thesari Archives - Albeu.com

Misteri i Dhomës Amber: Thesari më i madh i humbur në botë
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët e Adolf Hitlerit vodhën rreth 600.000 vepra arti nga e gjithë Evropa. Deri në fund të luftës, vepra arti me vlerë miliarda paund ishin të shpërndara kudo, sepse grabitja e nazistëve kishte qenë në një shkallë industriale.

Ndërsa disa nga veprat iu kthyen pronarëve të tyre të ligjshëm, shumë prej tyre mungojnë ende, përfshirë një koleksion të çmuar të njohur si Dhoma Amber, ku gjendeshin sendet ndoshta më të vlefshme të grabitura ndonjëherë nga regjimi fashist.

Dhoma u quajt “Mrekullia e Tetë e Botës”, dhe një nga artefaktet më të çmuara të Rusisë. Pas grabitjes së saj, dhoma u kthye në Gjermani dhe u ekspozua, por u zhduk në muajt e fundit të luftës. Fati i tij është një nga misteret më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore.

Dhoma Amber daton që në vitin 1701, kur skulptori gjerman barok Andreas Shlyter filloi punën ndërtimin e saj. Në atë kohë, Shlyter ishte arkitekti kryesor i oborrit mbretëror prusian, dhe përdorimi i qelibarit për dekorimin e brendshëm ishte një praktikë krejtësisht e re.

I njohur si Ari i Veriut, qelibari është një rrëshirë peme e fosilizuar, dhe thuhet se rajoni Baltik përmban depozitimin më të madh të njohur të tij. Shlyter planifikoi të zbukuronte me panele qelibari muret e njërës prej dhomave në Pallatin Karlotenburg, në Berlin.

Pallati ishte shtëpia e Frederikut I, mbretit të parë të Prusisë dhe gruas së tij Mbretëreshës Sofi Karlota. Për të përfunduar punën, Shlyter kërkoi ndihmën e mjeshtrit danez të qelibarit Gotfrid Volfram. Të dy shpikën një mënyrë për të punuar me qelibarin. Kjo lëndë ngrohej dhe më pas zhytej në një përzierje me mjaltë dhe farë liri, përpara se të punohej në panele druri të mbuluara me fletë ari apo argjendi dhe të zbukurohej me xhevahire të çmuara.

Në vitin 1707, mjeshtrit e qelibarit Ernst Shaht dhe Gotfrid Turau nga Danzigu, e vazhduan punën deri në vdekjen e Sofi Karlotës dhe Frederikut. Kur përfundoi, dhoma u instalua në Pallatin e Qytetit të Berlinit. Gjatë një vizite në vitin 1716, Cari i Rusisë, Pjetri i Madh, u magjeps prej saj.

Për të krijuar një aleancë midis dy shteteve, djali i Frederikut, Frederik Vilhelmi I, ia bëri dhuratë Pjetrit dhomën luksoze. Ajo u çmontua, u vendos në kuti të mëdha dhe u zhvendos në qytetin që Pjetri sapo kishte themeluar, Shën Petersburg.

Në vitin 1755, vajza e Pjetrit, perandoresha Elizabeta, e vendosi dhomën në Pallatin e Katerinës në Pushkinin e sotëm, në periferi të Shën Petersburgut. Disa zejtarë të tjerë rusë, gjermanë dhe italianë punuan në këtë dhomë gjatë viteve të ardhshme, duke e zgjeruar atë. Në vitin 1770, dhoma zinte një sipërfaqe prej shumë se 55 metra katrorë, dhe ishte zbukuruar me mbi 6 ton qelibar. Pamja e saj mahniti dhe hipnotizoi të gjithë ata që hynë për ta parë.

Vlerësimet moderne flasin për një kosto prej 120-240 milionë paund. Dhoma Amber mbeti një thesar i Rusisë gjatë shekujve XVIII-XIX, dhe madje i mbijetoi Revolucionit të vitit 1917. Megjithatë, qëndrimi i në territorin rus përfundoi në vitin 1941, kur forcat e Hitleritrrethuan Shën Petersburgun (në atë kohë quhej Leningrad) si pjesë e Operacioni Barbarosa.

Krye-kuratori i artit, Anatoli Kuçumov, kishte për detyrë ta çmontonte dhomën e çmuar, dhe

ta përgatiste atë për një zhvendosje të sigurt në lindje të vendit. Por ai zbuloi se panelet e qelibarit ishin bërë shumë të brishta për shkak të kalimit të kohës, dhe besonte se do të dëmtoheshin keq nëse do të tentohej të çmontohej.

Prandaj ai urdhëroi që dhoma të mbulohej me një shtresë të hollë letër-muri, me shpresën se nazistët nuk do ta vinin re. Por mashtrimi dështoi. Hitleri ishte i mirë-informuar mbi historinë e Dhomës Amber. Në sytë e tij, vepra artistike ishte një prodhim gjerman, ndaj duhej rikthyer në vendlindje për t’u shijuar nga bashkatdhetarët e tij.

Nazistët e dinin saktësisht se çfarë kërkonin, dhe brenda 36 orëve ata ia dolën të bënin atë që nuk e kishte arritur Kuçumov:hoqën panelet nga muret dhe i paketuan në arka. Arkat u dërguan në Kënigsberg në Gjermani në bregdetin Baltik (Kaliningradi i sotëm, një enklavë ruse) dhe dhoma u rindërtua në kështjellën e Kënigsbergut.

Ajo mbeti e ekspozuar për popullin gjerman atje për 2 vitet e ardhshme. Kur vala e luftës u kthye në favor të aleatëve, dhoma ishte sërish në lëvizje, pasi Hitleri urdhëroi që pasuritë e grabitura nga Kënigsbergu të dërgoheshin jashtë vendit. Në vitin 1944, forcat ajrore britanike, RAF, bombarduan rëndë Kënigsbergun, duke përfshirë lagjet e tij historike.

A u evakuua në kohë Dhoma Amber apo u shkatërrua nga bombardimet? Kur Ushtria e Kuqe marshoi në qytetin gjerman, Dhoma Amber nuk u pa askund, dhe vendndodhja e saj mbetet ende sot një mister. Teoria më popullore dhe e mbështetur nga profesori Aleksandër Brusov, njeriu që sovjetikët e dërguan për të rimarrë artefaktet e vjedhura në maj 1945, është se dhoma u shkatërrua nga bombardimet dhe zjarret që pasuan.

Në bodrumin e kështjellës, Brusov supozohet se zbuloi mbetjet e djegura të 3 nga 4 mozaikët fiorentinë, që kishin qenë në dhomën e qelibarit. Por Kuçumov, njeriu që nuk kishte arritur ta mbante dhomën të sigurt në vitin 1941, refuzoi të pranonte përfundimin e Brusov. Me mbështetjen e KGB-së, ai e denoncoi Brusovin dhe filloi hetimin e tij, ndoshta në një përpjekje për të larguar vëmendjen nga gabimi personal.

Në vitet që pasuan, u ngritën teori të ndryshme. Dëshmitarët okularë pohuan se e kishin parë Dhomën Amber duke u paketuar dhe vendosur në bordin e anijes “Vilhelm Gustlof”, e cila u fundos në janar 1945 nga një nëndetëse sovjetike. Por rrënojat e saj janë eksploruar shumë herë, dhe nuk është zbuluar asgjë që lidhet me Dhomën Amber.

KGB-ja kreu hetime të plota rreth Kënigsberg, por nuk gjeti asgjë. Pretendime të tjera e vendosin dhomën në minierat e vjetra të kripës në kufirin çek, të zhytur në një lagunë në Lituani apo edhe madje në SHBA. Pas një investigimi të gjatë, gazetarët britanikë KethrinSkot–Klark dhe Adrian Levi shkruan në librin e tyre të vitit 2004 “The Amber Room”, se Brusov kishte të drejtë:dhoma ishte shkatërruar nga bombardimet në Kënigsberg.

Sigurisht, Dhoma Amber është dëshmuar të jetë një obsesion të rrezikshëm për disa. Ish-ushtari gjerman dhe historiani amator Georg Shtein, i kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij gjetjes së dhomës së qelibarit. Ai u gjet i varë në një pyll bavarez në vitin 1987. Ndërkohë gjenerali Juri Gusev, nën/drejtor i njësisë së inteligjencës së jashtme të Rusisë, vdiq në një aksident misterioz automobilistik në vitin 1992.

Ai ishte burimi kryesor për një gazetar që po hetonte vendndodhjen e Dhomës Amber. Në vitin 1979, qeveria sovjetike urdhëroi realizimin e një kopje të Dhomës Amber. 24 vjet më vonë dhe me një kosto prej 11 milionë dollarësh, pjesërisht e financuar nga gjermanët, ajo u përfundua dhe u montua sërish në Pallatin Katerina në Shën Petersburg. Origjinali është zëvendësuar, por nuk është harruar. Shumë njerëz besojnë se gjuetia për thesarin më të madh të humbur në botë nuk ka përfunduar.

The post Misteri i Dhomës Amber: Thesari më i madh i humbur në botë appeared first on Albeu.com.

Të gjithë banorët e këtij qyteti në kërkim të thesarit që fshehën nazistët
Gati 400 banorë të Omeren, një qytezë e vogël në juglindje të Holandës, kanë parë dhjetëra vizitorë të mbërrijnë javën e fundit, të pajisur me detektorë metali në kërkim të një thesari që daton që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Popullariteti i papritur i këtij vendi, i përjetuar me njëfarë bezdie nga banorët, u shkaktua nga publikimi në internet i një harte që daton qënga viti 1945.

Sipas dëshmive të një ushtari gjerman, disa arka municionesh ishin groposur në këtë zonë dhe ato përmbanin ar, diamante, monedha dhe xhevahire të ndryshme. Në hartë, vendi ku ishte varrosur thesari është shënuar me shenjën X. Harta u bë publike javën e kaluar nga Arkivi Kombëtar i Holandës.

Arkivi e kishte marrë në dorëzim 75 vjet më parë, por gjatë gjithë kësaj kohe donatori i sajkishte kërkuar që ajo të mbahej sekret për publikun. Në fakt, nuk është hera e parë që kërkohet një thesar. Në vitet menjëherë pas luftës, ka pasur disa ekspedita të tilla, të cilat nuk kanë arritur të gjejnë asgjë.

Megjithatë kjo nuk i ka penguar kërkuesit që të vazhdojnë kërkimet. Historia u tregua në vitin 1946 nga gjermani Helmur Sonder. Sipas tij në vitin 1944, së bashku me 3 ushtarë të tjerëkishte qenë në një degë të bankës Arnhem, rreth 40 kilometra larg qytezës, të goditur nga një sulm ajror i aleatëve.

Bombat kishin shkatërruar edhe një kasafortë, e cila përmbante ar dhe xhevahire, që sot llogaritet të kenë një vlerë prej 16 milionë eurosh. Të katërt morën aq thesare sa mundën, e fshehën në arka municionesh, të cilat më pas do t’i varrosnin në vitin 1945 kur avancimi i forcave aleate do të çlironte qytetin.

Arkat u varrosën nën një pemë plepi, siç tregohet në hartë, në një thellësi 70-80 centimetra. Kërkimet nisën menjëherë pas luftës. Ishte vetë Sonder ai që ua tregoi hartën autoriteteve lokale dhe mori pjesë personalisht në një gërmim në vitin 1947.

Por nuk u gjet asgjë as atëherë dhe as më vonë, dhe historianët vendas dyshojnë nëse thesari ekziston vërtet, duke qenë se askush në 80 vjet nuk e ka denoncuar ndonjëherë zhdukjen e asaj sasie të madhe ari, bizhuterish dhe gurësh të çmuar. Megjithatë, ka shumë raste të ngjashme:mbi të gjitha vepra arti, të pa pretenduara nga askush, që megjithatë janë zbuluar shumë vite më vonë.

Sonder ishte i bindur se të paktën një nga shokët e tij ishte rikthyer për të marrë thesarin përpara se autoritetet të kishin dijeni për të. Por ekziston edhe mundësia që gjermani të ketëshpikur gjithçka vetë, apo që menjëherë pas luftës nuk e mbante mend se ku ishte fshehur thesari.

Më vonë, dikush që mund të kishte qasje tek ai informacion, ndoshta nga Arkivi Kombëtar, mund ta ketë marrë atë. Kërkuesit e shumtë që kanë mbërritur së fundmi në fshatin holandezjanë të bindur se thesari ekziston dhe është ende aty, i fshehur diku.

Që nga ajo kohë peizazhi ka ndryshuar shumë, plepat janë zhdukur, dhe njohja e vendeve, pavarësisht detajeve që ofron harta, mund të jetë një gjë shumë e vështirë. Zona ishte afër vijës së frontit në fundin  Luftës së Dytë Botërore, ndaj gërmimi apo përdorimi i detektorëve metalikë mund të jetë i rrezikshëm:në zonë mund të ketë ende bomba të pashpërthyera.

Për më tepër, ligjet holandeze në lidhje me trashëgiminë artistike i ndalojnë gërmimet arkeologjike, përveçse nëse ato autorizohen zyrtarisht pas procedurave të gjata. Banorët ankohen se as rreziku i gjobave nuk duket se po i pengon kërkuesit nga veprimtaria e tyre,dhe se ditët e fundit është e zakonshme të hasësh kudo gropa të hapura dhe njerëz që enden natën me pishtarë dhe detektorë metali, madje edhe në oborret e shtëpive.

Thesaret e fshehura të nazistëve, kanë nxitur shumë histori, por edhe shumë kërkime nga periudha e pasluftës e deri më sot. Në shumë raste ato janë legjenda, edhe pse besohet se ushtria naziste ka vjedhur mijëra vepra arti në vendet e pushtuara, si nga muzeumet ashtu edhe nga koleksionet private, veçanërisht nga familjet hebreje.

Në vitin 2020 , ditari i supozuar i një oficeri gjerman, që u publikua pas 75 vitesh, vinte në dukje 11 vende të ndryshme në Poloni, ku nazistët dyshohet se fshehën veprat e artit dhe thesaret e vjedhura gjatë luftës. Edhe ai rast nxiti ​​shumë kërkime, kryesisht nga amatorë,

të cilat nuk sollën asnjë rezultat. Më pas ekspertët e studiuan më me vëmendje ditarin e supozuar, duke arritur në përfundimin se ai ishte i falsifikuar gjatë viteve 1980.  /il post/

The post Të gjithë banorët e këtij qyteti në kërkim të thesarit që fshehën nazistët appeared first on Albeu.com.

“Po, gjeta dy arka me monedha ari”, nisin hetimet për vjedhje për Davide Pecorellit
I konsideruar si i vdekur në Shqipëri, biznesmeni italian Davide Pecorelli u shfaq në Itali, në ishullin Montecristo.

“Unë po kërkoja thesarin” tha Pecorelli, sipërmarrës dhe ish gjyqtar futbolli në Arezzo.

Nodoshta kishte një të vëretët në këtë hsitori. Sipas zyrës së prokurorit Grosseto, thesarin Pecorelli e kishte gjetur me të vërtetë dhe pastaj e kishte marrë në posedim. Kështu ndaj tij janë ngritur akuza për vjedhje.

Kryevepra e Dumas

Thesari i Kontit të Montecristos nuk është asgjë më shumë se një koleksion monedha ari që datojnë në shekullin e 5 pas Krishtit dhe u vodhën në vitin 2019 nga muzeu i San Mamiliano në Sovana, një vend magjepsës i pasur me gjetje etruske në provincën e Grosseto. Legjenda thotë se ato monedha të Mamiliano -s, të cilët zbarkuan në Montecristo, ishin thesari i famshëm i Kontit i treguar në kryeveprën e Dumas . Ajo u prezantua rreth 10 vjet më parë së bashku me muzeun që e strehoi dhe vjedhja ishte një humbje shumë e dhimbshme për Sovanën e vogël.

“Po, gjeta dy arka me monedha ari”

Davide Pecorelli, i cili tashmë është nën hetim nga gjyqësori nuk e ka mohuar se i ka gjetur monedhat. “Po, gjeta dy arka me monedha ari, por nuk i mora në zotërim dhe prandaj jam i qetë sepse nuk kam asgjë për t’u frikësuar”, tha ai.

“Thesari është në vendin që i kam treguar prokurorit, ata dinë gjithçka, ata gjithashtu kanë harta të detajuara të vendeve ku kam qenë në kërkimet e mia ato ditë kur arrita në ishull. Sidoqoftë, unë kam kataloguar gjithçka dhe i kam komunikuar gjyqësorit”, ka thënë më tej Pecorelli.

Gjatë kontrollit në vendin ku ka qendruar Pecorelli janë gjetur rreth 20 lista në letër fotografike me detaje të monedhave të lashta, tre harta të ishullit Montecristo, një libër të Komedisë Hyjnore dhe një çelës me pllakën ku thotë “garazhi Porto Santo Stefano”./albeu.com

The post “Po, gjeta dy arka me monedha ari”, nisin hetimet për vjedhje për Davide Pecorellit appeared first on Albeu.com.