thesar Archives - Albeu.com
Media polake për Shqipërinë: Thesari i fshehur i Evropës
Revista polake e udhëtimeve “Tanie Loty”,  shkruan në një artikull se Shqipëria, është thesari i fshehur i Evropës, ndaj bëhuni gati për a zbuluar.
Shqipëria, me historinë e saj të pasur, peizazhet që të lënë pa frymë dhe njerëzit e ngrohtë, premton pushime plot emocione dhe zbulime,
Vija bregdetare mahnitëse
Një nga avantazhet më të mëdha të Shqipërisë janë plazhet e saj të bukura.
Nga brigjet e bukur të Ksamilit deri tek gjiret piktoreske të Dhermiut, Riviera Shqiptare ofron ujëra bruz të kristalta dhe bukurinë natyrore.
Resortet “All Inclusive” pranë këtyre plazheve, ofrojnë komoditet dhe akses të drejtpërdrejtë në atraksionet e detit.
Shtigje historike
Peizazhi i Shqipërisë është i mbushur me gjurmë të një historie të pasur.
Rrënojat në Butrint dhe Berat janë “dritare në kohë” përmes të cilave mund të zhyteni në historinë shekullore të vendit.
Kuzhina shqiptare
Kuzhina shqiptare është një parajsë për gustatorët.
Ndikimet mesdhetare, ballkanike dhe italiane krijojnë një kombinim unik shijesh. Ju mund të shijoni specialitetet locale si byreku ose fasulet.
Natyrë e jashtëzakonshme
Shqipëria ofron shumë më tepër se plazhet.
Malet, liqenet dhe lumenjtë ofrojnë një sfond të përsosur për adhuruesit e natyrës dhe rekreacionit aktiv.
Parku Kombëtar i Thethit dhe Liqeni i Ohrit, janë vetëm disa shembuj të pasurisë së atraksioneve natyrore në Shqipëri.
Mikpritja dhe kultura
Ngrohtësia e shqiptarëve është e njohur. Kultura e tyre është një pjesë integrale e përvojës së udhëtimit.
Hotelet shpesh organizojnë mbrëmje festive, duke i përfshirë vizitorët në botën e traditave vendase.
Akomodimi i klasit botëror
Shqipëria ofron hotele nga më cilësoret. Dhoma të rehatshme, shërbime të shkëlqyera, pishina dhe atraksione të shumta, që do ta bënin qëndrimin tuaj jashtëzakonisht relaksues.
Shqipëria është një vend i bukur që ofron plazhe të mrekullueshme, histori, kuzhinë të shijshme dhe peizazhe mahnitëse.
Mos e humbisni mundësinë tuaj për një pushim të paharrueshëm në Shqipëri!
The post Media polake për Shqipërinë: Thesari i fshehur i Evropës appeared first on Albeu.com.
Një “thesar” për shëndetin, arsyet e rëndësishme pse duhet të hani fiq
Fiqtë ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore për të cilat ndoshta nuk jeni në dijeni. Dr. Christopher Gardner, profesor i mjekësisë në Universitetin e Stanfordit, i karakterizon ato si një përbërës të shkëlqyer, por të nënvlerësuar kuzhine, që mund të përdoren në shumë mënyra.
Një fik ka 37 kalori dhe siguron 2,5% të marrjes së rekomanduar ditore (RDI) të kaliumit, 2% të magnezit, 1% të hekurit dhe kalciumit. 6 fiq të thatë ofrojnë 125 kalori dhe sasi më të larta të magnezit (8%), kaliumit (7%), kalciumit (6%) dhe hekurit (6%). Ato janë të pasura me sheqerna dhe fibra.
Gjashtë fiq të thatë kanë 5 g fibra dhe 24 g sheqerna, të cilat i bëjnë një zgjedhje ideale për funksionimin e duhur të zorrëve. Nuk është rastësi që në mjekësinë tradicionale fiqtë përdoren për veprimin e tyre si laksativë. Ekstrakti i fikut lidhet me uljen e presionit të gjakut tek kafshët laboratorike.
Një tjetër studim i vogël zbuloi gjithashtu se në krahasim me një pije me shumë sheqer, ekstrakti i fikut ishte më efektiv në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Të pasur me fitokimikate dhe antioksidantë, fiqtë shfaqen si një super ushqim i vlefshëm plot përfitime, si të freskëtat ashtu edhe të thata.
The post Një “thesar” për shëndetin, arsyet e rëndësishme pse duhet të hani fiq appeared first on Albeu.com.
Thesari qindra miliardësh i talibanëve
Deri tani talibanët kanë fituar kryesisht nga shitja e opiumit dhe tregtisë së heroinës. Por luftëtarët militantë islamistë do të qeverisin një vend që ka pasuri të mëdha tokësore. Kina e ka zgjatur dorën ndërkohë
Tani që e morën pushtetin për herë të dytë talibanët kanë qasje edhe në thesaret e rëndësishme të vendit. Në një raport të vitit 2010 ekspertët ushtarakë dhe gjeologët amerikanë vlerësojnë, se Afganistani, një nga vendet më të varfra të botës, ka pasuri tokësore që kapin vlerën e 1.000.000.000.000 dollarëve amerikanë, 1 bilionë dollarë ose 850 miliardë euro.
Hekuri, bakri, kobalti, litiumi dhe minerale të rralla janë pasuritë kryesore. Në vitet në vazhdim pasuri të tilla mbetën të pashftyrëzuara për shkak të kdhunës së vazhdueshme në vend. Ndërkohë vlera e këtyre mineraleve është rritur tej mase, edhe për shkak të trendit global të energjisë proklimatike. Sipas një raporti të qeverisë afgane të vitit 2017, pasuria në minerale arrin në 3 bilionë dollarë, por këtu përfshihen vetëm lëndët fosile.
Litiumi, që duhet për prodhimin e baterive për automjetet elektrikë, smartphones apo laptops është shumë i kërkuar. Kërkesa këto kohë është rritur me 20%. Sipas një dokumenti të Pentagonit, Afganistani është ndërkohë “Arabia Saudite e litiumit” dhe vlerëson se pasuritë janë kaq të mëdha, sa ato të Bolivisë, që ka rezervat më të mëdha në botë. Edhe kërkesa për bakrin është rritur në kohën e rimëkëmbjes ekonomike, kur pandemia e Coronës po shkon drejt fundit. Vitin e e kaluar kërkesa për bakrin është rritur me 43%. Më shumë se e një e treta e pasurisë së ardhshme të Afganistanit mund të arrihet përmes zgjerimit të nxjerrjes së bakrit.
Kina dhe Pakistani janë gati
Që tani Kina dhe Pakistani janë gati të bëjnë biznese me talibanët radikalë-islamikë, duke dashur kështu të theksojnë edhe më shumë dështimin e SHBA dhe Europës në Hindukush. Si prodhuesi i gjysmës së mallrave industrialë të botës, Kina ka uri të madhe për të gjitha lëndët e para. Pekini, i cili është investitori më i madh në Afganistan, është në krye të garës, për ngritjen e një sistemi eficient të shfrytëzimit të mineraleve. “Kontrolli i talibanëve vjen në një moment, kur furnizimi me minerale në një të ardhme të afërt pritet të ngecë dhe Kina ka nevojë të madhe për të”, i tha Michael Tanchum, nga Insituti për Politikën e Sigurisë në Austri Deutsche Welles. “Kina është gati për t’i nxjerrë këto minerale nga Afganistani.” Korporata Metalurgjike e Kinës, MCC një nga koncernet më të madhe kineze ka siguruar të drejtat e nxjerrjes së mineraleve në provincën afgane Logar për 30 vjet.
A kanë vullnet talibanët?
Disa ekspertë të Afganistanit shprehen me dyshime, nëse talibanët e kanë aftësinë dhe vullnetin për t’i shfrytëzuar burimet natyrore të vendit, para të ardhurave që ata marrin nga tregtia me drogën. “Këto burime”, sipas Hans-Jakob Schindler, drejtor i Institutit, “Counter Extremism Project”, “kanë qenë edhe në vitet 90-të po në tokën afgane dhe ata (talibanët) nuk ishin në gjendje t’i nxirrnin ato. Duhet të jemi skeptikë, kur bëhet fjalë për aftësinë e tyre të zhvillojnë ekonominë afgane, apo edhe për vullnetin e tyre ta bëjnë këtë.”
Një përfaqësues i lartë taliban u takua muajin e kaluar në Tianjin me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi. Me këtë rast, Mullah Abdul Baradar, që përflitet si bashkëthemelues i talibanëve, e sot shihet jozyrtarisht si diplomat i parë i grupit militant, është shprehur se shpreson që Kina të luajë “një rol më të madh në rindërtimin e Afganistanit dhe zhvillimin ekonomik.”
Stacione të reja në “Rrugën e re të Mëndafshit”
Mediat kineze shkruajnë ndërkohë, se Afganistani mund të përfitojë nga iniciativa e Pekinit, Belt and Road Initiative (BRI) që njihet si Rruga e re e Mëndafshit. Por fillimisht duhet të merren parasysh aspektet e sigurisë. Përhapja e dhunës nga Afganistani në vendet e tjera aziatiko-qendore e rrezikon rrjetin e tubacioneve, duke i sjellë Kinës probleme në furnizimin me gaz dhe naftë. Nga ana tjetër Pekini ka frikë, se ky vend i përçarë mund të kthehet në zonë ku të tërhiqet pakica myslimane uigure dhe interesat e saj ekonomike mund të rrezikohen me vazhdimin e dhunës në Afganistan. “Planet e minierës së MCC, (Metallurgical Corporation of China) janë prekur ndjeshëm nga mungesa e stabilitetit dhe konfliktit mes talibanëve dhe qeverisë së mëparshme afgane”, shprehet Michael Tanchum.
Siguria e para
“Nëse talibanët për Pekinin mund të krijojnë kushte të stabilizuara pune, atëherë nxjerrja e bakrit ka potencialin më të madh të sjellë miliarda dollarë në të ardhura dhe të mundësojë me këtë edhe nxjerrjen e mineraleve të tjera në vend”, sipas Tanchum.
Edhe Pakistani fqinj mund të përfitojë nga nxjerrja e mineraleve në Afganistan. Qeveria në Islamabad, që mbështeti në vitin 1996 ardhjen e talibanëve në pushtet, ka lidhje me këtë grup. Pakistani bën pjesë po ashtu tek përfituesit kryesorë të projektit të Rrugës së re të Mëndafshit. “Pakistani ka një interes bazë, sepse lëndët do të transportoheshin përmes Rrugës së Mëndafshit nga Pakistani drejt Kinës”, thotë Michael Tanchum për DW, dhe shton, se një marrëveshje me talibanët mund t’i japë Islamabadit të drejtën të kujdeset për një sistem stabil të sigurisë.
Muzikë e së ardhmes
Pushtetarët e rinj në Afganistan kanë ende një rrugë të gjatë e të vështirë përpara, nëse duan të shfrytëzojnë pasuritë e vendit. Ngritja e një sistemi eficient të shfrytëzimit të minierave në një shtet të dështuar do të kërkonte vite. Edhe siguria nuk do të vijë brenda një nate. Po ashtu korrupsioni, që në vend është shumë i përhapur, mund të pengojë investimet e huaja. “Një nga problemet kryesore atx ka qenë, se asnjë nga burimet e vendit nuk mund të nxirrej pa një ushtri private, që të mbronte nga talibanët”, thotë Hans-Jakob Schindler. “Ky kërcënim tani nuk është më, por mungon ende infrastruktura, kështu që nevojiten investime të mëdha.”
SHBA dhe Europa që janë të varura nga furnizimet me minerale të rralla nga Kina, ndodhen tani në një dilemë në mënyrën si të veprojnë me talibanët. Shumë investitorë perëndimorë kanë ngurruar të investonin në vend për shkak të pasigurisë ligjore dhe gjendjes së sigurisë. Nëse ata bashkëpunojnë tani me talibanët, do të përballen me akuzën, se injorojnë rrëzimin e një demokracie të sapolindur në vend nga talibanët dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Nëse nuk bashkëpunojnë ata do të nxirren jashtë loje nga Kina./DW/
The post Thesari qindra miliardësh i talibanëve appeared first on Albeu.com.
Iu qeshi fati: Peshkatarët e varfër gjejnë një thesar në barkun e balenës
Një grupi peshkatarësh të varfër emenit u buzëqeshi fati krejt papritur, në një mënyrë që zor ta kishin menduar. Në barkun e një balenë të ngordhur ata gjetën një thesar të vërtetë, një sasi të madhe ambergris e cila vlen mbi 1.5 milionë dollarë.
Substanca e çmuar nga zorrët e balenave përdoret për prodhimin e parfumeve dhe ndihmon në zgjatjen e aromës së tyre.
Jemeni, një prej vendeve më të varfra në botë, mbështetet në industrinë e peshkimit si burim kryesor të ardhurash. “Nëse gjen ambergris tek një balenë, ky është praktikisht një thesar”, tha njëri prej peshkatarëve fatlumë për BBC.
“Thamë një herë të afrohemi e të shohim. Nga balena vinte një erë e fortë. Vendosëm ta tërheqim e ta nxjerrim në breg e të shihnim se çfarë kishte në bark”, shtoi ai. Aty gjetën një sasi të madhe Ambergrisi të zi, të cilit shpesh vendasit i referohen si “ari që pluskon”.
Zakonisht kjo substancë, shitet për $50,000 dollarë kilogrami.
The post Iu qeshi fati: Peshkatarët e varfër gjejnë një thesar në barkun e balenës appeared first on Albeu.com.