themelimi Archives - Albeu.com

Murtezi: Themelimi i Akademisë Shqiptare është reflektim i situatave negative pasi në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët
Bashkim Murtezi nga koalicioni VLEN, tha se themelimi i Akademisë Shqiptare nuk ka për qëllim të shkaktojë dëme politike partnerëve të koalicionit por që VLEN të mbaje premtimet e bëra para votuesve.

Murtezi tha se krijimi i Akademisë është rezultat i situatave negative në vend ku siç thotë, në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët.

“Ne kemi mirëkuptim për qëndrimin e partnerëve tanë pasi çështja e krijimit të Akademisë Shqiptare është e ndjeshme për maqedonasit por, qëndrimi ynë si VLEN nuk është t’ju shkaktojmë dëm politik partnerëve tanë te koalicionit por të zbatojmë ato që kemi premtuar para votuesve tanë.

Krijimi i Akademisë Shqiptare është një reflektim i disa situatave negative në vend për shkak të të cilave në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët”, tha Murtezi.

The post Murtezi: Themelimi i Akademisë Shqiptare është reflektim i situatave negative pasi në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët appeared first on Albeu.com.

Miroslav Lajcak: Kosova ta pranojë draftin e BE-së dhe të nisë themelimin e Asociacionit
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i pyetur për zbatimin e marrëveshjeve nga Kosova dhe Serbia, ka thënë se përtej akuzave reciproke në mes të palëve në proces, realiteti është se Kosova dhe Serbia kanë një listë të obligimeve të paplotësuara dhe asnjëra ende s’ka filluar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën Drejt Normalizimit.

Gjithashtu, Lajcak shprehet se zbatimi duhet të nis menjëherë në mënyrë që Kosova dhe Serbia, të nisin përmbushjen e obligimeve të tyre në mënyrë paralele dhe hap pas hapi, duke u bazuar në parimin se të dy palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka.

Ai thekson se fokusi duhet të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes apo vonesa dhe sipas tij përgjegjësitë janë të qarta. Kur e thotë këtë, Lajçak potencon se i takon Kosovës që të nis procedurën e themelimit të Asociacionit dhe të pranojë draft-statutin evropian dhe se i takon Serbia që të përmbush obligimet e saj të shumta në mënyrë paralele duke filluar me njohjen e simboleve të Kosovës, dokumenteve dhe institucioneve, siç parashihet në planin e sekuencimit.

“Të dyja palët dhe konstruktiviteti i tyre do të matet vetëm në bazë të progresit në zbatim – dhe jo në veprimet, apo deklaratat publike të palës tjetër. Topi është në fushën e Serbisë dhe Kosovës dhe ne presim që ata të fillojnë të përmbushin marrëveshjen”, ka thënë Lajcak.

The post Miroslav Lajcak: Kosova ta pranojë draftin e BE-së dhe të nisë themelimin e Asociacionit appeared first on Albeu.com.

“Themelimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, ngjarje historike kombëtare”, ekspozitë para xhamisë Et’hem Beu për 100 vjetorin e KMSH
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, organizuan këtë të premte ekspozitën me temë: “Themelimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, ngjarje historike kombëtare”.

Kjo ekspozitë erdhi këtë të premte në kuadër të 100 vjetorit të themelimit të institucionit të KMSH-së në vendin tonë.

Ekspozita u zhvillua në xhaminë “Et’hem Beu”, ku ishin të pranishëm Kryetari i KMSH, H. Bujar Spahiu, Drejtori i Arkivave të Përgjithshme të Shtetit, Ardit Bido, Drejtori i Kulturës pranë KMSH-së, Dorian Demetja, Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, imamë dhe besimtarë.

Në fjalën e tij, Spahiu, falenderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivit të Shtetit për bashkëpunimin në realizimin e kësaj ekspozite, u ndal shkurtimisht në etapat më të rëndësishme të institucionit në këtë 100-vjetor.

“Ka qenë një shekull plot me sfida. Ka patur momente të vështira si në fillimet e të funksionuarit si institucion i pavarur po ashtu edhe në periudhat e mëvonshme, siç është sprova e rëndë e komunizmit, rithemelimi pas viteve ’90, i cili vinte në kushte me kontekst krejtësisht të ndryshëm nga ç’ka qenë më parë. Por, falë Zotit, ia kemi dalë. Dëshmitë historike të gjithë këtij shekulli nuk mungojnë. Ashtu siç e shohim edhe sot në këtë ekspozitë të përbashkët ato flasin për një histori të lavdishme të Komunitetit Mysliman.” – tha Spahiu gjatë fjalës së tij.

Ndërsa, Bido, në 100-vjet të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, theksoi rolin e klerikëve në historinë e shtetformimit tonë. Sipas tij, ata kanë një kontribut për tu vlerësuar në hedhjen e bazave të forta të kulturës, arsimit, dhe identitetit tonë kombëtar.

Pas fjalëve përshëndetëse për mediat e pranishme, ekspozita u hap edhe për publikun e gjerë, të cilët shprehën interes për ta vizituar dhe për tu njohur nga afër me zhvillimet kryesore të institucionit këto 100 vite.

The post “Themelimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, ngjarje historike kombëtare”, ekspozitë para xhamisë Et’hem Beu për 100 vjetorin e KMSH appeared first on Albeu.com.

Kuvendi maqedonas ndalon themelimin e shoqatave dhe të partive që nxisin urrejtje
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të martën, më 2 nëntor, ka miratuar disa ndryshime të reja në Ligjin për themelimin e shoqatave dhe fondacioneve, ndryshime që ndalojnë regjistrimin e tyre me emra të fashistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, apo me emra të personaliteteve që nxisin mosdurim nacional, fetar, racor apo që fyejnë ndjenjat e ndonjë komuniteti të caktuar.

Ndryshimet ligjore janë miratuar me 67 vota të të gjitha partive politike në pushtet dhe opozitë.

Ndryshimet u imponuan pas regjistrimit të tri klubeve bullgare me emrat “Car Borisi i Tretë”, “Vanço Mihajllov” dhe “Car Ferdinandi”, që kontestohen nga pala maqedonase për shkak se bartësit e emrave të këtyre klubeve ishin bashkëpunëtorë të Gjermanisë naziste dhe drejtues të luftërave për pushtimin e Maqedonisë së Veriut gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore.

Si kundërpërgjigje, një shoqatë maqedonase në Bullgari ka hapur një klub me emrin “Nikolla Vapcarov” që Sofja e quan si provokim, pasi e konsideron si personalitet nga e kaluara historike bullgare.

Hapja e këtyre klubeve ka shkaktuar polemika të shumta jo vetëm mes shoqatave e historianëve, por edhe mes institucioneve shtetëror, të cilat i quajnë “provokime” hapjen e tyre.

Hapja e klubeve më së shumti nxiti reagime nga komuniteti hebre, për faktin se pjesëtarët e këtij komuniteti ishin viktima të veprimtarisë fashiste në Maqedoninë e Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Themelimi i këtyre klubeve prek ndjenjat e hebrenjve dhe të vetë maqedonasve kur dihet se 7.144 hebrenj u vranë, e mbi 11.000 të tjerë u dërguan në kampet e përqendrimit nga Bullgaria naziste. Car Borisi është sinonim i nazizmit”, kishte thënë më herët për Radion Evropa e Lirë, Pepo Levi kryetari i shoqatës së hebrenjve.

Sipas ndryshimeve të miratuara, shoqatat që tashmë janë themeluar, brenda tri muajve duhet të ndryshojnë emrat e tyre në përputhje me dispozitat e reja ligjore, në të kundërtën do të çregjistrohen nga regjistri qendror i shoqatave dhe fondacioneve.

Ndryshimet ligjore përfshijnë edhe partitë politike, të cilat nuk do të mund të regjistrohen nëse emri apo programi i tyre nxit urrejtje ose jotolerancë kombëtare, racore ose fetare, nëse përhapin apo mbështesin ideologji të fashizmit, nazizmit, nacional-socializmit dhe Rajhut të Tretë (Gjermaninë naziste).

Me ndryshimet ligjore, edhe partive politike u është lënë një afat prej tre muajsh nga hyrja në fuqi e ndryshimeve, për të harmonizuar emrin, simbolet, programin, statutin dhe objektivat, me përcaktimet e këtij legjislacioni. /REL/

The post Kuvendi maqedonas ndalon themelimin e shoqatave dhe të partive që nxisin urrejtje appeared first on Albeu.com.