijuar rivalitete gjatë kohës që kishte qenë i burgosur për trafik të lëndëve narkotike.

Hera e fundit që 56 vjeçari u arrestua, ishte në vitin 2023 dhe u lirua me kusht.

Ai u ekzekutua mbrëmë rreth orës 21:00 poshtë shtëpisë së tij Palaio Faliro të Athinës. Prifti u dërgua në spital por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga 3 plumba.

Për ngjarjen ka folur edhe një prej fqinjëve të 56 vjeçarit, duke shpjeguar sesi ndodhi ekzekutimi i shqiptarit para shtëpisë së tij. Fqinji tregon se një person me motor ndaloi para Thimi Priftit, hoqi kaskën e motorit dhe e qëlloi me pistoletë.

“Ishte një këmbësor që e qëlloi. Burri erdhi, parkoi motorin, hoqi kaskën dhe autori e qëlloi. Një plumb ka rënë edhe në katin e parë. Në atë kohë një qiramarrës po dilte nga pallati me qenin e tij. Njeriu i goditur nga plumbat e pa në derë fqinjin me qenin që i hapi derën dhe më pas e futi në shkallë. Ai ra atje poshtë. Në momentin që ndodhi ngjarja, unë kisha mbaruar dhe isha duke bërë disa punët e fundit dhe një fqinj erdhi me vrap dhe më tha ‘mirë, nuk ke dëgjuar gjë?’ Ata qëlluan një burrë, tani ja ku është’. Dola dhe pashë një burrëtë shtrirë. E kishin vënë në hyrje të pallatit”- u shpreh fqinji.

Mediet greke raportojnë se ai rezulton i dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike. Po kështu mediat greke shkruajnë se ai ishte përfshirë në trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim dokumentesh.

Viktima u qëllua në gjoks dhe u dërgua i gjallë në spital, por vdiq pak më vonë. Sipas raportimeve, kanë qenë dy autorë që kanë marrë pjesë në vrasjen e shqiptarit.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë ndërsa në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja 9 mm./albeu.com

The post Vrasja e shqiptarit në Greqi, dyshohet se urdhri erdhi nga burgu! Thimi “lojtar” i rëndësishëm në trafikun e drogës appeared first on Albeu.com.